HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ndriēime

Krishtėrimi rumuno/shqiptar dhe rreziku sllav

Baki Ymeri -- nga Baki Ymeri, Bukuresht

(Studim i botuar kėto ditė nė revistėn Natiunea tė Bukureshtit)

Rumunėt, arumunėt dhe shqiptarėt, pėrmes stėrgjyshėrve tė tyre trako/ilirė, kanė lindur si popuj tė krishterė, ndėrsa pas kontaktit tė tyre me apostujt Andrei dhe Pali, u bėnė shtylla e krishtėrimit nė Iliri dhe Daki. Informatat mė tė hershme pėr fillimet e krishtėrimit nė territoret aktuale shqiptare, i kemi nga letrat e Shėn Palit, apostull dhe eruditi mė i madh pas Krishtit, i martirizuar nė Romė, ne kohėn e sundimit tė Neronit, nė vitin 67 pas erės sonė. Ėshtė domosdoshmėri e kohės tė merremi mė shumė me kėtė temė, ngase ėshtė tejet i qartė fakti se serbėt, kur vjen fjala pėr Kosovėn si zonė qėndrore e Dardanisė, kanė ardhur mjaft vonė. Ka arritur vallė pushtimi serb ta zhdukė popullatėn iliro/shqiptare? Assesi. Faktikisht, edhe pjesa dėrmuese e teksteve serbe e dėshmojnė tė kundėrtėn, se shqiptarėt askush nuk mund ti zhdukė.

Pėr tė shėnuar dhe pėr tė mbajtur mend ėshtė fakti se monoteizmi trako/ilir i tipit baritor, dmth. njė koncept fetar/monoteist i tipit laik, i rumunėve dhe shqiptarėve, ka lehtėsuar adaptimin e krishtėrimit nga ana e kėsaj popullate. Kisha e krishterė nė rajon ka qenė e organizuar dhe udhėhequr nga Bizanti. Presioni greko/bizantin nė Ballkan, shumė mė i madh se ai i ushtruar ndaj banorėve nė veri tė Danubit, do ti sigurojė sllavizmnit njė lloj supremacioni, i cili pas shekujve XI-XII do tė organizojė njėfarė huazimi fetar tė tipit lindor.

Pas depėrtimit tė turqve nė Gadishullin Ballkanik, nė kushtet e reja, sllavėt e jugut janė munduar t’ua mveshin disa atribute udhėheqjes kishtare, duke e shfrytėzuar shpesh fenė pėr qėllime ekėpansioniste dhe tė asimilimit. Mu pėr kėtė mund tė konsiderohet se serbėt u kanė shkaktuar rumunėve dhe shqiptarėve mė shumė zullume se sa turqit qė ishin tė njė feje tjetėr. Rreziku dhe presioni sllav kanė ndikuar qė disa arumunė (ndėrmjet Selanikut dhe Gjevgjelisė), si dhe vllehėt e Bosnjės (dikurė disa qindra mijė kurse sot disa milionė), ta pėrqafojnė fenė islame.

Rumunėt e Luginės sė Timokut, tė mbetur nė fenė ortodokse, kanė qenė tė serbizuar pėrmes njė ritmni tė sforcuar, sidomoė me “ndihmėn” e priftėrinjve serbė. Tė njėjtat kushte i kanė pėrjetuar edhe shqiptarėt e ndodhur nė fqinjėsi tė drejtėpėrdrejtė tė sllavėve, duke e pėrqafuar fenė islame pėr tė mbrojtur identitetin kombėtar. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet fakti se nė Kosovė, popullata shqiptare u ka rezistuar tė gjitha presioneve serbe pėr shkombėtarizim. Argumente: nė kohėn kur dymilione shqiptarė tė Kosovės (nė 700 fshatra dhe 12 qytete), asnjėri nuk ėshtė serbizuar, njėmilionė rumunė tė Luginės sė Timokut (nė 300 fėhatra dhe 6 qytete), pothuajse tė gjithė janė serbizuar, duke mos patur deri dje asnjė shkollė dhe asnjė kishė nė gjuhėn amtare.

Fakti se Ballkani bie nėn myslimanė, nuk anulon as prejardhje, as tradita tė ritit, etnografik apo etnologjik, tė festave apo festėrimit, tė shėrbesės rituale dhe tė ritit fetar. Ndėrmjet shqiptarėve dhe rumunėve figurojnė, nė nivel tė gjuhės sė lashtė, tė dokeve dhe zakoneve, tė etnogjenezės dhe folklorit, gjeste tė njė ngjashmėrie tė jashtėzakonshme: njė krishtėrim i hapur nga monoteizmi, njė liturgji qė vjen nga krishtėrimi monoteist, njė monoteizėm kult dhe kulturor. Fakti, ndoshta mė mirė i dėshmuar pėrmes dokumenteve historike, mbetet ai se rumunėt e Bukovinės, Basarabisė dhe Luginės sė Timokut, vllehėt e Bullgarisė dhe Maqedonisė, si dhe shqiptarėt e Kosovės dhe Maqedonisė, kanė qenė mė shumė tė persekutuar nga sllavėt se sa nga turqit.

Argumentet janė tė prekshme dhe bindėse nė kėtė pikėshikim. Pėrmbajtja humaniste e substratit fetar tė popullatės arumune dhe shqiptare, ka ndikuar qė feja tė mos pėrbėjė kurrė ndonjė motiv pėr urrejtje dhe pėrcarje. Pėrndryshe, ėshtė karakteriėtik fakti se pėr rumunėt e Dobruxhes dhe shqiptarėt qė e pėrqafuan fenė e pushtueėit, dallimet fetare nuk kanė qenė ndonjė pengesė nė unitetin dhe identitetin kombėtar, Shqipėria dhe Rumania duke qenė tė konsideruara si vendet me tolerancėn mė tė madhe interetnike nė botė. Ėshtė tjetėr corbė fakti se ekėtremistėt mė tė rrezikshėm tė koloraturės komuniste nga Shqipėria dhe Rumania (Raico Cornea, Kopi Kycyku, Razvan Voncu, etj.), ndotin pamfletet e tyre me sintagma terroriste qė krijojnė urrejtje, dyshim dhe mosbesim, si “fundamentalizėm islamik, thekse fundamentaliste” etj.

Krishtėrimi ka zėnė rrėnjė nė Shqipėri, paraleliėht me ngulitjen e tij nė trojet greke apo italiane, pėr rreth tetė shekuj para se ta pėrqafojnė atė bullgarėt dhe dhjetė shekuj para se tė vijė te serbėt. Letra e Shėn Palit drejtuar komunitetit tė krishterė nė Romė (nė dimėr tė vitit 57-58, p. Kr.), ėshtė njė argument i qartė nė kėtė drejtim. “Kam arritur tu pėrcjell tė gjithėve lajmin e mirė pėr Krishtin, qė nga Jerusalemi me rrethinė e deri nė Iliri” (Testamenti i Ri, Rom.XV, 19). Nė tė vėrtetė, Shėn Pali ka ndėrmarrė tre udhėtime nė Maqedoni, ku qenė themeluar komunitetet tė shumta tė krishtera, disa nga to duke qenė tė zhdukura si pasojė e tėrmetit tė vitit 518, tė tjerat duke qenė tė shembura nga hunėt dhe sllavėt, fakte tė atestuara nė njė kroinikė tė vjetėr (Miracula Ėanta Demetri).

Pa hyrė nė detaje historike, nėnvizojmė faktin ėe rumunėt, arumunėt dhe shqiptarėt, sėbashku me grekėt, janė popujt mė tė vjetėr tė Gadishullit Ballkanik. Por, Romakėt dhe sllavėt e kanė ndrsėhuar nga themeli, nė dy intervale tė mėdha, fizionominė etnografike tė gadishullit. Pėr dhunėn e okupatorit sllav, relaton ndėr tė tjerėt, edhe historiku bizantin, Procopius nga Cesareja, nė punimin Pėr luftėra, nė tė cilin pėrmend faktin se Nė atė kohė (v.514, p.Kr..), njė armatė sllavėsh, kalon lumin Istėr nė Epidamnum, duke i vrarė dhe duke i zėnė rob gjithė tė rinjtė qė u binin nė dorė, dhe duke ua plackitur pasuritė (VII, 29, I). Megjithatė, gjurmat e qendrave tė lashta tė krishtera nė Dardani dhe Maqedoni, kanė mbetur deri nė ditėt tona: Ulpiana, Justiniana, Stobi etj. Nė kėtė drejtim pėrmenden edhe tė shenjtrit dardanė, ndėr tė cilėt edhe Flori, Lauri, Prokupli dhe Maksimi.

Teologu shqiptar i ritit katolik nga Kosova, dr. Gaspėr Gjini, nė studimin e tij tė doktoratės (De fontibus historico/juridicis asclesiae Scoplensis), e mbrojtur nė Romė mė 1968, sjell dėshmi tė panumėrta mbi dioqezat dhe kishat dardane, mbi letrat e ruajtura pėr kėto, si dhe mbi invazionin e sllavėve (shek.VI) kur nis njė periudhė errėsire dhe pasigurie e cila zgjat deri nė shek. e X-tė. Vala e parė e krishtėrimit tė ardhacakėve sllavė ndėrlidhet me paraqitjen e vėllezėrve Qirili dhe Metodi, nxėnėsit e tė cilėve, Klimenti dhe Naumi (rreth viteve 885/886), patėn themeluar shkolla speciale dedikuar jetės shpirtėrore, duke pėrkthyer tė gjitha librat kryesore tė liturgjisė, Klimenti duke u bėrė kėshtu epishkopi i parė i gjuhės bullgare (893/916).

Por, krishtėrimi nuk pat mbetur vetėm nė Dardani apo Iliri. Shkrimtari Tertulian (200/206), relaton pėr pėrhapjen universale tė krishtėrimit qysh nė kohėn pėrkatėse, tė Shėn Palit dhe Andresė, duke nėnvizuar faktin se ai ka depėrtuar edhe te dakasit. Pėr tu shėnuar ėshtė fakti se dardanėt, nė atė kohė jetonin edhe nė Mezi, qė ishte njė krahinė fqinje e cila pėrkufizohej me Dakinė. Gaspėr Gjini tregon se njėri nga epishkopėt dardanė (Dardania ishte krahinė e Ilirisė), mbante njė emėr dakas (Daku), duke marrė pjesė nė Sinodin e Niceės (nė vitin 325), duke qenė pėrfaqėsuesi i vetėm i Ilirisė. Pėrndryshe, etnonimi dak ėshtė rruajtur deri nė ditėt e sotme ndėr shqiptarėt e Maqedonisė, Kosovės dhe Shqipėrisė (Zeqir Daka, Liman daka Palok Daka, etj.).

Ngjashmėritė ekzistente ndėrmjet rumanishtes dhe gjuhės shqipe, vecanėrisht ato nė fushė tė leksikut, semantikės, sintaksės dhe frazeologjisė, tregojnė se gjuha rumune, edhepse e ndarė nga gjuha shqipe si paėojė e invazionit sllav, ka patur njė jetė tė pėrbashkėt, sipaė disa filologėve, deri nė shek. V-tė. Duke e braktisur atdheun e tyre tė parė, tejmatanė Karpateve, sllavėt kanė filluar tė derdhen mėnjanė nga perėndimi, ndėrsa nė anėn tjetėr nė Daki, ku fillojnė tė depėrtojnė nė mėnyrė sporadike, pas braktisjes sė ėaj nga ana e legjioneve romake (271 p.e.ė), pėr ta kaluar mė vonė Danubin, duke u shtrirė nė Gadishullin Ballkanik, nė fillim tė shek. VI-tė, kronikasit bizantinė duke i karakterizuar si njė rrezik i ri pėr perandorinė.

Kussh e ka lexuar studimin e njė dijetari gjerman, Max Vasmer, Die Slaven in Griechland, mbetet i mahnitur nga ekspanėioni i jashtėzakonshėm i sllavėve, invazion i cili e pat pushtuar tėrė Greqinė, madje edhe ishuj tė shumtė tė Detit Egje (fq.10). Historiani francez, Alan Douclier, pėrkrah idenė se sllavėt janė njė popull indoeuropian qė ka ardhur nė Europė nė njė periudhė tė mėvonshme, ngase invazionet e tyre kanė filluar nė shekujt VI-VII. Nė kėtė kohė janė bėrė pėrpjekje tė pareėhtura pėr zhdukjen e popullatės autoktone: dakasit nė Rumani, trakasit nė Bullgari, ilirėt nė Dardani, Shqipėri dhe Maqedoni. Ėshtė domosdoshmėri e kohės tė merremi mė shumė me kėtė temė, ngase ėshtė tejet i qartė fakti se serbėt, kur vjen fjala pėr Kosovėn si zonė qėndrore e Dardanisė, kanė ardhur mjaft vonė. Ka arritur vallė pushtimi serb ta zhdukė popullatėn iliro/shqiptare? Assesi. Faktikisht, edhe pjesa dėrmuese e teksteve serbe e dėshmojnė tė kundėrtėn, se shqiptarėt askush nuk mund ti zhdukė.
(Pėrkthim nga sudimi ynė i botuar nė tė pėrjavshmen Natiunea (Kombi), Nr. 421, 29 gusht - 4 shtator, Bukuresht, 2007, fq. 12)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara