HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bush e Putin do tė zhvillojnė bisedime nė fermėn private tė ish-presidentit amerikan Bush, qė ndodhet nė shtetin Maine nė pjesėn veri-lindore tė SHBA-sė

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, New York, SHBA

Autorėt e projektrezolutės pėr Kosovėn parashtruan disa korrigjime: Tre korrigjimet nė projektrezolutė, e cila automatikisht i jep pavarėsi Kosovės pas 120 ditėsh, tė cilat, sipas tyre do tė jepen pėr bisedime midis Beogradit dhe Prishtinės, u parashtruan nga Britania e Madhe, SHBA dhe Franca

KENNEBUNKPORT, MAINE: Mė 1 korrik presidenti rus Vladimir Putin do tė fillojė vizitėn dyditore nė SHBA. Pėr kėtė, pala amerikane ka bėrė me hollėsi rendin e ditės tė kėsaj vizite. Presidentėt e tė dy vendeve do tė zhvillojnė bisedime nė fermėn private tė ish-presidentit amerikan Bush, qė ndodhet nė shtetin Maine nė pjesėn veri-lindore tė SHBA-sė. Por, opinioni publik, ėshtė i mendimit se ky rend i veēantė nuk mund tė zbutė divergjencat e zgjeruara nga dita nė ditė midis Rusisė dhe SHBA-sė nė problemin e sistemit kundėr raketave. Veē diskutimeve pėr mbrojtjen me raketa, nė Europėn Jug Lindore, ka edhe diskutime pėr tė ardhmen e Kosovės, ambicjet bėrthamore tė Iranit dhe ēėshtje tė tjera, kanė njoftuar mediet amerikane dhe ato botėrore.

Presidentėt Bush dhe Putin
Presidentėt Bush dhe Putin

Mediet njoftuan se autorėt e projektrezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr Kosovėn parashtruan disa korrigjime nė dokument me qėllim zgjerimin e pėrkrahjes nė Kėshillin e Sigurimit, bėri tė ditur disa tė pėrditėshme tė njohura ndėrkombėtare. Ato vunė nė pahė se ka tre korrigjimet nė projektrezolutė, e cila automatikisht i jep pavarėsi Kosovės pas 120 ditėsh, tė cilat, sipas tyre do tė jepen pėr bisedime midis Beogradit dhe Prishtinės, u parashtruan nga Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Franca. Sakaq, Moska nuk ka lėvizuar aspak nga qėndrimet e mėparshme. Kremlini vazhdon t’i kundėrvihet dhėnies automatike tė pavarėsisė Kosovės, pas 120 ditėsh bisedime. Diplomatė shėnojnė se nuk do tė ketė votim tė projektrezolutės nė Kėshillin e Sigurimit para takimit tė presidentėve tė SHBA-sė dhe tė Rusisė George Bush dhe Vlladimir Putin ditėn e hėnė, mė 2 korrik nė shtetin Mejn.

Presidentėt Bush dhe Putin
Presidentėt Bush dhe Putin

Duke iu referuar analisteve tė medieve botėroe thuhet se qysh nga fillimi i kėtij viti, marrėdhėniet ruso-amerikane kanė shkuar drejt gjendjes sė nderė tė shkaktuar nga dislokimi nga SHBA-ja i sistemit tė mbrojtjes kundėr raketave nė Ēeki dhe nė Poloni. Sipas njoftimeve, SHBA-ja ka planifikuar tė dislokojė 10 raketa interceptimi nė Poloni dhe tė krijojė bazėn e radarit tė sistemit kundėr raketave nė Ēeki. SHBA-ja tha se ky veprim ka pėr qėllim tė mbrojė nė mėnyrė efikase sulmin e raketave tė Iranit. Publikimi i kėtij plani amerikan ka pėsuar menjėherė kundėrshtimin e ashpėr tė Rusisė. Rusia ėshtė e mendimit se veprimi amerikan nuk ėshtė pėr interceptimin e raketave tė Iranit, ndėrsa ėshtė pėr frenimin e mėtejshėm tė Rusisė, prandaj ky veprim do tė pėrbėjė kėrcėnim pėr sigurinė e Rusisė.

Presidentėt Bush (babė e bir)
Presidentėt Bush (babė e bir)

Ndėrkaq sipas tyre Presidenti rus Putin kėrcėnoi se Rusia do tė largohet nga "Marrėveshja e forcave tė armatosura kovencionale tė Evropės" dhe do tė drejtojė pėrsėri raketat e saj ndaj Evropės. Gjatė pjesėmarrjes sė tij nė Samitin e grupit tė 8 vendeve, tė zhvilluar nė fillim tė qershorit tė kėtij viti nė Gjermani, Putini propozoi se SHBA-ja dhe Rusia do tė pėrdorin sė bashku stacionin e radarit nė Azerbajxhan, nė mėnyrė qė tė anulohet plani amerikan pėr dislokimin e sistemit kundėr raketave nė Ēeki dhe nė Poloni. Pėr kėtė, SHBA-ja nuk bėn asnjė lėshim. Para qėndrimit tė fortė tė SHBA-sė, ditėt e fundit, ministri i Jashtėm i Rusisė Anatoli Serdiukov paralajmėroi hapur se nė qoftė se SHBA-ja i pėrmbahet dislokimit tė sistemit kundėr raketave nė Evropė, Rusia do ta konsiderojė atė si njė veprim jomiqėsor, qė ka pėr qėllim tė prishė sistemin e tanishėm tė sigurimit dhe tė fabrikojė pėrēarjen e re nė Evropė. Megjithėse SHBA-ja ka dhėnė shumė herė se dislokimi nga ajo i sistemit tė mbrojtjes kundėr raketave nė Evropė nuk drejtohet ndaj Rusisė, Por pala ruse ėshtė e mendimit se plani amerikan ka shkatėrruar balancėn strategjike tė Evropės, Rusia do tė forcojė vitalitetin e vet strategjik.

Nė sfondin e tillė,thonė komentatorėt nė Samitin midis Rusisė dhe SHBA-sė qė do tė zhvillohet nesėr. Presidentėt e tė dy vendeve do tė zhvillojnė bisedime nė fermėn private tė ish-presidentit amerikan Bush, qė ndodhet nė shtetin Maine nė pjesėn veri-lindore tė SHBA-sė, nėse, do tė zgjidhen problemet e sipėrpėrmendura qė ndodhen para dy vendeve dhe nėse do tė zbuten marrėdhėniet e ndera midis dy vendeve ? pėr kėto opinioni publik mban njė qėdrim pesimist dhe ėshtė i mendimit se ky Samit nuk do tė ketė asnjė vlerė. Tė dyja palėt dėshirojnė tė shfaqin mendimet e veta, duke shfrytėzuar kėtė rast. Opinioni publik ėshtė i mendimit gjithashtu, se kundėrvėnia e ashpėr midis Rusisė dhe SHBA-sė rreth problemit tė dislokimit kundėr raketave nė Evropė nuk mund tė shkaktojė luftė tė ftohtė tė raundit tė ri midis dy vendeve. Kryetari i Fondit Politik tė Rusisė Nikonov vuri nė dukje se megjithėse marrėdhėniet ruso-amerikanė janė ulur nė nivelin mė tė ulėt gjatė 20 vjetėve tė fundit, nė tė ardhmen e parashikuar, marrėdhėniet midis dy vendeve nuk do tė pėrēahen.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara