HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DioGuardi: Pavarėsia e Kosovės sjell vetėm paqe e siguri nė Ballkan

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, New York, SHBA

Nė pėrpjekje pėr tė bėrė lobing nė SHBA, DioGuardi u takua dhe foli pėr pavarėsinė e Kosovės me kongresmenin Peter King

BIG APPLE NY: Presidenti i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane Joseph DioGuardi, ish-kongresmen ne dy mandate, dhe dy anetare te bordit te LQSHA-sė, biznesmenėt e sukseseshem Arslan Ēekaj dhe Zef Balaj, veprimtarė te dalluar shqiptaro-amerikanė, biseduan ne fillim te kesaj jave, ne nje takim elektoral, ku merrnin pjese edhe personalitete te njohura amerikane, mes tyre edhe ish-majori i Nju Jorkut, Ed Koach, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkėll Blumberg, gazetari i mirenjohur i CNN, Lou Dobbs, dhe kongresmeni Piter King.

Joseph DioGuardi Kongresmeni republikan Peter King, i cili, sapo ka filluar nje fushate fondmbledhese, per rikandidim ne zonen e tij - Distrikti # 3, ne fillim te bisedes shprehu respektin qe ka ai per popullin e Kosoves si dhe ri solli kujtimet ne bisede me momente gjate vizitave te tij ne Kosove. Ai nuk la pa permendur me kete rast, edhe lidhjet e mira qe ai mban me shqiptaret ne zonen e tij elektorale, Quins, Manhattan e Bruklyn, duke kujtuar edhe ish presidentin e Kosoves, te ndjerin Ibrahim Rugova. Ai e ēmoi larte kohen e liderit kosovar, kur u tha veprimtarve shqiptar se Kosova, sot, po gezon frutet qe jane rezultatet e punes shumevjeēare ne internacionalizimin e ēeshtjes se Kosoves, e ne veēanti ne perkrahjen qe mori nga Kongresi amerikan atehere, Ibrahim Rugova.

DioGuardi, pasi falenderoi kongresmenin King per angazhimin e tij ne mbeshtetje te ēeshtjes se Kosoves, i kerkoi atij te ngreje me me ndikimin ne kongresin amerikane, ēeshtjen per pavaresine e Kosoves. Pasi siē u shpreh DioGuardi, keto muaj jane momentet e fundit, kur edhe pritet te shpallet pavaresia e Kosoves. DioGuardi, foli gjithashtu per mbeshtetjen qe i jep komuniteti shqiptaro-amerikan dhe te gjithe shqiptaret ngado qe jane luftes kundra terrorizmit nderkombetare. Ne lidhje me ngjarjet e fundit ne Fort Dix, ai theksoi se eshte e padrejte te akuzohen te gjithe shqiptaret kudo qe jane, nese nje shqiptare diku ne bote e ben ndonje veprim te gabuar, veprim ky qe ska asnje lidhje me shqiptaret, sepse tek shqiptaret eshte nje percaktim i pergjithshem per t'iu bashkengjitur dhe per te ndihmuar forcat e koalicionit ne Irak e Afganistan, theksoi ai.

Kongresmeni King, gjate bisedes u zotua se do te vazhdoje mbeshtetjen per pavaresine e plote te Kosoves, dhe se do t'i bashkengjitet mbeshtetjes se Adminsitrates Bush dhe kolegeve te tjere ne kongres, miq te deshmuar te shqiptareve. Ne takim u shtruan edhe shume pyetje lidhur me sigurin ne vend, ēeshtjet ekonomike dhe ēeshtje te emigracionit. Mbasi siē dihet kongresmeni republikan, Peter King, kryeson edhe komisionin e Sigurise se Brendeshme Amerikane ne Kongres. Kongresmeni republikan, Peter King, i cili kryeson kete komisionin, vuri ne dukje ate qe tashme te gjithe e dine se pase 11 shtatorit 2001, jane rritur shume masat e sigurise, dhe se SHBA-s po i kushtojne me shume vemendje luftes se terrorizmit ne Irak e Afganistan. Sipas tij SHBA-s, kane perforcuar se tepermi sistemin e brendeshem te mbrojtjes.

DiGuardi, ne Manhattan ne takimin me kongresmenin King, u shpreh qarte edhe para nje numri te madhe te mbeshtetesve te kongresmenit King, se pavaresia e Kosoves sjell vetem paqe e siguri ne Ballkan e me gjere ne rajon. Ai tha se Kosova, ka treguar gjate ketyre viteve, se me te vertet ajo e meriton pavaresine. Ka mese tete vjet qe populli i Kosoves, po jeton ne paqe e i lire prej kur edhe iu dha fund luftes ne Kosove. Te njejten gje gjate ketij takimi me kongresmenin Peter King, dhe personalitetet e tjera amerikane, kane theksuar edhe dy biznesment e sukseseshem Arslan Ēekaj dhe Zef Balaj, veprimtar te dalluar shqiptaro-amerikan, ne kete takim. Ne fund te takimit kongresmeni i Nju Jorkut, republikani Peter King, iu faleminderua shqiptareve per mbeshtetjen qe i kane dhene atij ne te gjitha legjistaturat.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara