HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbas 20 vitesh DioGuardi nė Kongresin Amerikan

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Washington D.C, SHBA

"Ēekiēi i Artė i Kongresit" pėr Senatorin legjendar Bob Doll miku i madh i Kosovės. Pėr Senatorin ish kandidatin pėr President, qė pėr mė shumė se njė dekadė, e ka pėrkrahur ēėshtjen e Kosovės pėr liri, pavarėsi e demokraci.

CAPITOL HILL - WASHINGTON D.C: Nė njė koment tė "IWPR" thuhet se :"Diplomacia “vullnetare” e shqiptarėve dhe e serbėve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ėshtė pėrfshirė nė njė intensifikim tė ashpėr tė luftės lobiste pėr ēėshtjen e Kosovės. Gara ėshtė ndezur nė zyrat dhe institucionet e Uashingtonit dhe Nju Jorkut, ku tė dy kampet po tregojnė muskujt, por edhe kuletat. Kur vjen ēėshtja te kjo pikė, sėrbėt kanė mbetur shumė mė prapa se rivalet e tyre shqiptarė, tė cilėt e kanė nisur punėn qysh nė vitet 1980.

Nė Capitol Hill, ēifti DioGuardi dhe gazetari Beqir Sina...
Nė Capitol Hill, ēifti DioGuardi dhe gazetari Beqir Sina...

Joseph Dioguardi dhe Shirli Klojes Dioguardi, kanė vite qė punojnė pėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme qė preokupojnė shqiptarėt nė Ballkan. Organizata e parė e krijuar pėr tė lobuar nė interes tė shqiptarėve nė SHBA, ėshtė Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), e udhėhequr nga Xhozef Dioguardi, njė ish-kongresmen amerikan me origjinė shqiptare. Dioguardi sponsorizoi njė numėr rezolutash tė Kongresit Amerikan pėr Kosovėn, takime e demostrata nė Nju Jork e Washington, si dhe organizoi vizitėn e parė tė njė kongresmeni amerikan nė Kosovė mė 1990, ku mori pjesė Tom Lantosh, njė tjetėr lobist proshqiptar."

DioGuardi nė Capitol Hill
DioGuardi nė Capitol Hill

Ditėn e ejte(9 maj 2007) njė eveniment i veēant, qė tėrhoqi vemendjen e kėtij lobi, ishte edhe aktiviteti i dy lobistėve tė njohur, ish-Kongresmenit republikan, Xhosef DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe Kėshilltarja e Ēėshtjeve Ballkanike Shirli Klojes - DioGuardi, nė kryeqytetin amerikan Capitol Hill - Washington D.C. Mbas rreth 20 vitesh ish kongresmeni i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, u pa tė ulej sėrish, me ish kongresmenėt e kongresmen nė karrigen e Kongresit(House floor).

DioGuardi nė Capitol Hill
DioGuardi nė Capitol Hill

Me kėtė rastė grupi i ish - kongresmenėve, dhe kongresmenėve nderojė me pllakatėn "Ēekani i Artė " - "Golden Gavel Award", senatorin e pėrjetshėm dhe ish kandidatin pėr president tė SHBA-ės, Robert Jospeh Dole. "Senatori legjendar Dol, ėshtė mik i madh i Kosovės dhe pėr mė shumė se njė dekadė, e ka pėrkrahur ēėshtjen e Kosovės pėr liri, pavarėsi e demokraci." Ish kandidati i Partisė Republikane pėr president tė SHBA, Bob Dole, ėshtė dhe i emėruar Ambasador Nderi i Kosovės nė SHBA, nga ndjeri Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, me njė dekret tė veēantė, ai emėroi 3 vite mė parė Bob Dolin (Bob Dole), senator shumėvjeēar amerikan, Ambasador Nderi tė Kosovės nė SHBA."

DioGuardi nė Capitol Hill
DioGuardi nė Capitol Hill

Pėr koincidencė, dita e ejte (9 maj 2007), pėr dy lobistėt e njohur, ish-Kongresmenit republikan, Xhoe DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe Kėshilltarja e Ēėshtjeve Ballkanike Shirli Klojes - DioGuardi, nė kryeqytetin amerikan Capitol Hill - Washington D.C. do tė vazhdonte me takime, dhe biseda, ku mbizotėrojė tema; e shqiptarėve nė Mal tė Zi (mbajtja nėn arreste e 13 shqiptarėve) - si dhe ngjarja qė ka tronditur mbarė shqiptarėt, ajo qė: "Gjashtė persona u arrestuan nė Nju Xhėrsi, me akuzėn pėr komplot nė bazėn ushtarake Fort Dix".

DioGuardi nė Capitol Hill
DioGuardi nė Capitol Hill

Nė kėtė kuadėr, dy lobistėt e njohur qė punojnė pėr shqiptaro-amerikanėt, thonė se duhet punuar mė shumė, pėr tė ndryshuar disa perceptime tė gabuara qė njerėzit kanė pėr shqiptarėt. Ata mendojnė se njė imazh pozitiv pėr shqiptarėt si popull do tė ndihmonte mjaft pėr tė shpejtuar zgjidhjen e problemeve tė tyre jetike. Ish anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve nė Kongresin amerikan, Joseph DioGuardi, nuk beson se kjo ngjarje mund tė ketė pasoja serioze pėr imazhin e shqiptarėve.

DioGuardi nė Capitol Hill
DioGuardi nė Capitol Hill

“Kuptohet qė ky ėshtė njė rast i izoluar. Ata nuk pėrfaqėsojnė shqiptarėt sepse shqiptarėt e duan popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara e dinė se sa proamerikanė janė shqiptarėt. Dhe nėse flasim pėr trupat amerikane, qė ata akuzohen se kėrkonin tė sulmonin, duhet thėnė se sot ka dhjetra trupa shqiptare qė luftojnė krah pėr krah ushtarėve amerikanė nė Irak dhe nuk ka dyshim se tė gjithė shqiptarėt nė Amerikė mbėshtesin ushtarėt amerikanė qė luftojnė jashtė vendit”. Zoti Dioguardi thotė se megjithatė, pėrpjekjet pėr ta pėrmirėsuar imazhin e shqiptarėve nuk duhet tė mungojnė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara