HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrkujtimore

Bislim Ahmetaj, tė rihapet dosja pėr Azemin!

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

60 njerėz me uniformė policie morėn pjesė nė vrasjen e Azem Hajdarit

NEW YORK NY: Nėntė vite mė parė, mė 12 shtator 1998, u ekzekutua para selisė sė PD-sė Azem Hajdari, ish-deputeti i Partisė Demokratike, dhe lideri i lėvizjes se dhjetorit ‘90. Familjarė, liderė tė PD-sė, miq e simpatizantė tė tij, ēdo pėrvjotor zhvillojnė ritualin nė kujtim tė kėsaj dite me njė ceremoni nė memorialin e ngritur pėr nder tė tij, pranė selisė sė PD-sė.

9-vjetori i vrasjes sė Azem Hajdarit

Ndėrkaq, Bislim Ahmetaj president i grupimit "Dhjetori 90', thotė se: "Nė vėmendjen e shqiptarėve nuk duhet tė shuhen kurrė kujtimet e trishta tė viteve 1997-2003 kur gjithkush mund tė vritej dhe keqtrajtohej, fyhej e poshtėrohej vetėm se nuk i pėlqente fituesve tė zgjedhjeve apo rrėmbyesve tė tyre. Kulmin, vrasjet politike shėnuan me vrasjen e liderit tė Lėvizjes Studentore, deputetit Azem Hajdari dhe shėmbėlltyrės sė besnikėrisė njerėzore Besim Ēerjes, 9-vjetorin e tė cilės pėrkujtojmė sot. Ajnshtajni thotė diku, "qė gjithkush qė e ka projektuar njė tė ardhme e ka njė tė shkuar". Nėse e kemi projektuar tė ardhmen pėr nė Europė dhe nė NATO ėshtė detyrė e tė gjithė shoqėrisė sonė, veēmas e strukturave pėrgjegjėse pėr tė zbardhur tė shkuarėn.

9-vjetori i vrasjes sė Azem Hajdarit

Nisur nga ky konstatim ne pėrshėndesim inisiativat pėr reformim tė sistemit tė drejtėsisė qė artikulohen nga tė gjitha kahjet e politikės dhe besojmė se ato reforma do tė nisin sė shpejti dhe do tė jenė efiēente. Gjithashtu ėshtė inkurajues fakti qė po ēelen pėr rihetim shumė dosje, pas tė cilave fshihen krime tė tmerrshme siē ishte ajo e gardistėve tė masakruar nė Cėrrik gjatė vitit tė zi 1997.

Ne besojmė dhe do tė kėrkojmė me kėmbėngulje se, dosja pėr hetimin e vrasjes sė shekullit do tė rihapet dhe do tė hetohet nė optikėn e vėrtetė tė saj. Do tė tingėllojė demagogji dhe propagandė politike krejt zhurma mediatike pėr reformė nė sistemin e drejtėsisė nėse nuk ka njė zbardhje tė plotė tė atentatit qė iu krye Azem Hajdarit dhe shoqėruesit tė tij Besim Ēerja natėn e 12 shtatorit 1998.

9-vjetori i vrasjes sė Azem Hajdarit

Sė paku 60 njerėz me uniformė policie morėn pjesė nė vrasjen e Azem Hajdarit, konstatim ky i grupit hetimor qė u mor me ēėshtjen Hajdari. Vetėm ky detaj i pranuar publikisht nga organet e drejtėsisė e kompromenton plotėsisht atė proces farsė, qė duhet rihetuar nga fillimi. Pa drejtėsi s'ka paqe sociale, s'mund tė ketė reforma. Dhe pa reforma s'ka integrim.
Ne si grupim idealistėsh "qėnie tė rrezikuara pėr zhdukje" nė Shqipėrinė komerciale nuk do tė reshtim sė kujtuari njerėz dhe ngjarje qė na bėjnė tė ndihe mi sadopak krenarė pėr qėnien tonė shqiptarė. Prandaj, ne sot i ftojmė shqiptarėt tė nderojnė kujtimin e Princit tė Mendjeve tė Lira, Azem Hajdarit, me njė qiri tė ndezur nė mėnyrė qė flaka e lirisė qė ndezi Azem Hajdari nė shpirtėrat e shqiptarėve nė dhjetor tė '90 tė mos shuhet kurrė.

9-vjetori i vrasjes sė Azem Hajdarit

Kush ishte Azem Hajdari

Azem Hajdari lindi mė 11 mars 1963; vdiq mė 12 shtator 1998, ishte njė politikan shqiptar. Azem Hajdari ėshtė njė nga figurat mė tė spikatura tė politikės sė viteve 1990 deri nė 1998-ėn. Ai ishte njė ndėr aktivistėt kryesorė tė lėvizjes studentore nė ’90. Hajdari lindi mė 11 mars tė viti 1963. Ai ishte i martuar dhe kishte tre fėmijė. Azem Hajdari ishte njė nga ndihmėsit e kryeministrit tė ri, Sali Berishės. Por, pėrveē jetės politike nė vitin 1995, Azem Hajdari ka qenė edhe president i klubit sportiv Vllaznia. Madje, edhe president i Federatės sė Arteve Marciale. Pas vdekjes, presidenti i vendit tonė e dekoroi me titullin “Nderi i kombit”. Ndėrkohė, presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, i dorėzoi familjes sė tij medaljen e artė “Lidhja e Prizrenit”.

9-vjetori i vrasjes sė Azem Hajdarit

Veprimtaria politike, vrasja e Azem Hajdarit

Memoriali i Azem Hajdarit pranė PD-sėDeputeti i Partisė Demokratike tė Shqiprisė, Azem Hajdari, ėshtė ekzekutuar mbrėmjen e 12 shtatorit tė vitit 1998 pak metra larg selisė blu. Grupi me origjinė tropojane, i organizuar pėr vrasjen e Hajdarit, tė kryesuar nga Fatmir Haklaj u gjend nė Tiranė mė datė 10 shtator, 1998.

9-vjetori i vrasjes sė Azem Hajdarit

Pėr dy ditė radhazi, grupi i pėrbėrė nga Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani, Feriz Kėrnaja, vėllezėrit Ismet e Izet Haxhia e Naim Ēangu, ka lėvizuar lirshėm nė kryeqytet. Fatmir Haklaj, person nė kėrkim, nuk ėshtė arritur tė ndalohet e njėkohėsisht te zbulohet. Ky person, me ndihmėn e shtetasve Fatmir Meta, ish-shefi i komisariatit tė Tropojės, Astrit Muldaka, si dhe disa personave tė tjerė, ka mundur qė tė gjejė materialet e nevojshme pėr tė kryer vrasjen. Pasi ka siguruar gjithēka, Haklaj ka vėnė nė zbatim planin e tij.

9-vjetori i vrasjes sė Azem Hajdarit

Tre makina tė pozicionuara nė vende tė ndryshme rreth selisė sė Partise Demokratike /PD, kanė qenė gati pėr ēdo tė papritur tė rastit. Pas dhėnies sė sinjalit nga Fatmir Haklaj, Izet Haxhia ka hyrė nė selinė e PD dhe ka takuar Azem Hajdarin, duke e ftuar qė tė takonte njė grup tropojanėsh, qė po e priste jashtė selisė. Deputeti, Hajdari nė mirėbėsim, ka dalė nga zyra e tij dhe iu ka drejtuar makinės. Pas kan dalė Besim Ēera e Zenel Neza.

Ka qenė kohė e errėt, pėr mė tepėr ka ndihmuar errėsirėn edhe koha e vrėnjtur e me shi. Azem Hajdari ėshtė afruar makinės, targuar Vlora. Nga makina ka dalė fillimisht Fatmir Haklaj dhe mė pas Jaho Mulosmani e Naim Ēangu. Hajdari dhe ekzekutorėt e tij kanė shkėmbyer disa batuta. Menjėherė pas kėsaj Fatmir Haklaj ka nxjerrė automatikun e ka hapur zjarr nė drejtim tė Hajdarit dhe truprojave tė tij. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe Jaho Mulosmani.

Si pasojė e tė shtėnave ka vdekur disa orė mė pas deputeti Azem Hajdari. Njėkohesisht ka vdekur truproja Besim Ēera, ndėrsa Zenel Neza ėshtė plagosur rėndė. Plumbat e Haklajt kanė qėlluar pa dashje edhe mikun e tij Naim Ēangun, i cili u dėrgua disa orė mė pas nė spital nga Jano Mulosmani, e qė nuk arriti tė jetojė.

Mė pas Haklaj i ka bėrė thirrje bashkėpunėtorėve tė tjerė qė tė largohen nga pozicionet e tė drejtohen sėrish pėr nė Tropojė. Grupi i vrasėsve ka arritur nė Tropojė nė orėt e para tė mėngjesit.

Tė nesermen, me datė 13 shtator, Jaho Salihi duke folur nga zyra e tij sėbashku me shefin e rendit tė Bajram Currit e me pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Rendit, mohon pjesemarrjen nė vrasje. Ish Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nė vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin "Nderi i Kombit".

Mirėnjohjet
Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipėri, 2002
Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit, Kosovė

Lidhje tė jashtme
Azem Hajdari legjendė i gjallė, legjendė i vdekur
Miti Hajdari dhe gjuetia e shtrigave
If it bleeds, it leeds (Anglisht)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara