HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Historia ndalet tek ne

-- nga Arben ĒOKAJ, 10.06.2007

Arben Ēokaj Vizita e presidentit Bush nė Shqipėri ishte njė vizitė historike. Kjo u theksua kėto ditė nga shumė politikanė dhe analistė shqiptarė dhe tė huaj. Por ajo qė nuk u pėrmend sa duhet, ishte fakti se nė fund tė fundit, vizita nė vendin tonė tė vogėl e presidentit amerikan, e burrit mė tė pushtetshėm nė botė, ishte padyshim njė arritje kulmore e politikės shqiptare. Duke qenė se vazhdojmė tė jemi njė vend me probleme tė mėdha, ne nuk i lejuam vetes tė shprehnim vetėkėnaqėsi euforike, ndonėse edhe kjo e fundit, nė njė moment tė tillė suksesi, ishte mė se e ligjshme.

Vizita nė fjalė u bė e mundur nga ndjenjat pozitive qė ushqen populli shqiptar pėr SHBA-tė; nga radhitja e vendit tonė nė kampin e aleancės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar; nga pjesėmarrja e ushtarėve tanė nė misione tė rėndėsishme ndėrkombėtare nė Irak, Bosnje dhe Afganistan; nga puna intelektuale dhe shprehja e vazhdueshme e respektit pėr vlerat amerikane, tė ngjashme kėto me ndjenjat shqiptare pėr liri e demokraci; nga puna e madhe e diasporės shqiptare nė SHBA, sidomos e asaj pjese tė intelektualėve shqiptarė qė kanė arritje atje. Kėto tė gjitha bashkė, nė bashkėrendim me njė unitet pozitė-opozitė pėr sa i pėrket qėndrimeve kundrejt politikės dhe interesave amerikane, rezultuan me ketė vizitė tė papėrsėritshme tė presidentit Bush nė Shqipėri. Vizita e Xhorxh Bush tregoi mė sė miri, se politikanėt dhe diplomatėt shqiptarė duhet tė punojnė nė skuadėr, pozitė - opozitė, pėr tė arritur respekt dhe suksese nė planin kombėtar dhe ndėrkombėtar.

Si popull i vogėl, qė s'na kanė lėnė tė rritemi (njė pjesė tė fajit e kemi vetė), jemi mėsuar tė mbetemi vėzhgues tė historisė, pasi fatin tonė e kanė pėrcaktuar tė tjerėt, mė tė fuqishėm se ne. Historia ka kaluan anash nesh, ka rrėshqitur, duke na dėmtuar dhe injoruar shpeshherė. Por me vizitėn e presidentit Bush nė Shqipėri, ne morėm njė rol tė rėndėsishėm rajonal: Historia u ndal tek ne! Ne jemi tani nė anėn e tė fortėve tė kėsaj bote, nė anėn e atyre qė drejtojnė dhe dinė tė kenė sukses. Nė planin politik duhet tė vlerėsojmė vendimet e rėndėsishme qė kemi marrė si komb, pėr tė qenė nė krah tė kėsaj aleance, dhe tė veprojmė me kujdes, sidomos nė ēėshtjet e brendshme, pėr tė prodhuar njė politike tė pjekur dhe jo infantile.

Priremi drejt Amerikės, por sillemi si meksikanė
Nė konceptet amerikane dhe anglo-saksone nė pėrgjithėsi, ekziston shprehja, se pėr t'u bėrė diēka nė jetė, duhet tė fillosh tė sillesh si i tillė. Kombi shqiptar ėshtė padyshim mė i civilizuar se vetė politikanėt qė nxjerr, tė cilėve duket se u ka mbetur ora nė periudhėn e drejtimit komunist. "Makina e politikės ėshtė ndryshkur..." - tha Kadare nė prag tė vizitės sė presidentit Bush. Dhe kjo ėshtė fatkeqėsisht e vėrtetė. Duhet tė ndėrmerren reforma ligjore dhe administrative, larg interesit tė ngushtė personal apo partiak, qė tė ēlirojmė mekanizmin meskin tė politikės shqiptare dhe me kujdes tė rrisim shkallėn e dinamizmit tė saj, pa u harlisur jashtė kontrollit.

Reformat e brendshme nė politikėn shqiptare, duhet tė fillojnė nga vetė partitė politike, ku demokracia e brendshme vazhdon tė cenohet nga autoriteti i njėshit dhe ku veprimtaria e njė partie rezulton mjaft informale - nė bazė tė urdhrave nga lart, pa vetė-iniciativė personale. Duhet tė futen koncepte tė reja, ku fjala e lirė, sidomos brenda strukturave tė partisė politike, tė mos konsiderohet herezi. Pėrndryshe jemi tė destinuar tė dėshtojmė si klasė politike dhe si shtet. Mė pas, lirinė e fjalės ta kthejmė nė liri veprimi tė pėrgjegjshėm, qė t'u ngjajmė amerikanėve, ku qė nė shkollė mėsohet se "nėse mendon se ke tė drejtė nė atė qė thua, thuaje pa frikė dhe me zė tė lartė".

Duke mos patur pėrvojėn e duhur, njė shoqėri nė hapje si e jona, ka qenė dhe vazhdon tė jetė e destinuar tė mėsojė mė parė veset e njė shoqėrie tė zhvilluar, sesa strategjitė e zhvillimit. Telenovelat meksikane e kanė bėrė mė tė lehtė absorbimin nga shoqėria dhe politikanėt tanė tė teknikave tė njė kakofonie jorezultative, sesa normat morale tė njė ekonomie konkurruese. Vese tė padėshiruara, kanė themeluar tek ne njė strukturė mendimi intrigues dhe primitiv, si formė e degjeneruar moralisht e njė shoqėrie tė hapur, qė vuan nėn kthetrat e psikologjisė izolucioniste. Me kalimin e kohės, njerėzit do tė lodhen nga vetvetja dhe nga kjo sub-kulturė e dalė kohe, dhe do tė fillojnė e u kthehen vlerave. Por humbja do jetė mė e madhe, nėse shoqėria vetė nuk ka forma ligjore dhe edukuese, qė tė rekomandojnė se si duhet tė sillesh nė njė shoqėri tė hapur.

Synojmė perėndimin, por sa shumė e dashurojmė orientin
Nėse presidentit Bush i intereson politikisht ta tregojė Shqipėrinė si njė vend mysliman, qė adhuron Shtetet e Bashkuara, pėr tė pėrdorur njė shembull pozitiv pėr vendet islamike qė nxisin terrorizmin, kjo mund tė ketė ardhur edhe si rezultat i pamundėsisė apo paaftėsisė sė diplomatėve tanė pėr tė informuar kėshilltarėt e tij, se Shqipėria ėshtė njė vend multi-fetar me shumicė statistikore myslimane, por qė ka njė tolerancė fetare shembullore. Ne e dimė se terrorizmi nuk ka ngjyrime fetare, por diferencat ndėrmjet kulturave orientale dhe oksidentale, shpesh nga padija, gjenerojnė konflikte dhe viktima tė panumėrta. Ne shqiptarėt nuk duhet tė viktimizohemi pėr hir tė fesė!

Tolerancėn fetare ėshtė mirė ta shtrijmė edhe mė tej. Do tė ishte mjaft pozitive pėr njė vend evropian si Shqipėria, qė kultet fetare tė aplikonin besimin dhe ritet e tyre brenda objektit fetar, siē bėhet nė vendet e BE-sė, dhe pėr hir tė respektit pėr tė drejtat e njeriut dhe pėr besimin e tjetrit, tė mos i shqetėsojmė kalimtarėt nė rrugė me tingullin e kėmbanave tė kishave, apo zėrin e amplifikuar tė myezinit. Kėto manifestime mund tė bėhen publike jashtė objektit fetar vetėm nė ditė festash. Edhe vetė procesioni i festimit tė bajramit nė sheshin "Skėnderbej" ngjan tepėr oriental. Nismėn pozitive dhe evropianizuese u takon komuniteteve fetare qė ta ndėrmarrin dhe ata vetė, me anė tė njė iniciative tė tillė do tė emanciponin shoqėrinė shqiptare. Politikanėt tanė do tė merrnin kėshtu njė shembull harmonie e paqeje, qė duhet t'i lėrė vend trurit tė vendosė dhe jo pasioneve.

Ėshtė koha e kastravecave...
Kur gazetat shėnojnė pikun mė tė ulėt tė shitjeve, pėrdoret termi "koha e kastravecave". Nė politikėn shqiptare, kemi njė shkėputje tė klasės politike nga votuesit. Zgjedhėsit duhen vetėm ditėn e zgjedhjeve. Abuzimi me votėn e lirė, mekanizmi i gabuar i vjedhjes sė votave dhe shpeshherė, dalja nga zgjedhjet e individėve tė paaftė pėr t'i shėrbyer komunitetit ka ngjallur irritim, dhe sidomos njė mungesė tė theksuar tė pjesėmarrjes nė procesin zgjedhor. Koha e "kastravecave" nė politikėn shqiptare ka kohė qė ka filluar. Duhet njė punė e madhe, respektim i kodit zgjedhor dhe votės sė lirė, qė raportet e sotme tė pėrmbysen pėr mirė. Duhen ndoshta, njerėz tė rinj nė politikė!

Kemi 'politikanė' qė nuk e meritojnė postin qė kanė dhe pėr mė tepėr nuk e kanė lexuar as tregimin e Andersentit "Rrobat e reja tė perandorit". Ata fryhen e kapardisen, duke manifestuar njė sjellje snobe dhe injoruese pėr mjedisin qė i rrethon, pėr mbėshtetėsit e tyre apo pėr vetė zgjedhėsit. Shiko presidentin Bush, kėtė burrė kaq tė pushtetshėm, i cili ka sjellje mė tė thjeshtė e njerėzore me njerėzit, se vetė ndonjė kryetar partie nė Shqipėri, apo qoftė edhe analist. Kjo ndodh pikėrisht se kryetari i partisė sė vogėl nė Shqipėri ka njė botėkuptim sheiku, edhe nėse ai ėshtė kristian...

Njė ditė u ndodha rastėsisht nė hyrje tė Ministrisė sė Shėndetėsisė. Ministri po dilte jashtė. Njė kėshilltar i PDK-sė nė bashkinė e njė qyteti verior, iu afrua me ngurrim kryetarit tė partisė sė tij Nard Ndoka pėr ta uruar pėr punėn e re. Ndoka nga ana tjetėr e pa me mospėrfillje dhe mezi ia hodhi sytė. Njė rast i tillė tė bėn tė mendosh se kaposhi Ndoka sillet nė atė mėnyrė, sa mbėshtetėsit tė tij t'i duket vetja "mizė", para faraonit tė madh. Njė histori tjetėr mė vjen nga njė kryetar dege i LSI-sė, i cili i ndodhur nė njė kafene, sheh kryetarin Meta teksa hyn aty. Meta nuk pėrshėndet asnjė tė pranishėm aty, pasi ata, vdekatarėt, duhet tė pėrshėndesin tė pavdekshmin, hyjnorin. Prandaj them: ėshtė "koha e kastravecave" nė politikėn shqiptare.

Kėta individė qė na bėhen edhe ministra e kryeministra, pasi vjedhin njė shumė tė madhe tė parave publike, krijojnė njė distancė me njerėzit e thjeshtė, tė cilėt e kanė tė vėshtirė tė fitojnė edhe bukėn e gojės. Prandaj njerėzit nė Fushė-Krujė u gėzuan shumė me vizitėn e Bushit atje, e cila u komentua nga Artur Zheji me koncepte arkaike dhe tė prapambetura nė kohė. Realpolitika ėshtė arti i marrjes sė mbėshtetjes nga publiku, pėrmes njė konkurrence tė fortė dhe tė ndershme nė bazė tė disa rregullave tė pėrcaktuara qartė nga tė dy krahėt e politikės. Xhorxh Bush nuk ėshtė bėrė president pėr tė shėndoshur vithet si Ilir Meta, apo ndonjė deputet "nuse", qė hyn nė politikė pėr tė vėnė dhjamė. Bush nuk ka hyrė nė politikė pėr tė vjedhė paratė publike, se sistemi i hapur demokratik nuk ta lejon njė gjė tė tillė. Vemjet politike qė shohim tek ne, zhvillohen nė shoqėri tė mbyllura, tė pacivilizuara demokratikisht, dhe tė paafta pėr t'u shprehur pa frikė.

Aleanca pėr vjedhjen e shtetit
Nėse duam tė shėrojmė njė plagė shoqėrore, atėherė duhet tė pranojmė hapur, se ajo ekziston dhe tė gjejmė mjetet e duhura pėr ta shėruar atė. Presidenti Bush e inkurajoi qeverinė Berisha nė luftėn e tij kundėr korrupsionit. Por, a vazhdojmė tė kemi pėrsėri njė korrupsion tė theksuar nė vendin tonė? Pėrfaqėsuesit tanė, a sillen me arrogancė, duke marrė pėrqindje nga ēdo investim publik qė bėjnė? Fatkeqėsisht po! Aq i madh vazhdon tė jetė ky korrupsion dhe korruptim i punonjėsve shtetėrorė, i politikanėve qė kanė nė dorė paratė publike, sa mund tė thuhet se, aleanca pėr vjedhjen e shtetit nė Shqipėri, si nė asnjė vend tjetėr nė atė pjesė tė botės ku synojmė tė integrohemi, ėshtė mė e fuqishme se aleanca pėr shtetformimin.

Grupimi i njerėzve qė kanė koncepte shtetformuese dhe perėndimore, dhe qė fitimin e tyre duan ta nxjerrin pėrmes fitimit qė nxjerr shteti shqiptar, dhe jo duke abuzuar me fondet publike, ėshtė fatkeqėsisht nė minorancė, aq sa njė kėshilltar i lartė nė shtetin shqiptar mė tha njė ditė, se "kemi njė shoqėri kaēakėsh..." dhe se "ne nuk pėrbėjmė akoma masėn kritike pėr tė filluar njė reaksion". Me "ne", e kishte fjalėn pėr njerėzit me koncepte perėndimore, qė mendojnė dhe punojnė, qė Shqipėria tė bėhet njė vend me ligje dhe sjellje perėndimore.

Vizita e Xhorxh Bush nė Shqipėri ishte njė ngjarje qė tė jep shumė pėr tė mėsuar. Kryeministri Berisha, si njė politikan me pėrvojė, diti tė kapte anėn e mirė tė kėsaj vizite. Ai i mundėsoi popullit tė Kosovės njė premtimn nga Tirana pėr njė Kosovė tė pavaraur dhe pa kushte. Mbetet qė kryeministri ynė tė jetė po aq i suksesshėn nė zbatimin e reformave nė vend, pėr rritjen e standarteve, qė distanca e Shqipėrisė me anėtarėt e BE-sė dhe tė aleancės sė NATO-s tė jetė sa mė e vogėl.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara