HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NJU JORK:

AKADEMI PERKUJTIMORE KUSHTAR PRESIDENTIT HISTORIK TE KOSOVES DR. IBRAHIM RUGOVA

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Ai jetoi pak, por e ndryshoi njė shekull

JAHJAGA: "Ne qė jetuam nė shekullin e Ibrahim Rugovės, kemi mėsuar shumė prej tij. Tė ligė janė ata qė nuk e pranojnė historinė e shkruar nga Ibrahim Rugova. Tė mėdhenj janė ata qė e vazhdojnė rrugėn e Ibrahim Rugovės!"

“Fordham University” - Bronx - NY: Nė Nju Jork, u mbajtė akademi madhėshtore, nė shenjė pėrkujtimi tė njė vjetorit tė vdekjes sė Dr. Ibrahim Rugovės, ku morėn pjesė edhe disa nga fytyrat mė eminentet, tė komunitetit tonė. Krerėt e pothuajse tė gjitha shoqatave, e organizatave shqiptaro - amerikane, klerik e qindra mėrgimtar nga mbar hapsirat shqiptare. Kjo akademi pėrkujtomore, u mbajt me rastin e njėvjetorit tė vdekjes sė Presidentit Historik tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugovės, nėn patronazhin e degės sė LDK-sė, pėr Nju Jork me rrethe. Akademia Pėrkujtimore, u zhvillua nė kampusin e universtitetit "Fordham University" nė Bronks, nė shenjė respekti dhe dashurie tė thellė - duke pėrjetėsuar figurėn e pakrahasueshme tė Presidentit tė parė tė Kosovės, Prof. Dr. Ibrahim Rugova, feniksit tė Kosovės.

Agim Rexhaj

Rugova, ėshtė parė e vlersuar gjithmon nga kėta shqiptarė, tė cilėt, u tubuan; si njė udhėheqės me tribute tė veēanta, dedikuar lirisė, pavarėsisė dhe demokracisė sė Kosovės. Dr. Ibrahim Rugova, ėshtė quajtur edhe - "George Washingtoni, i Kosovės"- ose krahasuar me Gandin, si "Gahndi i Ballkanit". Presidenti i Pavaresise se Kosovės,, vdiq nga njė sėmundje e rėndė nė moshėn 61-vjecare. Ndėrsa, u pėrcoll pėr nė banesėn e fundit nė Prishtinė, nga mė shumė se njė milion njerėz, dhe nga mė shumeėse 50 - delegacione nga mbarė bota. Duke i bėrė atij njė nderim historik, dhe, tė paparė ndonjėherė nė hsitorinė e njerėzimit.

Ambasadori Ardian Neritani

Akademia Perkujtimore, u hap me njė minut heshtje. Mė pas u luajt intonimini i hymneve kombėtare tė SHBA,ės, RSH-ės, e Dardanisė, nėn pėrkujdesjen e Radio "Melosit", shoqeruar me fjalime tė rastit, pjesė klasike, poezi. Moderatori i kėsaj akademie pėrkujtimore, Shkumbin Teta(gazetar), ēeli tubimin duke thėnė se: "Jemi mbledhur sot, qė sė bashku t'a shėnojmė pėrvjetorin e parė tė vdekjes sė presidentit historik tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova. Nė emėr tė kėshillit organizues dhe tė degės tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, pėr Nju Jork me rrethe, pėrzemėrsisht iu pėrshėndesim pėr prezencėn tuaj. Dhe njėhereshit, faleminderojm ēdo njerin prej jush qė do tė marrė fjalėn e do tė evokoj momente nga jeta dhe vepra e presidentit Rugova, - tha ai.

Pamje nga salla

Nė vijim tė fjalės sė tij, kryetari i degės sė LDK-ės, pėr Nju Jork me rrethe, zoti Agim Rexhaj, tha se: "Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ishte burrshtetasi i madh, njeriu i vizionit historik pėr Kosovėn e popullin shqiptar, njeriu dhe heroi i paqes, simboli i Pavarėsisė sė Kosovės. Nė kėtė ditė tė pėrkujtimit, kur do tė duhej, mbi tė gjitha, tė mendojmė, tė meditojmė thellė, tė takohemi me dhembjen e pikėllimin dhe tė nxjerrim mėsimet nga ato, nuk mund tė mos e them edhe kėtė: Presidenti Rugova, ishte personalitetit i pėrmasave tė mėdha,udhėheqėsi, i cili, me frymėn e mendimit e tė veprimit tė tij integrativ, me kėmbėnguljen e qėndresėn e pashembulltė, me guximin e vizionin e atdhetarit tė pashoq, nuk u ndal asnjėherė nė pėrpjekjet e tij pėr realizimin e pavarėsisė, tė demokracisė e tė sovranitetit tė Kosovės.

Dom Pjetėr Popaj

Ishte njeriu qė hapi njė kapitull tė madh e tė tė ri nė historinė mė tė re tė shqiptarėve, njė kapitull, i cili mban emrin e tij tė ēmuar. Miq tė nderuar, zonja dhe zotėri, Dr. Ibrahim Rugova, jo vetėm hapi kėtė kapitull, jo vetėm qė, siē thuhet, hyri nė historinė mė tė re kulturore, politike e shtetėrore tė shqiptarėve e tė Kosovės, por ai, me figurėn e tij madhėshtore, tė cilės, siē e pamė edhe kėto kohėt e fundit, iu fal edhe bashkėsia ndėrkombėtare, krijoi histori, historinė mė tė re tė shqiptarėve nė Kosovė.

Agim Karagjozi

Nė mbyllje, gjatė fjalės sė tij ambasadori i RSH, pranė Misionit tė Pėrherėshėm nė OKB, shkėlqesia e tij Ardian Neritani, konkludoi, se: "Me tė gjitha kėto Rugova, arriti tė fitoj njė popullaritet tė jashtėzakonėshėm tek populli i vet duke mėshiruar me plot tė drejt virtytet mė tė mira tė njė udhėheqėsi legjendar. Ai arriti qė mesazhet e tija t'i pėrcillte tek njė klasė politike e konsoliduar. Tė cilat si dje, sot, dhe nesėr tė unifikuara janė nė binarėt e rrugės pėr tė arritur qėllimet madhore. Ai ndėrtojė nė politikėn shqiptare, balancat e duhura me tė njėtn drejtim vetėm pavarėsin e Kosovės. Lidhi shqiptarėt dhe orientojė ata me miqėsi tė pėrherėshme me SHBA dhe vendet perendimore. Kumtesėn e tij gazetari i njohur Sinan Kamberaj, nė njėvjetorin e vdekjes sė Presidentit Rugova, e kishte titilluar:"Ardhja dhe ikja e Prijėsit".

A. Alicka

Nė tė thuhej se" Ėshtė tepėr vėshtirė tė shprehet me fjalė dhimbja dhe pikėllimi pėr vdekjen e hershme tė Presidentit Historik tė Kosovės, Z. Ibrahim Rugova, e aq mė vėshtirė tė vihen nė pah me pak fjalė, nė njė manifestim pėrkujtimor si ky i sotmi, vlerat e presonalitetit tė tij prej intelektuali humanist, shkencėtari erudit, politikani pragmatist dhe burreshtetasi e strategu vizionar. Kamberaj, tha se " Ibrahim Rugova, u shfaq nė Kosovė si njė njeri i Duhur, nė njė kohė tė Duhur, ashtu siē shfaqen njė herė nė njėqind vjet nė Histori Njerėzit e Medhėnj. Dhe, ai iku, poashtu, siē ikin Njerėzit e Medhėnj nga kjo botė, i qetė si njė Profet, duke e lėnė Kosovėn, Dardaninė e tij Antike, tė lirė dhe, nė prag tė Pavarėsisė seėshumėpritur.

Lumi Hadri

Po, si u shfaq njeriu i Urtė, tha mė tej Kamberaj, pacifisti i shpallur nga Perendimi, dhe, siē tha me tė drejteė nga njė mik i tij kėto ditė, nacionalistė i kultivuar, Ibrahim Rugova. Pasi, u shqua si njė personalitet i ipashembullt kulturor, duke shėnuar nė vitet shtatėdhjetė, njė kthesė historike nė fushėn e mendimit kritik letrar dhe artistik shqiptar, dhjetė vjet mė vonė Ibrahim Rugova u ngrit nė skenėn politike shqiptare tė Kosovės, si njė ideolog vizionar, me njė platformė moderne politike, me Durimin si strategji dhe Pritjen si taktike, dy postulate qė e kanė burimin tek tradita dhe etnopsikologjia shqiptare, e qė u bėnė tė pranueshme nga bota demokratike Pernedimore.

Avni Mustafaj

Ndėrsa redaktori pėrgjegjės, i gazetės sonė, sė pėrditėshmes kombėtare Bota Sot, z. Dervish Jahjaga,, kujtojė edhe njė herė se: "Njė vit mė parė, njė lajm i kobshėm preku thellė zemrat tona. Njė vit mė parė populli shqiptar nė Kosovė, nė Shqipėri dhe kudo qė jeton e vepron, deri nė Amerikė e Australi, ra nė zi kombėtare me rastin e ndėrrimit tė jetės sė burrit tė madh tė kombit, Ibrahim Rugova.

Dalip Greca

Njė vit mė parė pushoi sė rrahuri zemra e njeriut tė madh tė epokės tonė, tė madhit Ibrahim Rugova. Sot u mbushėn njė vit prej se nė mesin tonė nuk ėshtė Ibrahim Rugova. Njė vit pa Ibrahim Rugovėn ishte sa njė shekull. Ne jemi mėsuar me buzėqeshjen e tij tė ėmbėl, fjalėn e tij tė urtė, me fjalėn e tij tė menēur, me mendimin e tij tė drejtė, me vendimet e tija kombėtare. Sot po na mungon edhe buzėqeshja e tij, edhe fjala e tij, edhe mendimi i tij, edhe vendimet e tij. Nga zemra tė gjithė po ofshajmė: Ah sikur tė ishte gjallė edhe sot Ibrahim Rugova?

Dervish Jahjaga

Por, engjujt ndėrrojnė jetė duke fluturuar lart nė qiell.Burrat e mėdhenj jetojnė pak dhe bėjnė shumė. Ata nuk e qojnė kohėn kot. Presidenti Ibrahim Rugova jetoi e veproi aq sa e deshi koha, aq sa e jetojnė e veprojnė njerėzit e mėdhenj, burrat e shtetit e tė kombit. Ai jetoi pak por e ndryshoi njė shekull. Ne qė jetuam nė shekullin e Ibrahim Rugovės, kemi mėsuar shumė prej tij. Tė ligė janė ata qė nuk e pranojnė historinė e shkruar nga Ibrahim Rugova. Tė mėdhenj janė ata qė e vazhdojnė rrugėn e Ibrahim Rugovės!, ka pėrfunduar fjalėn e tij redaktori pėrgjegjės, i gazetės sonė, sė pėrditėshmes kombėtare Bota Sot, z. Dervish Jahjaga.

Ibrahim Kolari

Oratorė tė tjerė e morėn fjalėn, dhe shprehen fjalė tė mėdha qė vetėm ai i meritonte, si Dom Pjetėr Popaj, famullitari i kishės katolike shqiptare "Zoja e Shkodrės", Drejtori egzekutiv i KKSHA, z. Avni Mustafaj, kryetari i kulteve z. Rasim Hasanaj, z Agim Aliēkaj, kryetari i Vatrės, z Agim Karagjozi, ish komandati i brigadės"Mėrgimi", UĒK-ės, (FARK), z. Ramiz Muriqi, kryetari i shoqatės "Dibra" z. Ibrahim Kolari, legalisti Musli Mulosmani, nėnkryetari i shoqatės sė shkrimtarve z. Mėhill Velaj, z. Muhamet Omari, gazetari dhe publicisti z. Dalip Greca, veprimtarja e komunitetit Lumi Hadri, e tjer. U lexuan kumtesat e ambasadorit Kreshnik Collaku Zv/Ambasador, Ambasada e Shqiperise, Washington DC, dhe e editorit tė gazetės mė tė vjetėr shqiptare "Dielli", z. Anton Cefa.

Mehill Velaj

Muhamet Omari

Musli Mulosmani

Pjesėmarrės nė sallė

Ramiz Muriqi

Pamje nga salla

Rasim Hasanaj

Sinan Kamberaj


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara