HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MSNBC transmetoi një reportazh me katër fëmijët jetimë nga Presheva në Bridgeport

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Vetëm babë e nënë nuk gjejnë më fëmijët jetimë
(Kontributi juaj për jetimet nga Presheva, dërgo me çek, Emini Family Fund, c/o Webster Bank, 45 Waterbury Road, Prospect CT 06712.) Bridgeport, CT: Megjithse kane kaluar kater muaj nga ngjarja tragjike, ajo nuk po kalohet lehte. Madje, jo vetem nga shqiptaret, bashkeatdhetaret te viktimave, por edhe nga vete qytetaret e qytetit ku ata jetonin jane ne qender te diskutimeve dhe mosharreses. Dy te rinje vdiqen - kater jetim mbeten pa babe e nene. Dhe vetem ata e dine, se çdo te thote te rritesh pa ledhatimet, perkedhejlen, dashurine e mallin e prinderve te tyre. Kete, ka dashte te tregoje edhe ne nje reportazh televizive, kanali TV MSNBC, marre shkas nga gazeta e perditeshme e shtetit federal Kenektiket"Connecticut Post".

Dorart Emini, 9 vjeç i mbetur jetim Prej disa vjetesh, shperngulur nga Kosova, ne kohen e luftes ne nje ndertese tipike sociale, ne qytetin Bridgeport - Kenektiket, vetem disa metra larg ku mbeten te vrare dy shqiptar burre e grua, sherben tash si strehe e kater femijeve te mbetur pa prinder, por qe gjejne aty dashurine dhe ngrohtesine e humbur. Brenda shtepise se jetimve jetojne aktualisht 4 femije te moshave te ndryshme, xhaxhai i tyre dhe bashkeshortja e tij ardhur me qellim te luajn rolin e prinderve. Mbasi kane kaluar disa muaj nga humbja e prinderve te tyre, loteve dhe trishtimit, vetmise dhe varrimit te prinderve, 4 jetimet tashme kane dale ne jete, por pa harruar asnjehere prinderit e tyre qe i rriten dhe i edukuan.

Dorart Emini, 3 vjeç e mbetur jetim Reportazhi, fillon me nje skene teper terheqese, per kater femijet jetim preshevar. Pikerishte, me nje nga ato momente, kur femijet i kemi pare shepesh here te luajne e lodrojne ne natyre, "qilimin e gjelbert" te ndonje parku natyror. Episodi, i ketij reportazhi jane: Dorentina Emini, duke lodruar, rrotulluar ne nje bare ne nje kopeshte afer pallateve ku ata banojne. Ndersa, vellai i saj dhe dy motrat mesojne e luajne me shoket e shoqet e klases ne shkollen "Naugatuck High School". Kushuriri i tyre Erkan Ymeri, 18 vjeç, nxenes i shkolles se mesme "Naugatuck High School", shoqerone femijet e luan me ta si per te harrur ate çka u ka ndodhur. "4- Korriku, eshte mahnites ketu, u thote ai kater jetimeve, kushurinjeve te tij. Prej ketu ju keni mundesine te shihni nje spektakel te mrekullueshem me fishkzjarre".

Dorentina Emini, 10 vjeç e mbetur jetim Dorentina, 10 vjeçare duke qeshur me ate naivitetin feminore, thote se edhe ajo e ka pare se sa bukur eshte me 4 Korrik ne Amerike. Ne syte e saja kete mbas dite diell plote, prilli, kjo bukuroshe me sy blu, reflekton sensin e te ardhmes.
Eshte, pikerishte ajo qe dhe motrat e saj e vellai po endrrojn dhe shpresojnë per nje jete me te mire ne SHBA-s. Ate enderr te cilen ua preu ne mes prinderve te tyre te vrare, babait Bashkim Emini, 36 vjeç, dhe nenes, Lumnije Dermaku, 31 vjeç. Prinderit e tyre emigrante nga Kosova, qe erdhen ketu ne kohen luftes ne Ballkan, qene viktimat e nje vrasje fatale me 8 janar 2007, ne qytetin Bridgeport - Kenektiket. Pjestare te familjes kane deklaruar, se te vetimit deshmitar te ngjarjes - vrasjes se prinderve te tyre jane ata qe i shpetuan edhe vete dores vrastare te nje te "çmenduri" qe vetem per fat nuk vrau kater femije !!! Megjithate, keta femije do te rriten por kurr nuk do te harrojne baben e nenen is shkuan pa i rritur ata...

Dorisa Emini, 6 vjeç e mbetur jetim Per t'u kujdesur ne rolin e prinderve nga Mali i Zi, ka ardhur xhaxhai i tyre Skender Emini. Skenderi 49 vjeçare biznesmen me te gruan e tij Ljetafete kane lene ne shtepine e tyre ne Mal te Zi, dy vajzadhe nje djale, dhe per gjashte muaj do te jene nene e babe e jetimeve preshevar ne qytetin Bridgeport - Kenektiket. Ata u bene se bashku, mbasi muajin e kaluar u kthyen nga Presheva, pas qendruan atje shtate jave, per te marre pjese ne te gjitha ceremonit e varrimit dhe pas varrimit.

Xhaxhai i fëmijëve Emini Afërdita gives her uncle, Skender Emini, a kiss.
"Ne qoftese do te kthej pak kryet pas do te ndjej vetem dhimbje" thote Dorentina. Jashte, me remontcontrol me nje makine loder luan Doarti 9 vjeç, nxenes i klases II-te fillore te cilit i pelqen shume futbolli europian. Te njejten gje pelqen edhe Dorisa, 6 vjeçe. Aferdita 3 vjeçe kerkon t'u terheqi vemendjen te gjitheve ne kete reportazh me nje afarat fotografik. Doarti, u thote gazetarve se ne shqiptaret e duam shume futbollin europian. Ai plot krenari ka veshur nje fanele te kuqe e zi, e ekipit te kombetares se Shqiperise, ku ne mes te saj ka nje shqiponje me dy krena dhe nje mbi shkrim ALBANIA. Femijet, flasin me mall dhe kujtojne te gjithe te afermit e tyre ne Kosove e Presheve.

Deri tash nga donacionet e ndryshme per femijet jetim jane mbledhur rreth 40 mije dollare. Nje perfaqesues i familjes Emini, tha se "Amerikanet jane jashtezakonisht humanitar. Biznesmen amerikan dhe shqiptaro amerikan, institucione fetare muslimane dhe te krishtera japin ndihma per femijet. Kontribut per jetimet nga Presheva, dergo me çek, Emini Family Fund, c/o Webster Bank, 45 Waterbury Road, Prospect CT 06712.

Vritet një çift preshevar në SHBA
Ata jane vrare me 8 janar 2007, diten e hene ne mbremje ne qytetin Bridgeport, te shtetit Konetikat. Per vrasjen e trefishte, eshte duke u gjykuar Kadir F. "B.B." Babiso, i cili kishte ardhur ne SHBA para 23 vjetve nga Etiopia. Sipas policise, Babiso ka vrare çiftin Eminin si dhe bashkepunetorin e tyre, Mehrdad Moussavian (37) - i cili ishte edhe punedhenesi i dorasit - per shkak te nje zenke rreth parave dhe disa paketave te cigareve te vjedhura. Babiso ishte perjashtuar me pare nga puna per shkak se dyshohej se kishte vjedhur disa paketa cigare nga pompa e benzines, ku kishte punuar dhe qe ishte prone e biznesmentit iraniano amerikan Moussavian. Viktimat dhe autori i vepres penale njiheshin njeri me tjetrin pasi qe kishin punuar ne te njejtin vend. Babiso pasi i kishte vrare tre personat kishte shkrepur edhe ne drejtim te kater femijeve te familjes Emini, te cilet kane arritur te arratisen dhe t’i shpetojne vrasjes.

Te vetmit deshmitar okular te kesaj ngjarje kane mbetur femijet, te cilet pane me syt e tyre skenen e plot, te vrasjes se prinderve. Ata jane kater femije qe kane mbetur jetim, nxenes te shkolles fillore Roosevelt School (Dorontina 9 vjeçe, Denisa 8 vjeçe, Dorart 6 vjeçe dhe Aferdita 3 vjeçe). Femije keta te cilet, po ndihmojne me deshmine edhe gjykimin e vrasjes. Çifti preshevar i vrare me 8 Janar ne Bridgeport te Konetikat te SHBA-ve, jane varrosur ne Presheve me 23 janar 2007. Varrimi eshte bere ne varrezat e qytetit ne Presheve. Ne percjelljen e çiftit preshevare ne banesen e tyre te fundit kane marre pjese nje numer i madhe i qytetareve qe i dhane nderimet e fundit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara