HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė poet i diasporės shqiptare

Poeti Leom sipas revistės Natiunea tė Bukureshtit

Victoria Milescu -- nga Victoria Milescu, (Bukuresht)

Shqipėria ėshtė njė vend i dashur qė kthehet shpeshherė nė mendimin e tij. Leomi ėshtė njė luftėtar qė e dashuron jetėn, me gjithėēka qė i ofron ajo. Poezia e tij e dashurisė shquhet pėrmes patosit dhe sensualitetit, pėrmes njė zjarri tė shenjtė tė pėrjetimit, i shpėnė herė/herė deri nė paroksizėm. Leksioni i jetės pėrnga perspektiva e Leomit, duket se ėshtė ky: tė jetosh don tė thotė ta njohish botėn nė tė cilėn jeton.

E pashė botėn ėshtė libri me vargje i njė autori tė talentuar shqiptar qė e quan vetveten Leom. U lind mė 14 mars 1969 nė Shkodėr tė Shqipėrisė. Qysh nė adoleshcėncė shkruan poezi dhe prozė, por disa tekste do t’i konsiderohen si tė rrezikshme pėr regjimin, fakt qė do t’ia pėrcaktojė fatin, duke ndikuar qė trajekti i jetės sė tij tė jetė i paparashikueshėm duke e patur parasysh natyrėn e tij nonkonformiste, rebele.

Zmadho !
Kliko qė tė zmadhosh

Do ta braktisė Shqipėrinė duke u vendosur sė pari nė Greqi. Prej kėtu do tė shkojė nė vende tjera duke u bėrė njė udhėtar i palodhshėm apo kėrkimtar vendesh dhe gjėrash tė reja, duke zbuluar ambiente qė do ta influencojnė dhe ushqejnė krijimtarinė – tė pasur dhe shumėgjuhėshe – e pėrfaqėsuar me poezi, prozė, sqenarė filmesh, etj. Aktualisht banon nė SHBA dhe ėshtė poeti i parė me prejardhje shqiptare nga Kalifornia, i pėrkthyer nė gjuhėn rumune, pėrmes pėrkushtimeve tė poetit dhe pėrkthyesit tė palodhshėm, Baki Ymeri, ai qė ka prurė nė vėmendje tė publikut lexues rumun edhe poetė tjerė shqiptarė: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Sali Bashota, Ibrahim Berisha, Basri Capriqi, Ibrahim Kadriu, Jeton Kelmendi, Miradije Ramiqi, Halil Haxhosaj, Mardena Kelmendi, Merita Bajraktari McCormack etj.

Vėllimi E pashė botėn (Editura Deliana, 2007, 156 f.) strukturohet nė gjashtė kapituj tematikė poezishė reprezentative nga disa libra: Njė natė nė bordele, Gėrmadhė e kam shpirtin, Cka don dikush tėrė jetėn etj. Si ēdo pėrmbledhje, edhe kjo qė kemi para sysh ka avantazhin tė na ofrojė njė pasqyrė tė pėrgjithshėm tė krijimtarisė sė autorit deri nė njė moment tė caktuar, por edhe njė shėmbėlltyrė motivesh tė ndryshme, temash, qasjesh stilistike, duke dalė nė pah kontinuiteti i tyre nė variante, shkathtėsia e kombinimit, por edhe fakti se pjesėt mbėshteten nė mėnyrė reciproke, duke komunikuar mes vedi nė tė njėjtin substrat qė i ka rrėnjėt nė atdheun e lindjes, tė cilin e marrim ne apo na ndjek kudo qė tė shkojmė.

Pėr dallim nga poetėt e tjerė tė sotėm shqiptarė qė kultivojnė nganjėherė, madje me ngulm, ndjenjėn e besnikėrisė ndaj atdheut dhe ndaj historisė sė pėrbujshme tė popullit tė vet, kjo ndjenjė ėshtė e trajtuar me subtilitet tė hollė atėherė kur paraqitet, dhe paraqitet nė mėnyrė tė patjetėrsuar. Duke qenė e nyancuar nė mėnyrė tejet diskrete, sugjestioni ngulfatet mė thellė, mė pėrvėlimtar, emigranti i ndodhur ndėr tė huaj duke i vlerėsuar nė njė shkallė mė tė lartė traditat e popullit tė vet. Aspekte tipike si ērrėnjosja, zhgėnjimi, mashtrimi, janė tė reflektuara me dinjitet, me njėfarė saktėsie tė bindjeve; vuajtja e shakmis, ia trazon forcat vitale, poeti, gjithnjė e mė nxitės, duke u pajisur me energji hyjnore pėr njė luftė tė gjatė sentimentale, `nė njė teren tė panjohur.

Leomi ėshtė njė luftėtar dhe, si ēdo luftėtar, e dashuron jetėn, me gjithėēka qė i ofron ajo: iluzione, premtime, zhgėnjime, duke ia pėrflakur mėndjen me ėndrra, duke ia nxitur ndjenjat. Poezia e tij e dashurisė shquhet pėrmes patosit, senzualitetit, pėrmes njė zjarri tė shenjtė tė pėrjetimit, i shpėnė herė/herė deri nė paroksizėm, nė tė cilin engjėllori ka diē demoniake, pafajėsia manifestohet nė mėnyrė tė egėr : E rėndė ėshtė marrėzia e burr t/ Kur trupi i saj shtrihet nė asfalt/ Ndodh tė ēmendet dhe druri/ Qė mė kafshon nė qafė dhe qaj/ Kur gėlltis epshet dhe dhembjet./ Njė pėrzjerrje kėnaqėsishė mė kaplon/Pėrmbi mua shembet qielli, bijnė yjet/ Diku atje gjėmon njė zhurmė/ Marr me veten trupat tanė.

Nė kėtė pikėshikim tė ndjeshmėrisė, kuptimi dhe kuadrot e dashurisė janė tjera, dashuria porsi jeta duke patur njėfarė magjie, duke u ndodhur nėn mallkim, nėn damkosje. Flitet pėr «satanėn e mallit», pėr «epshe natore », pėr « hipnozė seksuale », ku dashuria ėshtė njė lojė qė shndėrrohet nė njė luftė permanente ndėrmjet partnerėve nė arenėn e seksualitetit. Vargjet kanė njėfarė agresiviteti mishtor nė tė cilat pulson guximi i shprehjes, atėherė kur ēlidhet «djalli i lirė», duke mos patur megjithatė asgjė triviale, toni duke qenė nganjėherė i frustruar, i drejtėpėrdrejtė, herė tjera tringėllimtar porsi ujėrat qė zdirgjen nė ujvare.

Po qe se dashuria ėshtė njė lojė, dhe jeta ėshtė e parė poashtu si njė lojė, njė lojė e rrezikshme nė tė cilėn shuma supreme ėshtė uni i pėrmbysur nga provokime tė panumėrta, i absorbuar nga eksperimente tė llojllojshme, i nėnshtruar nga kurora shumėngjyrėshe e njė bote gjithnjė e mė tė kėrkuar, dhe kurrė e gjetur: Derisa ne luajmė me jetėn/ Jeta na e hap portėn./ Nuk dimė ku te fshihemi nga jeta/ Derisa rendim duke mos u ndalur. Biografikja luan nje rol qenjėsor, aq saqė duke i lexuar poezitė e kėtij poeti mund t’ia pėrbėsh trasenė e jetės sipas njė ditari intim nė tė cilin janė tė pėrshkruar sipas dorės sė parė impresione fluturimtare, vėrejtje, ide pėr njerėzit dhe ngjarjet qė i mbėrthejnė nė qarkun e tyre. Ai ėshtė aventurieri, rebeli qė gjezdis botėn duke e kėrkuar vetveten, duke kėrkuar ēdo gjė dhe asgjė nga kurioiziteti i tij i kristaltė: Gjithmonė rebele ėshtė qenja ime/ Nga shiu i kurreshtjes jam larė/ Njė erė mė shpėrndan nė cakun e fatit tim/ Ndėrsa dielli na lė tė ndarė.

Duke gjezdisur nėpėr botė, poeti shėnon se njerėzit janė tė njėjtė, pa marrė parasysh racėn, kombėsinė, religjionin, njerėz qė vuajnė dhe dashurojnė njėsoj, ndėrsa nganjėherė flasin tė njėjtėn gjuhė – atė tė heshtjes. Duke udhėtuar nga Amsterdami, Brukseli e Parisi deri nė Madrid, njerėzit jetojnė nė tė njėjtėn mėnyrė – disa janė skllevėr tė lirė, skllevėr tė kuriozitetit: Kėrkuam mė shumė. Gjetėm mė pak,/ S’gjetėm asgjė/ Mes meje dhe teje.. Humbėtirė !/ Shėmtira dhe skandale nė ēdo botė, nė ēdo skutė/ Tė jetės rrangalle, tė ftohtė, tė ngurtė/ Asgjė, s’kish mė vlerė !/ Asgjė s’ish e mirė!/ Skllevėr gjithnjė/ Skllevėr tė lirė. Njerėzit manifestohen njėsoj ngase janė tė interkonektuar nė njė kohė tė papėrshtatshme: Kjo kohė e ēlidhur na lidh/ Me prangat e jetės sė ndryshkur nga ėndrrat/ Kjo ėshtė koha e jetės sonė, e vetmja kohė/ Kur unė i lirė mund tė shikoj shikimin tėnd/ Dhe me hijen time mund tė mbuloj trishtimin tėnd.

Shqipėria ėshtė njė vend i dashur qė kthehet shpeshherė nė mendimin e tij

Leomi kalon nėpėr botė duke ia mbėrthyėr shpartallimin, si poet i revoltės duke pėrdorur njė ton me rrudha zhgėnjimtare, duke i shqelmuar konsumuesit e marihuanės, lesbianet, viktimat e depersonalizimit, njė botė mahnitjesh tė bezdisshme tė lyera nė mėnyrė apokaliptike: E pashė botėn, si njė pėrmendore/ Ku gjithkush bie hero pėr njė thėrrime tokė/ Muzash tė plagosura e pashė tek sillej vėrdallė.

Me nuanca tė fishkura, ku ēdo stinė ish e vetme porsi vjeshtė/ E pashė botėn tė ngritur dhe tė thjeshtė./ E pashė botėn, kurrė mė parė s’kish ndodhur/ E pashė me njerėzinė e sosur, dhe pa vlerė/ Ku ēdokush rrugėsh tė saj, hidhte njė mendim/ Me ngjeshje tė gėnjeshtrave, larė mė gjurmėt e eshtrave/ E pashė botėn tė mbytur kėnetave.// E pashė botėn nė duart e njeriut, si mes shqyerjes/ Turbullirė e vdekur, tek kafshonte qeniet e saj/ Pashė botėn me skandalet e saj, si shi i rrėmbyer, pa pushim/ E pashė boten e thyer, dhe qau shpirti im. Nė kėtė botė vėrshon pika e vetme qė mbetet si mėrgim, Shqipėria, ku kthehet shpeshherė me mendimin e tij: Shqipėria vendi im i dashur/ Pėrherė rebel ngase tė kėtillė e kam natyrėn, pėrherė duke e nxitur/ Ėndėrrėn time tė pėrhershme/ Derisa nė dhembjen time qė mė mjafton, pėrsėri e gjej vetveten/ Qė zdirgjet nė pragun tėnd pėrgjithmonė.

Por Leomi e ka parė botėn jo vetėm me syrin e mėrgimtarit, tė tė lazdėruarit, por edhe me syrin e poetit, tė artistit duke ia filtruar karatet qė i japin peshė dhe vlerė ekzistencės sonė tokėsore, duke u qortuar pėr dobėsitė tona, duke i kėrkuar falje pse na qorton: Mė falni po qe se mė kujtohet njė dhembje e kahershme/ E cila ju pėrfshin tė gjithėve pėrmes territ/ Jeta ėshtė si njė lojė qė degdiset pėrherė/ ja pėrse del si njė lavire rrugės/ Mė falni po qe se jua qortoj reagimet e varfėra/ Ndaj kėtij realiteti qė na mundon/ Kėshtu qė, pėr ne tė gjithė marrėzia ėshtė jetė/ Pėrzjerrje e furisė qė vjen, e po vjen/ Mė falni po qe se ju ndjej, po qe se pėr ju thurr poezi/ Tė cilat ju nuk i kuptoni ngase shpeshherė/ Ato duken si do ėndėrra qė paparitur na braktisin/ Duke na e dhėnė leksionin qe do tė ketė vlerė dikurė. Leksioni i jetės, pėrnga perspektiva e Leomit, duket se ėshtė ky: tė jetosh don tė thotė ta njohish botėn nė tė cilėn jeton.

(Pėrktheu me kompletime tė imta nga artikulli "Un poet rebel", Natiunea, Nr. 424, Bukuresht, 2007: Baki Ymeri, [email protected])

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara