HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


U shėnua nė Nju Jork, 96 vjetori i Kryengritjes sė Malėsise se Madhe

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA, 26.03.2007

Kryengritja e Malesise e vitit 1911 e udhehequr nga Dede Gjo Luli: Kthese e rendesishme ne historine e popullit shqiptar

EASTCHESTER - BRONX(NY): Shoqata Atdhetare"Dede Gjo Luli" dhe Fondi Humanitar "Malesia", organizoje te shtunen ne mbremje, ne lokalin "Eastwood Manor" ne Bronks - Nju Jork, mbremjen festive me rastin e 96 vjetorit te "Kryengritjes se Malesise se Madhe". E njohur si Kryengritja e Malesise e vitit 1911 - ne dhjetevjeēarin e pare i shek XX e sidomos, viti 1911-te, shenon nje faqe te ndritur e te paharrueshme te qendreses burrerore te malesoreve te Mbishkodres, tashme e mirenjohur historikisht me emrin Kryengritja e Malesise se Madhe.

Autori i librit, "Kryengritja e Malesise e vitit 1911", z. Gjergj NikPrelaj, shkruan se :" Viti 1911, eshte nje kthese e rendesishme ne historine e popullit shqiptar. Kjo kthese nuk eshte nje ngjarje historike e rastit, por, rezultat i tere luftes se deriatehershme te ketij populli per ēlirim kombetar nga sundimi peseshekullor osman, ne menyre qe pas nje rruge te rende dhe te mundimshme kunder kesaj perandorie te madhe, populli shqiptar te realizonte, qofte edhe pjeserisht,qellimin e vet,perkatesisht sovranitetin ne nje pjese te hapesires se vet historike dhe etnike.Ne te gjitha keto ngjarje historike nje vend te vecante ze Malesia, e cila, nuk e njohu plotesisht pushtetin qendror osman dhe as nuk i zbatoi ligjet turke,por ne radhe te pare , te drejten zakonore, te quajtur si Kanuni i Lek Dukagjinit.

Ne Malesi asnjehere nuk pushoi lufta per liri dhe pavaresisht nga faktit se kjo pjese e popullit shqiptar gjithmone gezonte autonomi fisnore me nje organizim te posacem administrative.Kryengritja e Malesise e Vitit 1911 eshte levizje e armatosur e kryesisht fiseve te saj: Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit dhe Shkrelit. Perkujtimi i kesaj kesaj ngjarje ne bashkesine shqiptare ne Nju Jork, ka zene nje vend te veēante, thuajse per ēdo vjet nga keta malesore shqiptare, te cilet, ne kohe dhe rrethana te ndryshme emigruan ne SHBA-es. Ata me ane te ketij perkujtimi jo vetem qe synojn te japen nje kontribut te madh ne ndriēimin e historise sone kombetare, por me shume zell tua lene trashegim edhe femijeve te tyre.

Tubmin e ka drejtuar Sander Sinishtaj, Drejtuesi i kesaj mbremje Sander Sinishtaj : Ju faleminderoje per pjesmarrjen tuaj ne kete perkujtimore kushtuar 96-vjetorit te Kryengritjes se Malesise se Madhe. Perkujtimore, te cilen ne e kemi ndare ne dy pjese ne ate akademike dhe ate muziko - argetuese te pergatitur nga SHKA "Bashkimi Kombetar" kengetaren e mrenjohur Lirie Dedvukaj, Isa Gjokaj dhe David Stanaj. Sot, ne po kujtome heroin tone kombetar Dede Gjon Luli, kete prijse, i cili, luftoje qe brezat e ardheshem te jetonin te lire. Mirpo, fakeqesisht populli shqiptare vazhdoje te perjetoje momente te erreta. Liria e tij ende vazhdon te privohet ne disa troje etnike shqiptare , sidomos ne Mal te Zi. Por sa filluam te shpetojm e te lirohemi nga torturat dhe keq trajtimet e shetit policor ne Kosove, ne Mal te Zi, ndaj shqiptareve po kryen tortura dhe keqetrajtime, burgosje dhe shantazhe per shqiptaret, me te vetmen arsye se ata jane shqiptare", tha Sinishtaj.

Ai kerkoje me pase qe me nje minut heshtje te nderojne te gjithe heronjet e deshmoret e kombit. Me pase dy soliste te SHKA "Bashkimi Kombetar", kenduan hymnet kombetare te te dy vendve SHBA-s, dhe ate te R, se Shqiperise. Famullitari i Kishes Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres” ne Hartsdale, New York, i perndershmi Dom Pjeter Popaj, me kete rast, tha te bejme nje lutje te posaēme per popullin liridashes te Kosoves, qe te fitoje pavaresisne. Ne perkujtim te ketij rasti, vioje ai, te ketij kujtimi ndaj heroit tone kombetare Dede Gjon Luli, dhe te gjithe herojve tane, le t'a lusim Zotin, t'a bekoje kete tubim, te bekoje herojte tane, te bekoje popullin shqiptare kudo qe jeton e ndodhet ai sot, gjithashtu edhe kete ushqim qe po marrim tij - Amen !.

Folesi kryesore i kesaj mbremje ishte sekretari i Shoqates Atdhetare"Dede Gjo Luli", zoti Marijan Berishaj. Ai foli rreth rruges qe kaloje kjo kryengritje, e cila pati jehone te madhe.

Marjan Berishaj, evokoi ngjarjet e kryengritjes, qe paralajemruan pavaresine e Shqiperise. Ai saktesoi se Kryengritja filloi me 24 mars 1911, dhe zgjati deri me 4 gusht te po atij viti.E udhehequr totalisht nga malesoret trima do te njihet en histori si Kryengritja e Malesise se Madhe. Kryengritesit moren rrufeshem nen kontrollin e vet karakollat turke te Rapshes se Hotit, duke u pasuar me karakollen e Cemit, Traboinit, Vermoshit, Selces, Selishtit, Pikales, Fundenes- Lloparit, Omerbozhajve, kalane e Vranes, fortifikaten ne Pllanice, Majen e Helmit, Deciqin, duke future keshtu te gjithe Malesine en kryengritje, madje duke kaluar edhe ne Kelmend. Kulmi i kesaj kryengritje per folesin e tubimit, z, Berishaj, ishte 6 prilli, ku nen Bratile te Deciqit, nen urdherin e trimit Dede Gjo Luli, kusheriri i tij, nike Gjelosh Luli, se bashku me Gjon Ujk Miculin dhe Pjeter Zefin ngriten te lire flamurin shqiptar. Per Berishajn, flamuri shqiptar, qe valvitej pas 432 vjetesh roberi, shpalosen aspiratat e shqiptareve per shtet te pavarur ne Ballkan....

Pas bekimit te kesaj mbremje, fjalen e mori diplomati shqiptar nga Misioni yne ne Kombet e Bashkuara, z. Ardis Stastoli: "Zonja e zoterinj !, tha Stasoli, ngjarje te tilla historike, nuk sherbejne vetem per t'u mbledhur se bashku ne nje tyreze, mbi te gjitha ato sherbejne per te risjelle historine, per te rikujtuar te kaluaren tone, dhe momentet me te rendesishme te saj me qellim qe brezat e rinj te mesojne mbi vetveten. Ne kemi nevoje qe vazhdimisht te ri-vizitojme historine tone dhe te nxjerrim mesime prej saj. Gjate fjales ai permendi faktin se :"Vendi yne ne kete moment gjendet me prane se kurre per realizimin e dy endrrave te kahmoteshme, e para pavaresia e Kosoves, dhe e dyta , integrimi ne familjen Europiane. Por, pavaresisht se gjendemi me prane se kurre ne realizimin e tyre, ngelet ende shume per te bere. Koha qe jetojme vazhdone te na paraqitete si sfide ashtu siē paraqitej per gjysherit tane vite me pare. Ne kete kontekst, perfundoje diplomtai shqiptar,:"Duke ju urura edhe njehere pervjetorin e 96-te te Kryengritjes se Malesise se Madhe, ngjarje kjo qe shenoi fillimin e krijimit te shtetit shqiptar dhe duke uruar ne te njejetn kohe qe se shpejti te jemi duke festuar dhe pavaresine e Kosoves, ju konfirmoje mbeshtetjen e Misionit te R. te Shqiperise ne OKB per ēdo iniciative dhe projekt ne ndihme te zhvillimit te Shqiperise dhe shqiptareve.

Ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut,Joseph J. DioGuardi, presidenti i Lidhjes Shqiptaro - Amerikane, nder te tjera tha se:" Gjatekohe, une mesova edhe per Ded Gjon Lulin, heroin tuaj kombetar, i cili, luftoje per kauzen shqiptare. Njeriun, i cili sipas historise ka ngritur i pari flamurin shqiptare, edhe me pare se Ismail Qemali. Ai e beri kete qe te njihej indetiteti shqiptar, para pushtimit sllavo-serb. Fatmiresiht, ngritja e flamurit pra 1912-tes, beri ate qe te njiheshin shqiptaret. Keta, pra sipas tij, jane herojt shqiptar, te cilet ne edhe po kujtojme sot, ne 96- vjetorin e Kryengritjes se Malesise se Madhe. Eshte turp per nje vend qe nuk njeh heronjet e tij. Dhe eshte edhe me turp per ēdo komb qe nuk perkujton heronjet e tij. Shqiptaret megjithse nje popull i vogel por, kane nje histori te madhe dhe te shenderriteshme. Ka shume heronje. Te cilet sakrifikuan dhe u flijuan per kombin shqiptar. Dhe keta heronje jetojne deri ne ditet tona. Mbremjen e pershendeti edhe udheheqesi i Shoqates Nderkombetare "Solider" me seli ne Gjeneve, zoti Astrit Leka, i ardhur nga disa vende te Amerikes Jugore(Argjentina, Uruguaji dhe Kili), ku siē tha ai kishte shkuar te promovonte nje ide te tijen, per vendosjen e statujes se Heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, ne nje nder sheshet e ketyre kryeqyteteve.

Mysafir i kesaj mbremje ishte dhe senatori i shtetti te Nju Jorku, Jeff Klein me bashkeshorten e tij.: "Me vjen mire qe ndodhem mes jush ne kete celebrim. Me shqiptaret jame ndier gjithmon i lumtur dhe krenar. Pasi ju edhe hebrenjet keni nje histori te njejte. Nje histori te shkruar me plote sakrifica. Ju jeni nje nga popujt me te integruar ne kete vend. Une, tha ai jame nje mbeshtetes i juaji dhe i qellimeve tuaja ne punen e kontributin tuja per pavaresine e Kosoves". Ne fund te mbremjes zoti Gjoke Gojēaj, kryetar i shoqates "Dede Gjo Luli", duke iu falemnderuar pjesmarresve, tha se :'Pjesemarrja e juaj, jo vetem qe na gezone dhe na nderone, por per me teper dhe kujton kete pjese te historise tone kombetare, vendlindjen tone. Shoqata Atdhetare"Dede Gjo Luli" dhe Fondi Humanitar "Malesia", organizoje nje fushat mbledhje parash, per familjet e te 18 te arrestuarve shqiptar ne burgjet malaziese, gjegjesisht familjet e tyre me 40 mije dollare, tha ai. Darka ne restorantin Eastwood Manor ne Bronx, New York, vazhdoje me, recitime, rapsodi popullore dhe argetimin e kengetarve te mirenjohur Lirie Dedvukaj, Isa Gjokaj, Albert Stanaj dhe David Stanaj, me grupin e Bashkimi Kombetar nga Nju Jorku.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara