HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Organizuar nga Rockfeller Brother Fund nė bashkėpunim me East-West Managment dhe Project of Justice in Times of Transition

Konferecė ndėrkombėtare: "Kosova nė 120 ditėt e tranzicionit"

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Kosova tashmė ėshtė e gatshme tė funksionojė si shtet i pavarur - Kosova ėshtė e gatshme tė marrė edhe pėrgjegjėsistė e shtetit tė pavarur e sovran

Rockfeller - New York: Ekipi i Unitetit te Kosoves, i udhehequr nga presidenti Fatmir Sejdiu, po merre pjese ne konferencen dy ditore me temen “Pergatitja e Strategjise per te Ardhmen e Kosoves pas Statusit”, e cila, eshte duke u mbajtur ne pjesen e lartme te Nju Jorkut, Pokantiko ne Teritaun.
Konferenca udhehiqet nga dy diplomatet e karjeres, Ish - perfaqesuesi i Larte per Bosnje-Hercegovinen (BH), ish Kancelari i Austrise Wolfgang Petritsch, perfaqesuesi i Austrise ne Gjeneve(OKB), se bashku me perfaqesuesin e Administrates Bush, diplomatin e rangut te larte, Frenk Wisnerin, te derguar te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne procesin e bisedimeve per statusin e ardhshem te Kosoves.

Diten e pare te konferences nderkombetare, "Kosova ne 120 ditet e tranzicionit", ka folur edhe Presidenti i Kosoves Sejdiu, i cili njehereshit eshte edhe kryesuesi i delegacionit te Kosoves. Zoti Sejdiu ne kete konference ne emer te delegacionit te Kosoves, thane burime konfidenciale nga takimi ka prezantuar shume argumenta per funksionimin e Kosoves ne tremuajshin e pare.
Presidenti Sejdiu, ka deklaruar se Kosova tashme eshte e gatshme te funksiononte si shtet i pavarur dhe kjo sipas tij, do te nenkuptonte se Kosova eshte e gatshme te marre edhe pergjegjesiste e saj.

Te njejtat burime theksuan se gjate diskutimeve anetaret e Eipit te Unitetit se Kosoves, jane shprehur se jane optimiste se brenda 120 diteve te tranzicionit, institucionet e Kosoves do te pergatisin infrastrukturen e nevojshme per bartjen e kompetencave, ne menyre qe Kosova te hyje e pergatitur ne fazen tjeter te statusit. Konferenca nderkombetare per Kosoven ne Nju Jork, po sqarone sfidat me te cilat do te perballet Kosova ne ate qe cilesohet faze e tranzicionit. Ne konference i eshte kushtuar shume rendesi ēeshtjes se funksionimit te Kosoves ne 120 ditet e para, pas miratimit te rezolutes se re.
Konferenca nderkombetare"Kosova, brenda 120 diteve te tranzicionit", qe po mbahet ne Nju Jork, shihet edhe si nje rast i mire qe te realizohej pikerisht nje gje e tille.

Sipas tyre, takimi do t’u ofroj mundesi lidereve politike kosovare, perfaqesuesve te grupeve etnike dhe shoqerise civile, qe te njihen me pervojat nga lideret dhe ekspertet nderkombetar, gje qe do te mundesoje pergatitjen e strategjise dhe percaktimin e prioriteteve per implementimin e marreveshjes mbi statusin final te propozuar nga i derguari special i Kombeve te Bashkuara Martti Ahtisaari.

Sot, ne diten e dyte dhe te fundit konfernca do te debatohet per ēeshtjet e rendesishme si: pergatitja e kornizes ligjore per qeverisje, decentralizimi, te drejtat e minoriteteve, zhvillimi ekonomik, vendosja e marredhenieve regjionale, dhe pjesemarrja ne institucionet nderkombetare. Ne konference ka shume gjasa te hapet edhe ēeshtja e simboleve te Kosoves dhe me kete rast pala kosovare do te kete mundesi te ndertoje nje pozicion te qarte se cfare procedurash duhet ndjekur deri ne definim te simboleve te shtetit. Konferenca nderkombetare, eshte organizuar dhe perkrahur nga Rockefeller Brothers Found ne bashkepunim me East-West Management Institute dhe Project on Justice in Times of Transition me perkrahjen e shtuar nga Charles Mott Foundation, dhe eshte duke u mbajtur jashte syve te gazetareve.

Konferenca nderkombetare "Kosova ne 120 ditet e tranzicionit", kryesohet nga Presidenti i Fondacionit Stefan Haints dhe udhehiqet nga Ambasadoret Frank Visner dhe Volfgang Petric. Perveēse nikoqirve dhe antareve te Ekipit te Unitetit ne kete konferenc marrin pjese dhe diskutojne figura te njohura ne rang boteror dhe personalitete zyrtare amerikane siē jane ish Presidenti i SHBA - ve Bill Klinton, ndihmes sekretari i shtetit Nikolas Berns, ish sekretarja e shtetit Medlin Ollbrajt, Ambasadori Ricard Hollbruk, Roel Majer, Ashraf Gani, Ambasadori Nelson Santos, Megi Kliver, Kris Makabi, Ram Maninkalighem, Tim Filipse, Rosmary Di Karlo, Eliot Engel, e shume te tjere.

Anetaret e Ekipit te Unitetit te Kosoves, jane takuar me Sekretarin e Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki Mun, me perfaqesuesit e pese shteteve anetare te perhershme te Keshillit te Sigurimit dhe me delegacionin e Indonezise.

Pas takimit me sekretarin e pergjithshem Kryetari i Kosoves, Fatmir Sejdiu eshte shprehur se pas ketyre takimeve ka nxjerre konkluzionin se ēeshtja e Kosoves ne Keshillin e Sigurimit eshte pjekur dhe duhet te vazhdohet drejt nje vendimi perfundimtar. Ai ka vleresuar te rendesishme mbeshtetjen e Sekretarit te Pergjithshem te OKB se per dokumentin e Ahtisaarit dhe angazhimin e tij per t'i bindur edhe anetaret tjere per kete. Anetaret e Ekipit te Unitetit te udhehequr nga Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ne Nju Jork, u takuan me Drejtorin Politik te Foreign Office - it te Britanise se Madhe Sir Mark Llojall Grant dhe vazhduan gjate dites se sotme me nje agjende mjafte te ngjeshur ku u takuan edhe me perfaqesuesit e vendeve antare te perhersheme te KS: shefin e misionit te SHBA - ve prane OKB - se Ambasadorin Alehandro Vullf, Ambasadorin Francez Zhan Mark De LA Sablier, Ambasadoren britaneze Keren Piers, Ambasadorin rus Vitali Churkin, Ambasadorin kinez Liu Zhenmin si dhe me Ambasadoren e Indonezise, Ambasadorin e Sllovakise, Ambasadorin e Kongos, te tri keto vende antare te KS.

Ne anen tjeter, diplomati austriak Volgang Petriē e ka vleresuar te rendesishme konferencen qe i paraprin vendimit perfundimtar te Keshillit te Sigurimit per statusin e Kosoves. Anetaret e Ekipi te Unitetit ndodhen ne Nju Jork ku po marrin pjese ne konferencen nderkombetare: "Kosova ne 120 ditet e tranzicionit". Gjate konferences lideret kosovare do te diskutojne, edhe implementimin e zgjidhjes per Kosoven.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara