HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Premiera e filimit dokumentar "Gjergj Kastrioti Scanderbeg - Warrior King of Albania" u shfaq nė New York City

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

Filmi ėshtė jo vetėm njė projekt i rėndėsishėm pėr kulturėn shqiptare, por dhe njėkohėsisht njė shfaqje respekti ndaj figurės sė heroit tonė Kombėtar Skėnderbeu, aq tė munguar nė periudha tė ndryshme.

Midtown Manhattan - New York City: Mbasi mė 29 qershor, Illyria Entertainment Group ka prezantuar nė Michigan tė Sh.B.A dokumentarin mbi jetėn e heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastriot Skenderbeu, ėshtė shfaqja e tij nė New York, qė bėr njė prezantim dinjitoz tė kėtij filmi dokumentarė. Pėr kėtė film dokumentar ka kohė qė punohet e mund tė thuhet qė ėshtė jo vetėm njė projekt i rėndėsishėm pėr kulturėn shqiptare,por dhe njėkohėsisht njė shfaqje respekti ndaj figurės sė heroit tonė Kombėtar Skėnderbe, aq tė munguar nė periudha tė ndryshme.

NY: Filmi dokumentar Scanderbeg

Premiera e filimit dokumentar "Gjergj Kastrioti Scanderbeg - Warrior King of Albania" u shfaq mė nė fund edhe nė New York City, duke i dhėnė fund, pėr momentin, shfaqjeve publike tė kėtij lloji. Pasi qė kėtej fillon pėrpjekja pėr ta pėrfshirė filmin si konkurrėent nė festivalet e filmave dokumentarė tė rinj nė SHBA, e mė tej.

Paraqitja e kėtij dokumentari tė parė kėtė lloji nė New York, i artiti shqiptar, kėtu ku "lulėzon" bota magjike i filmografisė, ėshtė parė nga shqiptarėt si njė sukses mė vete nė tė gjitha kėndėshikimet. Ajo sipas gazetės Illyria, u parapri nga njė mbrėmje gala, qė mblodhi bashkė me grupin realizues tė filmit, edhe njėrėz tė kinemasė, televizionit dhe filmit, artistė tė dalluar nė komunitet dhe, studentė shqiptarė qė studionė nė SHBA, biznesmenė shqiptarė dhe amerikanė.

NY: Filmi dokumentar Scanderbeg, pjesėmarrės

Mes pjesmarrėsve ishin edhe aktivistja Hane Selmani, regjizori i dokumentarit Nick Gjonaj dhe produktorja e tij Tringa Gojēaj. Manaxherja e pėrgjithėshme e radios NPR, gazetarja Jane Christo me bashkėshortin e saj Van Christo,pronar dhe drejtor i Rrjeti i Informacionit Frosina, si dhe zvendes ambasadori i R.Shqipėrisė nė kryeqytetin e SHBA-ės, Washington D.C: diplomati Kreshnik Ēollaku. Ambasadori William Wallker, dhe biznesment e suksesėshėm Florim Krasniqi e Bruno Selimaj. Regjizori i shquar shqiptar Stan Dragoti. Nue Gjelaj, njė nga historianėt dhe bashkėpuntorėt kryesorė tė filmit dokumentarė.
Juristi shqiptarė Gjon Junaēa i cili prezantojė filmin dhe autorėt e tij. Aktorėt e mirėnjohur Luan Bexheti, Elza Zagreda dhe Jim Biberaj. Anton Gjoēaj dhe Donika Sinishtaj qė luajtėn pėrkatėsisht rolet e Skėndėrbeut dhe gruas sė tij Donikės nė pjesė e inskenuar tė filmit.

Salla e koncerteve "Kaufman" tė qėndrės rinore komunitare"Y" nė pjesėn lindore tė Manhattanit, u mbushė pėrplotė, treguesi i rėndėsishėm i interesit tė shqiptarėve pėr njė dokumentarė qė i kushtohet Heroit tonė Kombėtar. Gjithashtu, i vlen tė dallohet e tė lavdėrohet nga filmi pėrpjekja e autorėve pėr tė bėrė kėrkime studimmore lidhur me figurėn e Skėndėrbeut. Filmi nuk ishte njė paradė e miteve shqiptare pėr heroin tonė Kombėtar, mė tė madh tė kohėrave, por njė fryt i njė pune kėrkuese, madje edhe tė guximėshme duke pasur parasyshė disa prej informacioneve tė filmit qė shkojnė ndesh me linjėn zyrtare tė historiografisė shqiptare, shkruan nė numėrin e sotėm gazetari i Illyrisė pėr kėtė shfaqje, nė Nju Jork nga premiera e filimit dokumentar "Gjergj Kastrioti Scanderbeg - Warrior King of Albania", e cila u shfaq mė nė fund edhe nė New York City.

NY: Filmi dokumentar Scanderbeg, pjesėmarrės

Sipas gazetarit, i cili ndoqi nga afėr shfaqjen e kėsja premiere, nevoitet qė pas kėtyre shfaqjeve kritikėt e filmave dokumentarė, apo profesinist tė kėsaj fushe tė japėn verdiktin e tyre pėr cilėsistė e flimit. Por, mendon ai se nuk ėshtė e vėshtirė pėr kėdo qė tė vrejė se filmi dokumentarė Mbreti Luftėtar tė Shqipėrisė ka tė gjitha elementeėt e dokumetarėve historikė moderrnė, qė shfaen sot, nė kanale televizive prestigjoze dhe nga mė tė shikueshmit nė Amerikė e botė si kani televizivė "History Chanel" e tjerė.

Nė kėtė kontekst, gazetari Ruben Avxhiu, ka parė se vlera e kėtij dokumentari qėndron nė faktin se filmi dokumentarė Mbreti Luftėtar tė Shqipėrisė, na vjen nė njė kohė kur, kinematografia dhe televizioni nė kanė fituar njė avantazh pėrpra leximit tė librit. Dokumentarėt kanė nisur sipas tij, tė ofrojnė mėnyra alternative edukimi. Ndonėse asnjė dokumentarė serioz historik, nuk mund tė tėrheqė fjal vjen masėn e njėrėzve qė vrapuan te shohin filmin "Alexandėr", njė tjetėr shqetėsim i rrezikut tė keqedukimit masiv historik tė publikut, dukomentarėt mbeten njė punė e lavdėrueshme e realizuesve tė tyre. Filimi "Ggjergj Kastrioti Scanderbeg - Warrior King of Albania" ka risjellė tė gjallė tek shqiptaro - amerikanėt, por sidomos tek rinia shqiptaro - amerikane, figurėn themelore tė indetittetit Kombėtar shqiptar me Skėnderbeun. Pjesmarrja e gjerė e moshave tė reja nė tė gjitha premirat e kėtij filmi nė komunitet, dalloi jashtėzakonisht nga pjesmarrja e tyre nė veprimtari e tjera si seminare me tema historike qė janė organizuar vitet e fundit Vlera edukuese masive e tij ėshtė pra shumė e madhe.

Produktorja e filimit Tringa Gojēja, i ka thėnė gazetarit tė gazetės shqiptaro-amerikane Illyria, se "Shfaqja e Nju Jorkut, mund tė jetė premiera e fundit pėr momentin. Tani, thotė ajo fillon sfida tjetėr e vėshtirė e prezantimit profesional dhe konkurrues tė filmit, mundėsisht me anė tė festivaleve qė pėrfshijnė edhe dokumentarė historikė. Mbetet pėr t'u parė nėse ndonjė version e redaktuar apo i ripunuar i filmit do tė zerė vend nė History Chanel, apo nėse do tė shfaqet ashtu siē ėshtė nė festivalet e filmave nė SHBA-ės, e pse jo edhe kudo nė botė. Sfida mė e madhe moderrne, sot, pėr autorėt e filmave nuk ėshtė mė realizimi i tyre por shpėrndarja. Nė kėtė pikė, realizuesit e filmit e sidomos producentja qė ka investuar me bujari do tė kenė nevojė pėr ēdo ndihmė tė mundėshme.

Fotot janė marrė nga shfaqja e premierės nė Michigan

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara