Rastėsisht nė politikė


 
HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė rrugė pėr nė Shkodėr... (2)

-- nga Arben ĒOKAJ, 5 maj 2007

Arben Ēokaj Dy-tre ditė pasi gazeta "Standard" botoi shkrimin tim "Njė rrugė pėr nė Shkodėr..." me datė 13.04.2007, strukturat e qeverisjes nė qendėr vepruan dhe rruga nacionale e hyrjes pėr nė Shkodėr nė drejtim tė Koplikut filloi tė ndėrtohej. Kjo rrugė tashmė ėshtė shtruar dhe ka dalė njė mrekulli, nė krahasim me gjendjen nė tė cilėn ishte. Tė vjen mirė kur sheh se qeverisja e sotme ka njė prirje pozitive qė tė dėgjojė sugjerimet e mira, me qėllim pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės sė banorėve dhe imazhit tė Shqipėrisė, por njėkohėsisht tė vjen keq kur sheh se ka njė numėr tė caktuar drejtuesish dhe tė zgjedhurish edhe nga e djathta, tė cilėt janė pasivė, apatikė, pa pėrvojėn e duhur dhe tė ndikuar nga modeli i vjetėr i qeverisjes. Kjo ėshtė Shqipėria sot!

Vendi ku deputeti shitet lirė
Gjatė fushatės sė zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005, mbulova sektorin e shtypit tė njė kandidati tė PD-sė pėr deputet, i cili mė zhgėnjeu pa u zgjedhur akoma. Mund ta kisha dėmtuar rėndė, sikur 10 ditė para zgjedhjeve tė tėrhiqesha publikisht nga fushata e tij, por principet politike dhe morale ishin mė tė forta se kokėshkrepjet e momentit dhe unė e bėra timen. Qėndrova edhe pse e mora vesh se kandidati qė unė mbėshtetja ishte blerė pėr pak para nga pronari i njė firme lokale ndėrtimi. Ai ishte mėsuar tė thoshte se nuk donte tė bėhej deputet vetėm pėr njė rrogė. Mendova: "ky njeri shitet lirė...".

Rruga nacionale nė hyrje tė Shkodrės - e shtruar
Rruga nė hyrje tė Shkodrės - e shtruar pas artikullit:
"Njė rrugė pėr nė Shkodėr...(1)" | Shiko rrugėn e paasfaltuar

Kultura politike e njė pjese tė mirė tė politikanėve tanė ėshtė sharlatane. Pa dhėnė kontribut politik, pa pjesėmarrje nė politikė, nė Shqipėri mund tė bėhesh edhe deputet, ministėr, milioner etj. etj. Kjo pėr vetė mekanizmin e pėrzgjedhjes qė pėrdoret, pėr vetė kushtet tranzicionale nė tė cilat vazhdon tė ndodhet Shqipėria, ku njė pjesė e madhe e trurit shqiptar ka qenė e detyruar tė emigrojė nė vendet e perėndimit dhe ku jetėn politike shqiptare vazhdon akoma ta sundojė epoka e mushkut dhe jo e trurit! Politika nė Shqipėri fatkeqėsisht vazhdon tė jetė njė domen i muskujve tė fortė dhe jo i trurit tė menēur.

Kur nuk tė pėrmendin pėr mirė
Ka vite qė ka ndodhur. Njė nuse e re, e martuar nė njė zonė tė Mbishkodrės, iku nga shtėpia e tė shoqit, me tė cilin kishte pak javė qė ishte martuar. Kur e pyeten nusen e re se pse kishte ikur, ajo nė konfidencė ishte shprehur: "Meqė askush nuk mė pėrmendi pėr mirė, thashė tė mė pėrmendin pėr keq..." Qofsha i gabuar, por kėtė histori e solla ndėrmend, sapo pashė kėto ditė deputetin e ri dhe "antikomunist" Gilman Bakalli tė tėrhiqej nga grupi parlamentar i PD-sė. Ai nuk ishte nė gjendje qė nė dy vjet deputet tė faktorizonte vetveten dhe meqė besonte se kishte vlera tė pazbuluara akoma, bėri njė veprim sa naiv aq edhe tė papėrgjegjshėm.

Kur hyn nė politikė, hyn nė grup dhe si i tillė duhet edhe tė dalėsh, pavarėsisht kostos. Por mentaliteti nė Shqipėri, e bashkė me tė, edhe nė Shkodėr, ka ardhur duke ndryshuar viteve tė fundit, si rrjedhojė edhe e ndikimit tė telenovelave meksikane, apo e njė ėndrre pėr tė zgjidhur hallet e jetės brenda ditės dhe me rrugė tė lehta. Asnjė shoqėri nuk i zgjidh hallet e jetės me njė shkop magjik, kot ėndėrrojmė! Vetėm pėrmes punės shėrohen plagėt e shoqėrisė dhe mund tė shohim frytet e njė shoqėrie qė fillon e ecėn mbi principe tė drejta.

Ėshtė pėr t'u habitur se si ka mundėsi qė z. Bakalli, i cili ka studiuar nė Austri pėr gjermanistikė, tė ketė marrė aq pak nga karakteri politik i racės gjermane. Duket se si shkollar ai ka qenė i fokusuar mė shumė nė termat gjuhėsorė sesa politikė apo komunikativė. Kėto ditė ai ngjante mė shumė me njė fėmijė tė llastuar, qė ankohej pėr znj. Topalli.

Kur merr mė shumė se tė takon
Princesha e Uellsit, Diana, i solli mjaft kokėēarje familjes mbretėrore, vetėm sepse nuk e njihte sekretin mbretėror. Kur ajo u ndodh brenda familjes mbretėrore, kujtoi se ky atribut i pėrkiste bukurisė sė saj, apo virtytit tė veēantė qė mund tė kishte. Kjo i hėngri asaj kokėn, atė kokė tė bukur princeshe, qė e donin tė gjithė. Edhe tek ne, disa deputetė pa kontribut politik, kujtojnė se u bėnė tė tillė sepse ishin tė bukur, kishin lindur me kėmishė apo kishin atribute tė veēanta. Dhe pavarėsisht faktit, nėse kanė apo nuk kanė tė drejtė, disa prej tyre nuk ia dinė vendin vetes.

Kujtoj me kėtė rast deputetin Lesi, i cili duke qenė njė gazetar me pėrvojė, e tregon veten tepėr naiv pėr tė kuptuar paskuintat e skenės sė politikės shqiptare. Le mė deputeti Bakalli, apo deputetja Trashani, tė cilėt erdhėn nė politikė, siē mund tė specifikohet nė raste tė tilla, duke u marrė diku nga rruga... Sepse nė tė njėjtėn mėnyrė, pak a shumė, kishte hyrė nė politikė edhe pėrzgjedhėsja e tyre znj. Topalli, e cila ka njė ndikim tepėr tė madh nė politikėn shkodrane, dhe besonte se sa mė naivė tė jenė deputetėt e Shkodrės, aq mė shumė do tė dilte nė dritė roli i saj, dhe aq mė i madh do tė ishte pėrfitimi politik i saj, etj. Gabim!

Gabohet rėndė edhe ndonjė deputet tjetėr, ministėr a kryetar bashkie, qė duke afruar afėr vetes njerėz tė paaftė, me 8 klasė shkollė, dhe duke shtyrė njerėzit e aftė e me pėrvojė, mund tė arrijnė sukses. Ata mund tė vjedhin kėshtu para publike, por sukses nuk ka! Njeriut tė paaftė, injorant dhe pa pėrvojė i shihet sherri, jo tė aftit! Prandaj, politika moderne perėndimore i zgjedh njerėzit sipas kontributit dhe pjesėmarrjes nė politikė dhe jo sipas shijes provinciale tė shėrbėtorit!

Deti i qetė, sepse ėshtė i thellė
Nė njė intervistė tė poetit tė talentuar Gjekė Marinaj me njė atdhetar shqiptar nė Florida, Prenkė Gruda, tek libri i tij me intervista "Ana tjetėr e pasqyrės" mund tė veēohet: "Mė ftoi nė makinėn e tij, tė cilėn nga gjendja e rėndė shėndetėsore qė po kalonte, kishte javė qė nuk e kishte ndezur, dhe u nisėm. Ndaloi diku pranė detit. "Gjekė", mė tha duke bėrė me dorė nga deti, "shikoje detin! Nuk ėshtė i turbullt sepse ėshtė i thellė. Cektėsia i turbullon gjėrat. Matu me detin kur shkruan, kur interviston dhe kur komunikon me njerėzit. Duaje njeriun dhe Shqipėrinė, sa do ky det bregun e vet!" Fjalėt e Grudės e kanė komentin brenda vetes pėr kėta politikanė shkodranė qė bėjnė akrobacira, nė vend qė tė bėjnė punėn pėr tė cilėn paguhen, nė shėrbim tė komunitetit qė i ka zgjedhur!

Le tė kthehemi tek z. Bakalli, i cili disa muaj pasi u bė deputet, i tha miqve tė tij, se tani dėshironte tė bėhej kryetar Bashkie nė Shkodėr. Dhe nuk do tė ishte keq, po tė krahasohen cilėsitė intelektuale tė z. Bakalli me ato tė kryetarit aktual tė Bashkisė sė Shkodrės. Por mekanizmi nė politikė, dhe pėr mė tepėr kėtu nė Shqipėri, ėshtė i tillė, qė pėrzgjedh shėrbėtorin mė tė mirė tė atij qė ka pushtetin, jo njeriun e aftė, i cili di tė bėjė punėn mė mirė se dikush tjetėr, nė njė moment tė caktuar. Se po tė bėhej pėrzgjedhja sipas kritereve tė aftėsisė, dhe shėrbimit qė ata mund t'i afrojnė komunitetit, jam i bindur plotėsisht se Shkodra ka njerėz qė punėn e kryebashkiakut mund ta bėnin mė mirė se kryetari aktual, apo se vetė aspiranti Bakalli.

Nuk po hyj tė analizoj mekanizmin banal qė e ēon z. Bakalli apo dikė tjetėr tė kėrkojė pushtet ekzekutiv, ku luhen para e tendera publikė, sepse ky ėshtė i njėllojtė pėr tė gjithė, edhe pėr z. Bakalli, edhe pėr znj. Topalli. Sot e ka radhėn znj. Topalli, i pėlqen apo jo deputetit tė revoltuar. Kam pėrshtypjen se pavarėsisht ndrydhjes qė strukturat e PD-sė i kanė bėrė deputetit tė ri, ai pėrsėri ka patur mundėsi tė gjejė hapėsira manovrimi brenda strukturės, qė e ka zgjedhur, pėr tė realizuar jo tė gjitha, por njė pjesė tė atyre pretendimeve tė tij, pėr tė cilat ka hyrė nė politikė.

Edhe duke qenė jashtė politikės vendimmarrėse, ekziston mundėsia qė t'i ndikosh gjėrat pėr mirė kur ke njė vullnet tė mirė. Por shpirti fisnik, vullneti pozitiv, apo dėshira pėr t'i bėrė gjėrat mė mirė se ē'janė, kundėrshtohet me forcė nga njė tendencė sociale pėr t'u faktorizuar nė njė kohė rekord, dhe ndėrgjegjia e sėmurė revoltohet kur ndeshet me mosrealizimin, pėr shkak tė pengesave nga po tė njėjtit njerėz, tė cilėt gjithashtu e shohin politikėn si mjetin e duhur pėr tė mbushur xhepat e tyre dhe jo pėr tė sjellė diēka tė mirė pėr banorėt dhe komunitetin. Por nė rastin konkret asnjėra palė nuk synon tė mirėn, prandaj ndodhin edhe incidentet banale.

Dua ta mbyll po me njė shembull interesant tė njė njeriu tė pushtetshėm amerikan, i cili krijoi sidoqoftė dinastinė e tij nė politikėn amerikane. Bėhet fjalė pėr ish-presidentin amerikan, Xhorxh Bush, i vjetri. Nė intervistėn e tij, tė dhėnė pėr poetin Marinaj, nė librin e sipėrpėrmendur ai tregon se: "Kur isha fėmijė, pas njė ndeshje futbolli, iu mburra mamasė: "Kam bėrė kaq apo aq gola sot!" Mamaja ma ktheu: "Nuk ka rėndėsi sa gola ke bėrė bir, rėndėsi ka cila skuadėr ka fituar..." Kujto se e ėma e Xhorxh Bushit, ia ka dhėnė kėto kėshilla tė birit para 50-60 vjetėsh, kur ne as sot nuk kemi arritur nė koncepte tė tilla. Prandaj i biri u bė president!

Njėkohėsisht, mund tė sjellim ndėrmend ndeshjet e futbollit tė kombėtares sonė, ku futbollistėt tanė tė talentuar por individualistė, na japin njė performancė mė tė mirė se skuadra kundėrshtare, ndonėse hanė mė shumė gola se sa shėnojnė... A mos ka defekt shkolla jonė, qė nuk i pėrgatit nxėnėsit qė tė punojnė nė skuadėr, por i lė tė krekosen individualisht, duke krijuar kaos dhe jo rezultate?! Apo ėshtė faji i njė shoqėrie qė vazhdon tė vuajė mungesėn e standardeve tė njė ekonomie konkurruese tregu?! Siē duket, tek ne nuk kemi treg pėr konkurrencė vlerash!

Tė kthehemi tek politika. Politikanėt tanė kanė nevojė tė mėsojnė mė shumė, se si t'i dominojnė veset e tyre, instinktet. Ata duhet tė dėgjojnė mė shumė dhe tė tregohen mė tė qetė. Nuk ėshtė e rėndėsishme tė hapėsh barkun politik para popullit. E rėndėsishme ėshtė tė arrish rezultate dhe jo me njė tė rėnė tė lapsit, apo me njė diskutim diletant nė foltoren e parlamentit, por me punė e pėrkushtim, pėr tė pėrmirėsuar gjendjen tejet tė vėshtirė tė kėtij populli, e bashkė me tė edhe gjendjen ekonomike dhe jetėgjatėsinė nė politikė tė secilit politikan, qė i ėshtė dhėnė mundėsua tė jetė aktor nė politikė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara