HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė rrugė pėr nė Shkodėr... (1)

-- nga Arben ĒOKAJ, 12 prill 2007

Arben Ēokaj Mė ka takuar shpesh tė udhėtoj me makinė nga Shkodra pėr nė Frankfurt, Gjermani dhe tė kthehem. Udhėtimi natėn nė rrugėn nacionale Shkodėr - Hani i Hotit (kufiri me Malin e Zi) tė rrezikon qė tė biesh nė ndonjė gropė dhe tė shtrembėrosh edhe diskun e ndonjė rrote. Herėn e fundit, kjo gjė na ndodhi edhe ne, dhe pėrshkuam rreth 1800 km, me njė rrotė tė shtrembėruar e njė kupė tė humbur... Nejse, mirė qė nuk thyem kokėn! Kot nuk paguajmė nga njė Euro ēdo ditė, qė makina jonė (me targa tė huaja) rri nė Shqipėri, pėr rrugė tė tilla, qė veē dėmtojnė makinėn. Nė asnjė vend tjetėr nė kėtė zonė tė globit nuk paguhen rrugėt dytėsore, pėrveē autorrugėve - vetėm nė Shqipėrinė tonė tė dashur. Njė detyrim ky, qė mund tė pengojė njė numėr tė madh turistėsh qė tė kalojnė pėr njė herė tė dytė nė Shqipėri - dhe jo vetėm kjo!

Respekt pėr vetveten
Nė pėrpjekje pėr tė krijuar identitet, njerėzit krijojnė njė respekt pėr veten. Si bashkėsi, ne shqiptarėt respektin pėr vete e kemi mjaft tė ulėt dhe tė kamufluar shpesh me sjellje fodulle. Pse nuk bėjmė diēka tė mirė, pėr tė treguar se dimė tė jetojmė, se jemi njerėz tė zgjuar?!

Rruga nacionale nė hyrje tė Shkodrės
Rruga nacionale nė hyrje tė Shkodrės
Shiko: Rrugėn e asfaltuar, ndikuar edhe nga ky shkrim

Nė vend qė tė priremi drejt njė kulture evropiano-perėndimore, ku dhe dėshirojmė tė integrohemi, ne ndėrtojmė arkapia tė larta qė tė "mbrojmė" shtėpinė - qė as nė Mal tė Zi nuk i sheh; bllokojmė trotuaret me shitės ambulantė, tė cilėt tregtojnė edhe perime e fruta nė ambiente balte e pluhuri; shtrojmė rrugė me kanale tė hapura anėsore brenda qytetit - qė mund tė kthehen nė vatra infeksioni; nuk i mirėmbajmė fare rrugėt, se dikush ka dėshirė tė vjedhė paratė publike qė jepen pėr ato shėrbime; shpenzojmė miliona pėr tė bėrė rrugė tė cilėsisė sė lartė dhe produkti nuk bėhet kurrė ashtu siē duhet... etj. etj. Pse ndodhin kėto fenomene nė Shqipėri?! Se dikush i ka qejf paratė... E kush nuk i ka qejf paratė?! Pse e gjithė kjo shkrehje nė kulturėn e kėtij populli?!... Pse nuk themelohet vetėdija e fitimit pėrmes njė pune tė ndershme?!

Ndėrsa merr rrugėn pėr nė Shkodėr nga ndonjė zonė e Malėsisė sė Madhe, bėn si bėn deri tek ish-SMT-ja, dhe aty rruga bėhet e pakalueshme. Asaj nuk i thonė rrugė! Tė vjen turp nga vetja, qė je pjesė e kėtij realiteti, dhe nė mendje fillon revoltimi pėr tė mos u kthyer kurrė mė nė kėtė vend, po tė mos jesh pjesė e kėsaj race... Pse bėhemi kaq tė padėshiruar pėr tė tjerėt, pse ia shkatėrrojmė jetėn kėshtu vetvetes? Gjithēka ka tė bėjė me kulturėn, njė subkulturė e njė populli, qė vazhdon tė jetojė i izoluar nė mendim, sa i pėrket politikave tė zhvillimit... Nė sfond dėgjohet zėri i njė deputeti tė vetė-kėnaqur, i cili i jep intervistė njė kanali televiziv lokal: "Emigrantėt do tė mrekullohen kur tė vijnė e tė shikojnė ndryshimin qė do tė bėjmė..."

Tė zgjedhurit tanė dhe drejtuesit politikė kanė njė njohje tė pėrciptė tė realitetit. Edhe udhėtimet jashtė shteti, qė bėjnė me paratė e taksapaguesve, apo nga favoret qė u jep tė qėnit deputet apo diku tė punėsuar nė shtet, u japin njė njohje sipėrfaqėsore tė realitetit perėndimor - njė zhvillim shoqėror e mirėqenie, qė vetėm e shohin dhe qė nuk i pėrket Shqipėrisė... Pėrse? A nuk jemi ne nė gjendje ta zhvillojmė vendin si tė tjerėt? Tė zgjedhurit tanė kanė disa interesa meskine, qė i pengojnė ata ta zhvillojnė kėtė vend, me aq mundėsi e para qė kemi. Tė zgjedhurit tanė nuk e respektojnė vetveten, si rrjedhojė as tė tjerėt, prandaj ata nuk bėjnė sa duhet pėr ta pėrdorur paranė publike me efektivitet. Sapo synon tė dalėsh nga normat e konjukturimit, ndesh nė njė kundėrshti absurde tė realitetit qė tė rrethon, tė atij realiteti qė ėshtė krijuar nga subkultura izoluese e njė populli, qė vuan nga padija e vet dhe e drejtuesve qė ka.

Njė rrugė qė tė ha kokėn
Para disa javėsh, 10 vetė humbėn jetėn nė njė rrugė tė Dukagjinit. Fugoni me tė cilin po udhėtonin, ra nė humnerė. Paratė pėr tė zgjeruar, bėrė apo siguruar njė rrugė, kalojnė nė xhepa pushtetarėsh, herė tė majtė e herė tė djathtė, dhe ti pėrjeton gėnjeshtra telenovelash tė drejtorit rajonal tė rrugėve, i cili ka hyrė nė punė i "detyruar" nga tė tjerėt dhe jo pėr rrogėn e vogėl qė merr... Ironi e fatit! Tė vjen keq pėr tė...

Forca punėtore vitale e shqiptarėve sforcohet qė tė gjejė rrugėt e emigrimit - si mėnyrė pėr tė siguruar njė jetė mė tė mirė. Dhe mirė ia bėjnė. Atje jashtė, nė vendet perėndimore, sado i diskriminuar qė ndjehesh nė disa raste, je mė i respektuar se nė vendin tėnd.

Mekanizmi qė vepron nė vendet e zhvilluara e ka njė synim - zhvillimin, ndėrsa kėtu nė vendin tonė tė dashur, qė trilli i rastėsisė na bėri pjesė tė tij, mendimi i zgjuar dhe kontributi pozitiv syrgjynoset... Shqiptarėt janė shumė xhelozė pėr gjėrat e mira. Tjetri ndjehet keq nėse bėn diēka tė mirė, qė nuk i ka shkuar nė mendje atij mė parė pėr ta bėrė, dhe gjėja e parė qė ai bėn, fillon e tė kundėrshton nė absurdin e njė loje pambarim... Lojė me vetveten nė njė padije infantile...

Rrugėkalimi i Lekė Ēukajt
Nėse pyet deputetin e zonės 3, se a e ka parė rrugėn si ėshtė bėrė nė zonėn e tij, ai tė hakėrrehet: "Ku e di ti se nuk e kam parė?!" Duket se deputeti i zonės, i cili falė rrethanave fitoi kundrejt ish-deputetit Lekė Ēukaj, nuk ka ndikim tė madh pėr tė pėrdorur siē duhet paratė qė janė dhėnė pėr tė bėrė rrugėn. Ose energjitė e tij pozitive i harxhon nė projekte tė tjera. Dhe nuk ka faj, tė gjithė shikojnė interesat e veta nė kėto ditė... Po interesat e bashkėsisė kush duhet t'i shohė? Pėrse e marrin votėn dhe tė ardhurat e majme tė zgjedhurit tanė? A duhet ata, qė pėrveē ndėrrimit tė makinave, tė bėjnė mė mirė rrugėt, qė edhe ata qė s'kanė makina, tė mund shėrbehen me njė transport publik, qoftė urban ose interurban?

Ironia e fatit tė sjell pėrsėri nė kushtet e njė cikli tė mbyllur. Njė rrugė dytėsore, e shtruar pėr efekt elektoral nga ish-deputeti Ēukaj, me anė tė sė cilės ai financoi fushatėn e tij, pėrdoret sot si rrugėkalim, pėr tė shmangur llahtarin e hyrjes nė Shkodėr. Nga ana tjetėr, paratė qė u patėn dhėnė pėr tė bėrė kanalet kulluese nė lagjen Dobraē, nė hyrje tė Shkodrės - rreth 12 milionė tė reja - u pėrvetėsuan tė gjitha. Kur deputeti i ri kėrkoi llogari pėr paratė, ish-kryetari socialist i komunės rrethina, filloi tė vinte disa tuba tė ngushtė nė njė kanal, pėr tė justifikuar paratė. Kjo ide u bllokua nga deputeti i zgjuar, i cili megjithatė harroi se ku shkuan paratė, dhe kanali kullues mbeti i bllokuar - nė mėnyrė qė uji tė rrjedhė mbi asfaltin e njė rruge elektorale, e cila ndonėse e shtruar keq, shėrben kėto ditė si rrugėkalim pėr automjetet qė duan tė hyjnė nė Shkodėr.

Pėr tė shmangur rrugėkalimin e ish-deputetit Ēukaj, janė dhėnė dy herė fonde pėr tė riveshur rrugėn e hyrjes sė Shkodrės. Njė herė 8,4 milionė dhe njė herė tjetėr 8 milionė. Ku kanė shkuar paratė? Komenti zyrtar nuk e di si tingėllon... Sigurisht qė gropat janė mbyllur - dhe janė hapur pėrsėri nga shirat... Por asnjė shtresė asfalti nuk ėshtė shtruar - dhe pėr kėtė arsye rruga vazhdon tė jetė e pakalueshme. Mediat lokale e kanė ngritur zėrin sa e sa herė, por nuk ka asnjė reagim zyrtar. Njerėzit nė Shkodėr dhe Malėsi tė Madhe votuan kandidatėt e djathtė nė zgjedhjet lokale, me shpresė qė tė investohet diēka mė shumė dhe qė vala e investimeve tė premtuara nė Shkodėr, tė rregullojė edhe hyrjen e saj nė rrugėn nacionale, qė na lidh me Malin e Zi.

Njė premtim italian
Ka vite qė pėrmendet njė investim italian prej 22 milionė Eurosh pėr tė bėrė rrugėn Shkodėr-Hani i Hotit, e cila ndonėse ka gropa dhe nuk i plotėson as kushtet e njė kategorie tė rrugės superstradė, kryetari i ri i Bashkisė sė Shkodrės e konsideron atė si autostradė. A thua kjo tė jetė arsyeja pse vazhdojnė tė na marrin nga njė Euro nė ditė pėr tė udhėtuar nė Shqipėri me makinė me targa tė huaja? Se rrugėt me gropa, disa titullarė jashtė kohe i konsiderojnė si autostradė...?!

Kryetari i ri i Bashkisė nuk pritet tė bėjė ndonjė ndryshim tė madh nė Shkodėr, pasi tė gjithė e njohin atė pėr paaftėsi, meskinitet, disrespekt dhe hakmarrjen qė tregon kundrejt bashkėqytetarėve. Kryetari i ri i Bashkisė ėshtė mosmirėnjohės, njė ish- i persekutuar i regjimit tė kaluar, i mbushur me komplekset e persekutimit, ish-punėtor nė uzinėn mekanike, qė ka marrė njė diplomė juristi pa shkuar nė shkollė fare, i konsideron studentėt e dhjetorit si spiunė tė dhjetorit, vetėm se ata i dhanė mundėsi atij qė tė bėhet kryetar Bashkie, me ndryshimin e regjimit, qė solli lėvizja e dhjetorit 1990! Kėsaj i thonė: Bėmė baba tė tė ha!

Gropa qė quhet Shkodėr
Si popull i vogėl, ne shqiptarėt nuk ndryshojmė shumė nga njėri-tjetri. Por kufizimet e lirisė sė lėvizjes kanė bėrė tė mundur qė tė krijohen nė popullin tonė disa subkultura lokale, pėrsa u pėrket disa ndryshimeve tė dialektit apo zakoneve shoqėrore, mentalitetit apo karakterit. Nė Shkodėr duket mjaft e theksuar kultura e njė konkurrence banale kundėrshtuese, aq sa tė krijon pėrshtypjen e njė metafore, qė mund ta pėrdorim si ilustrimin. Njė gropė e madhe, ku tė gjithė shkodranėt kanė rėnė brenda. Nė pėrpjekjen e pėrditshme pėr tė dalė nga gropa, ata shtyjnė njėri-tjetrin nė gropė, nė vend qė ta ndihmojnė njėri-tjetrin pėr tė dalė nga gropa ku kanė rėnė...

Njė burrė i vjetėr nė Shkodėr po mė tregonte njė ditė, se njė pasha turk nuk kishte mundur tė hynte nė Shkodėr, pasi ishte bllokuar nė hyrje tė saj... "Fatkeqėsisht" - ia ktheva, "Shkodra sot tregon tendencė tė kundėrshtojė edhe hyrjen e zhvillimit nė kėtė qytet." Dhe vėrtetė, deputetėt e Lezhės, disa prej tė cilėve intelektualė tė njohur nė Shqipėri, kanė bashkėpunuar dhe e kanė zhvilluar qytetin e tyre mė shumė se Shkodra vetveten. Nė Shkodėr kemi mė shumė deputetė, shumica e tė cilėve tregohen konkurrentė nė shkretėtirėn e mendimit meskin, dhe trumbetojnė zhvillim, kur rrugėt i lėnė pėr faqe tė zezė...

Vendi i tė vdekurve
Kur nisem nga Frankfurti pėr nė Shkodėr, njė ndjenjė trishtimi ma pėrshkon qenien... Rrugėt e mira vazhdojnė deri nė mes tė Kroacisė (Split), pastaj rruga vjen duke e prishur cilėsinė. Kaloj nė Mal tė Zi, ku rrugėt me dredha pėrmes maleve, janė njė ankth nė vete, dhe pėrfundoj nė Shqipėri, ku gropat nė rrugė pėrbėjnė njė rast tė eksplicit, qė i tregon turistėve tė huaj, se sa krahėthatė ėshtė ky popull dhe se ēfarė drejtuesish ka. Ky ėshtė vendi i tė vdekurve - vendi ku njerėzit gjithė jetėn mendojnė se si do tė jetė jeta e pėrtejme, pasi nė kėtė jetė nuk dinė tė jetojnė mė mirė.

Arratisem nga ky vend pėr tė harruar kapardisjen banale tė kryetarit tė Bashkisė Shkodėr dhe mė gjerė, tė ndonjė deputeti, qė i harron premtimet, sepse pushteti i ka dhėnė mundėsi pėr t'i blerė makinė edhe gruas nė Tiranė. "Ia ka bėrė zoti rrisk..." - shprehet ndonjė banor fatkeq i zonės sė tij. Por pyetja bėhet, "po rrugėt tona kush do t'i bėjė?!" Kur ky popull do ta marrė veten nga keq-qeverisja shekullore, do tė gjejė mėnyrėn edhe pėr tė bėrė rrugėt...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara