F J A L A
E   L I R Ė


| Prapa |

MARSHI I TALIBANĖVE

Terri dhe Drita -- nga Dea Butrinti

MARSHI I TALIBANĖVE

Errėsirė, shpellė, mjerim,
Padituri e robėri,
Skutė qorre ku pėrplasen instiktet mė tė ēmėndura
Tė nėnvetėdijes sė sėmurė ēnjerėzore;
Barbari, llahtari e injorancė,
Mėndje e sėmurė,
Erė e pluhurosur shkretėtirash,
Gropė, pus i zi,
Gjakderdhje e shkatėrrim,
Urrejtje e balsamosur shpirtrash pa jetė,
Djaj qė flasin nė emėr tė zotit e tė krijimit,
Fytyra tė zeza, tė nxira e tė sterosura,
Fanatizmi dhe Liria Orgji, mėkat e pabesi,
Sy tė pėrgjakur nga krimi,
Qė nė grabitje e sipėr, depėrtojnė si shtaza e uritur
Me epshet e tyre kafshėrore nėn perēet e ēarēafėt e zinj,
Kėsaj pėlhure skllavėruese qė mbulon me hijen e vdekjes
ēdo gjurmė njerėzore!
Fatalitet, shėmtim qė mbjell zinė,
Uri e skamje,
Kėrcitje dhėmbėsh pa dhėmbė,
Ngėrdheshje buzėsh pa buzėqeshje,
Gėrhatje shpirtrash pa dashuri,
Pėrdhosje ndjenjash pa jetė,
Kacafytje banale trupash tė dhunuar,
Mohim e katastrofė...

Mjekra e mallkuar

Metastazė malinje nė trupin e vėndit tim,
Helm i zi, ndotje e opium vdekjeprurės,
Ideologji skllavėruese,
Imponuar me forcė e me dhunė nga kėmbė pushtuesish,
Kafshim gjarpėri, mohim identiteti,
Rrėshqitje fatale nė greminė…
Shporruni mjekrra e ēarēafė tė zinj
Nga trojet e shpirtrave tė lirė,
Nga vėndi i ilirėve tė vjetėr e tė rinj,
Atje ku nis agimi (Alba - nia) i qytetėrimit mė tė vjetėr,
Atje ku djelli shkėlqen e ndriēon deri nė thellėsi,
Atje ku dallgėt e detit shkumėzojnė
Me bardhėsinė e tyre tė kaltėr e me gjallėri,
Atje ku bukuria e lashtė
Ndėrthuret me tė renė e me progresin,
Atje ku mbretėron dashuria,
Jeta, kėngėt, energjia!

Kamxhiku i fanatizmit

Shporruni nė shkretėtirat tuaja,
Atje ku keni mbirė pėr herė tė parė si farė e keqe!
Futuni nė shpellat tuaja o zėdhėnės tė ferrit,
Shpirtra tė robėruar skllevėrish tė djallit!
Gremisuni, varrosuni,
Largohuni nga kjo botė
Ku keni lėnė vetėm shijen e hidhur tė vajtimit,
Largohuni nga kujtesa e mbarė njerėzimit,
O hije tė zeza, o mjekra tė zeza,
O ēarēafė tė zinj, o ėndra tė zeza !

(24.08.2003)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara