HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane me krenari po vazhdon mbėshtetjen financiare pėr studentėt shqiptarė

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, New York, SHBA

BENSONHURST - BROOKLYN (NY), Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobi i parė shqiptarė nė SHBA, me krenari po vazhdon mbėshtetjen financiare pėr studentėt shqiptarė, tė cilėt, kanė treguar se kanė rezultate tė shkėlqyera nė shkollat amerikane. Fillimin i kėsaj inisiative, ka qėnė me studentin Faton H. Bislimi. Njė stundet ky nga Gjilani-Kosovė, i cili, sot, i ka pėrfunduar studimet dhe e ka ndier ndihmėn qė i dha atij Lidhja Qytetare Shqiptaro - Amerikane. Ndėrsa, tash i pėrfshirė me ndihmėn simbolike finaciare tė LQSHA, pasi ka pėrfituar nė rradhė tė parė nė saj tė suksesit tė tij personal me njė bursė tė plotė, ėshtė Alen Kadiu. Ai ka diplomuar me nderimet mė tė larta, e sukses tė plotė, nė njė afat rekord e shkėlqyer nė Adelphy Academy nė Bruklin(NY). Puna e tij jashtėzakonisht e suksesėshme gjatė studimeve nė Adelphy Academi, ka ndikuar esencialisht nė marrjen e njė vendimi nga Lidhja Qytetare qė t'a ndihmojė simbolikisht atė.

Alen Kadiu me DioGurdin

Alen Kadiu, ka lindur nė Lushnje nė njė kamp interrnimi(Plug), dhe thuajse nuk e hoqi atė tė keqe qė tė madhe qė pėrjetuan prindėrit e tij nėn rregjimin komunist, fati e solli atė qė tė shkollhet nė SHBA-s. Aleni, ėshtė njė tjetėr student shqiptarė nė diasporė, qė ka hyrė nė rrugėn e suksesit tė plotė, dhe tash duket se po ndien nė mėnyrė simbolike dorėn e ngrohėt tė Lidhjes Qytetare, e personalisht, tė presidentit tė saj vullnetar, ish kongresmenit republikan nga Nju Jorku, Joseph DioGuardi. Pėr Alen Kadiun, gazeta ka shkruar edhe mė parė, duke vėnė nė pahė aftėsitė dhe suksesin e tij nė Adelphy Academi, dhe vlersimin qė ai ka marrė pėr tė vijuar mė tė tej studimet, nė njėrin prej univeristeteve mė tė njohura amerikane, Brook University.

AACL ndihmon Alen Kadiun

Programi i ndihmave pėr studentėt, ėshtė themeluar nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe realizohet nėn pėrkrahjen dhe patronatin e disa anėtarėve tė Bordit tė Lidhjes Qytetare. Duke qenė pėrkrahės dhe mbėshtetės financier tė kėtij programi, i parė i kėtij lloji i krijuar nga LQSHA me studentin Faton H. Bislimi, dy anėtarėt e kėti bordi, kėsaj rradhe Aslan Ēekaj dhe Rifat Mehmeti, dje, nė Adelphy Academi, sipas marrėveshjes me LQSHA, gjegjėsisht me Presidentin e saj Joseph J. DioGuardi, nė prani tė familjes Kadiu, i dhuroi njė njė ēek tjetėr studentit shqiptaro amerikan Alen Kadiu. Njė ndihmė financiare, e cila, thuhet se mbulon blerjen komplet tė librave tė shkollės, pėr Alen Kadiun, dhe shėnon vazhdimin e seriozitetin e kėtij programi, me karakter tė benefitit publik pėr studentėt shqiptaro amerikanė.

AACL ndihmon Alen Kadiun

"Qėllimi i ndihmave me anė tė kėtij programi, u shpreh DioGuardi, ėshtė qė t’u ofrojė studentėve tė talentuar dhe qė premtojnė pėr tė arrdhmen - mundėsinė e shkollimit universitar nė SHBA. Kėtė vit, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, gjegjėsisht me dy anėtarėt e bordit Aslan Ēekaj dhe Rifat Mehmeti, i ofruan ndihmė simbolike Alen Kadiut, tha DioGuardi, por, duke shpresuar qė pėr vitet e ardhėshme numri i studentve dhe shumat e ofruara tė rriten, deri nė masėn e pėrballimit tė suksesit tė studentėve shqiptarė nė SHBA".

Familja Kadiu, gjyshi Muntaz, Fetja, e ėma e djalit Dhurata, iu faleminderuan dhe shprehen mirėnjohjen e thellė pėr kujdesin qė tregon DioGuardi, dhe vlersuan jashtėzakonisht duke pėrfituar nga ky rastė, rolin dhe kontributin e tij tė madh nė dobi tė ēėshtjes kombėtare, sidomos atė pėr pavarėsinė e Kosovės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara