HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrės” nė Hartsdale, New York, i pėrndershmi Dom Pjetėr Popaj organizoi njė Lutje Ndėrfetare pėr Pavarėsinė e Kosovės

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

"Zėri i Popullit - Zėri i Zotit, Dėgjoje o Zot zėrin e popullit tėnd" - Kosova e Pavarur ! Me njė Hymn, njė Flamur, njė Kushtetutė, njė ulėse nė Kombet e Bashkuara, e njė ulėse nė Europėn e Bashkuar!!!

Hartsdale, New York: Ceremoni fetare, lutje, bekime, mesha, dua, mevlude dhe tė tjera rituale, nga mė tė ndryshmet qė i pėrkasin fesė, po organizojnė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, shqiptaro - amerikanėt, nė nderim tė asaj tė cilės kėtu nė Amerikė, ka filluar tė festohet si - Dita e Pavarėsisė sė Kosovės. Njė lutje e tillė, e quajtur ndėrfetare mes tė tre besimeve mė tė mėdha shqiptare, u mbajtė tė shtunėn pasdite, nga Qendra "Nėna Tereze", pranė Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė "Zoja Shkodrės".

Pjesėmarrės luten pėr Pavarėsinė e Kosovės

Lutja ndėrfetare pėr pavarėsinė e Kosovės, u mbajtė nė njė atmosfer mjaft impozante, ku morėn pjesė me qindra bashkėatdhetar nga tė gjitha viset, figura nga mė eminentet tė komunitettit shqiptar. Lutja u mbajtė pikėrishtė kėto ditė, kur i ashtuquajturi "Plani Ahtisaari" do tė debatohet nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-ės, nė Nju Jork. Kur, Kosova pret tė ketė njė Hymn, njė Flamur, njė Kushtetutė, njė ulėse nė Kombet e Bashkuara, e njė ulėse nė Europėn e Bashkuar.

Pėrfaqėsues tė Kishės

Pikėrshitė, tash nė kėto momente historike, pėr popullin shqiptarė, kur po vendoset pėr fatin e popullit shqiptar tė Kosovės, ėshtė kisha mė e madhe shqiptare nė SHBA-ės, Famullitari i Kishės Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrės” nė Hartsdale, New York, i pėrndershmi Dom Pjetėr Popaj, e cila organizojė njė Lutje Ndėrfetare pėr Pavarėsinė e Kosovės. Lutje, nė tė cilėn ka marrė pjesė edhe Ministri i Punėve tė Jashtme tė RSH-s, ekselenca e tij zoti Besnik Mustafaj dhe delegacioni qė e shoqėron atė, i ardhur nė kėtė fushat pėr pavarėsinė e Kosovės, nė Nju Jork.

Kisha 'Zoja e Shkodrės' nė New York

Bashkėsia shqiptare me ceremonin e tė shtunės nė Qendrėn "Nėna Tereze", pranė Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė "Zoja Shkodrės", duke kryer kėtė lutje ndėrfetare ka shėnuar fillimin e festimeve pėr ditėn e pavarėsė sė Kosovės. Kjo ditė pėrkon me me 13 vjetorin e majit 1994 - kur nė Nju Jork, nė katedralen kryesore San Patrick, nė Manhattan, i ndjeri kardinal John O'Cnor, priti nė njė takim tė veēantė Dr Rugovėn dhe dha njė meshė tė veēantė me lutje pėr Kosovėn e lirė, nė katedrale ku ishin rreth 3.000 besmitarė.

Dom Pjetėr Popaj gjatė lutjes

Procesioni i klerikeve, me kėtė rast, tre priftėrinjėve tė kėsaj kishe Dom Pjetėr Popaj, Dom Nikolin Pergjini, Dom Viktor Dedaj, dy peshkopėve nga Bostoni, Hirėsia e Tij Peshkop Nikon, Atė David Fox, dhe Imam dr Tahir Kukaj, kryen lutjen pėr qindra besimtarė katolikė, musliman e ortodoks, tė mbledhur tė gjithė sė bashku, me kėtė rast nė Qendrėn "Nėna Tereze", pranė Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė "Zoja Shkodrės", Harstdale, Nju Jork. Duke vazhduar kėshtu njė traditė tė filluar nga paraardhėsit e tyre, imzot Noli, Imz. Rrok Mirdita, Imam Isa Hoxha, meshtari, e famullitari, Dom Pjetėr Popaj, i famullisė Zoja e Shkodrės, nė Harstdale Nju Jork, i shtyrė nga ndjenjat e thella kombėtare qė ka kjo kishė, e cila pėr vite tė tėra prej se u krijua, ka luajtur njė rolė e kontributė tė madh nė ēėshtjen kombėtare e fetare, edhe kėsaj here kėrkojė t'i jap njė shtytje tė madhe kėsaj ēėshtje nė aspektin fetar e shpirtror me thirrjen "Zėri i Popullit - Zėri i Zotit, Dėgjoje o Zot zėrin e popullit tėnd" - Kosova e Pavarur!

Dom Nikolin Pėrgjini gjatė lutjes

Nė lutjen ndėrfetare, tė cilėn e ēeli vetė i pėrndershmi Dom Pjetėr Popaj veē lutjeve pati edhe fjalime. Ceremoninė e drejtuan zoti Mark Shkreli, Tonin Miraka dhe Marijan Cubi.

Drejtues tė Komunitetit Shqiptaro-Amerikan

Fjalimet:
Ministri i Punėve tė Jashtme tė RSH-s, ekselenca e tij zoti Besnik Mustafaj: "Ėshtė njė ditė e veēantė , qė tė mblidhemi dhe tė lutemi pėr pavarėsinė e Kosovės. Kosova e pavarur, ėshtė vepėr historike e tė gjithė shqiptarėve, si nė Kosovė, Shqipėri, e tė gjitha viset shqiptare, deri nė diasporė. Kjo ditė, ėshtė njė ditė e sakrificave tė mėdha tė shqiptarėve. Ne sot, pėrulemi me nder pėrpara veprės tė tė gjithė atyre, qė u flijuan pėr kėtė ditė. Fjalėt e para kėtė ditė, i shkojnė atij qė e projektojė, por qė nuk arriti t'a shohė, Ibrahim Rugovės! I takojnė familjes Jashari dhe Adem Jasharit! I takojnė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės!

Ministri i jashtėm Mustafaj nė fjalėn e tij

Pavarėsia e Kosovės, ėshtė meritore, dhe Kosova ka dėshmuar se e meriton me tė vėrtet kėtė pavarėsi. Kėtė pavaėrsi qė pa miqtė e mėdhenjė tanė, zorė se do t'a kishim fituar. Kėtu fjala e parė i shkon Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė gjithė botės demokratike. Tė gjithė atyre vendve qė bėnė pėr Kosovėn deri nė kėtė ditė, por qė edhe po bėjnė deri nė njohjen e shtetit tė pavarur tė Kosovės. Pa veprėn, kuntributin, rolin e shqiptarėve kudo qė janė, popullit liridhashės e paqedashės tė Kosovės, kurr se do tė kishte ardhur kjo ditė fatlume pėr Kosovėn, e tė gjithė popullin shqiptarė. Kosova, ėshtė vepėr e Zotit dhe e njeriut tė saj, vepėr e popullit shqiptar, vepėr e mundit dhe e sakrificės, vepėr e tė gjithėve atyre qė ranė pėr kėtė ditė,. Kjo ditė pėr mua nė gjuhėn diplomatike, ėshtė diēka e veēantė, ėshtė dita e pavarėsisė sė Kosovės."

Prof. Sami Repishti

Professor Sami Repishti: "E ēmojė dhe e respektoj kėtė aktivitet - pasi ai po mbahet pikėrishtė nė kėtė ditė kur mbas 150 vjeteve tė kaluara, politika pushtuese e diskreminuse ndaj Kosovės po merr fund. Dhe njėher e pėrgjithonė nė Kosovė, po frynė flladi i pavarėsisė. Kjo periudhė e gjatė ishte e dhimbėshme, ajo i kushtojė Kosovės me vrasjen, dhunimin dhe dėbimin e mė shumė se 250 mijė njėrėzve. Tash, ka ardhur koha qė Kosova, tė marrė pavarėsinė. Kosova tė bėhet njė shtet i pavarur, demokratik, i sigurt dhe paqėsor. Shtet me tė gjitha standartet europiane. E pėrparuar ekonomikisht, nė kultur dhe edukim. Shkrimtari i mirėnjohur Naum Prifti: Le tė ēirren sa tė duan serbėt dhe klanet e tyre qė u shkojnė pas havazit se me Kosovėn e pavarur krijohet njė shtet islam terrorist nė zemėr tė Europės. Ne shqiptarėt as kemi qenė ndonjė herė ekstremistė e terroristė, as do tė bėhemi tė tillė kurrė!

Tre drejtues fetar tė feve tė ndryshme

Nėnkryetari i Lidhjes sė Shkrimtarve z. Mėhill Velaj: Jemi mbeldhur sot nė kėtė tubim mes vėllezėrve tė njė gjaku, tė njė gjuhe, tė njė flamuri, me qėllimin e madh pėr t’u lutur Zotit tė gjithėpushtetshėm, qė tė bekojė pavarėsinė e Kosovės, tė sjellė nė trojet Dardane, paqe e prosperitet. Populli i Kosovės, i cili qe i ballafaquar me shtypje deri nė shkallė superiore tė gjenocidit, por mbeti i vendosur pėr liri e pavarėsi dhe ėndėrra shekullore po bėhet realitet, Richard Lukaj: Jam krenar e lumtur si shqiptar, qė ia arritėm kėsa dite tė cilėn e patėn ėndėrr prinėdrit tanė, tė cilėt na ushqyen, mėsuan dhe edukuan kudo qė ishim me shqiptarizmėn dhe besimin ndaj Zotit.

Bardhyl Ukcamaj

Bradhyl Ukacamaj mbajti fjalėn me titull "Shqiptaret ne agimin e nje epoke te re": Nė vetėdijen e qytetarėve shqiptaro-amerikanė ky aktivitet pėr nga simbolika mbetet ndėr mė tė spikaturit dhe mė memorialet. Eshte ky aktivitet pikprerja e dy epokave nė historinė tonė komunitare dhe kombėtare, Epokės sė Rezistencės dhe Epokės sė Rilindjes. Kjo epokė ka arkivuar nė memorjen kolektive tė shqiptarėve simbolet e veta dhe drithijet e veta. Shqiptarėt tashmė e kanė edhe veprėn memoriale tė presidentit tė parė tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugovės, kanė, edhe memorialin e levizjes studentore, sheshin demokracia edhe shtėpinė muze tė Jasharjave edhe burgun muze tė Spaēit. Sot Shqiptarėt jetojnė nė etapėn e dytė tė rilindjes se tyre kombėtare dhe nė kėtė epokė tė re nevoiten vizionone tė reja, nevoiten vizionarė tė guximshėm tė cilėt mund e duhet tė shikojnė pėrtej epokės sė rezistencės.

Pėrfaqėsues tė komunitetit dhe drejtues fetarė

Lutja ndėrfetare:
Peshkopi Nikon - Dioqeza shqiptare nė Amerikė, Episkop i Bostonit, i Nju-Inglandit dhe i Kryepeshkopatės Ortdokse Shqiptare nė Amerikė: "O Zot ! Ti qė bekon e shejtėron, Bekojė popullin tonė nė Kosovė. Shpėtoje atė nga ēdp rrezikė. Drejtoje nė rrugėn e dritės sė lirisė , bėje tė nderuar dhe tė bekuar me shėndet e lumturi. O Zot ruaje popullin e Kosovės, Bekimi Zotit qoftė me Kosovėn - Amen!

Marijan Cubi

Dr. Imam Tahir Kukaj - Qendra Islamike Kulturore Shqiptare, Staten Island, New York: "Paqja dhė dėshira e Allahut qofshin mė popullin e Kosovės. Falemnderojmė Zotin pėr tė gjitha kėto tė mira qė na dha ne si komb. I jemi mirėnjohės pėr mirėsin e Tij. E nė mėnyrė tė veēantė e lavdėrojmė Zotin dhe e falemnderojmė Atė, pėr kėtė ditė tė bekuar,duke u lutur pėr pavarėsinė e Kosovės. Pavarėsia e Kosovės ėshtė dhunti i Zotit."

Dom Pjetėr Popaj - Famullitari i Kishės Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrės” nė Hartsdale, Neė York: Sot, mblidhemi kėtu sė bashku, si vėllezėr e motra tė njė gjaku. e tė tre besimeve. Bashkohemi me lutjen e motrės sonė tė lumturės Nėnė Terezes, e tė gjithė sė bashku i drejtohemi njė Zoti tė vetėm nė qiell. Ajo lutje na ka mbledhur pėr tė qėnė shqiptar. Zoti na ka zgjedhur me besimin e plotė . I falemnderohemi Zotit qė na ka krijuar si shqiptarė, por qė edhe na ka ruajtur si shqiptarė. Me ndihmėn e Zotit mbi krye, dhe tė njėrėzve mbi tokė, ne shqiptarėt do tė marrim bekimin e pavarėsisė sė Kosovės, qeverisjen dhe vetė qeverisjen e tė gjithė shqiptarėve nė tė gjitha trojet e tyre nė Mal tė Zi, Maqedoni, Preshevė, Bujanovc, Medevegje e Ēamėri.
Nė mbyllje, lutja ndėrfetare e sė shtunės shėnon fillimin e festimeve tė shqiptarėve ngado qė janė tė pavarėsisė sė Kosovės. Kjo ceremoni e bėnė pavarėsinė e Kosovės - Pavarėsi Hyjnore.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara