HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė fillim tė vitit 2008, 1.000 trupa ushtarake nga Missiuri nisen pėr nė Kosovė

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

Kontigjenti i ushtarėve nga Missiuri me mision jashtė Shteteve tė Bashkuara, ėshtė nga misionet mė tė mėdha nga ky vend qė prej Luftės sė Parė Botėrore

JEFFERSON CITY, Mo. Nė fillim tė vitit 2008 - ushtarėt, e kėtij kontigjenti pasi i kanė kryer tė gjitha pėrgatitjet, do tė jenė nė Kosovė. Ata do tė shkojnė atje nė kuadrin e njė misioni paqeruajtės. Zėdhėnsja e tyre thotė se kjo forcė ushtarake qė ėshtė mė e madhja prej Luftės sė Parė Botėrore, nga shteti federal nė jug tė SHBA-s, Missiuri, ėshtė e angazhuar tė pėrballojė me profesionalizėm tė gjitha sfidat e sigurisė nė Kosovė, pasi pėr herė tė parė nėn njė komandė, aty do tė sikronizohen disa formacione ushtarake amerikane, nga disa baza ushtarake.

Army National Guard Divizioni i ri i drejtuar nga "The Guard's 110th Combat Support Brigade" nga Kansas City, me ushtarė tė Gardės Kombėtare nga Missouri, shumė shpejt do t'i bashkėngjitet forcave tė tjera amerikane, qė janė tė angazhuara aktualisht nė Kosovė. Pėrgatitja e njė kontigjenti para kėtij qė niset nga Missiuri me 1000 ushtarė e rezervistė, si dhe njėsia e re e cila pėrbėhej nga rreth 1 mijė e 300 trupa amerikane, kryesisht e pėrbėrė nga anėtarė tė gardės dhe rezervistė, e nisur kjo muajin gusht, do t'i shėrbejnė nė mėnyrė efikase, paqes e sigurisė nė Kosovė, nė pragė tė shpalljes sė statutit tė saj final. Status i cili pritet tė pėrfundojė mė 10 dhjetor 2007.

Misouri Military Family Relief Fund

Kontigjenti mė i ri ka rreth 1.000 ushtarė, pjestarė kėta nga Garda Kombėtare e Missourit i cili pritet tė niset nė fillim tė vitit tė ardhshėm, pėr mision e tyre paqeruajtės nė Kosovė. Autoritetet ushtarake nga Missouri, kanė thėnė se ky kontigjent, me mision jashtė Shteteve tė Bashkuara, ėshtė nga misionet mė tė mėdha nga ky vend qė prej Luftės sė Parė Botėrore. Autoritetet ushtarake amerikane, thonė gjithashtu, se ata nuk kanė vendosur ndonjė datė saktė se kur do tė niset ky kontigjent, por kanė pėrcaktuar kohorin e nisjes i cili sipas tyre duhet tė jetė aty kah mesi i muajve janar - prill 2008, tha zėdhėnsja me gradėn kapitene Tammy Spicer.

US Soldiers

Batalioni "The Guard's 110th Combat Support Brigade" nga Kansas City, do tė nė udhėheqie tė kėtij kontigjenti, me ushtarė tė Gardės Kombėtare nga Missouri, tė cilėt tashmė po nisen nė misionin e tyre paqeruajtės nė Kosovė. Ky kontigjent, tha zėdhėnsja Tammy Spicer, ėshtė i pėrgatitur tė bėjė kombinimin e formacioneve sipas brigadave ushtarake me disa funksione luftarake, nėn njė komandė tė vetme. Ajo tha se kjo ėshtė hera e parė qė krijohet njė kombinacion i tillė ushtarak me elemente tė veēanta, sipas divizioneve pėrkatėse, tė cilat, do tė vihen nė funksion pėr herė tė parė nė Kosovė, ka pohuar zėdhėnsja kapitenia Tammy Spicer.

US Soldier

Tė mobilizuar dhe pėrgatitur pėr kėtė mision, nė kudėr tė kėtij kontigjenti nga Missiuri janė disa divizione unite si: 110th CSB, of Kansas City: Joint Force Missouri Headquarters, of Jefferson City; 70th Troop Command, of Jefferson Barracks (St. Louis), 1st Battalion - 129th Field Artillery, of Maryville; 1128th Forward Support Company, of Marshall; the 735th Quartermaster Company, of De Soto; 135th Signal Company, of Lexington; 135th Rear Operations Center, of St. Louis; the 70th Mobile Public Affairs Detachment, of Jefferson City; and the 3175th Military Police Company, of Warrenton.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara