HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Varrimi i çiftit preshevar të vrarë në SHBA, do të bëhet në Preshevë

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Komuniteti shqiptar mbledh ndihma per kater femijet jetime - solidarizim i madh ne te gjithe SHBA-të

Bridgeport – Conencticut: Nje ngjarje qe ka pasur jehone te madhe, ku mediat lokale amerikane kane raportuar masovikisht per ngjarjen rrenqethese, eshte vrasja e trefishte, ku mbeten te vrare edhe dy bashkeatdhetaret tane, nga Presheva, me banim ne SHBA-es. Viktimat jane: Bashkim Emini (36 vjeç) nga Presheva dhe bashkeshortja e tij Lumnije Dermaku (31 vjeç), si dhe iraniano-amerikani Mehrdad Moussavian (37 vjeç), jane vrare te Henen ne mbremje ne qytetin Bridgeport, te shtetit Konetikat te SHBA-ve. Si te dyshuar kryesor per vrasjen e trefishte, policia e shtetit te Kenektiket, ka arrestuar Kadir F. "B.B." Babiso, i cili kishte ardhur ne SHBA para 23 vjetve nga Etiopia.
Sipas policise, Babiso ka vrare çiftin Eminin si dhe bashkepunetorin e tyre, Mehrdad Moussavian (37) - i cili ishte edhe punedhenesi i dorasit - per shkak te nje zenke rreth disa cigareve te vjedhura.

Babiso ishte perjashtuar nga puna per shkak se dyshohej se kishte vjedhur disa paketa cigare nga pompa e benzinës, ku kishte punuar dhe qe ishte prone e Moussavian. Viktimat dhe autori i vepres penale njiheshin njeri me tjetrin pasi qe kishin punuar ne te njejtin vend. Babiso pasi i kishte vrare tre personat kishte shkrepur edhe ne drejtim te kater femijeve te familjes Emini, te cilet kane arritur te arratisen dhe t’i shpetojne vrasjes.

Mediat lokale amerikane kane raportuar masovikisht per ngjarjen rrenqethese. Te vetmit deshmitar okular jane femijet, te cilet pane me syt e tyre skenen e plot, te vrasjes. Ata jane kater femije te tmerruar nxenes te shkolles fillore Roosevelt School( Dorontina 9 vjeçe, Denisa 8 vjeçe, Dorart 6 vjeçe dhe Aferdita 3 vjeçe), te cilet, kane ndihmuar edhe hetimet e policise, ne verifikimin e arrestimin vraresit.
Ne qytetin Bridgeport te gjithe kishin vetem fjale te mira per familjen Emini, thone ata qe e njihnin.

Nje bashkeatdhetari i tyre i quajtur Maxhun Berisha, dhe qe banon disa metra larg pallatit ku ndodhi ngjarja e tmerrshme, tha se banoj disa metra larg - baneses ku ndodhi vrasja. Pra, jemi komshinje. Krismat, e revolerit dhe britmat e thershme te femijeve, duke vrapuar, e duke thirrur se: "Na vrane baben...! Na vrane nanen...! ka ngritur ne kembe tere lagjen. Njerezit e shokuar dhe se bashku me ata edhe ne, i jemi drejtuar me shpejtesi drejt vend-ngjarjes, prej nga vinin edhe ulurimat. Nje helikpoter i policise sa kishte ardhur dhe qendronte ne ajer, e ndersa makinat e policise me felina te ndezuara dhe me sirenat, po bllokonin rruget. Autoambulanact, zjarrefikesat kishin pushtuar sheshin, nje skene qe u ngjante atyre te filmave "horror" me banda e gangester.

"Une mendoj, tha ai se vrasja ka ndodhur per çeshtje qe ka te bejne me marredheie pune. Bosi tyre, tashme i vrare edhe ai, i quajturi Mehrdad Moussavian (37 vjeç) ka pas ne pune shqiptarin Bashkim Emini (36 vjeç), ashtu si edhe etiopianin Kadir F. Babiso( 46 vjeç). Etiopiani (vraresi), ate dite para se te ndodhte ngjarja, ka shkuar me pare me autoveturen e tij dhe ka marr tek puna bosin e pompes se benzines, te firmes Exxon, iranianin Mehrdad Moussavian.

Prej aty, ata se bashku kane shkuar tek, puna ku punonte Bashkim Emini, ne "Gigante Market", nje supermarket ne qytetin ku ata jetojne, dhe prej marketit, te tre se bashku kane shkuar me kerkesen e vraresit, te "pine" nje kafe ne shtepine e Bashkim Eminit, ne Fairfield Garden Apartments, ne adresen 1035 Fairfield Ave., nje bllok larg ndertesave te kompleksit "The Klein".

Nje shqiptar, qe nuk pranoi te na jap emerin e tij, i tha gazetes Metropol, nga Tirana, se: "Fillimisht, mbasi eshte servirur kafja, Kadir F. Babiso, ka kerkuar sqarime rreth shkakut, se perse bosi e tyre, e ka perzene nga puna ate. Duke iu kercenuar edhe shqiptarit, i cili, ka qene edhe ai i punesuar me pare tek bosi iranian ne pompen e benzines, me pretekst, se ai (Bashkim Emini), e ka paditur ate tek bosi, se: "Kadir Babiso, gjate turnit te tij, vidhte dyqanin (pompen e benzines dhe minimarket), paketat e cigareve dhe para."

Keshtu, qe debati ka degjeneruar deri sa vraresi ka pyetur, te zonjen e shtepise se ku eshte banjoja? Ka shkuar ne banjo, dhe shume shpejt ka dal me revolver ne dore, dhe ka filluar te shtiejë disa here ndaj te dyve. Nderkohe, gruaja e Bashkimit, kur ka pare te vrare burrin ka reagur te godas duket, me ndonje send te rastit, vraresin, ne moment ai ka shkrepur armen edhe ndaj gruas, duke e lene ate te vdekur ne dyshme. Me pase vraresi, me revolver ne dore dhe me gisht ne çark, eshte terhequr deri tek autovetura. Dhe eshte larguar si "rrufeja". Kjo është ngjarja... me pas çdo gje dihet."

Mehill Velaj, nen-kryetar i Lidhjes se Shkrimtarve Shqiptare ne SHBA, banor i atij qyteti, thote se: "Trupat e pajete te çifitit shqiptar nga Presheva, Bashkim Emini dhe Lumnije Dermaku, jane terhequr nga morgu pas ekpsertizes se bere nga policia, dhe jane derguar ne Qendren Islame Shqiptaro - Amerikane, ku po iu behen nderimet e fundit, nga qytetaret e shumte dhe bashkeatdhetaret e tyre, ne kete qytet e perreth. Diten e diel, trupat me arkivolat e tyre do te barten per ne vend-lindje, ne Presheve, ku edhe do te varrosen. Komuniteti shqiptar, individë te veçante, shoqata dhe organizata, shqiptare dhe amerikane, po organizojne grumbullimin e ndihmave, per transportimin e tyre, si dhe ndihma per femijet jetimë. Ka nje solidarizem te jastezakoneshem.
Qytetaret e Presheves, ne Amerike, po tregojne nje interesim te madh, duke ndihmuar me te gjitha mjetet, ne kete varrim."

E motra e viktimes Ganimeti:
Ganimete Beqiri, e motra e viktimes, e tha gazetes Metropol, se: "Familja erdhi per nje jete me te mire, ne kohen e luftes ne Kosove. Ata kane emigruar ne SHBA-es, ne vitin 1999 nga kampi i refugjateve Stankovc(Maqedoni). Vellai im ka qene super(mirembajtes), ne ate pallat, ku ndodhi vrasja. ... dikush, me thirri ne telefon dhe me lajmeruan se diçka kishte ndodhur tek shtepia e tim vellai. Atje, policia qe kishte rrethuar vendin me police, makina policie, zjarrefikset, dhe autoambulancat, dhe me kerkoj dokumetat e indetitit, dhe me njohu me ngjarjen duke me thene se perkohesisht duhet te marre femijet nen mbrojtje (ne shtepi). Nderkaq, per femijet e te ardhmen e tyre, nuk kemi vendosur ende, pasi ka edhe disa proceduar ligjore... ndersa kufomat do t'i dergojme te varrosen ne fillim te javes ne Presheve. Bashkeatdhetaret, tane na kane ndihmuar pa mase. Kemi thirrje telefonike edhe nga shtete te tjera nga SHBA-es, ku jetojne e punojne shqiptaret. Jemi me te vertet te befasur, se sa afer na jane gjendur bashkeatdhetaret tane.

Para nderteses ku ka jetuar familja Emini, shume njerez kane bere homazhe per tri viktimat duke vendosur lodera, lule, qirinje dhe pankarta me porosi. Vincent Marko, nje qytetar nga Bridgeport tha se Emini ishte nje "djale i kendshem" i cili nje kohe kishte punuar ne "Gigante Market", nje supermarket ne qytetin ku ka jetuar. "Ai ishte djali me i mire qe me deshire do ta kishit njoftuar", tha Marko, i cili per 60 vite kishte jetuar ne kete rrethine. Tre nga kater femijet e familjes Emini kishin ndjekur shkollen Roosvelt. Ata ishin ne klasen e pare, te dyte dhe te katert. Sipas, shefit te stafit te shkolles Roosvelt, Robert Henry, i gjithe stafi i shkolles eshte i shokuar nga ngjarja. "Keta njerez ishin njerez te dashur, pjesetare te familjes shkollore. Ata ishin familje e lidhur, shume te perfshire ne edukimin e femijeve te tyre."

Vraresi mund te denohet me vdekje:
Babiso, i cili, banon ne kompleksin e ndertesave Victorian Crescent, ne rrugen Washington Avenue, ne shkembim te lirise se perkoheshme, ka lene "peng" ne polici 5 - milion dollar, per t'u hetur ne liri si i akuzuar drejpersedrejti; "vraresi, i tre vetave diten e hene". Ai, ka dy dite qe ka filluar gjykimin nga Gjyqi Suprem, dhe ne se shpallet fajtor, do te denohet me vdekje ose burgim te perjetshem.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara