HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Aida: Tani po bėhet fjalė pėr thashetheme...

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

Miqtė e tij thonė se sapo i pėrmend Frederikut tė shoqen, ai mezi i mban lotėt, ndėrkohe qė tregon i dėshpėruar se pikerisht tani kishte planifikuar qė tė kishin edhe njė fėmijė sė bashku.

NEW YORK CITY, NY: Nuk e ka pritur fare mire, pyetjen e gazetes sone se: "A jane te verteta lajmet e botura ne nje gazete te Tiranes, ne te cilen shkruhet per nje divorc tuajen me kengetarin e njohur Frederik Ndoci?" Aida, e sapo ardhur ne Nju Jork, nuk deshiroi te komentoje dhe as te flase se ka pasur ndonje skandal apo dhe ndonje krize ne marredheniet bashkeshortore me kengetarin shkodran Frederik Ndoci, i cili, momentalisht thuhet se ndodhet ne Tirane. Me nje pergjigje te prere, dhe pa lene kohe per te debatuar, gjate nje ore mesimi ku siē ajo tha se po studionte, prerazi i tha gazetes sone, se "Tani po behet fjale per thashetheme." Sipas saj "ajo qe gazetaret nga Tirana thone, se ndodhi, pra divorci mes saj dhe kengetarit Frederik Ndoci, nuk eshte asapak i vertetė", shprehet ajo duke mbyllur biseden e shkurter, dhe duke shtuar se eshte e gateshme ta demantoje dhe ta pergenjeshtroje shume shpejt lajmin.

Frederik Ndoci me tė shoqen Aida

Ndersa, gazeta jone pa dashur te hyje ne jeten e tyre private, ose te ndeze ndonje tension familjar, me jeten publike, te dy figurave publike te perfshira ne vendin e tyre, ne ate qe Aida e quan "Thashetheme" eshte teper e rezervuar ndaj vertetesise se ketij lajmi. Ne nje koncert festiv qe do te mbahet ne Nju Jork me 28 tetor, per nder te darkes se 10 - vjetorit te krijimit te televizionit lokal per komunitetet "Albanian Culture", eshte njoftuar se krahas nje grupi te madh kengetaresh te komunitetit merr pjese edhe Aida. Ndersa mundesia me fatlume e vajzes me origjine nga Durresi, dikur e panjohur, ishte skena e “Eurosong”, ku ajo se bashku me bashkeshortin kenduan kengen “Balade ne gur”, ka cekur gazeta e Tiranes.

Gazeta e Tiranes, ka shkruar ne fillim te ketij lajmi se "Ne fakt nuk do te deshironim qe te shkruanim te tilla lajme, sidomos kur behet fjale per artiste te cilet me talentin e tyre, jane bere shume te dashur per ne. Por kjo eshte jeta, me te mirat dhe te keqijat e saj, dhe nga keto te fundit nuk shpetojne dot as artistet. Frederik Ndoci, kengetari i talentuar 48 vjeēar i cili u ri-integrua ne jeten artistike shqiptare vetem pak muaj me pare per shkak te emigracionit te gjate, duket se po jeton nje drame te vertete shpirterore. Bashkeshortja e tij e dyte, Aida e cila u be e njohur per te gjithe edhe si shoqeruesja e Ndocit ne skene, eshte larguar drejt Amerikes dhe sipas miqve te ēiftit, martesa e tyre duket se ka marre fund."

Ne vijim kjo gazete ka shkruar se: "Askush nuk e di se cila eshte arsyeja qe kjo lidhje mori tatepjeten. Sipas rrefimeve te disa miqve shume te afert te Frederikut, ky i fundit po e vuan shume ndarjen dhe kjo ishte arsyeja pse ne nuk i kerkuam nje prononcim apo shpjegime te hollesishme mbi ēfare ka ndodhur. Mbase ne nje moment tjeter ai vete do pranoje te rrefeja gjithēka per gazeten tone. Miqte e tij thone se sapo i permend Frederikut te shoqen, ai mezi i mban lotet, nderkohe qe tregon i deshperuar se pikerisht tani kishte planifikuar qe te kishin edhe nje femije se bashku."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara