HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Gruaja e Vitit" Jane Christo dhe "Nena e Vitit" Linda Fundos

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, New York, SHBA

Dita e fundit e javes se dyte te muajit maj, ne Shtetet e Bashkuara festohet Dita e Nenes

ASTORIA - QUINS NY: Ka qene nikoqiria e ketij evenimenti vjetor, tashme i bere tradicional, presidentija e Organizates se Gruas Shqiptare ne Amerike “Motrat Qiriazi”, Dr. Ana Kohen, e cila, ka ftuar dhe ka udhehequr mbremjen festive per nder te Dites se Nenes, te quajtur ketu ne Amerike "Mother’s Day".

Dita e Nenes ketu ne Amerike, ekuivalizon festen e ideologjizuar nga rregjimi komunist, qe kishim ne Shqiperi, 8 Marsin, dhe i bie gjithnje ne fundjaven e dyte te muajit Maj. Kete radhe dita e nenes amerikane ra ne 12 Maj. Nuk eshte me ndonje sekret per nenat e mrekullushme shqiptaro amerikane, e per te gjitha nenat tona ngado qe jane, qe te tregojne edhe ne kete dite, rolin vital qe ato luajne ne edukimin e rritjen tone, ndaj edhe ne jemi krenare.

Kete vite Organizata e Gruas Shqiptare ne Amerike “Motrat Qiriazi”, me qender ne metropolin e botes qytetin e Nju Jorkut, ne lokalin luksoz "World Manor"Astoria Boulevard - Quins, festoje Diten e Nenes ne Amerike, dhe me kete raste ka nderuar me ēmimin "Gruaja e Vitit", nje ēmim nderi ky qe ndahet per ēdo vite, nga kjo organizate, zonjen Jane Christo, gazetare, publiciste, editore, veprimtare dhe aktiviste e shquar per te drejtat e grave ne Amerike, manaxhere e pergjitheshme e Radio Bostonit - WBUR-FM. Nderkaq, ēmimin "Nena e Vitit" , kjo organizat i a ka dhuruar nenes Linda Fundos, si nje nene shembullore.

Dita e Nenes ne SHBA-es, shenohet ēdo vite ne javen e dyte te muajit maj dhe eshte bere feste tradicionale e te gjitha, vajzave, grave e nenave shqiptare. Nen tingujt e vendlindjes te gjitha, nenat, grate dhe vajzat shqiptare festuan se bashku me familjet e tyre ne lokalin luksoz "World Manor" Astoria Boulevard - Quins. Ky qe nje rast i mire i ketyre vajzave, grave e nenave shqiptare se bashku me familjet e tyre, me profesione dhe pune te ndryshme, te kalojne disa ēaste nga me te gezueshmet e me te hareshmet me vallet, kenget e melodite, muziken e bukur e te embel shqipe. Kjo mbremje elgante e femres shqiptare eshte moderuar nga zyrtarja e bankes zvicerane"Credit Suisse" z. Etrita Ibroci. Grupi muzikor "Kastriotet" nga Nju Jorku, i drejtuar nga muzikani Binak Elezi dhe kengetaret e mirenjohur Aurela Gaēe dhe Paulin Trieshi.

Dita e fundit te javes se dyte te muajit maj, ne Shtetet e Bashkuara festohet Dita e Nenes.

Nje dite e tille festohet ne shume vende te tjera te botes, por jo ne te njejten date. Disa eksperte te historise thone se kjo feste e ka zanafillen nga festivalet e vjetra ne Greqine e Lashte dhe ne Rome, nderkohe qe ne shekullin XVII, ne Britani filloi festimi i kesaj dite ne menyre me moderne.
Shkrimtarja Julia Word Howe ishte e para qe beri propozimin per festimin e Dites se Nenes ne Shtetet e Bashkuara, ne vitin 1872. Ajo tha se kete dite duhet festuar per paqen.

Dita e Nenes, filloi per here te pare te festohet sikurse sot, me gruan e quajtur Anna Jarvis. Ne vitin 1907, ajo zhvilloi nje ceremoni per te nderuar nenen e saj ne nje kishe te shtetit te West Virginias. Ajo e zhvilloi kete ceremoni me rastin e pervjetorit te vdekjes se nenes. Me vone, ajo vete dhe shume te tjere u shkruan mijera letra zyrtareve, ku i kerkonin qe e diela e dyte e muajit maj, te shpallej Dita e Nenes.

Presidenti Woodrow Wilson dhe Kongresi i Shteteve te Bashkuara, me ne fund rane dakord per te shpallur Diten e Nenes ne vitin 1914. E diela e dyte e Majit u be nje dite kur ne Shtetet e Bashkuara shprehet publikisht dashuria per nenat. Kete dite, njerezit filluan t’i japin si dhurate lule, apo ēokollata nenave te tyre.

Edhe sot, femijet e te gjitha moshave vazhdojne t’u japin nenave te tyre dhurata te veēanta Diten e Nenes. Te rriturit udhetojne kete dite, per te takuar nenat e tyre, te cilat mund te jetojne larg. Nese nuk i takojne dot, ata u dergojne nenave kartolina, ku shprehin dashurine e tyre, ose u dergojne lule me poste. Te tjere i marrin nenat ne telefon, per t’u uruar festen. Dita e Nenes eshte nje me te ngarkuarat e vitit per kompanite telefonike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara