HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryetari i Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencės e Arteve
Prof. Dr. Skėnder Kodra

PĖR PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS, KOHA ĖSHTĖ TANI

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

“PĖR PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS, KOHA ĖSHTĖ TANI.”
Presidenti G.W.BUSH

Tani qė takimi i Londrės dhe ai i Nju Jorkut, pėrfundoi, u duk qartė se qėndrimi i pandryshuar i palės ruso - sėrbe qė kėrkon ta shtyjė procesin pafund, fshiu ēdo shpresė se nė mbarim tė periudhės 120 ditore do tė gjėnden mundėsitė pėr ta zgjidhur ēėshtjen e Kosovės nėpėrmjet bisedimeve. U kuptua se nė kėtė mėnyrė komuniteti ndėrkombėtar vetėm humbet kohėn e ēmuar qė i duhet pėr zgjidhjen e kėtij procesi tė tejzgjatur, Pas Londrės, 28 Shtatori takimi i New York-ut, mendohet tė ketė qėnė ai takim i cili do tė mbyllėte ēdo shteg pėr kompromis tė mundshėm, sepse ėshtė e pamundur tė bisedohet mbi tezat qė parashtroi pala sėrbe. Autonomia substanciale e Kosovės brėnda Sėrbisė, qė kėrkon pala sėrbe, ėshtė politikisht regresive dhe njė pėrpjekje pėr tė rrėmbyer me bisedime atė qė Kosova, pagoi me ēmim shumė tė lartė, me sakrificat e njė populli dhe me gjakun e shumė bijve tė saj dhe jo vetėm gjatė luftės 1998-1999 por pėr shumė vite me radhė.

Pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit do ta kenė tė vėshtirė, qė pas opcioneve qė parashtroi pala sėrbe tė gjejnė mundėsi pėr tė afruar qėndrimet e palėve. Ruso-sėrbėt treguan me kokėfortėsi se politika e tyre ėshtė e pandryshueshme dhe se realiteti social e politik nė Kosovė, ėshtė i papranueshėm pėr pėr ta. Nė kėto bisedime sėrbėt po bėjnė pėrpjekjet e fundit tė dėshpėruara qė kosovarėt tė humbasin gjithēka qė kanė arritur deri tani sėbashku me faktorin ndėrkombėtar.

Qėndrimi i fundit sėrb kėrkon tė krijojė destabilizim nė rajon e mė gjėrė dhe tentativa e komunitetit ndėrkombėtar pėr t’i ulur palėt nė bisedime do tė sjellė radikalizimin e mė tejshėm tė qėndrimeve. Sėrbėt kėrkojnė rikthimin nė realitetin e hidhur tė para viteve tė ’90, por qė tani i interpretojnė nga pozita tė tjera. Ajo qė kėrkon Sėrbia ėshtė e pamundur tė arrihet sepse ajo zhvleftėson tė gjitha pėrpjekjet e deritanishme tė popullit tė Kosovės por edhe tė vetė faktorit ndėrkombėtar qė ka investuar politikisht dhe ekonomikisht atje. Nuk ka kohė pėr tė pritur. Shpresat se do tė ndryshojė qėndrimi sėrb kanė marrė fund, prandaj koha pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė pikėrisht tani. Kosova, me elemetėt e saj tė shtetėsisė, e ka tė plotė profilin e njė shteti qė prźt njohje ndėrkombėtare. Ajo ėshtė faktor stabiliteti nė rajon dhe kėrkon tė integrohet shpejt nė tė gjitha institucionet euroatlantike.

Siē dihet, vetoja ruse nė Kėshillin e Sigurimit pengoi pėrpjekjet amerikane dhe europiane pėr tė miratuar planin Ahtisari i cili kėrkonte qė Kosova tė fitonte pavarėsinė nėn mbykqyrjen e Bashkimit Europian, duke garantuar tė drejtat e pakicės kombėtare sėrbe. Nėn presionin rus, komuniteti ndėrkombėtar duket se po i shmanget mbėshtetjes pėr pamvarėsinė e Kosovės. Po i bėhen konēesione Beogradit dhe Moskės. Treshia ndėrkombėtare duket se ėshtė pajtuar me kėrkesėn e Sėrbisė qė plani Ahtisari tė mos jetė bazė pėr bisedime. Kjo gjė po zėmėron sė tepėrmi shqiptarėt nė Kosovė dhe kudo nė botė, qė kėrkojnė tė jetojnė tė lirė nė atdheun e tyre.

Propaganda Ruso-Sėrbe e kėrcėnon vazhdimisht kosovėn me luftė. Kėto kėrcėnime pėrsėriten ēdo ditė. Ato i ka bėrė Koshtunica edhe nė Kosovė. Nė kėto kushte Grupi Negociator kosovar duhet t’u qėndrojė fort kėrcėnimeve pėr luftė. Pėrgjigja kosovare duhet tė jetė e qartė dhe e prerė: “Nė doni paqe, ne jemi njė vend paqėsor. Nė doni tė luftoni qė tė rrėmbeni njė vėnd qė kurrė nuk ka qėnė i juaji, ne me luftė do ta mbrojmė vėndin dhe lirinė tonė.”

Zėri i diplomacisė sė Tiranės duhet tė dėgjohet mė shumė e mė fort nė arenėn ndėrkombėtare pėr ēėshtjen e Kosovės. Ajo duhet tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė e saj. Shqipėria ėshtė i vetmi shtet nė botė qė duhet e qė ka mundėsi tė plota tė luftojė pėr Kosovėn. Nė qoftė se Sėrbia lufton fort pėr Kosovėn tė cilėn e kish pushtuar e masakruar gjatė shumė qindra vjeēarėve, Tirana duhet t’i dalė zot vėndit tė saj shumė mė fort.

Ne mbėshtesim deklaratėn e Ambasadorit amerikan nė Tiranė John Withers kur tha: “Ne jemi dakord me njė parim themelor qė pavarėsia pėr Kosovėn ėshtė e paevitueshme. Ky ėshtė parim i politikės amerikane dhe ndjej qė zgjidhja e kėtij problemi tė madh ėshtė nė interes tė tė gjithėve, nė interes tė rajonit dhe vonesat nuk ndihmojnė.”

Sot mė shumė se kurrė ėshtė bėrė aktuale deklarata e Presidentit amerikan G. W. Bush nė Tiranė: ”Pėr pamvarėsinė e Kosovės KOHA ĖSHTĖ TANI!”

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, New York

Kryetari
Dr. Skėnder Kodra Ph.D.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara