HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Botime tė reja

Gjurma shqiptare nė trojet e Greqisė

Baki Ymeri -- nga Baki Ymeri, Bukuresht

(Pėrkitazi me librin e Arben Llallės, Gjurmė tė letėrsisė sė vjetėr tė shqiptarėve tė Greqisė, 1860-1889, Tringa Dsign, Tetovė, 2006)

Duke deshifruar medalionin nė ballinėn e dytė tė librit tė parė tė historianit shqiptar me prejardhje nga Elbansani i Aleksandėr Xhuvanit, zotit Arben P. Llalla, i cili momentalisht jeton dhe krijon nė Tetovė, kuptojmė se "vetėm dy gjuhė janė autoktone dhe tė mėdha: greqishtja dhe shqipja, e para e ardhur nga errėsira egjeane dhe e shkruar nė pergamenė e nė letėr, e dyta kalėruar mbi natėn pellazgjike, e gdhendur nė gurė, nė gjak dhe nė shpirtėra". Ky vlerėsim historik mbi shqipen e lashtė, i pėrket Ferdinand Schevillit, i botuar nė veprėn e tij, Ballkani, Historia dhe Qytetėrimet.

Aristidh Kolia dhe Arben Llalla
Aristidh Kolia dhe Arben Llalla

Etnosi shqiptar dhe etnosi vllah nė Greqi, sipas dr. Pėrparim Demit, e pėrbėjnė gjysmėn e popullatės greke, me nėnshtetėsi greke dhe pa tė drejta kombėtare arumuno/shqiptare. Po qe se bėhet njė regjistrim pa frikė nga autoritetet, vetėm 20 % e popullatės greke del me prejardhje helene, tė tjerėt janė 20 % shqiptarė (arvanitas), 20 % arumunė (kucovllehė), 20 % turq, 20 % sllavė. Grandomania greke, demokracia nė thonjėza, mosnjohja e minoriteteve, asimilimi, kėrcėnimet publike se ua thejnė kėmbėt atyre qė flasin vllahisht apo shqip, e kanė bėrė tė veten. Neve nuk na ka hije tė kritikojmė, por tė afirmojmė. Le ta deshifrojnė analistėt gjermanė, anglezė, italianė, amerikanė, mosrepsektimin e tė drejtave tė komuniteteve nė kėtė vend ballkanik me orientim filosovjetik! "Kudo qė t'i takoni kėta tė ashtėquajtur vllehė, qė flasin gjuhėn vllahishte, nė rrugė, nė treg, nė zyrė, nė vend tė punės, t'ua kėputni kėmbėt dhe shkulni gjuhėn! Kėtu ėshtė Greqia dhe ajo u pėrket grekėve", theksonte gazeta Stohos (Qėllimi), para disa vitesh. Mė mikpritės janė turqit tė njė feje tjėtėr, se sa grekėt tė tė njėjtės fe, na thot poeti Dumitru M. Jon nė Bukuresht.

Gjurmė tė letėrsisė shqiptare nė Greqi
Gjurmė tė letėrsisė shqiptare nė Greqi - kopertina 1

Nė 115 faqet e monografisė sė Arben Llallės defilon shpirti shqiptar i Greqisė, njė parathėnie brilante, hyrja, historiku i shqiptarėve tė Greqisė, gjuha shqipe nėpėr shekuj, si dhe disa kėngė, poema, njė fjalim parazgjedhor, satira arvanitase, kėrshendella arvanitase, faksimile dhe bibliografia, tė gjitha tė mbėshtetura mbi ide tė shėndosha, komentime, analiza, dėshmi e fakte konkrete. Libri u kushtohet pėrpjekjeve tė shqiptarėve tė Greqisė qė punuan dhe luftuan pėr ruajtjen dhe pasurimin e historisė dhe gjuhės shqipe. Ndėr ta, autori veēon Aanastas Kulluriotin, Panajot Kupitorin, Jorgo Marugėn, Aristidh Kolėn, tė cilin e ka njohur personalisht. Ėshtė fakt, thekson autori duke u bazuar nė burimet e njė kalnedari shqip tė vitit 1984, se tashmė nuk mund tė diskutohet edhepse deri tani pjesėrisht ishte fshehur e vėrteta se 90 nga 100 heronjtė e Kryengritjes sė vitit 1821 ishin arvanitė (fq.17).

Autori ėshtė i njohur pėr nje numėr tė konsideruar artikujsh shkencorė botuar nė Albanica, ura, Fakti etj. Pėrveē kėtij studjuesi tė dalluar qė ka gjurmuar nėpėr arkivat dhe bibliotekat greke, mbi shqiptarėt e Epirit nė pėrgjithėesi dhe tė Ēamėrisė veēanėrisht, kanė shkruar Shkėlzen Raēa, Vetė Zoti (pseudonim), Hamit Kokollari, Miranda Vickers, Rexhep Zllatku, Sejdi Kondi, Pano Hallko, Antonio Bellusci, Hamit Boriēi dhe Lumnije Bajrami, Gazmend Shpuza, Koli Xoxi, Ilir Ushtelenca, Dhimitėr Grillo, Apostol Pango, Irakli Koēollari, Bajroni, Pukėvili e tjerė. E vėrteta historike pėr shqiptarėt e Greqisė ėshtė njė e vėrtetė qė tė trishton dhe trimėron. Shovinizmi grek e ka bėrė tė veten, siē e ka bėrė ultranacionalizmi serb duke e shtrembėruar tė vėrtetėn historike tė shqiptarėve tė Kosovės.

Gjurmė tė letėrsisė shqiptare nė Greqi
Gjurmė tė letėrsisė shqiptare nė Greqi - kopertina 2

Arben Llalla i sjell lexuesit shqiptar njė lėndė tė pasur e tė panjohur deri mė sot, mbi vlerat e larta tė arvanitasve tanė. Lėnda historike e letrare qė sjell pėrmes kėsaj monografie e pasuron fondin dokumentar tė historisė sonė tė lavdishme. Disa nga tekstet qė i ofron opinionit kanė qenė tė botuar nė gazetat greke tė shek. XIX, disa jepen pėr herė tė parė. Shndrit ndėr to kėnga Pėr tė parėn princėshė Leksandra: Tė kėndojmė nė shqip,/ qė ėshte gjuhė trimėrie,/ qė e fliste admiral Miauli,/ Boēari, dhe gjithė Suli, njė kėngė vlerash tė larta qė josh kureshtjen e dashamirėve tė letėrsisė artistike e tė asaj popullore: Doli dielli nė mal,/ sitė pa sipėr nė kalė,/ u fsheh brenda nė re,/ tė ndriēohesh tinė dhe.// Kur vije nga Tatoi,/ hėna dilte Imitos/ duke hedhur sytė e tė pa/, ndriēo pėr mua ty tė tha.

As qė meriton tė lodhish trurin duke e komentuar mė tej njė vepėr qė tė josh qė nė shikim tė parė, pas kėtyre vargjeve ku defilon shpirti shqiptar. E pėrshendesim nga diaspora dhe e pėrgėzojmė kėtė historian tė ri e tė talentuar, elbasanasin e Tetovės qė na e pėrkujton faktin se arvanitasit e quajnė veten zotėr tė Greqisė, se duhet vazhduar kėrkimet e mėtejshme tė shkrimeve tė vjetra nė gjuhėn shqipe tė shkruara edhe me shkronja greke.
(Baki Ymeri, Bukuresht)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara