HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Karolina e Veriut: Bashkatdhetarėt tanė festojnė 85-vjetorin e lidhjeve miqėsore SHBA - Shqipėri

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, New York, SHBA

I ndjeri Pjetėr Arbnori: “Me Perendine ne qiell dhe ShBA ne toke, do te arrihet Pavaresia ne Kosove dhe mbeshtetja per te drejtat e shqiptareve brenda dhe jashte trojeve shqiptare".

“Capitol Building” Raleigh(North Caroline) - Data, 28 korrik 2007 - shenon 85-vjetorin e njohjes se Shqiperise nga SHBA. Pas nje nderprerjeje te gjate prej 52 vjetesh, si rezultat i i ardhjes se rregjimit komunist ne Shqiperi, do te ishte ardhja e demokracise, ajo qe do te shenonte edhe me hapjen e ambasades amerikane ne Tirane me 1 tetor 1991. Ish-Sekretari i Shtetit, James Becker, do te ishte zyrtari i pare i nivelit te larte i SHBA, qe do te vizitonte Shqiperine, pas periudhes se gjate te izolimit dhe qe do te percillte mesazhin aq te enderruar prej shqiptareve "Miresevini ne boten e kombeve te lira".

Foto nga takimi nė Karolinėn e Veriut

Qysh nga koha e rivendosjes se marredhenieve diplomatike te Shqiperise me SHBA, keto marredhenie kane perparuar dhe jane konsoliduar, duke u konsideruar te shkelqyera.

Marredheniet midis vendeve tona, datojne ne fillimet e ketij shekulli, ne kohen kur Mbreti i shqiptarve Zogu i Pare dhe Presidenti i SHBA Woodrow Wilson, te cilit Shqiperia i dedikon jo pak, por ekzistencen e saj. Ky xhest i rendesishem nuk u harrua kurre nga mijera amerikanet me origjine shqiptare, te cilet mbajten kontaktet me atdheun e tyre gjate gjithe ketyre viteve. Nuk mund te leme pa permendur kontributin e babait te Presidentit Bush, i cili udhehoqi rrezimin e Perdes se Hekurt dhe vendosjen e demokracise ne vendet ish-komuniste, nje prej te cilave ishte dhe Shqiperia, rolin e padiskutueshem te Presidentit Clinton, te zonjes se nderuar, Albright, qe ēuan ne nderhyrjen ushtarake te NATO-s ne Kosove, qe e kristalizuan me tej proven e miqesise se thelle shqiptaro-amerikane. Per here te pare ne historine mijeravjeēare te kombit tone, superfuqia e botes dhe vendet me te fuqishme europiane, anetare te NATO-s u radhiten perkrah popullit shqiptar ne dy anet e kufirit, duke e shpetuar ate nga nje kasaphane qe nuk njihte kufij.

Takimi Bush - Berisha

Eshte qendrimi i vendosur dhe angazhimi i Presidentit Bush dhe gjithe administrates qe Ai drejton qe zgjidhja e statusit te Kosoves te mos shtyhet pafundesisht dhe qe Kosova te fitoje pavaresine.

Marredheniet bilaterale te Shqiperise me Shtetet e Bashkuara te Amerikes konsiderohen te rendesise paresore per politiken e jashtme te Shqiperise. Vizita ne Shqiperi e Presidentit Bush, Presidentit te pare amerikan ne detyre qe vizitoi Shqiperine, vleresohet si nje ngjarje kulmore ne marredheniet mes dy vendeve, nje vleresim i mirenjohjes se kombit shqiptar per rolin e rendesishem qe SHBA ka luajtur qe nga njohja e shtetit shqiptar e deri ne ditet e sotme, inkurajim per te vazhduar kursin e nisur te reformave, falenderim per kontributin e vendit tone ne luften kunder terrorizmit, mbeshtetje per perpjekjet tona per integrimin ne NATO, konfirmim i rolit te pazevendesueshem te SHBA-se ne zgjidhjen e statusit te Kosoves.

Pledge of Allegiance Prej nga dita e pare e ketyre lidhjeve, qe zene fill ne kohen e Mbreterise Shqiptare,Mbretit Zog I, e cila qe e para ajo qe gjeti mikun e saj te perjeteshem, e deri me sot, kur Qeverine e ka kryeministri Berisha e President eshte Bamir Topi, ishin ambasadoret amerikan ata qe e ēuan deri ne zenit, lidhjen mes SHBA-sė dhe Shqiperise. Ata ishin ; Ulysses Grant-Smith (Minister 1922-25) Charles C. Hart (Minister 1925-29) Herman Bernstein (Minister 1930-33) Post Wheeler (Minister 1933-34) Hugh Gladney Grant (Minister 1935-39) William Edwin Ryerson (Ambassador 1991-94) Joseph Edward Lake (Ambassador 1994-96) Marisa R. Lino (Ambassador 1996-99) Joseph Limprecht (Ambassador 1999-2002) . Konsujt amerikan ne Vlore dhe Tirane:" Vlore: Joseph E. Haven (Consul 1919) Tirana: George C. Minor (Vice Consul 1927-29) Royal R. Jordan (Vice Consul 1929) Paul H. Demille (Vice Consul 1931-32) Erich W. A. Hoffmann (Vice Consul 1932-38) Robert L. Hunter (Vice Consul 1938) Morris N. Hughes (Consul 1938) "

Karolina e Veriut: Mbledhje solemne me rastin e 85 vjetorit te marrredhenieve diplomatike midis ShBA dhe Shqiperise.

Nderkohe, kryetari i Shoqates Shqiptaro-Amerikane te Karolines se Veriut , zoti Bahri Ramadani, i tha gazetes se perditeshme kombetare Bota Sot, se:" Ky kremtim jubilar u mbajt pikerisht me 20 korrik 2007 ne “Capitol Building”, ndertesa e Kongresit qysh 150 vjet me pare per shtetin e Karolines se Veriut, qe ndodhet ne Raleigh-kryeqytet i ketij shteti. Pjesemarres ishin autoritete shteterore te Karolines se Veriut, dhjetera bashkekombas nga troje shqiptare me banim ne kete shtet, perfaqesues te shtypit etj. Ky kremtim u hap me ngritjen e flamujve dhe ekzekutimin e himneve kombetare, perkatesisht te ShBA dhe Shqiperise."

Smithsonian Institution

Sipas tij "Takimi u udhehoq nga Z. David Funderburk, Konsull Nderi i Pergjithshem i Shqiperise ne Karolinen e Veriut. ish kongresmen dhe ambasador i ShBA. Zoti Funderburk trajtoi marredheniet tradicionale dhe shume te mira midis dy shteteve dhe u perqendrua ne fillimet e tyre mbas luftes se pare boterore, kur Presidenti Woodrow Wilson ndaloi planet qe trojet shqiptare t’u ndaheshin fuqive perendimore. Gjithashtu ai falenderoi Ambasadorin shqiptar ne Washington Z.Aleksander Sallabanda dhe te ftuarit e tjere shqiptare e amerikane per pjesemarrjen ne kete takim

Ai tha se: "Ambasadori Sallabanda, i shoqeruar nga Z. Ilir Melo, keshilltar minister i ambasades, pershendeti dhe falenderoi per kete kremtim jubilar duke theksuar rendesine historike te marredhenieve diplomatike Shqiptaro-Amerikane. Me tej Z. Lawrence Ray, z/ Kryetar i Bashkise te Raleigh, i paraqiti ambasadorit te Shqiperise nje dhurate simbolike, ēeles te madh, qe nenkupton hapjen e dyerve te komunikimit diplomatic e me gjere.

Nje dhurate simbolike ambasadori mori edhe nga Z. Ruffin Poole, perfaqesuesi i zyres se Guvernatorit te Karolines se Veriut, mbas nje fjalimi te shkurter ku cilesoi arritjet diplomatike midis SHBA dhe Shqiperise, ndikimin e Presidentit Klinton ne luften e Kosoves dhe ndhimesen e Presidentit Bush per Pavaresine e Kosoves. Te dy prezantuesit e shtetit te Karolines se Veriut shprehen vullnetin per fuqizimin e marredhenjeve te Shtetit te Karolines se Veriut me Bashkesine Shqiptaro-Amerikane e cila jeton dhe ka arritje ne kete shtet.

Sakaq, thote Ramadani: "Fjalimin prezantues te Shoqates Shqiptaro-Amerikane te Karolines se Veriut e mbajti Z. Nasi Kajana, sekretari i kesaj Shoqate. Ai u perqendrua rreth veprimtarise se Shoqates dhe Pavaresise ne Kosove si nje sukses jo vetem i marredhenieve midis dy kombeve, por si mbeshtetja me e fuqishme qe mbare kombi shqiptar gjen te ShBA. Ne kete fjalim, u cilesua se mbrojtja nga coptimi i plote i trojeve shqiptare nisi keto marredhenie diplomatike dhe Pavaresia e Kosoves do te kurorezoje 85 vjetorin e ketyre marredhenieve. Presidenti Wodrow Wilson mbrojti Pavaresine dhe te drejtat e kombit shqiptar dhe Presidenti George Bush do te udheheqe shpalljen e Pavaresise ne Kosove.

Ne fund ai pohoi se: "Fjalimi u mbyll me nje citim nga i ndjeri Z. Pjeter Arbnori “ Me Perendine ne qiell dhe ShBA ne toke, do te arrihet Pavaresia ne Kosove dhe mbeshtetja per te drejtat e shqiptareve brenda dhe jashte trojeve shqiptare." Te ftuarit dhe pjesemarresit e tjere ne kete kremtim paten mundesine te kuvendojne me autoritetet amerikane dhe Ambasadorin e Shqiperise, pergjate pritjes-banket qe u organizua me kete rast. Me mbajtejen e kesaj mbledjeje solemne u be realizimi i nje nga pikave te parapara ne programin vjetor per 2007 te keshillit drejtues i SHSHAKV.

Lista e Ambasadorėve amerikanė nė Shqipėri

Marcie B. Ries
Marcie B. Ries
James F. Jeffrey
James F. Jeffrey
Joseph Limprecht
Joseph Limprecht
Marisa R. Lino
Marisa R. Lino
Joseph E. Lake
Joseph E. Lake
William E. Ryerson
William E. Ryerson
Hugh G. Grant
Hugh G. Grant
Post Wheeler
Post Wheeler
Herman Bernstein
Herman Bernstein
Charles C. Hart
Charles C. Hart
Ulysses Grant-Smith
Ulysses Grant-Smith

Woodrow Wilson
Woodrow Wilson Pictures
Wilson in the Oval Office

Woodrow Wilson


George Bush
George Bush



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara