HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Me TV ALB, Shqiptarėt e Amerikės dhe Kanadasė ndihen si nė Tiranė, Prishtinė, Tetovė, Preshevė, Tuz e Ulqin

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, New York, SHBA

TV ALB - pako e pare e kanaleve televizive shqiptare, emetim televiziv bashkėkohor edhe nė SHBA dhe Kanada

New York - NY: TV ALB-a, tani nepermjet nje pako e pare e kanaleve televizive shqiptare, ka filluar emntmin televiziv edhe ne SHBA dhe Kanada . Jane me se 10-15 kanale televizive nga Shqiperi, Kosova, e disa vise te tjera shqiptare ne Ballkan, qe tani mund te shihet lehte edhe ne SHBA dhe Kanada permes pakos TV ALB. Nje pako e pare, kjo e kanaleve televizive shqiptare . TVALB, eshte ne kuader te kompanise shqiptaro-amerikane per sherbime te IPTV-se (Internet Protocol Television). Abonimi ne SHBA dhe Kanada mund te behet permes faqes se internetit (www.tvalb.com), ose permes telefonit: 1-201 880 9007.

TV ALB, po shihet tek teleshikuesit dhe abonetet e saj anembane SHBA, si nje nder te parat pako e kanaleve televizive shqiptare , ne Amerike, duke shenuar dhe ndryshimin me te madh ne historine e transmetimeve televizive shqiptare, madje edhe ne nje koncept me te gjere, me nje larmi programacioni dhe interaktivitet permes transmetimeve televizive. Keshtu TV ALB, nepermjet pakos se kanaleve televizive shqiptare, ka arrire te thyeje nje-pas-njeshem kufijte e transmetive televizive, duke qene gjithnje e me e kerkuar ne mergaten shqiptare, fakt ky i misheruar ne kerkesen gjithnje e ne rritje, perftuar nga sherbimet televizive te nje pako e pare e kanaleve televizive shqiptare ne SHBA-es.

Kjo gje, nxitet nga nje fakt shume i rendesishem dhe mjaft domethenes. Perveē perfeksionit ne cilesine e transmetimeve, TV ALB ka ē’te ofroje maksimalisht ne permbajtjen e tyre duke siguruar keshtu akses dhe absorbim te plote te produkteve nga audienca e saj…Platforma TV ALB perbehet nga 1o kanale televizive qe perfshijne gjithe gamen e produkteve televizive; ne Lajme, Aktualitet, Shkence, Kulture, Sport, Kinema, Dokumentare, Muzike, Programe per femije dhe te rinj, ku gjithēka eshte ekskluzive si me qene ne Tirane, Prishtine, Tetove, Presheve, Tuz e Ulqin ......e tje.

Pako e kanaleve:
RTK, KTV, ALSAT, TVSH, NEWS 24, NEWS24, LAJMET, TV SHQIP, TVALB, ALBTV, SHQIP TELEVIZONE,BBF, TIRANA TV, SHQIPERIA TV,TELEVIZIONI SHQIPTARE, AMERIK, USA, KANADA, IPTV, TIRANA TV, CHANNEL,ALBANIAN, MUZIK, KANALE SHQIP, FREE, VIZION PLUS, VIZION+, RTK LIVE, LAJME, SHBA TIRANA TV, TIRANA, SHQIPERIA PRISHTINA, TOP, KOSOVA, TV, CANADA, TV ALB, ALB TV.

Perurimi i TV ALB ne Nju Jork

Perurimi i TV ALB, u be ne pranine e me shume se 120 mysafireve te ftuar, ne mesin e perfaqesuesve te organizatave te komunitetit, biznismeneve dhe bashkatdhetareve, kompania prestigjioze TV ALB me ne krye z. Benjamin Dreshaj, beri promovimin e sinjalit te 10 stacioneve televizive ne Amerike dhe Kanada. Mbremja eksluzive u mbajte me 19 korrik 2007 ne restorantin luksoz “Mario’s” ne Bronx, New York.

Ne kete mbremje Koktel, ishin te pranishem nenkryetari i “Vatres” Dr. Gjon Buēaj, kryetari i LDD-se dhe nenkryetar i “Vatres” Agim Rexhaj, kryetari i LDK-se Ramadan Gashi, kryetari i Keshillit te Kishes “Zoja e Shkodres” Marjan Cubi, biznesmeni dhe aktivisti i dalluar Zef Balaj, pronarja e restorantit “Lumi” Lumi Hadri, kryetari i Shoqates Atdhetare Dibrane Ibrahim Kolari, biznesmeni dhe pronari i kompanise ajrore “Adriatic Eagle Air” Tom Ulaj, redaktori i gazetes kombetare “Bota Sot” Dervish Jahjaga, presidenti i “Albanian Yellow Pages” Ismer Mjeku, pronari i kompanise “Albanian Limousine” Anton Gjokaj, kengetaret e mirenjohur Merita Halili dhe Agim Gerbeshi, aktivistja Majlinda Myrto, aktivistja Shqipe Biba, pronari i kompanise “Louis Overseas” Luigj Shkreli, poetja Kozeta Zylo, pronarja e kompanise “Vesa Travel” Vesa Bardhi, Radio Melosi me ne krye Edmond Pruthin dhe Berat Gashin e shume e shume te tjere.

Te larte permendurit folen fjale miradie per kompanine mediale “TV ALB” duke i uruar suksese dhe njeherit te gjithe ben apel qe ēdo familje shqiptare ne SHBA dhe Kanada te abonohet ne rrjetin e TV ALB-it.Kjo mbremje ishte e bashke organizuar me Radio Televizionin e Kosoves (RTK), ku ne emer te RTK-se mysafiret i pershendeti gazetari z. Sylejman Gashi korrespondent i RTK-se nga New Yorku. Poashtu nje ekip i ardhur enkas nga RTK-ja ne Prishtine e beri inēizimin e mbremjes dhe mori disa intervista me te pranishmit.Te gjithe te pranishmit shprehnin gezimin qe femijet e tyre tani e tutje ne Ameriken e larget dhe Kanada kane mundesine qe 24 ore te mesojne dhe flasin gjuhen shqipe.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara