HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Familja Rugova, sukses nė biznes, nė sport dhe e dalluar nė ēėshtjen e Kosovės

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, New York, SHBA

Tre fėmijė nga Kosova, suksese nė mėsime, suksese nė sport

WESTCHESTER COUNTY - NY: Niman(Nik) Rugova, ka lindur me 20 gusht 1967, ne fshatin Halkaj te komunes Plave. Ne 1970, i shtyre nga gjendja shume e veshtire ekonomike e politike, si rezultat i shtypjes dhe represioniut serbo-malaizes, si mijera te rinje shqiptare, edhe ai detyrohet te lere vendin e te parve dhe te marre rrugen e stermundimeshme te kurbetit. Prinderit e tij, Sadiku dhe Nuria motra Mane, u vendosen kalimthi ne Itali, ku u lindi edhe vellai Sadiku. "Toka e Premtuar" Eldorado, e ka gjetur familjen Rugova nga Palava, me 25 maji 1971, mes shume te afermve te tyre emigruar qysh me pare. Kudo ku shkelen, ata duket se kane lene edhe nga nje kujtim. Kesisoje me te mbrritur ne SHBA, ne 1974 u lindi motra e vogel Zoja. Ne kete menyre, ne SHBA-s, u realizua edhe enderra e familjes Rugova.

Integrimi i menjehereshem njohja edhe me shume me shqiptaret, solli natyreshem martesen e Nik Rugoves. ne vitin 1986 me zonjushen Selvie Ahmetaj, edhe ajo nga ato ane. Fati u solli atyre kater femije, Arbnorin(1989),Nora(1991),Teuta(1994) dhe se fundi nje "baby doll" Ariana(2002).

Emigrimi ne Amerike, per shkaqe te njohura tek shqiptaret, ekonomike e politike, beri ate qe familja Rugova te zgjedhe kete vend - dhe pikerishte qytetin metropol te botes Nju Jorkun. Qytetin, i cili eshte bere si me thene kryqendra e shqiptarve te Amerikes. Nik Rugova, thote se:" Ate qe kisha enderruar ne Amerike, e ndjeva prej ne vitet e para , kur gjeta lirine dhe mundesine te integrohem plotesishte me jeten amerikane. Femijet rroken shkollen dhe e kthyen koken vetem kah suksesi qe ne ditet e prara", tha Rugova, babai i kater femijeve me te cilet gazeta e perditeshme kombetare Bota Sot, ka pergatitur edhe kete foto-reportazh.

Tre femije kosovarė nė Amerikė: suksese ne mesime suksese ne sporte
Me konkretishte ne kete reportazh, behet fjale per Arbnorin 18 vjeēare, i cili luan "Fotball American", per skuadren e shkolles Fox Lane High School. Kete sesion atij i takoje edhe kurora i me te dalluarit, ne shkolle dhe sport, duke u nderuar me ēertifikaten; "Business Education Award" nga kolegji "College of Wastchester". Nora, 16 vjeēare, ne klasen e dyte te shkolles se mesme: "Fox Lane High School", nxenese shume e mire dhe volejbolliste shume e mire, e skuadres se shkolles ku ajo meson dhe e klubit privat te sportit "Downstate Volleyball Club". Nora, ne nje turne kombetare ne kryeqytetin amerikan Washington D.C: zgjidhet volejbollistja me e mira e turneut, mes rreth 500 sportisteve pjesmarrese ne kete turne per moshat e reja. Nora, eshte kapitenja e skuadres e cila tash numeron edhe nje sere suksesesh. Nder sukseset saja jane ato kur ajo dhe ekipi i saj fitoje titullin Kampion i Rajonit ne pjesen Veri Lindore te Atlantikut, dhe titullin Kampion i Liges "Garden Empire Volleyball Association".

Ishin keto arritje, qe ajo dhe ekipi i saj ftiuan te drejten te luajne edhe ne kategorine e te rejave per ekipin olimpik te SHBA-s, "Junior Olimpic National Champoinship" ne Minesota. Per keto suksese, dhe talentin e shkelqyeshem te Nora Rugoves, shkroi edhe revista sportive amerikane nga Kalifornia"Prep Volleyball", kur ajo pohoi se "fati i sukesesit te ekipit "Downstate Volleyball Club", nga Nju Jorku, do te varet nga "bombaderja" e ketij ekipi Nora Rugova. Soprtistja e fundit e kesaj familje sportitesh, eshte edhe vajza me e vogel e kesaj familje, e cila quhet Teuta. Teuta, eshte 13 vjeēare dhe luan me ekipin e para te rejave ne shkollen e mesme "Fox Lane High School" dhe per klubin privat te volejbollit, "Downstate Volleyball Club". Ne rrugen e suksesit po ashtu eshte edhe ekipi ku luan Teuta. Edhe, ky ekip fitoje titullin e para te rejave ne pjesen Veri Lindore te Atlantikut, dhe te Liges se Pare per para te rejat dhe te drejten te luaj me ekipin Olimpik e para te rejave te SHBA-s. Familja Rugova ne Amerike, ruan te paster traditen dhe kulturen shqiptare.

Megjithse, familja Rugova ka rreth 30 vjet ne Amerike, ajo nuk ka humbur dhe nuk ka "firuar" asgje nga jeta, tradita e kultura e familjes shqiptare. Nika ka qene gjithmon mbeshtetes e perkrhaes e ēeshtjes shqiptare. Ēeshtja e Kosoves, sundimi i eger serb, e ka bere ate veprimtar e aktiviste te dalluar ne komunitet. Per vite te tera ai u angazhua dhe kontriboje ne Lidhjen Demokratike te Kosoves dega e Amerikes. U inkuadrua me pas edhe ne Keshillin Kombetar Shqiptaro Amerikane. Gjate integrimit te tij me jeten amerikane, ka arritur te ngreje lart, ne sferat e susksesit biznesin e tij. Nje rendesi te veēante ai i kushton familjes se tij sisdomos edukimit dhe shkollimit te kater femijeve.

Atyre asnjeher krahas gjithe perparsisve, nuk u ka lene pa u mesuar edhe gjuhen shqipe. "Tek femijet, thote ai une dhe bashkeshortja ime zonja Selvie, shohim driten e syve tone". Femijet tane flasin shqip, pasi ne shtepin tone flitet vetem shqip, dhe asnjeher nuk e ahrrojme Kosoven. Veē per te ardhmen e tyre, mendojme e punojme, qe ata te shkollohen dhe te arrijne ate qe deshirojne. Ndersa, Pavaresine e Kosoves, tha Nika, po e presim ne familjen time, si nje feste te madhe, ku ne familjerisht do te marrem pjese ne celebrimin e shtetit te pavarur e sovaran te Kosoves.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara