HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova dhe Serbia zhvillojnė bisedime pėr statusin e Kosovės

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

10 dhjetori ėshtė afati pėrfundimtar, pas kėsaj Kosova do tė shpallė pavarėsinė

NEW YORK NY: Agjencit mė prestigjoze dhe mė tė mėdha shtetrore tė lajmeve njoftoin sot, mė 5 nėntor, pėrfaqėsuesit e palės serbe dhe tė palės kosovare do tė rifillojnė nė Vjenė bisedimet pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Kėto do tė jenė bisedimet kyēe pėr zgjidhjen e problemit tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Kėto bisedime kanė mundėsi tė jenė dialogu pėrfundimtar i drejtpėrdrejtė midis Serbisė dhe Kosovės nėn drejtimin e 3 palėve tė problemit tė Kosovės - Bashkimit Evropian, SHBA-sė dhe Rusisė, prandaj tė dyja palėt dėrguan delegacione tė nivelit mė tė lartė, pėr pjesėmarrje nė bisedime.

Kėshtuqė, pėrfaqėsues tė serbėve dhe tė shqiptarėve tė Kosovės kanė takim nė Vjenė pėr tė biseduar pėr statusin e ardhėshėm tė Kosovės, transmetoin agjencit e lajmeve. Sipas njė burimi diplomatik gjerman, takimi i tanishėm mund tė jetė vendimtar pėr arritjen e marrėveshjes, pasi takimi i kaluar mė 22 tetor pėrfundoi pa rezultat. Raundi i radhės i bisedimeve do tė pėrqendrohet mbi njė program, i cili parashikon dislokimin e njė misioni ndėrkombėtar nė Kosovė, por nuk saktėsohet se ēfarė do tė jetė statusi i ardhėshėm pas 10 dhjetorit i Kosoves. Datė kjo ku pritet edhe tė mbyllen 120 ditėt re bisedimeve.

Sipas kėtyre njoftimeve, nėse deri mė 10 dhjetor nuk ka njė zgjidhje - pala kosovare ka pėr tė humbur durimin pėr vazhdimin e bisedimeve. Dhe me njohjen e njėanėshme tė pavarėsisė ajo do t'a shpallė pavarėsinė me ndihmėn e SHBA-ės. Para kėsaj, kryesuesi i Grupit tė Unitetit presidenti i Kosovės Sejdiu si dhe kryeministri i Kosovės Agim Ēeku u shpreh qartė se 10 dhjetori ėshtė afati pėrfundimtar, pas kėsaj Kosova do tė shpallė pavarėsinė. Nga ana tjetėr supozoet se pala serbe shpreson se problemi i statusit tė ardhshėm tė Kosovės do tė zgjidhet nėpėrmjet bisedimeve nėn pėrkrahjen e OKB-sė. Rusia ka shprehur pėrkrahjen pėr qėndrimin e Serbisė. Edhe SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian shprehėn kundėrshtimin e tyre pėr vazhdimin e bisedimeve.

Njė zgjidhje e pranueshme pėr tė dyja anėt mbetet shumė larg pėr t'u gjetur

Dhe ky raund i ri diskutimesh nė kryeqytetin austriak - Vjenė, nė prezencė tė Treshes sė ndėrmjetėsve ndėrkombėtarė duket se kanė hapur rrugėn pėr negociatat e nivelit tė lartė mes Beogradit dhe Prishtinės, bisedime tė cilat priten tė mbyllen nė 10 dhjetor. Por burime diplomatike paralajmėrojnė se njė zgjidhje e pranueshme pėr tė dyja anėt mbetet shumė larg pėr tu gjetur.

Raundi i fundit i bisedimeve pėr tė ardhmen e territorit tė administruar nga OKB-ja ka hedhur dritė mbi taktika tė reja negociuese tė lidershipit shqiptar qė kėrkon pavarėsi pėr Kosovėn, dhe diplomacisė sė Serbisė, e cila po bėnė ēmos tė ndaloj ēfarėdo rikthimi tė opsionit tė “pavarėsisė sė mbikėqyrur”, tė rekomanduar nga i dėrguari i posaēėm i OKB-sė, Martti Ahtisaari.

Ndėrkaq ambasadorėt e Treshes, Wolfgang Ischinger i BE-sė, Aleksander Botsan-Kharchenko i Rusisė dhe Frank Wisner i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, janė pėrpjekur ta ruajnė pak unitet karshi ndasive mes Kremlinit dhe Perėndimit. Ndasitė ēuan deri te refuzimi i Rusisė qė tė pėrkrahet plani i Ahtisaarit, i mbėshtetur nga Perėndimi, nė Kėshillin e Sigurimit nė Korrik.

Dėshtimi nė Kėshillin e Sigurimit detyroi Grupin e Kontaktit tė pėrbėrė nga Rusia dhe fuqitė kryesore perėndimore, qė tė formojnė Treshen, e cila i nisi bisedimet e para me tė dyja palėt, edhe pse ndaras, nė fund tė gushtit nė Vjenė. Delegacionet e Prishtinės dhe Beogradit arritėn gjatė kėtyre bisedimeve e takimeve nė Vjenė, Bruksel, Nju Jork e nė Londėr jo vetėm me mesazhe, por edhe pako tė ndryshme prezantuese.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara