HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryeministri Berisha pret regjisorin dhe producentin e njohur tė Hollivudit, me origjinė shqiptare, Stan Dragoti

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

Njujorkezi i famėshėm i Hollivudit i kthehet origjinės - viziton vendin e tė parėve, Tepelenėn

TIRANE - NEW YORK: Regjisori dhe producenti mirėnjohur i Hollivudit, me origjinė shqiptare, Stan Dragoti, njujorkezi e famėshėm i simbolit "I Love NY", ėshtė takuar dje nė Tiranė me Kryeministrin e Shqipėrisė Berisha. Kryeminsitri i Shqipėrisė sipas faqes sė internetit zhvilloi njė takim me regjisorin dhe producentin e mirėnjohur tė Hollivudit, me origjinė shqiptare, Stan Dragoti, ku kryeministri Berisha pėrshėndeti artistin e shquar dhe e pėrgėzoi pėr kontributin e madh qė ka dhėnė me punėn e tij nė ngritjen lart tė imazhit tė Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare, si dhe pėr interesimin e vazhdueshėm tė tij ndaj zhvillimeve dhe projekteve tė vendit tė tij tė origjinės.

Regjisori Stan Dragoti

Regjisori i shquar, zoti Stan Dragoti ndodhet nė Shqipėri sė bashku me producentė dhe bashkėpunėtorė tė tij, nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr tė promovuar dhe nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar, njohjen e historisė dhe traditave tė Shqipėrisė mė gjerėsisht nėpėrmjet filmave historikė, dokumentarėve mbi vendin tonė dhe paketave tė spoteve televizive mbi turizmin dhe imazhin e Shqipėrisė turistike.

Regjisori Stan Dragoti

Gjithashtu gjatė takimit u diskutua pėr potencialet qė ka Shqipėria nė aspektin e turizmit dhe tė investimeve nė fusha tė ndryshme, si dhe pėr mundėsinė dhe rėndėsinė e zhvillimit tė njė strategjie efikase pėr promovimin sa mė shumė tė produktit “made in Albania nė mbarė botėn. Kryeministri Berisha u shpreh se eksperienca dhe reputacioni i shkėlqyer i regjisorit dhe producentit tė njohur Stan Dragoti, do tė jenė njė ndihmesė dhe mbėshtetje mė shumė nė realizimin e kėtij objektivi.

Regjisori Stan Dragoti

Kush ėshtė Stan Dragoti...

Stan Dragotit, njihet nga shqiptarėt si shqiptari qė "shembi" muret e Hollivudit, ose njeriu qė bėri rizgjimin e ėndrave Njujorkeze me filimin e famėshėm "I love New York", thuhet se ai ka lindur mė 4 tetor 1932 nė New York City. Preardhja e tij ėshtė shqiptare. Vjen nga njė familje Tepelenase qė kanė emigruar shumė herėt nė ShBA. Babai i tij Asllan nga fshati me peisazh tėrheqės, Dragot (mbiemrin e tė cilit mban edhe artisti) i Tepelenės dhe nėna e tij Bahrie nga qyteti i lashtė Tepelenė. Hapat e para tė kėtij gjeniu filluan qė nė fėmini. Nė moshė tė vogėl ishte tepėr kureshtar dhe i interesuar t'a shpenzonte kohėn pėrballė programeve televizive. C'do film qė shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prinderit. Qė nė moshėn 7-vjec filloi tė vizatonte, imagjinonte dhe shumė skicime tė moshės.

Sipas Wikipedia, thuhet se kėto ishin dhe zanafillat tė cilat e ēuan ėndrėn e tij realitet. Mbaroi njekohėsisht kolegjin nė "Cooper Union" New York dhe shkollėn e arteve vizuale. Ai bashkėpunon akoma qė prej vitit 1968 me kolegun e tij Charli Moss. Stani bėri ėmer qė nė hapat e para kur filloi drejtor i njė filmi ,qė pati sukses tė pabesueshėm. Disa nga shitjet i kalonin shifrėn 200 milion dollar tė ēdo prodhimi tė kompanis sė tij. Njėkohėsishtė filloi tė realizonte reklama pėr gjigandet e industrisė sė linjave ajerore dhe atyre sė prodhimit tė makinave. Njeri intiligjent dhe krijues duke i vėnė nė shėrbim tė kohės. U bė tepėr i njohur dhe i kėrkuar pėr vetė kohėn.

Mos vallė koha e kishte kujdesur pėr momentin e duhur qė tė bėnte rizgjimin e ėndrave Njujorkeze.Eshtė e paharueshme pėr ata qė kanė jetuar vitet 1970 kur i kujton filmin simbol - filmin qė ka "pushtuar" rreklamat dhe vitrinat shumė ngjyrshe tė metropolit gjigand tė botės Nju Jorki pėr pjesėn e filmit "I love New York". Njė zemėr "flakė e kuqe me dy gėrma tė mėdha NY" ēka lexohet nė shqip e dua me gjithė zemėr Nju Jorkun. Megjithese kanė kaluar kaq vite kjo rreklan ėshtė si me thėnė hymni i njujorkezve "I love New York".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara