HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Dita e Trashėgimisė Shqiptare" nė Amerikė - festė e madhe me kėngė, valle e melodi shqiptare

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, New York, SHBA

U zhvillua festivali "Dita e Trashgimisė Shqiptare" nė Amerikė, organizuar nga Qėndra kulturore "Nėnė Tereza" pranė Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė "Zoja e Shkodrės".

Valhalla - Westchester NY: Tani qė para kombit shqiptar qėndrojnė dy ēėshtje tė mėdha: Pavarėsia e Kosovės dhe prosperiteti i mėtejshėm i Shqipėrisė, mė shumė tė drejta dhe liri themelore njerėzore pėr shqiptarėt qė jetojnė nė trojet e tyre, shqiptaro - amerikanėt janė nė kulmin e veprimtarive e aktiviteteve tė tyre. Kjo lidhet me faktin, pasi qė pėr tė dyja kėto ēėshtje njė ndihmė tė madhe ashtu siē ka dhėnė deri tash, mund tė japė komuniteti i madh i shqiptarėve tė Amerikės, nėse ai do tė jetė i bashkuar, ashtu sikundėr e ka patur pėr traditė gjithmonė dhe sikundėr e ka tregur , nė mbėshtetjen e pėrkrahjen qė u jep ky komunitet; Senatorve, Kongresmenve, Presidentve, e tjerė nė takime e fushtatat elektorale, nė demonstratat, nė aktivitetet dhe veprimtaritė kulturore, artistike, e fetare.

Komuniteti shqiptar nė Amerikė ka fatin tė jetojė nė njė shtet, i cili, duke qenė vetė shembulli i demokracisė e lirisė, duke qėnė vetė shembulli i respektimit tė tė drejtave dhe lirive njerėzore, i ka vėnė vetes si qėllim qė tė bėhet mbrojtėsi i tyre kudo qė ato shkelen, duke u bėrė kėshtu promotori kryesor i vendosjes sė njė Bote tė lirė e demokratke. Komuniteti shqiptaro-amerikan, ėshtė mė se i integruar nė jetėn amerikane dhe ėshtė pjesė vitale e kėtij vendi simbol i demokracisė dhe lirisė, ashtu sikundėr deklaroi Presidenti Bush nė Tiranė, me respektin qė kan fituar shqiptarėt ndaj SHBA-ės, i kanė hapur vetes rrugėn pėr tė pasur edhe njė mik tė madhė dhe tė pėrjetėshėm, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Dje(10 qershor 2007), kur tre ngjarje me pėrmasa historike pėrjetuan shqiptarėt; 8 vjet mė parė nė atė ditė historike tė kapitullimit tė Serbisė dhe ēlirimit tė Kosovės, vizita historike tė presidentit amerikan George W. Bush nė Tiranė, e para e njė presidenti amrikan nė funksion nė Shqipėri, dhe, Lidhja e Prizerenit sinteza e Rilindjes Kombėtare dhe pika kulminante e historisė sė re tė Shqipėrisė,nė veri tė qytetit tė Bronksit(Nju Jork), nė qytezėn Valhalla - Westchester, nė praninė e rreth disa mijėra vetave, u festua "Dita e Trashėgimisė Shqiptare", nė Amerikė,

Aktivitet, ky qė po merr formėn tradicionale dhe organizohet pėr ēdo vitė, nga Qėndra kulturore "Nėnė Tereza" pranė Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė "Zoja e Shkodrės". Shqiptarėt e Amerikės, nga Nju Jorku, shtete tė tjera pėr rreth New Yorkut, patėn rastin tė kalojnė njė ditė tė bukur argėtuese e shlodhėse me folklorin e mrekullueshem shqiptare. Grupi folklorik nga Kosova "Rugova", SHKA "Bashkimi Kombėtar", shoqata "Rozafati" , si dhe kėngėrtarėt e njohur Gezim Nika dhe Aurela Gaēe, denjėsisht e presentuan kėngėn dhe vallen tradicionale shqiptare. Ndeshjet e shumė skuadrave tė futbollit dhe volejbollit, si dhe "dyluftime" shahistike, aktivitete tė tjera tė shumta me lojra popullore, e bėnė kėtė ditė edhe me interesante dhe tė kėnaqshme.

Personalite tė shqura shqiptare, tė biznesit, politikės, sportit, kulturės e artit, fesė e tjerė, kanė marrė pjesė nė kėtė aktivitet, pėrfshirė kėtu edhe, famullitarin e Kishės "Zoja e Shkodrės", doma Pjetėr Popaj, ambasadorin e RSH nė Misionin e Pėrherėshėm nė OKB, eskeselencėn e Tij z Adrian Neritani, ish kongresmenin republikan tė Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligės Qytetare Shqiptaro Amerikane. Familjet shqiptare tė veshur me bluza kuq e zi dhe me flamuj nė duar qėndruan pėr mė se 10 orė nė mjediset e gjelbėruara tė parkut Kensico Dam Plaza. Nė njė fushė sporti u luajtėn lojra nė futboll dhe volejboll, ndėrsa pak metra mė tutje ishte improvizuar tribuna e pėrzgjedhur nga repertoari i kėngėtarėve tė njohur Gėzim Nika, Aurela Gaēe, grupi folklorik “Rugova”, etj. Organizatorėt me kohė ishin marrė edhe me organizimin e ushqimeve tė llojllojshėm tė kuzhinės shqiptare: nuk mungonte byreku, flia, dhe shumė specialitete qė shqiptarėve tė emigruar ia kujtonte ushqimin nga viset qė vinin. Kishte edhe stenda ku shiteshin libra, videokaseta, veshje apo piktura me motive shqiptare. Nė qytetin e Nju Jorkut ēdo gjė ishte shqiptare. Ishte bota shqiptare nė miniaturė. Edhe kėngėt dhe vallet qė u lozėn ishin nga tė gjitha viset. Valltarėt ishin tė shtresave tė ndryshėm: vajzat dhe djemtė tė lindur nė Amerikė.

"Dita e Trashėgminsė Shqiptare" nė Amerikė "Albanian Cultural Heritage Celebration", nė Kensico Dam Plaza nė qytezėn Valhalla, percepitohet njėkohėsishtė, si njė festival argėtues. Aty marrėn pjesė me mijėra mėrgimtarė shqiptarė, tė emigruar kėtu, nė periudha tė ndryshme nga tė gjitha viset e Shqipėrisė: Shqipėria, Kosova, Ēamėria, Kosova Lindore, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ata mblidhėn nė kėtė ambjent tė mrekullueshem natyror, shumė i ngjashėm me bukuritė natyrore tė bjeshkeve, luginave dhe fushave tė Kosovės, Shqipėrisė, e viseve tė tjera, pėr tė ringjallur traditėn e bukur shqiptare, tė kėtyre festave tradicionale kombėtare.

Edhe pse njė ditė do tė duket pak pėr tė shpalosur pasuritė e njė populli, pak nga tė gjitha fushat kulturore, tė pėrfaqėsuara nga elementet mė tė mirė tė tyre, ajo pėrbėn njė ngjarje tė rėndėsishme kulturore nė mėrgim. "Dita e Trashėgminsė Shqiptare" nė Amerikė "Albanian Cultural Heritage Celebration", nė Kensico Dam Plaza nė qytezėn Valhalla, ka mė tepėr njė karakter festiv.
Kėngėtarėt dhe valltarėt e Grupeve tė Kėngėve dhe Valleve Popullore, pėrēojnė traditėn mė tė mirė tė muzikės dhe valles popullore. Ndėrkohė edhe ritmet e muzikės moderrne dėgjohen nėpėr park si: ambientale, techno, house, trance, rock & pop, dance, hip hop, clasica, e tjera. Ato pėrēohen pėrmes CD-ve dhe DJ, e video clipeve, grupe tė rinjėsh shijojnė tė gjitha llojet e muzikės. Nė kėtė festival nė se do t'a quamin kėshtu nuk kanė munguar asnjėherė as lojarat popullore e sportive, ushqimi dhe ekspozimi i, simboleve kombėtare, flamuj, distiktiva me figura kombėtare, CD me muzikė tė ndryshme nga tė gjitha trevat, kaseta dhe video kaseta.

Ndėrkaq festivali "Dita e Trashėgimisė Shqiptare", nė Amerikė, shfaqė gjithėheret tek tė gjithė shqiptarėt, shumė veti dhe lė mbresa tė bukura nė jeten komunitare. "Dita e Trashėgimisė Shqiptare", nė Amerikė, tregojn edhe njė herė se sa jemi tė bashkuar rreth flamurit kombėtar dhe traditės sė bukur kulturore artistike, nė mėrgim. Bashkėsia shqiptare nė Amerikė, tregonė se ka njė potencial tė intelegjncės dhe njerėzė tė kulturės, artit dhe shkencės pėr nga pjesmarrja pasi aty ishin tė gjithė. "Dita e Trashėgimisė Shqiptare", nė Amerikė, ėshtė njė festė nė natyrėn e bukur amerikane, festė e tė gjithė shqiptarėve, nga Tetova, Tirana, Ēamėria, Prishtina, Presheva, Plava, Gusia dhe Malėsia e Madhe.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara