HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Federata PanShqiptare Vatra, priti njė delegacion klerikėsh tė njohur katolikė nga Kosova

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

VATRA: Tė bashkojmė tė gjitha forcat intelektuale dhe shpirtėrore, kombėtare e fetare, pėr pavarėsinė e Kosovės

(Zef Balaj dhurojė 50 mijė dollarė pėr ndėrtimin e Katedrales Katolike "Nėna Tereze" nė Prishtinė)

BRONX NEW YORK: Ėshtė nė traditėn e vjetėr tė Vatrės, qė nė ēdo vizitė tė personaliteteve nga Shqipėria, Kosova dhe viset shqiptare nė Ballkan, nė Amerikė, kjo shoqat atdhetare e patriotike, tė nderojė ata me njė dark, ose takim tė rėndėsishėm. Tė ftuar, tė shoqatės mė tė vjetėr,nė Amerikė, Federatės PanShqiptare Vatra, kėsaj rradhe ishte njė delegacion klerikėsh tė njohur katolik, nga Kosova. Delegacioni udhėhiqej nga Ipeshkev i Kosovės Imzot Dode Gjergji, famullitari i Kishės katolike nė Binēė, Don Lush Gjergji, zvendes Ipeshkev i Kosoves dom Fran Kolaj, famulltari i kishės Zonjės Pajtore tė Shqiptareve, Dom Ndue Gjergji, famullitari i Kishės Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrės" nė Nju Jork, Don Pjetėr Popaj.

Vatra pret njė delegacion nga Kosova

Delegacioni i lart fetar nga Kosova, mori pjesė nė bekimin ndėrfetar mė 28 nėndor nė Ditėn e Flamurit - 95 - Vjetorin e Shpalljes sė Pavarėsiė sė Shqipėrisė, dhe u luten pėr pavarėsinė e Kosovės,nė katedralen San Patrick, nė Nju Jork. Ata kan marrė pjesė edhe nė njė meshė tė dielėn nė Kishėn Katolike Shqiptare"Zoja e Shkodrės", nė Hartsdale tė Nju Jorkut, meshė me tė cilėn u njoftua se fillua dhe njė fushta pėr mbledhjen e fondeve pėr ndėrtimin e Katedrales Katolike "Nėna Tereze" nė Prishtinė.

Ky delegacion, dje, nė mbrėmje nė shtėpinė e Vatrės, mori pjesė mė parė nė njė pritje tė organizuar nga kryetari i Vatrės z Agim Karagjozi, dhe anėtarėt e kryesisė sė kėsaj shoqate. Ardhja pėr vizitė nė shtėpinė e Vatrės shqiptare, Vatrės famėmadhe, si dhe vizita e kėtij delegacioni nė Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jo vetėm nė komunitetin katolik shqiptar, por, edhe tek shqiptarėt e tjer, kėtu nė Nju Jork, ėshtė pritur me shumė interes. Vizita e tyre, ėshtė e shoqėruar nė komunitet nga takimet e njėpasnjėshme me disa lider fetar, politik e shoqėror, kėtu nė SHBA-s. Vizita e tyre ka nė themel ēėshtjen, e Kosovės, atė fetare, si dhe njė fushat tashmė tė nisur pėr mbledhjen e fondeve, pėr ndėrtimin e Katedrales Katolike "Nėna Tereze" nė Prishtinė.

Vatra pret njė delegacion nga Kosova

Nė shtėpinė e Vatrės:

Mysafirėve tė nderuar nga Kosova, kryetari i Fedratės PanShqiptare Vatra,z Agim Karagjozi, u tregojė, se vatranėt kanė njė shtėpi, e cila, quhet shtėpia e "Vatrės", "oxhaku", i sė cilės ngrohu me atdhetarizėm, e patriotizėm, shqiptarėt anemban Amerikės, pėr gati njė shekull. "Kjo, ėshtė krenaria dhe dinjiteti i shqiptarėve tė Amerikės., tha kryetari i vatranėve, duke vijuar se gjatė kėtyre viteve, kjo shtėpi - kalojė vite tė vėshtira, por, me ndihmėn e disa vatėranėve atdhetar e patriot, ajo u rindėrtuar - u rinovua dhe u bė edhe njė herė e re. Ēka, duhet tė t'i falėminderohemi tė gjithėve atyre, qė me para dhe punė dhanė kontributin e tyre, ka thėnė kryetari i Fedratės PanShqiptare Vatra, z. Agim Karagjozi,

Vatra pret njė delegacion nga Kosova

Mė tej njė ndėr veprimtarėt, e njohur tė komunitetit z. Idriz Lamaj, gazetar e publicist, ish gazetar i Zėrit tė Amerikės, u shpjegojė mysafirėve nga Kosova, se Vatra, nė Amerikė, do tė ngelet njė thesar i ēmuar, i patriotizmit dhe atdhetarizimit tė shqiptarėve tė Amerikės. Ēka, sipas tij edhe sot, e kėsaj ditė, ēdo gjė nė kėtė shtėpi - po ruhet si "syt e ballit". Ai u tregojė atyre edhe pėr arshivėn e Vatrės. Arshivė, e cila, ka ardhur koha, ka mendimin Lamaj, tė shfrytėzohet mirė nga historianėt, dhe hulumtuesit shqiptarė e tė huaj. Dy gjėra janė shumė tė rėndėsishme, thotė Lamaj, arshiva e gazetave dhe e librave. Gazetat, me pėrjashtim tė viteve 1916-1917, vitet e tjera janė tė ruajtuara e tė mirėmbajtuara tė gjitha. Librat, kėtu kanė njė rėndėsi tė veēantė, sepse u pėrkasin autorėve tė ndryshėm dhe periudha tė ndryshme. Ndėrsa mbante njė libėr nė dorė ai tha se, pa marrė parasyshė, nivelin e kėtij libri qė kam nė dorė, ky ėshtė vepėr e njė shkrimtari shqiptaro amerikan i vitit 1913...

Stama e Vatrės

Darka e nderit:

Darka, e shtruar pėr nder tė delegacionit, tė udhėheqėsve fetarė tė mirėnjohur nga Kosova, nė lokalin "Giovanni Italian Restaurant & Pizzeria" nė Bronks - Nju Jork, u shoqėrua me njė debat tė fortė, pėr pavarėsinė e Kosovės. Debat, nė tė cilin u pėrfshi edhe ish kongersmeni republikan e Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, president vullnetar i LQSHA, i cili kėshilloi shqiptarėt, qė tė ruajnė tolerancėn, harmoninė dhe bashkėjetesen fetare, ashtu siē e kanė treguar se janė shembull nė botė.

Pėr kryetarin e Vatrės z Agim Karagjozi, "njehėsimi" i shqiptarėve nė Europė, do tė sheshojė edhe ato mentalitetet e sėmura - tė cilat, janė bėrė ndoshta edhe pengesė deri tani, tė integrimit tė shqiptarėve. Ajo ēka ėshtė dhe fanari i ynė, qė ne shqiptarėt e kemi vėndin dhe na pėrket vetėm nė Europė. Gjė tė cilėn, ka thėnė ai ne e kemi aspiruar dhe ėndėrruar nė shekuj sė bashku me pavarėsinė e Kosovės.

Vatra pret njė delegacion nga Kosova

Pothuajse, nė tė njėjtėn mendim me kryetarin e Vatrės, ka qėnė gjatė diskutimit tė tij edhe Dom Fran Kolaj, nga Kosova. Ai tha se : "Detyra jonė, ėshtė qė tė gjithė shqiptarėt, prej Tetove, Ulqini, Prishtine, Presheve,Tirane, nė diasporė e Ēamėri, tė bėjmė tė njėjtėn gjė; tė bashkojm tė gjitha forcat intelektuale dhe shpirtėrore, kombėtare e fetare, pėr integrimin e shqiptarėve nė Europė. Nė njė klim permanente me mikun tonė, historik SHBA. Ēka do tė thotė se ne, edhe si kombė dėshirojmė tė hyjmė dhe tė dėshmojmė vlerat tona, tė mohuara nė shekuj"

Monsinor dom Nue Gjergji Ipeshkev i Kosovės, shprehet se "Ne e dimė se kjo veprimtari, ėshtė intensifikuar, pikėrishtė tani, kur edhe po bėhet edhe pėrmbyllja e kėtij procesi. Dhe ajo ka pasojat e veta. Dhe ne jemi gati t'i pėrgjigjemi e tė mos biem viktimė nė grackėn e tyre. Ne do tė jemi tė lidhur shumė me tė gjitha ato vende, tė cilat, deri tani kanė dėshmuar se do 't'a njohėn tė parat pavarėsinė e Kosovės, si shtet tė pavarur e sovran." Ne dėshirojmė, tha ai qė Kosova tė bėhet, shtet i tė gjithėve atyre qė jetojnė e punojnė nė Kosovė, pa dallime, fetare, bindjesh e nacionalitetesh."

Gazetari Sina i merr njė intervistė Dom Lush Gjergjit

Dr. dom Lush Gjergji, prift katolik shqiptar i Ipeshkvisė Shkup-Prizren, kujtojė se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė bėrė njė her nė Kaēanik, kėshtuqė, kjo tani sipas tij mund tė quhet ri-shpallje e pavarėsisė". Por, ka sugjeruar ai ēėshtja e saj m'varet sesa dhe si ėshtė reagimi i Serbisė. Gjė, qė kjo shihet qartė. Kur edhe vetė autoritetet serbe, deklarojnė se "Ne(serbet) nuk jemi pėr luftė- pasi nuk kemi ndėrmend me luftue me NATO-,botėn dhe SHBA-ės". Ata, thonė se Serbia e provojė njė her nė kohėn e Millosheviqit, sesa i kushtojė lufta. Mirpo, kjo qė po ndodh sot, me serbėt ndoshta edhe mund tė jetė njė bllokad, e diplomacisė serbe , qė t'a bllokojė kėtė proces tė pandalėshėm, qė ka nisur dhe po mbėrrin nė finish.

Unė mendojė, tha dom Lush Gjergji se Sėrbia, nuk do t'a festojė pavarėsinė e Kosovės,por se njė numėr shumė i madh do tė gėzohet!?!. Njė shekull tė mos shkojmė ma larg, janė vetėm dėshtime sėrbe. Prej edhe kur u krijua Sėrbia. Dhe populli i saj, nga anketimet qė janė bėrė tregojnė se deri nė 80% e sėrbėve nuk e pėrkrahin ēėshtjen e Kosovės. Pra, popullit sėrb duket se nuk i intereson ēėshtja e Kosovės. Pasiqė, tė gjithė sėrbėt, e dijnė se Kosovėn e kanė tė humbur njėher e pėrgjithmon. "Asnjeri nuk ėshtė i lumtur tė "shpallė" vdekjen e tij, theksojė ai, ndaj, edhe politikajt, sėrb gjithēka qė e bėjnė kundra Kosovės, e bėjnė t'a konsumojnė brenda vet-vetit. Nga njohėsit e mija, kam arritur tė mėsojė se vet sėrbėt thonė se :Kurr sesi nuk mundet qė 50-mijė apo 100 mijė njėrėz(serb) mundet tė mbajnė nėn vete dy miljon tė tjerė(shqiptarė) qė janė kundra tyre. Ēka, ma mirė e vėrteton fakti, se kur ata nuk e mbajtėn dotė Kosovėn, kur patėn edhe ushtrinė, policinė, dhe ekonominė e saj, athere si do t'a mbajnė sot, kur i kanė "larė" duart njėher e pėrgjithmon me Kosovėn. Dhe aq mė tėpėr kur sot, nė Kosovė, ėshtė bashkėsia ndėrkombėtare, ėshtė Nato dhe SHBA-ės.

Nacionalizmi ose mitilogjia me tė cilėn politikanėt sėrb e kanė ushqyer popullin e tyre, ėshtė njė ēėshtje qė dal-nga-dalė, do tė bjerė. Mendojė se Sėrbia, me humbjen pėrfundimtare tė Kosovės, ka gjasa tė bėhet njė shtet me tė vėrtet demokratik. Sė fundi do tė thotė qė Sėrbia tė meret me ēshtjet reale tė vetė Sėrbisė, tė mos "gjesdisė' pėr tė kapur tė pakapėshėmen. Pra tė merret me tė mundėshėmen, ka qėnė i mendimit dom Lush Gjergji.

Shkrimtari e publicisti Tom Paloka, njėhereshit editor dhe ri-botues i revistės "Trojet Tona", lavdėrojė punėn e liderve fetar nė Kosovė, dhe vlersojė rolin e tyre, nė ēlirimin e pavarėsinė e Kosovės. Kryetari i degės sė Dardanisė, zoti Agim Rexhaj, premtojė se shqiptarėt e Amerikės, edhe nė kėto moente historike, ashtu siē vepruan tė frymėzuar nga shembulli i vatranėve, prej se kur u themelua Vatra, do tė jenė flamurtarėt e shqiptarizmit nė Amerikė. Nė diskutime u pėrfshinė, edhe Zef Balaj, Lavdėrim Cami, Muhamet Omari,shkrimtari Naum Prifti,ish ambasadori Skėndėr Shkupi,Marijan Cubi,dr Gjon Buēaj, Zef Pėrndocaj, dom Pjetėr Popaj dhe tė tjerė.

Zef Balaj dhurojė 50 mijė dollarė pėr ndėrtimin e Katedrales Katolike "Nėna Tereze" nė Prishtinė

Vatrani i dalluar, anėtari i kryesisė sė Vatrės, biznesmeni i suksesėshėm Zef Bala i dhurojė si donacion pėr veprimtarinė nė mbledhjen e fondvee pėr ndėrtimin e Katedrales Katolike "Nėna Tereze" nė Prishtinė, 50 mijė dollarė. I vėllai i tij Pjetėr Balaj dorėzojė njė ēek tjetėr me 10 mijė dollarė nė kėtė darkė, ku mysafirėt nga Kosova shfaqen edhe njė dokumentar i cili bėnte fjalė pėr fillimin e punimeve pėr ndėrtimin e Katedrales Katolike "Nėna Tereze" nė Prishtinė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara