HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lorenc Luka: Faleminderit Jozefinė!

-- nga Arben ĒOKAJ, 05.11.2007

Arben Ēokaj Njė rrugė e gjerė pranė Kishės sė Madhe tė Shkodrės po shtrohej me asfalt, ndėrsa pezull rrinte premtimi pėr njė bum investimesh, qė do tė kryhej nė kėtė qytet, tė lėnė pas dore pėr vite me radhė. Nė ato ditė entuziaste, ashtu sikur varfanjakut i hedh njė kothere bukė, njė banderolė bashkiake u fanit nė rrugė, diku pranė kishės: Faleminderit Jozefinė! Qytetarėt kujtuan njėherė se ky falenderim doli nga shpirti i atyre banorėve, qė i kishte mbytur balta, gėnjeshtrat, gropat e rrugėve dhe pluhuri, por ata shumė shpejt e kuptuan se koha e xhaxhit nuk paska ikur dhe falenderimi nė emėr tė qytetarėve vinte nga stafi miop i kryebashkiakut Luka, i cili si ēdo titullar nė administratėn shqiptare i zgjedh vartėsit mė tė paaftė se vetja.

Njė rrugė e pakryer dhe njė falenderim servil
Nė Shkodėr janė premtuar tė vijnė rreth 13 milionė Euro investime, ku pėrfshihet edhe njė urė me hapje mbi lumin Buna - njė investim i Bankės Islamike prej rreth 8,5 milionė Euro. Shikoni me sa pak u bėhet qejfi shkodranėve?! 13 milionė Euro (njė numėr ters ky pėr besimtarėt kristianė), mund tė ishte fare thjeshtė buxheti vjetor, qė Bashkia e Shkodrės do tė siguronte me tė ardhurat e veta, nėse nė krye tė saj do tė ishte njė kryetar bashkie efektiv - njė kryebashkiak qė i njeh mirė rregullat e ekonomisė sė tregut, mundėsitė potenciale tė zonės, dhe pas disa investimeve themelore pėr tė zhvilluar qytetin dhe biznesin privat nė kėtė qytet, do tė ishte gjithashtu nė gjendje tė mblidhte edhe taksat lokale. Por jo, askush nuk e ka mendjen tė bėjė ndonjė gjė tė mirė kėtu nė Shkodėr, ashtu si nė tė gjithė Shqipėrinė. Zhvillimi vazhdon tė pengohet nga padija dhe konceptet e ngurta tė disa drejtuesve injorantė, tė cilėt nuk e kanė as idenė mė tė vogėl se si duhet punuar pėr t'i hapur rrugė zhvillimit dhe ekonomisė sė lirė. Ata dinė vetėm tė kapardisen pėrpara varfėrisė dhe vuajtjeve tė kėtij populli, pasi janė aq tė pafytyrė sa tė vjedhin edhe paratė publike tė tij, meqė nuk u hyn ferra nė kėmbė.

13 milionė Euro Shkodrės, qytetit tė anatemuar pėr vite me radhė nė periudhėn e komunizmit dhe fatkeqėsisht edhe pas tij. Mė e keqja ėshtė, se tani lėngun Shkodrės po ia pinė pinjollėt e persekutuar nga komunizmi, tė cilėt si donė tė rinj post-komunistė, ngaqė nuk dinė ndryshe, mundohen tė kopjojnė ish-persekutorėt e tyre dhe vijnė me turr, e tė marrin pėrpara, duke shpifur sa majtas-djathtas, sikur janė duke bėrė nam tė madh, pasi pėr herė tė parė nė Shkodėr kanė sjellė 13 milionė Euro (shumicėn nga njė bankė islamike), nė kohėn kur ministri i financave Bode (nė heshtje) dėrgon pėr 9 muaj nė qytetin e tij, Korēė, plot 41 milionė Euro pėr infrastrukturėn rrugore. Pra, mbi 3 herė mė shumė sesa nė Shkodėr...

Menjėherė sapo falenderimi e "dha efektin" e vet publik tė devotshmėrisė "qytetare" dhe mirėnjohjes shkodrane pėr investimet qė po sjell nė qytet znj. Topalli, ai u hoq, por edhe rruga mbeti pa u pėrfunduar. Kryebashkiaku Luka pėrdori njė banderolė pėr t'i pėrvjelur "nė konfidencė" shtresėn e fundit tė asfaltit rrugės... sė Jozefinės. Nuk e di se a do tė shtrohet ndonjėherė shtresa e fundit nė kėtė rrugė, por ajo qė vihet re nė Shkodėr, pėrveē pėrmbytjeve tė rrugėve, ėshtė edhe ngadalėsimi i procesit tė punės pėr rrugėt qė patėn filluar tė shtrohen. Kryebashkiaku Luka po shėrben si katalizator bllokues i kėtij procesi, ashtu siē bėri nė kohėn e tij edhe me investimin italian pėr rrugėn Shkodėr - Hani i Hotit, dhe pėr tė justifikuar dėshtimin qė sjellin metodat e punės sė tij, ai shkon si fėmijė i llastuar e fshihet pas logos sė PD-sė apo fustanit tė znj. Topalli, sikur kėsaj tė fundit ai i paska lindur nė derė.

Kryebashkiaku i fasadave
Kryebashkiaku Luka nuk pritej se do tė bėnte ndonjė ndryshim nė Shkodėr, por meqė disa nga njerėzit afėr tij e marrin pėr tė zotin (pėr t'ia rregulluar punėt vetes), ai qe nė gjendje tė gjente mėnyrėn pėr tė kandiduar pėr Kryetar Bashkie nėn logon e PD-sė. Nga vėzhgimi mediatik, qė iu bė zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit 2007, nė Shkodėr rreth orės 14-15 kishin shkuar nė zgjedhje rreth 12-15% tė votuesve. Por kjo shifėr u rrit artificialisht mė pas, duket nga komisionerėt e "shkathėt", tė cilėt ia kanė "zėnė dorėn" zgjedhjeve nė Shkodėr. Kjo tregon edhe mbėshtetjen publike pėr kryebashkiakun e ri, i cili ėshtė edhe qytetari i parė i pamerituar i qytetit tė Shkodrės. Nuk besoj se gjen vend tė zhvilluar nė botė, ku njė kryetar bashkie bėhet i tillė, pavarėsisht cilėsive tė dyshimta personale, vetėm se ai i ka "hyrė nė zemėr" njė zonje tė pushtetshme, e cila ndoshta mendon me tė vėrtetė se mund t'ia ndryshojė fytyrėn pėr mirė Shkodrės. Por jo kėshtu, jo me kėta njerėz tė paaftė dhe jo me investime gjysmake!

Para disa ditėve dėgjova edhe pėr njė investim rreth 450 milionė lekė tė vjetra pėr tė lyer fasadat e ndėrtesave, qė pėrfshihen nė atė qė konsiderohet si Piaca e Shkodrės. (A nuk do tė ishte mė mirė, qė kėto para tė shkonin pėr tė bėrė trotuarin, qoftė edhe nga njėra anė, tė rrugės pa trotuare qė shkon nga "5 heronjtė" deri nė lagjen Kiras?! Se njerėzit ecin si kafshė nė mes tė rrugės, duke rritur pasigurinė e saj dhe duke e paraqitur kėtė qytet si jashtė kohe!) Firma fituese e tenderit tė fasadave ka ardhur nga Vlora, pasi kryetari Luka ia ka "zėnė dorėn" - i nxjerr paratė jashtė Shkodrės, pasi firmat lokale mund tė flasin pėr pėrqindjet qė u kėrkon kryetari. Duket se kėtė metodė e ka mėsuar nga disa ministra a drejtues tė KESH-it, tė cilėt u kėnaqėn duke ua dhėnė tenderat firmave tė huaja dhe jo atyre shqiptare. Kėshtu qė nė vend qė paratė tė rrinė nė Shqipėri, apo nė Shkodėr, ato shkojnė diku jashtė Shqipėrisė dhe pėr rrjedhojė edhe jashtė Shkodrės. A nuk ngjan kjo me tė zotin e shtėpisė, qė nė vend qė paratė t'ia japė pėr pėrdorim familjarėve tė tij, ai shkon e i harxhon ato pas grave tė pėrdala diku jashtė?!...

Partia Demokratike nė pushtet duhet tė tregojė kujdes tani, qė pushteti ėshtė shtrirė edhe mė shumė nė dorė tė saj. Njerėz tė korruptuar dhe pamoral po manipulojnė nė emėr tė titullarėve tė lartė, pėr tė kapur poste me peshė pėr zhvillimin dhe ekonominė e kėtij vendi. Nuk e di, ndoshta edhe nuk i njohin sa duhet, por pėrderisa znj. Topalli e tė tjerė, kanė tė dhėna se dikush po manipulon nė emėr tė tyre, ata nuk duhet tė qėndrojė indiferentė, se nė fund tė fundit edhe ata paguajnė ēmim politik, nėse njė i zgjedhur prej tyre dėshton, ose kur ndonjėri manipulon nė emėr tė tyre, apo abuzon me paratė publike.

Kemi rastin e njė kryetari komune, qė nuk u rizgjodh pėr shkak tė abuzimeve rrėqethėse, qė bėri me paratė publike nė kohėn kur ishte kryetar komune. Meqė ka 8 klasė shkollė tė rregullt (tė tjerat ???), ai ėshtė mjaft i suksesshėm nė pėrdorimin e instikteve. Hapi fjalė poshtė e lart se znj. Topalli po e mbėshtet pėr t'u futur shef nė doganėn e Hanit tė Hotit, apo drejtor i tatimeve nė Malėsinė e Madhe, se mė poshtė nuk pranon. Meqė nuk mundi t'i dalė nė krye kėsaj aventure (duket qė znj. Topalli e mori vesh se ai po manipulon nė emėr tė saj dhe nuk e mbėshteti), ai nuk u tėrhoq, por arriti qė me 10 mijė Euro tė siguronte vendin e Drejtorit tė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive nė Malėsinė e Madhe. Kėto para ai nuk ia dha ndonjė njeriu afėr znj. Topalli, por dikujt tjetėr nė PD, i cili bėri tė mundur, qė njė grua profesioniste tė hiqej nga puna dhe nė vend tė saj, tė futej njė injorant, qė as letra nuk di tė shkruajė.

Qė nė kohėn e Konicės e Nolit, ky vend duket sė ėshtė i mallkuar, pasi vetėm injorantėt dinė tė shfrytėzojnė psikologjinė sociale orientale tė kėtij vendi, dhe janė pikėrisht injorantėt ata, qė nuk kanė skrupuj dhe me pafytyrėsi pranojnė ēdo lloj pune, meqė nuk dinė tė bėjnė asnjė punė. Ky vend vazhdon t'i shohė me inat njerėzit e menēur e profesionistė, prandaj mbetet i tillė, i pazhvilluar!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara