HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dibra e Madhe - qyteti "i shtatė minareve"

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Dibra e Madhe: Kosove e Vogėl - dhe Kosova plagė e saj

DIBER E MADHE: Pas kthimit nga vizita nje mujore qe i bera tokes Ilire, u ula te hedh ne leter kujtimet e pershtypjet e mija nga ky udhetim me te vertet mbresalenes. Mirpo, ato jane aq shume sa do te me duhet kohe t'i pasqyroje te gjitha. Megjithate, ēdo gje do te zere vendin e saj. Kesaj rradhe mendova vendin t'a le udhetimit tim ne Diber, jo se jame edhe vet dibran, por, se sipas pershkrimit te udhetimeve Dibra e Madhe, eshte ne rradhe. Shoqata Atdhetare Dibrane, me qender ne Staten Island ne Nju Jork, e cila perfaqeson tere dibranet ne SHBA, e ka bere kete komun edhe me te njohur ketu ne Amerike.

Ajo nepermjet aktiviteteve dhe takimeve te zhvilluar; me zyrtaret dibran nga vendlindja me intelektual, e afaristet dibrane qe jetojn e punojne ne Amerike, ka sherbyer si institucioni i lidhjes. Me rolin e kontributin e dibranve ne Amerike, u be e mundur qe Dibra e Madhe, ne vitin 2003 beri binjakezim, me ishullin "shtet" Staten Island- Nju Jork. Keshtu u realizua vellazerimi i komunes Diber e Madhe me qytetin(njeren prej pese lagjeve me status te veēante administrativ - Five Borough, te cilat, perbejne edhe qytetin e Nju Jork(ut),) e Staten Island ne Nju Jork, me qellim te bashkepunimit ne sfera te ndryshme. Arseyeja kryesore per kete ishte dhe mundesia e bashkepunimit te komunitetit dibran qe jeton ne Staten Island (nje numer mbi 9 a -10.000 dibrane), per realizim te qellimeve me interes te pergjithshem.

Ne kete aspekt kontribut te vyer kane dhene dibranet e Amerikes, banore ne kete qyetet e rrethine, te cilet njihen si mjaft te sukseseshem ne bizneset e tyre (ndertimtari, restorante dhe shit - blerjen e shtepive). Ne kete menyre duke u integruar dhe perfituar nga pervojat amerikane, ata jane te suksesshme ne ngritjen e te arriturave ekonomike, sidomos vitet e fundit ata kete veprimtari ekonomike po perpiqen per t'a shtrire edhe ne komunen e Dibres se Madhe. Per te joshur dhe afruar sa me shume dibranet ne gurbet, me vend lindjen Dibern e Madhe, me angazhimet e tyre po dallohet edhe pushteti vendor atje. I cili, ka bere shume per nxitjen e biznesmeneve dibrane nga SHBA, dhe Europa, qe nje pjese te kapitalit te tyre, dibranet ne gurbet t'a angazhojne per zhvillimin ekonomik te Dibres se Madhe. Sepse, mendohet se egzistojne edhe potenciale natyrore e njerezore. Nje fakt qe mesova gjate ketij udhetimi ishte se vetem kete sesion pushimesh e kishin vizituar Dibren e Madhe, 5.000 familje nga Europa e SHBA-sė. Kete vit Dibern e Madhe e kishte vizituar edhe klubi i Futbollit, mjaft te suksshem ne aktivitetet sportive shqiptaro amerikane “Korabi”, nga Nju Jorku.

Dibra e Madhe njihet ndryshe dhe si qyteti "i shtate minareve". Por aktualisht qyteti i Dibres se Madhe, numeron pese minare, e gjashta thone ata eshte duke u ndertuar, dhe jane te vendosur te ndertojne edhe minaren e shtate. Qyteti i Dibres se Madhe eshte ndertuar kryesisht nga vete banoret. Ēka e pranojne dhe vete zyrtaret e lart te kesaj komune. Aty sheh shtepi vila, dyqane dhe lokale tregetie te standarteve me te larta europiane, fryt edhe i ndihmeses se famijlve dibrane ne gurbet, ne Europe e SHBA-es. Banoret te tregojne, bie fjala se kete e ka ndertuar familja Cami ne Amerike, Marku, Dema, Kolari, Mjeshtri, Papraniku, Erebeli, Pustina, Koleci, Ruci, Peliku, Fida, Shehu, Lita, Maqellara, Kosovrasti, Stercani, Kazani, Uruēi, Rusi, Dovolani, Kercishta, Kllobocishta, Velia, Mirza, Duka, Ballanca e te tjera qe eshte veshtire te permendesh tė gjitha.

Dibra e Madhe:
Qytet, qender e komunes me te njejtin emer ne Republiken e Maqedonise. Shtrihet ne bregun e djathte te Drinit te Zi e te deges se tij Radika, e rrethuar nga veriu prej maleve Velivar (2374 m) e Kerēin (2325 m).Dibra per here te pare permendet ne harten e Ptolomeut (shek. II e.r.) me emrin Debrus Me 1502 njihet si qender e rendesishme qytetare. Ne vitet 30-40 te shek. XIX, Dibra me afro 8400 banore dhe 250 dyqane, ishte nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike te tregut te mbrendshem shqiptar.Dibra ka qene nje nga vatrat e qendreses kunder pushtuesve te ndryshem dhe dha nje ndihmese te veēante ne luftrat shqiptaro-osmane nen udheheqen e Skenderbeut. Qyteti dhe rrethet e tij luajten nje rol te rendesishem ne levizjen kombetare te udhehequr nga Lidhja Shqipetare e Prizrenit. Ketu u mbajt edhe Kuvendi i Dibres (1 Nentor 1878), qe miratoi programin e Lidhjes.

Me 1889 u thirr Kuvendi i Dibres, ku u vendos bashkimi me lidhjen e Pejes. Me nismen e H. Vokrit me 1900 u hap shkolla e pare shqipe. Dibra dha ndihmese te shquar ne kryengritjen e pergjithshme antiosmane te vitit 1912. Delegatet e saj moren pjese ne Kuvendin Kombetar te Vlores (1912). Vehbi Agolli u zgjodh nenkryetar i qeverise se pare shqitare qe doli nga kuvendi. Popullsia e Dibes u beri qendrese te forte trupave serbe ne vitin 1912 dhe kundershtoi aneksimin e kesaj krahine nga mbreteria serbe. Ne shtator 1913 u be qender kryesore e kryengritjes popullore antiserbe, qe u perhap nga Gjakova deri ne Oher.

Busti i Skenderbeut tek dibranet
Ne qender te qytetit, eshte rivendosur busti i heroit tone kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Afer nderteses se komunes ndodhet dhe Hamami, nje monument me vlera historiko-monumentale e kulturore, i cili per shkak te pozites se tij dhe zgjidhjes arkitektonike, nga dibranet eshte quajtur edhe “bukuroshe e qytetit”, qe me shekuj u sfidoje te gjitha lufterave shkatrrimtare dhe termeteve. Nga takimi qe pata me kete rast, zhvilluar ne zyren e komunes me kryetarin te Dibres, z Argetim Fida, mesova se sapo ka perfunduar faza e pare e rikonstruimit te Hamamit te ri, ne mesin e qytetit, meremetimi dhe perforcimi i kulmit dhe te kupolave me foli bakri. Per fazen e pare, tha ai jane shpenzuar 100 mije euro. Nderkaq, faza e dyte parasheh rikonstruimin e shadervanit dhe aneksit te banjes. me mjete keto te siguruara nga Banka ekonomike per rikonstruim dhe Ministria e Kultures, ne kete aktivitet do te perfshihet edhe pushteti vendor. Ne qender te qytetit, ka nje pllakat ku shkruhet: Dibra e Madhe: Kosove e Vogel - dhe Kosova plage e saj

Komuna Dibra e Madhe - kreytari i saj dr. Argetim Fida
Kjo komune ka rreth dy vite qe ka per kryetar komune dr Argetim Fiden, nga Partia Bashkimi Demokratik per Integrim e Ali Ahmetit. Fida, konsiderohet si nje nder nga me te sukseseshimit kryekonunaret e Dibres se Madhe. Kryetari i komunes me nje mandat kater vjeēare situaten politike e quan te brishte, ate ekonomike dhe me strategjine zhvillimore te komunes se Dibres, si shume optimiste, dhe me prespektive duke theksuar: ”Se bashku me deshiren tone per t`u integruar ne BE duhet ta instalojme edhe mentalitetin evropian ne komune, ne drejtim te mendimit e menaxhimit" thote ai.

Argetim Fida, kryetar i zgjedhur me mandat katervjeēar, thote se e ka gjetur arken e komunes me nje saldo negative, qe kapte nje borxh prej 1,2 milione euro, kurse me kete ka trasheguar edhe xhirollogarine e bllokuar drejt hapjes se perspektivave. Dr Argetim Fida, kryetar i komunes se Dibres, vlerson lart lidhjet e tyre me -prefekturen e Qarkut te Peshkopise - Diber e Vogel. Fida, duke folur per qellimin e ketyre lidhjeve, thote se shume probleme qe kane te bejne me Dibren ne dy anet e kufirit te saj jane zgjidhur ose presin te zgjidhen. Ai flet per mundesin reale per punesim dhe prespektivat e te rinjeve dibrane per perkrahjen e tyre edhe nga shoqatat joqeveritare, siodomos vlerson takimin e mbajtur mbi bazen e Projektit per punesimin e te rinjve me arsim te larte. Argetim Fida, kryetar i komunes se Dibres, shprehu keqardhjen e tij “per peshkimin ilegal te peshqve ne liqenin e Dibres, ne kete liqen vijne me vetura persona te veshur edhe me pushtet, duke vjedhur edhe pasurine me te ēmuar te ketij liqeni," tha ai.

Ai tha se kan filluar punimet ne rregullimin e trotuareve. Nje pjese e qendres se qytetit eshte shendruar ne punishte te mirefillte infrastrukturore. Ne saje te angazhimit intenziv te tij komuna e Dibres tashme ka miratuar projektin per shtruarjen edhe te 3000 metra katrore trotuare me pllaka betoni, qe kap vleren prej 80 mije eurosh. Fida, pohon se: "Potencialet natyrore e njerezore presin investime Komuna e Dibres ka ekonomi te alivanosur qe karakterizohet me afer 5000 te papune, mes tyre 120 persona me pergaditje shkollore te larte dhe universitare dhe ka perpara nje sfide te madhe sa i takon embelsimit te kesaj situate jetike per banoret." Brengoses eshte numri i vogel i policeve, posacerisht te atyre vendas, sepse aktualisht pjesa me e madhe e policeve qe e ruajne kufirin jane nga Maqedonin lindore, te cilet nuk e njohin as gjuhen shqipe dhe as njerezit qe kane pronat e tyre perreth kufirit . Ne fund Fida, foli edhe per viziten dhjeteditore qe beri vitin e kaluar ne SHBA. Per pritjen e ngroht te komunitetit dibran dhe Vatres.

Mirėqenia:
Statistikat tregojne se disa per qind e popullsise jane ne asistence. Perkrahja sociale eshte jo shume e mjaftueshme. Banoret paguajne nje takse per shtepine, te cilen e mbledh ndermarrja komunale. Taksat e tjera kalojne direkt e ne buxhetin e shtetit. Shume prej ndermarrjeve te para '90-es jane mbyllur ose aktiviteti i tyre eshte pergjysmuar. Ndermarrja e plastikes eshte mbyllur, po keshtu dhe fabrika e qilimave. E vetmja ndermarrje qe punon me kapacitet te plote eshte ajo e gipsit, e privatizuar nga nje firme gjermane. Familjet, jo te gjitha thuhet se mbahen me te ardhurat e dibraneve gurbetqare. Punimi artizanal eshte ende i zhvilluar. Disa familje jetojne dhe me te ardhurat e siguruara nga tregtia. Aktivitet kulturore e sportive kan filluar te ringjallen. Qyteti ka nje shkolle 8-vjeēare dhe nje gjimnaz, ku mesojne si shqiptaret dhe sllavet apo pakicat e tjera, si ato turke, ka nje siptal, ambulanc, ka nje skuader Futbolli dhe kajaku. Ka nje grup muzikor me kino-teater. Ka diskotek, dhe parqe e fusha natyrore sportive.

Rruga e Arbrit
Behet fjale per nje nder rruget me te vjetra ne Shqiperi, rrugen e vjeter, e cila kalon nga Tirana e te ēon permes Qafes se Priskes ne Klos dhe me pas ne Diber te Madhe e me tej. Rruga e vjeter e Dibres eshte e gjate vetem 67 kilometra, nderkohe qe rruga ekzistuese eshte e gjate 160 kilometra. Ajo vazhdon te mbetet edhe sot, si nje rruge kembesoresh. Ne vitin 1994, ish-kryeministri Aleksander Meksi hodhi hapin e pare zyrtar per ekzaminimin e mundesive per ndertimin e kesaj rruge. Njerez te interesuar kan kerkuar gjithashtu nga qeveria studimin e perfitimeve qe mund te vijne nga ndertimi i kesaj rruge. Rruga e vjeter e Dibres eshte njohur shpesh si "Rruga e Arbrit". Rendesia e saj strategjike, gjeopolitike dhe ekonomike vleresohet ekspert e specilast si dhe nga qeveria aktuale, por praktikisht asnje hap konkret per ndertimin e saj nuk ka deri tash. Ne rast se kjo rruge do te ndertohej, segmenti Tirane - Diber mund te pershkohet ne me pak se dy ore. "Rruga e Arbrit" mendohet se eshte gjithashtu mundesia me e lire per t'u lidhur me Kosoven, duke kaluar tranzit ne republiken e Maqedonise.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara