HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


GJAKOVA - QYTETI I KULTURES ANTIKE

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Pas luftes dhe çlirimit te Kosoves, Gjakova, ka krijuar mundesi me te madhe per levizje te lire, shkembim mallrash ideshe dhe rritjen e martesave kendej e andej kufirit Shqiptaro - Shqiptare

GJAKOVE - PRISHTINE: Para se te nisesha per ne Gjakove, u ula e"rremova" neper libra e broshura te shkruara per Gjakoven. Mesova se qyteti i Gjakoves shtrihet ne bregun e majte te lumit Erenik, nderkaq nga te dy anet e perroit Krena shtrihet kodra e Çabratit. Lartesia mesatare mbidetare e Gjakoves, eshte 365m. Qyteti gjendet ne gjatesi gjeografike ne mes te 42.24 skalle ne veri dhe 20.26 shkalle ne lindje. Sipas, te dhenave arkeologjike te bera nga ekipet e perbashketa nga Shqiperia dhe Kosova, ne territorin e Gjakoves, ne baze te materialeve te gjetura eshte vertetuar se i perkasin kultures antike, eshte vertetuar dhe deshmuar se keto treva kane qene te banuara edhe me pare.

Gjakova, si qytet me kete emer daton nga shekulli XV, por lulezimi i vertet i saj fillon ne fund te shekullit XVI dhe ne fillim te shekullit XVII. Nga kjo periudhe veçojme ndertimin e Xhamise se Hadumit ne vitin1554, Mejtepit, Bibliotekes, Haremit, Hamamit, ndetimit te Sahat-Kulles, Medreses se Madhe, Hanit te vjeter, Kompleksit te Teqes se Madhe si edhe urave lidhese te qytetit mbi lumin Krena, si ajo e Tabakut, ura e Taliqit etj.te cilat edhe sot ekzistojne.

Komuna e Gjakoves sot ka 586 km katrore te cilen e perbejne qyteti dhe 84 fshatra. Sipas regjistrimit te fundit i bere ne vitin 2000 nga UNMIK-u, komuna e Gjakoves ka 150.800 banore, duke e renditur si komuna e trete per nga madhesia ne Kosove. Komuna e Gjakoves ka lidhje te mira me rruge te asfaltuara me qytetet e Prizrenit, Pejes, Rahovecit, Klines, Prishtines, Deçanit, Malisheves etj.

Eshte me rendesi te ceket se Komuna e Gjakoves, pas luftes se vitit 1999 - ka lidhje edhe me Republiken e Shqiperise, permes dy pikave kufitare ate te Qafes se Prushit dhe Qafes se Morines.

Mirpo, kjo lidhje nuk eshte vetem thjesht si infrastrukture e thjeshte rrugore, por ajo eshte si nje arterie teper e rendesishme qe kalon nga Tropoja, Puka, Mirdita, Shkodra, Kukesi, kalon edhe ne vende dhe zona te tjera te Shqiperise, me te cilat, historikisht Gjakova dhe gjakovaret, kane patur lidhje historike me njeri tjetrin. Ajo lidhje pas luftes dhe çlirimit te Kosoves, Gjakoves i ka krijuar mundesi me te madhe per levizje te lire, shkembim mallrash ideshe dhe rritjen e martesave kendej e andej kufirit Shqiptaro - Shqiptare.

Ndersa mua me Gjakoven, me lidhi nje njohje virtuale, dhe me shume se kaq historia e lavdishme e qytetit dhe rrethines se saj. Emeri i Medelin Bardhit, ose Medelines se Gjakoves, ishte nje njohje nepermjet internetit, lajmeve nga e gjithe bota. Kisha lexuar dhe degjuar se Gjakova, ka nje nder historite nga me te pasurat shqiptare, me ngjarje dhe personalitete te rendesishme te çeshtjes kombetare . Midis shume figurave qe nderuan Gjakoven e kombin tone, kisha lexuar e degjuar edhe per Mehmet Age Rashkocin, nacionalist i njohur per lirine e Kosoves dhe trojeve shqiptare. Ai i cili kishte emigruar ne Amerike, ne fillim te viteve te 50-ta, pinjoll i familjes AGA te Rashkocit te Gjakoves, familje kjo e dalluar per çeshtjen kombetare nder shekuj, edhe ne Diaspore.

Ne qytetin historik te Gjakoves, disa çaste ndodha me njeri prej doktorve me popullor te Gjakoves, emeri i te cilit u be mjaft i njohur ne median shqiptare dhe ate me presitgjoze boterore, kur atij me 01. 11.1999, pas shume deshtimeve , i lindi vajza, e cila, ne shenje mirenjohje, dashurie e respekti te madh e pagezoi, me emerin e mikeshes se madhe te shqiptareve, ish Skeretaren e Shtetit zonjen Madeleine Albright. Me ardhjen e lirise ne Kosove, familjes Bardhi i erdhen edhe femijet aq shume te pritur. Prinderit e tij kane qene te shkolluar - njeri prej tyre - babai ka perfunduar shkollimin ne Shkollen Bujqesore per Djem e Institutit Shqiptaro – Amerikan ne Kavaje, ne vitin 1934.Aty kreu dhe specializimin nga fusha e Zooteknikes Kjo shkolle Amerikane eshte finansuar nga z.Harry Fulc. Familja ime thote ai, eshte familja e koncidencave. Pas lindjes se vajzes se pare, e cila, u pagezua me pase me emerin Medeleine- çka na sillte ne mendje edhe nje here ish Sekretaren e Shtetit Amerikan, miken e madhe te shqiptareve Medeline Albright, diten e çlirimit te Gjakoves me 14 qershor 2006, ne na lindi edhe nje vajze tjeter.

Kesaj rradhe, thote dr Bardhi, vogelushja u pagezua nga motra e saj Medlina e Gjakoves, me emerin Poema, nje poeme e gjalle per Gjakoven dhe Kosoven.Motres se vogel shume iu gezua dhe vellau Betimi i cili posa i ka mbushur 5 vite. Besniku, eshte femija i trete i nje familje te njohur nga Gjakova. Babai i tij Rasimi, per ate kohe ishte nder intelektualet e rrall jo vetem ne qytetin e Gjakoves por edhe me gjere. Ai rrjedhe nga nje familje tregtaresh gjakovare, ishte i biri i nje vizionari poashtu te shkolluar, i cili e dinte mire sesa i nevoitej shkollimi i femijeve te tije.

Per fat te keq babai u semure rende nga tuberkulozi, vdiq ne vitin 1958, ne moshen 42 vjeçare, duke lene pas vetes tre djeme. Me i vogli Besniku kishte vetem nje vjet kur i ati i vdiq. Ai me vone e njohu te atin vetem nepermjet kujtimeve te te tjereve, fotografive si dhe diplomave te shkollimit. Megjithate, "ai i eshte teper mirenjohes prinderve, dhe krenar per ata". Ai thote se jane merite e nenes tash me te ndjere Taibes qe arriti te rrise dhe te shkolloj tre djemte e saj si dhe biografia dhe diplomat e babait, qe ishin fanar drejte formezimit te personalitetit tim dhe qe me trasuan rrugen, si ne rrashfin kombetar, edhe ate te edukimit dhe te shkollimit.

Ne ate kohe, pushtetmbajtesit dhe okupatoret serb ushtronin dhune dhe represion te eger ndaj shqiptarev nacionaliste ne Kosove. Ishte koha kur Besniku, ishte fare i ri dhe çdo dite po rritej e frymezohej me dokumentat qe ruante si trashegemi nga babai, diplomen dhe fotografite e tija. Nje udherrefyes ne shtepine time kujton ai sot, ishin simbolet kombetare ne ato dokumenta dhe diploma, shpata e Skenderbeut, perkrenarja, tablot nga lufterat e shqiptareve, per liri e pavaresi, perej nga hordhit turke, e deri tek pushtuesit sllavo -serb. Keto vezhgime te perditshme ishin perplot frymezim dhe nuk me linin asnje dileme qe edhe une te shkollohesha e te behesha qytetar i nderuar dhe te vazhdoj traditen e parardhesve te mi.Edhe pse mbeta ne moshe te njome pa babain tim, ai post mortum me ndihmoj shume me deshmite e tij prej nje intelektuali te rralle.. Prioritare eshte ndershmeria dhe atdhedashuria, keto veti kaliten vetem me arsimim te larte dhe me besim te plote tek Zoti, thote dr. Besniku. Shpresoj te vazhdohet nje tradite e tille edhe me gjeneratat e tjera pas meje.

Biografija politike e Dr.Besnikut daton qe nga vitet e’90, kur ishte ne specializim ne Zagreb (Kroaci), ishte koha e fillimit te fundit te krijeses artificiale te quajtur RSFJ. Ate kohe ne Zagreb ai se bashku me nje grup intelektualesh shqiptare arriten te zhvillojne nje aktivitet shume te dendur politik. Ne Kroaci gezoj rrespekt te madh fale luftes politike kunder hegjemonsteve dhe okupatorve serbe. Puna e tij vazhdoj me tutje ne vitet e paraluftes ne Gjakove, ku ishte Kryetar i pare i PSHDK-se dhe me vone se bashku me disa veprimtare tjere krijuan dhe vepruan ne kuader te grupit te krizes, apo siç realisht ishte Shtabi i Luftes per qytetin e Gjakoves. Aktualisht Dr.Besniku ushtron profesionin e tij ne Kliniken private te ORL-se ne Gjakove si dhe merret me shkrime publicistike. Eshte i gatshem serish te aktivizohet ne skenen politike me te vetmin qellim , te punoj dhe te jep kontributin e tij ne sendertimin e endrrave shekullore per mevetesine e atdheut te tij Kosoes. Ai thote: Pavaresia e Kosoves eshte eliksiri i Sindromit Ballkanik, ky eshte qelesi i stabilitetit ne Ballkan dhe me gjere. Kosova doemos do te behet shtet, mirepo asnjehere me koloni e askujt.

Ne kete udhetim neper Gjakove, kenaqesi ishte patjeter edhe biseda gjate drekimit ne vendin turistik te quajtur Çabrat, prej nga Gjakova, duket si ne "pellemb te dores". Radio - Gjakova, na tha drejtori i saj z Skender Gola, ka filluar pune qe ne netor te vitit 1979. E ndersa ne vitin 1990, ashtu si ne te gjithe Kosoven ne kohen e represionit dhe te dhunes, edhe ne kete institucion te vetmin te mendies ne Gjakove, gazetaret e drejtuesit e kesaj Radio, u detyruan t'a leshojene vendin e punes, duke u zvendesuar me ate te propogandes serbe ne Kosove. Dhe plot 10 vjet pothuajse pas ketij largimi nga kjo Radio, deri me 14 qershor 1999, me hyrjen e forcave te NATO-s, SHBA-s e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves(UÇK), ne u kthyem ne vendet e punes.

Golja, thote se: "Me kete rast duhet te permend edhe nje çudi abstrakte te qeverise se Serbise, at'here, gjate ketyre 10 viteve sa ata ne na pushuan nga puna, popullates se Gjakoves, e cila eshte 97% autoktone shqiptare iu imponua te degjojne vetem programe dhe emisione ne gjuhen serbe. Kjo ishte nje nga anaomalit e shumta, te cilat i shkonin per dore atij rregjimi. Perndyshe, Radio - Gjakova, eshte nje nder dallandyshet e para te fjales shqipe ne radio ne Kosove. Transmetuam edhe programin e pare shqip - ne ditet e para te lirise. Kjo eshte nje Radio e cila sot, nga shume media te tjera qofshin ato nga Shqiperia e Kosova, kane marre vlersime jashtezakonisht te mira. Si dhe ka fituar çmimin "Lajmetari i Lirise".

Ndersa per paversine e Kosoves drejtori i Radio Gjakoves, tha se: "Ne si medium radiofonik, kemi nje rol te rendesishem ne pavaresine e Kosoves. Koncepti i programit tone, eshte pjese e pavaresise se Kosoves, ate çka aspironte dhe enderronte me shekuj ky popull, kaq brilant liridashes, atdhedashes e patriot. Dita me fatlume e te gjithe shqiptareve-Pavaresia. Per paversine e Kosoves, kontributin me te madh e jep populli e ne si pjese e ketij populli jemi ne rolin e duhur".

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara