HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ramadan Gashi, kryetar i ri Degės sė LDK-sė pėr Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat, drejtoi mbledhjen e parė tė kėsaj dege

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Diaspora, e ne veēanti dega e LDK-se ne SHBA, ka qene ne nje menyre, e priviligjuar nga vete kryetari historik, Rugova, sa per punen qe ka bere, aq edhe per fatin se eshte Dega qe vepron ne vendin e "shpresave te fundit te njerezimit" - ne Ameriken, e Xhorxh Washingtonit dhe Woodrow Wilsonit.

MNHATTAN NY: Dega se LDK-se per Nju Jork,Nju Xhersi dhe Kenektiket, dje ne zyren e saj ka mbajtur per here te pare prej kur u zgjodh dhe "defaktizoj" ndarjen mbledhjen e saj te rregullt. Ne kete mbledhje kryesia e deges ka konfirmuar zyrtarisht dhe ka marre ne analize edhe doreheqjen e kryetarit te gjertanishem z. Ēele Ēelaj. Siē u tha aty, ai ka qene nje aktivist i devotshem i LDK-se qe nga ditet e para te formimit te deges ne Nju Jork. Sipas diskutimeve u mesua se z.Ēelaj u deklarua se per shkaqe familjare nuk mund te jape me aq sa duhet kontributin e tij te nevojshem. Keshtuqe, kryesia e kesaj dege me shumice votash, i eshte dashte te votoi - per kryetar z.Ramadan Gashi.

Deri tani z. Gashi mbante postin sekretarit te deges. Kryesia me vota unanime per sekretar te ri zgjodhi z.Valon Alaj - antar i kryesise se deges. Kryesia e Dege se LDK se per Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kenektiket me zgjedhjen per kryetar te ri te deges z. Ramadan Gashi, i cili deri tani mbante postin sekretarit te deges, ne kontiunitet kerkon t'a rrisi edhe me shume rolin dhe kontributin e kesaj dege. Pasi, z Gashi njihet si veprimtare i dallur i komunitetit.

"Jam nje nga themeluesit e LDKse, tha Gashi ne fillim te ketij takimi ku mori pjese vetem kryesia. Kam qene Kryetar i Fondit per Solidaritet prane LDK. Kryetar i Nendeges se Manhattanit, Anetare i Kryesise, Arkatari i Fondit te Qveverise - apo 3% per SHBA, Sekretari i deges dhe tash kryetari i saj". Me kete rast, tha ne fjalen e tij kryetari i ri Gashi, Konsolidimi i Deges, u be pasi disa anetare te Kryesise kaluan ne subjektin e ri politik, LDD. Pra, ishte imperative qe ne te benim konsolidimin e deges, sa me pare. Ishte obligim i yni te ryhet vazhdimesia dhe te konsolidohej Dega e LDK- per Nju Jork me rrethet. Ishte dhe detyrim moral ndaj qindra, dhe mija bashkeatdhetarve tone, ndaj perkushtimit, perkkrahjes, sakrificave qe bene ne keto 17 vjete te fundit anetaresia jone ne perkrahje te ēeshtjes se Kosoves. Ne pohoi Gashi, asnjehere nuk e devijuam vizionin, filozofine, konceptin politik te LDK-se dhe te liderit tone historik Ibrahim Rugova".

Zoti Gashi, me tej u foli edhe per kontributin dhe aktivitetin e kesaj dege. Te cilin, ai e quajti te gjate, impresive dhe mjaft te begateshem. Ai permendi edhe disa veprimtari e kontribute te tyre si: "Familja ndihmon Familjen - Ndihma per shkollen/arsimin - Fondi i Qeverise 3% - Ndihma per jetimet e luftes - dhe Ndihma per luften". Mirpo potencoi ai: "Ne te gjithe dhame diēka per Kosoven; mundin, perkushtimin, kohen e parane. Te tjeret dhane gjene me te shtrejte, dhane jete per Kosoven".. "Liria dhe Pavaresia e Kosoves eshte amaneti i tyre Jetesimi i ketij amaneti eshte obligim i yni, detyrim ndja shume brezave ne te kaluaren, si dhe ndaj femijeve dhe brezave qe vijne pas nesh. Andaj, ne ky brez i yni, e kemi privilegjin historik. Ne do t'a gezojme diten me te lumtur; ate te pavaresise qe Kosoves po agon.

Ne vazhdim Gashi, shprehu bindjen se diaspora, e ne veēanti dea e LDK-se ne SHBA, ka qene ne nje menyre, e priviligjuar nga vete kryetari historik, Rugova, sa per punen qe ka bere, aq edhe per fatin se eshte Dega qe vepron ne vendin e "shpresave te fundit te njerezimit" - ne Ameriken, e Xhorxh Washingtonit dhe Woodrow Wilsonit. Pas fjales se kryetarit te ri z Ramadan Gashi, ne rend te dites u vune nje sere aktivitetesh e veprimtarish qe do te mbaje gjate ketyre muajve Dega e LDK-se, per Nju Jork me rrethe.

Kush eshte z. Ramadan Gashi:
Zoti Ramadan Gashi, ka nje aktivitet te gjate ne degen e LDK-sė. Ai qe prej themelimit te saj ka qene ne organet drejtuese te kesaj dege dhe ka punuar e bashkepunuar me figura te njohura. Ka qene Kryetar i Fondit per Solidaritet prane LDK. Kryetar i Nendeges se Manhattanit, Anetare i Kryesise, Arkatari i Fondit te Qveverise - apo 3% per SHBA, Sekretari i deges dhe tash kryetari i saj. Gashi, eshte edhe nje besimtar shembullor, anetare per disa vjet i keshillit te xhamise. Ne veprimtarine e fundit te xhamise, ai udhehoqi edhe Kuvendin Zgjedhor te Qendres Islame Shqiptare Amerikane, per New York dhe New Jersey. Gashi, dallohet vazhdimisht per pikpamjet e tija te djathta, demokrate e atdhetare. I afert ne aktivitetin e tij me shume udheheqes te komunitetit, patriot, atdhetar e demokrate. Ka marre pjese pothuajse ne te gjitha veprimtarit, e organizuara ne komunitet ne dobi te ēeshtjes kombetare

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara