HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Joachim Ruecker: Shtyrja e statusit, rrezikon zbehjen e arritjeve tė deritashme nė fusha tė ndryshme nė Kosovė

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, New York, SHBA

Raporti i kryeadministratorit civil i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė i njohur si shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, kėrkon tė paraqitet njė rezolutė, e cila do t'i hapte rrugėn qoftė negociatave tė mėtejme nė njė afat prej 120 ditėsh, me synimin pėrfundimtar tė miratimit tė planit Ahtisaari, si njė investim mė kapital dhe mė i shteruar ndėrkombėtar deri tani nė negociatat mbi Kosovėn.

UNITED NATIONS NY: Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara ka filluar sot (9 korrik 2007) nė "Pallatin e Qelqėtė", nė Nju Jork, njė debatė, rutinė, pėr shkallėn e pėrmbushjes sė standardeve nė Kosovė. Debati i sotėm, ėshtė i ngėrthyer nė pyetjen instiktive "A do tė jetė ky raportimi i fundit i Joachim Rücker -it?" dhe se "Ēfarė do tė dalė pas kėtij raporti"?

Kryeadministratori, civil i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, i njohur si shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, para ambasadorėve tė KS tė cilėt kryen muaj mė parė edhe njė mision"hulumtues" nė Kosovė, raporton "ndoshta pėr herėn e fundit", duke u kėrkuar kėtyre ambasadorve marrjen sa mė tė shpejtė tė vendimit pėr statusin. Sepse, siē ka thėnė, ai qytetarėt e Kosovės kanė filluar ta humbasin durimin. Nė kėtė debat rutinė, pėr herė tė parė raporton edhe komandanti i pėrgjithshėm i KFOR-it, gjenerali Rolan Kather. Ai do tė raportojė pėr situatėn e sigurisė nė Kosovė nė njė seancė tė mbyllur nė KS. Debati ka filluar nė njė kohė, kur sot, po mbahet seanca e rradhės mbi Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit. Nė njė kohė, kur raporti i fundit u mbajtė para tre muajve. Raport i cili patė hodhur supozime se ai raport do tė ishte menduar tė ishte i fundit, i raportuar nė cilėsinė e kryeadminidstratorit dhe si pėrgjegjės nė zbatimin e rezolutės 1244, e cila mendohej se edhe do tė abrogohej. Por, parashikimet dhe deklaratat e shumicės sė diplomatėve perėndimorė, nuk u realizuan...

Sakaq, nė Kėshillin e Sigurimit, kanė vazhduar konsultimet edhe javėn qė e lamė pasė me synim qė pas raportit tė kryeadministratorit civil i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė i njohur si shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, tė kėrkohej tė paraqitej njė rezolutė, e cila sipas tyre do t'i hapte rrugėn qoftė negociatave tė mėtejme nė njė afat prej 120 ditėsh, qoftė me synimin pėrfundimtar tė miratimit tė planit Ahtisaari, si njė investim mė kapital dhe mė i shteruar ndėrkombėtar, deri tani nė negociatat mbi Kosovėn. Nėn kėrcėnimin e njė vetoje ruse, plani nuk parashihet tė votohet drejpėrdrejtė, por pėr tė flitet si njė opsion i parazgjedhur, po qe se do tė mungonte nė negociatat e mundshme njė marrėveshje midis shqiptarėve dhe serbėve, qė realistėt edhe e parashohin se do tė ndodhė.

Plani ose drafti ekzistues i bashkėsponsoruar nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe, ka qarkulluar, ėshtė korrigjuar dhe rishikuar tri apo katėr herė deri tani me qėllim tė plotėsimit tė disa kėrkesave dhe shqetėsimeve qė janė shfaqur kryesisht nga Rusia, por edhe nga ndonjė tjetėr anėtar i Kėshillit, si Indonezia apo Afrika e Jugut. Drafti i korrigjuar nuk i ėshtė shmangur thelbit tė tij, qė ėshtė pavarėsia e mbikėqyrur e Kosovės, mirėpo ka marrė parasysh disa kėrkesa ruse, si emėrimin e njė pėrfaqėsuesi qė mbikėqyrė tė drejtat e serbėve, ardhjen nė vizitė nė Kosovė gjatė prillit tė anėtarėve tė Kėshillit dhe tani vazhdimin e negociatave.

Shefi i misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Joachim Ruecker, theksonė nė raport se shtyrja e zgjidhjes sė statusit, rrezikon zbehjen e tė arriturave tė deritashme nė fusha tė ndryshme nė Kosovė dhe se pėrparimi i mėtejmė varet nga zgjidhja e statusit. Joachim Ruecker ka paralajmėruar se ēdo shtyrje luan nė letrėn e, siē ka thėnė, ekstremistėve tė tė dyja palėve. Shefi i UNMIK-ut thotė se paralajmėrimi i mbajtjes sė zgjedhjeve tė reja nė Kosovė, ka tė bėjė me funksionimin e demokracisė, por sipas tij duhet patur kujdes qė ato tė mos pengojnė procesin e zgjidhjes sė statusit. Shefi i UNMIK-ut pritet tė raportojė tė hėnėn para KS tė OKB-sė mbi pėrmbushjen e standardeve nė Kosovė nė tre muajt e fundit.

Velnė tė permendet nė kėtė kontekst se seanca mė e fundit e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ku po diskutohej pėr tė ardhmen e Kosovės, u shoqėrua me njė skandal tė bujshėm. Ambasadori rus pranė OKB-sė Vitali Ēurkin u largua nė mėnyrė demonstrative dhe dukshėm i zemėruar prej kėsaj seance, pas raportimit tė shefit tė UNMIK-ut, Joakim Ryker, nė lidhje me gjendjen nė Kosovė.

Ambasadori Ēurkin akuzoi mė pas shefin e UNMIK-ut, Joakim Ryker, se me raportin e tij po luan rolin e avokatit tė pavarėsisė sė Kosovės. Ruecker, paraqiti para anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit njė raport mbi pėrmbushjen e standardeve nė Kosovė nė tre muajt e fundit, hartuar nga misioni i OKB-sė dhe institucionet vendase. Ēurkin e quajti largimin e tij si diēka normale, duke thėnė se atij i duhej tė shkonte nė njė takim tjetėr, ndėrkohė qė punimet e seancės sė KS i kishte ndjekur zėvendėsi i tij.

Rykeri vetė i hodhi poshtė akuzat pėr njėanshmėri.Ai tha se vetėm kishte bėrė tė qartė qė Kėshilli i Sigurimit duhet tė marrė sė shpejti njė vendim nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės, sepse pėr kėtė janė duke pritur edhe banorėt e Kosovės. Nė takimin e Kėshillit tė Sigurimit, ishte i pranishėm edhe presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu, i cili nuk kishte tė drejtė tė diskutonte. Pas deklaratave tė ministrit te jashtėm rus Sergei Lavrov, edhe Ēurkini e Rusia nuk ėshtė dakord me planin e paraqitur prej Ahtisarit pėr njė pavarėsi tė mbikqyrur tė Kosovės.

Nuk ka afate pėr caktimin e statusit tė Kosovės

Departamenti i Shtetit i SHBA-sė njoftoi, se procesi pėr caktimin e statusit tė Kosovės vazhdon nė kuadrin e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Tani pėr tani nuk janė tė caktuara afate pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Nė konferencėn e rregullt pėr shtypin nė Uashington zėdhėnėsi i departamentit Shon Makkormak theksoi, se problemi i Kosovės ėshtė tepėr i ndėrlikuar. Pėr sa i pėrket projektrezolutės pėr kėtė krahinė zėdhėnėsi njoftoi, se ajo akoma hartohet nė OKB-nė.

Domosdosshmėria e njė veprimi rreth Kosovės nga ana e Kėshillit tė Sigurimit ėshtė bėrė edhe mė urgjente pas raportit tė fundit mbi Kosovėn tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Moon i cili flet pėr rrezikun real qė pėrbėnė statusi i padefinuar i Kosovės. Nė Nju Jork, shefi i UNMIK-ut, ka theksuar se shtyrja zgjidhjes sė statusit rrezikon zbehjen e tė arriturave tė deritanishme nė fushat e ndryshme nė Kosovė dhe se pėrparimi i mėtejm varet nga zgjidhja e statusit. Ryker ka paralajumėruar se ēdo shtyrje luan nė letrėn, siē ka thėnė ai, tė ekstremistėve tė tė dyja palėve.

Nėnsekretari amerikan i shtetit pėr Euro-Azi, Daniel Fried ka deklaruar se nėse Rusia do tė vazhdojė tė mos pranojė pavarėsinė e Kosovės, hapi vijues do tė jetė i vetėkuptueshėm. Nė njė intervistė pėr revistėn e njohur gjermane "Stern", Fried tha se takimi midis presidentėve Bush dhe Putin do tė jetė njė takim ku dy presidentėt pa protokoll do tė kenė kohė tė diskutojnė tė gjitha ēėshtjet kontestuese nė politikėn midis dy vendeve, e ne veēanti ēėshtjen e Kosovės. "Nė rastin e Kosovės SHBA nuk do tė ndalen, por do tė shkojnė pėrpara. Vonesa dhe pritja ēon nė shpėrthimin e dhunės, ndėrsa status quo-ja nuk ėshtė stabile. Ne duam qartė njė rezolutė nė KS qė do tė pėrkrahej nga Rusia. Por, nėse nuk do tė kemi rrugė tjetėr, atėherė nuk mund tė presim qė gjėrat nė rajon tė pėrmirėsohen vetvetiu. Hapi i radhės ėshtė i vetėkuptueshėm" vlerėson Fried. Duke folur pėr Kosovėn nėnsekretari amerikan i shtetit shprehet se: "SHBA do tė bėjnė gjithēka qė ėshtė e mundur pėr tė arritur miratimin e njė rezolute tė pėrbashkėt. Rusia po kundėrshton me arsyetimin se pavarėsia e Kosovės do tė krijonte njė rast precedent pėr njohjen e pavarėsisė sė Abhzise, Osetisė jugore dhe Transnistrinė", tha diplomati amerikan.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara