HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“Dituria” - Revistė shkencore, informative e kulturore, organ i Akademisė Shqiptaro - Amerikane tė Shkencave dhe Arteve - Nju Jork

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

Doli nė shitje dhe u vu nė qarkullim numri i ri (i 7-tė), i Revistės "Dituria" (Shtator 2007)

BENSONHURST - BROOKLYN NY: Meqense, doli numėri i ri; pyetja ėshtė se ēfarė e dallon kėtė numėr nga numrat e mėparshėm? Ajo qė e dallon nga numrat e mėparshėm, sipas atyre qė u ka rėnė nė dorė ky numėr, thuhet se ėshtė konceptimi i ri shkencor. Kjo do tė thotė se kjo revistė, pra "Dituria", u kthye nga njė “buletin” qė ishte mė parė nė njė revistė. Nė fjalorėt terminologjikė dhe filozofikė thuhet se, buletinet zakonisht janė pėrmbledhje tė shkrimeve pėr studime etj., ndėrsa revista dallohet se pėrmban kritere tė caktuara nė organizimin e lėndės qė botohet.

Kėshtu, nė numrin 7, janė vėnė nė qendėr probleme madhore kombėtare:
Rubrika e parė nderon pavarėsinė sė Shqipėrisė, tė njohur si Dita e Flamurit. Rubrika tjetėr i kushtohet pavarėsisė sė Kosovės. Rubrika e tretė pasqyron vizitėn e Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara nė Shqipėri. Njė rubrikė e katėrt pėrfshihen shkrime dhe studime nga fusha tė ndryshme tė shkencės dhe dijes. Njė rubrikė e pestė pėrmban krijimtari letrare dhe artistike. Revista pėrmban edhe Dokumente; u botua pėr herė tė parė nė anglisht “Dokumenti Ēam”, nė pėrkthimin e tė mirėnjohurit Prof. Peter Prifti. Nė fund, revista mbyllet me kronikėn e ngjarjeve nga veprimtaritė e Akademisė.

Lėnda e revistės “Dituria”, nr. 7:

1. Tradita juridike e popullit shqiptar (Prof. Dr. Aleks Luarasi)
2. Eposi heroik shqiptar dhe shkencėtari amerikan Albert B. Lord (Prof. Dr. Agron F. Fico)
3. Vizita historike e Presidentit tė SHBA G. W. Bush nė Shqipėri.
4. Seksualiteti i grave dhe dhuna seksuale (Dr. Adem Harxhi)
5. Document of the Cham Albanians in exile, on Greek persecution of the Chams submitted to the Human Rights Commission of the United Nations in 1945 (Prof. Peter Prifti)

Sakaq, pėr numėrin e ri tė revistės "Dituria", Kryetari i Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave, Prof. Dr. Skėnder Kodra, i referohet kėtij numri me fjalėt: “Ėshtė njė arritje qė e nderon institucionin tonė, nderon kombin.” Ndėrsa Kryeredaktori, n/Kryetar i Akademis Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave, Prof. Dr. Agron F. Fico, albanolog e studiues i njohur shqiptaro-amerikan, tha se: “Revista ėshtė njė hap i ri, ndonėse asgjė nuk ėshtė e pėrkryer. Jemi tė ndėrgjegjshėm pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm tė saj.”

Ky numėr ėshtė mirėpritur nga qarqet intelektuale nė Shqipėri dhe nė Diasporė. Si pasojė e kėtij vlerėsimi, pėr numrin e ardhshėm janė afruar mjaft autorė me materiale serioze. Krye-redaktor i revistės, ėshtė Prof. Dr. Agron F. Fico. Revista u shtyp nė Tiranė nga Shtėpia Botuese Arbėria”. Revista "Dituria" kushton 10 dollarė/ 500 lekė. Dhe gjendet nė pikat e shitjes ku tregėtohen mė sė shumti , gazetat dhe librat e revistat shqiptare nė komunitet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara