HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė festė e dytė pėr serbėt

-- nga Arben ĒOKAJ, 29.06.2007

Arben Ēokaj Serbėt festojnė humbjen e njė beteje me turqit nė Fushė-Kosovė, nė vitin 1389 - njė betejė ballkanike qė drejtohej nga car Lazari serb. Serbėt kanė mundėsi tė festojnė pėrsėri pėr humbjen e Kosovės, meqė e kanė bėrė zakon tė festojnė edhe humbjet pėr hir tė car Lazarit!

Dy gjėra tė ēuditshme e shoqėrojnė pambarimisht popullin serb, tė cilat kanė gjeneruar gjithmonė edhe atė pjesė tė mirė tė ngjarjeve kontraverse, qė shoqėrojnė historinė e tyre. E para ėshtė festimi i humbjes si alibi dhe e dyta, akumulimi i agresivitetit dhe urrejtjes si komb, pėr shkak tė inferioritetit dhe mosvlerėsimit. Ndjenja e humbjes ėshtė e padurueshme pėr kombin serb. Ata bėjnė gjithēka qė tė dalin fitimtarė, dhe nėse nuk munden tė fitojnė, ata nuk e durojnė dot humbjen dhe pėr rrjedhojė, e kthejnė dhimbjen nė forcė, duke e festuar humbjen si fitore. Ky kompleks nacional i hershėm serb, ka krijuar mbijetesėn e tyre problematike nė atė territor tė uzurpuar me kohė prej tyre, duke justifikuar shpeshherė tragjeditė, qė ky popull dhe drejtuesit e tij, i kanė shkaktuar fqinjėve, qė nga ardhja e tyre nė shekullin e 6-7-tė tė erės sonė nė Ballkan. Kjo, nė njė farė mase arsyeton nė absurdin e vet edhe zgjerimin e territorit tė tyre, nė njė tokė, qė nė historinė e vjetėr nuk ka qenė e banuar prej serbėve.

Alibia serbe
Duke e parė nė kėtė kėndvėshtrim disi tė ēuditshėm, metodėn dinake dhe gėnjeshtare, qė kisha ortodokse serbe ka pėrdorur pėr tė krijuar alibi dhe supozime nė formė argumentesh tė qėndrueshme pėr kombin serb nė histori, tė cilat deri tash vonė janė shitur mjaft mirė edhe pėr vendet e perėndimit, Serbia ka mundur, pėrveē se pėrdhuni, tė mbajė si tė vetat kėto toka shqiptare, ku njė pjesė e saj pėrbėhet nga ajo qė ne sot e njohim me termin zyrtar Kosovo (serbisht: toka e mėllenjės, mullizezės), njė term qė serbėt dinakėrisht i dhanė atij vendi nė njė kohė tė pacaktuar, pėr tė siguruar mbretėrimin e tyre mbi shqiptarė. Pėrveē kėsaj, serbėt krijuan edhe mite e histori imagjinare, qė ta tregonin Kosovėn si djepin e tyre kulturor. Ekzistencėn e shqiptarėve nė kėto troje, ata e sqaruan si dyndje e shqiptarėve tė ardhur aty, pasi serbėt vetė kishin pasur nėn zotėrim ato toka. Ajo qė mbetet si argument i pasqaruar nga serbėt, ėshtė pikėrisht e vėrteta historike: kė gjetėn serbėt nė ato toka, nė atė kohė kur ata erdhėn vetė nė Ballkan nė shek. 6-7-tė tė erės sonė?! Ka shumė mundėsim qė serbėt tė kenė gjetur aty paraardhėsit e shqiptarėve tė sotėm, njė pjesė prej tė cilėve i konvertuan nė sllavė pas pushtimit.

Harta e Kosovės

Kėto ditė, nė Gazimestan, u festua pėrsėri pėrvjetori i betejės sė famshme tė luftės ballkanike nė Fushė-Kosovė, tė vitit 1389 kundėr osmanėve. Kjo luftė ballkanike u drejtua nga car Lazari serb, dhe nė tė morėn pjesė pėrveē serbėve edhe shqiptarėt, kroatėt, bullgarėt etj. Lufta u humb nga ushtritė ballkanase, por tė vetmit qė e festojnė humbjen e kėsaj lufte dhe qė e kanė kthyer kėtė humbje nė njė festė tė madhe nacionale, janė pikėrisht serbėt, nė vend qė tė ishin osmanėt ata, tė cilėt festonin fitoren. Ndonėse kjo pėrbėn rastin mė unikal nė botė, ku festa mė e madhe e njė kombi ėshtė pikėrisht humbja e tyre dhe e ushtrive aleate, nė atė vend, i cili, sidoqoftė sot banohet me mbi 90% shqiptarė. Thjeshtė bėhet pyetja: Si mund tė quhet njė vend i banuar me shqiptarė, djepi kulturor i njė kombi tjetėr? Nuk ka tė dhėna historike, qė flasin pėr pushtimin e asaj zone nga shqiptarėt...

Gjithēka ėshtė sajuar mbi njė alibi. Pėr tė krijuar idenė se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė, serbėt pėrdorėn ēdo metodė e simbolikė, madje edhe festimin e humbjeve, qė t'u thonin tė tjerėve: "Ja, Kosova ėshtė tokė serbe! Kemi edhe histori atje..." Krijimi i imazhit sikur Kosova ėshtė tokė serbe (ndonėse 'kosovo' mund tė jetė toponim serb, siē janė me dhjetėra toponime tė emėruara nga sllavėt edhe nė Shqipėri, tė cilat pėr shkak tė internacionalizmit 'evgjit' shqiptar kanė mbetur ashtu edhe nė ditėt e sotme), pėrmes festave pėr luftėra tė humbura, apo pėrmes disa kishave katolike shqiptare, tė cilat u konvertuan gjatė pushtimeve sllave nė kisha ortodokse, serbėt kėrkojnė pėrsėri tė mbajnė njė copė tokė qė s'ėshtė e tyre dhe njė popull shumicė shqiptar, qė ka hequr tė zitė e ullirit pėr tė ruajtur ekzistencėn e vet nė Kosovė.

Gėnjeshtra i ka kėmbėt e shkurtra
Kaluan dekada tė tėra dhe populli shqiptar i Kosovės dhe viseve shqiptare pėrreth saj, u pėrball me vrasje, likuidime, pėrdhunime e terror fizik e psikologjik. Njė pjesė e mirė e tokave tė banuara dikur me shqiptarė, u humbėn pėrgjithmonė, por Kosova e ruajti substraktin e saj. Kjo falė karakterit tė fortė tė shqiptarėve dhe dashurisė sė tyre pėr vendin e vet. Folklorizmi shqiptar shoqėrohej me humbje tė njėpasnjėshme territoresh pėrballė njė makine tė organizuar serbėsh. Pėr kėtė arsye, shqiptarėt nuk mundėn tė mbajnė tė organizuar siē duhet njė popullsi shqiptare nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, Medvegjė, Preshevė e Bujanoc. Kjo edhe pėr shkak se shqiptarėt e pushtuar nuk kishin mundėsi tė kultivonin gjuhėn, kulturėn dhe kombin e tyre. Shqiptarėt nuk patėn mundėsi qė tė dilnin fitimtarė mbi gėnjeshtrėn historike serbe.

Erdh njė ditė, dhe nė atė tokė, qė vendasit e njihnin si Dardani, por qė sllavėt u kishin vjellė emrin, tokėn dhe prodhimet, lindi njė fėmijė shėndetlig, dy-tre muaj pasi serbėt i kishin vrarė tė jatin, gjyshin, dhe familjarė tė tjerė. Legjenda tregon se si ky njeri u rrit, u shkollua me vėshtirėsi dhe kuptoi filozofinė serbe tė gėnjeshtrės, mashtrimit dhe urrejtjes racore. Ai mendoi jo folklorizmin si mjet antikorp kundėr helmimit serb, por njė teknikė tė re mė pak patetike dhe qė dha efekt, pėr tė ēliruar popullin e vet nga vargonjtė e shtypjes serbe. Ky njeri quhej Ibrahim Rugova. Bashkėkohėsit e tij, e kanė tė vėshtirė ta pranojnė se njerėz tė tillė nuk i vijnė shpesh njė kombi, duhen shekuj. Por ēdo komb i virtytshėm ėshtė nė gjendje tė prodhojė figura tė tilla madhėshtorė, nė ditėt kur kombi ėshtė nė hallin mė tė madh. Nė qetėsinė e tij, Rugova themeloi teorinė e re filozofike tė shkėputjes nga serbėt. Kjo teori nuk konsistoi nė metodėn tradicionale tė luftės me njė pushtues mė tė fuqishėm se vetja, por nė sqarimin e opinionit mbarėbotėror pėr tė vėrtetėn e Kosovės, pėr tė vėrtetėn e njė populli tė uzurpuar, qė vuan nė ēizmen e ēetnikėve brutalė serbė. Njėkohėsisht, Rugova punoi shumė pėr tė vetėndėrgjegjėsuar popullin shqiptar nė Kosovė dhe jashtė saj, pėr strategjinė e re tė veprimit, e cila do ta ndėrkombėtarizonte problemin e Kosovės dhe do i jepte Kosovės njė ditė pavarėsinė.

Mėnyra se si Rugova me bashkėpunėtorė, nė kushtet e njė terrori e kundėrshtie nga serbėt dhe kundėrshtarė shqiptarė, tė shitur apo qė nuk ishin nė gjendje tė perceptonin mesazhin e tij ēlirues, krijoi sistemin paralel nė Kosovė, duke refuzuar estetikisht pushtimin brutal dhe injorant serb. Rugova me teorinė e 3%-shit dhe sistemin e tij paralel nė Kosovė, dhe me njė sistem informimi nga ana tjetėr, informoi dhe i dha kancelarive perėndimore tė vėrtetėn reale rreth Kosovės, duke nxjerrė nė pah mjaft bukur edhe teorinė serbe tė gėnjeshtrave dhe alibive joreale. Shumė shqiptarė habiteshin se si ka mundėsi, qė Rugova ėshtė kaq bindės me tė huajt pėr ēėshtjen shqiptare nė Kosovė. Sekreti qėndron jo vetėm tek shalli i tij, qė ai e mbante tė lidhur rreth qafės, sa kohė tė zgjaste pushtimi i popullit tė tij, por edhe tek ajo mėnyrė e thjeshtė komunikimi qė ai vendoste me ēdo bashkėbisedues, larg fryrjeve banale e injorancės, qė vėren tek shumė politikanė kokėboshė e tė vetėkėnaqur kėtu nė Shqipėri.

Ibrahim Rugova ishte shembull i njė politikani modern, i cili kishte ndjeshmėrinė tė kapte shqetėsimet dhe nevojat e popullit qė pėrfaqėsonte, duke pėrdorur me zgjuarsi perėndimore mundėsitė qė tė jep politika pėr tė promovuar lėvizjen e tij tė drejtė politike, gjė qė nuk e shohim aq shumė tek politikanėt tanė orientalė tė pėrditshėm, tė cilėt idetė dhe idealin politik e zėvendėsojnė me meskinitetin, kalkulimet dhe pėrfitimet e momentit, qė shpeshherė sjellin humbje dhe mossukses pėr shqiptarėt. Edhe pėrfaqėsuesit e ēamėve kanė se ēfarė tė marrin nga shembulli i Dr. Rugovės, nė mėnyrė qė tė arrijnė sukses nė qėllimet qė ata i kanė vėnė vetes pėr tė realizuar tė drejtat e mohuara tė popullit tė tyre.

Serbėt mund tė festojnė dy herė
Serbėt kur humbin, nuk e pranojnė humbjen. Bota perėndimore i ka kuptuar tashmė gėnjeshtrat, alibitė e rreme serbe dhe pretendimet e tyre jorealiste. Aleatėt perėndimorė janė tė vendosur ta ndihmojnė Kosovėn nė pėrpjekjen e saj tė drejtė pėr mėvetėsi. Serbėt duhet tė detyrohen tė pranojnė humbjen, dhe nėse ata nuk mund ta bėjnė kėtė, atėherė le tė festojnė pėr herė tė dytė njė festė humbjeje. Rrethanat i ēuan ballkanasit tė humbin njė betejė mė 1389. Njė betejė qė kryesohej nga car Lazari serb. Meqenėse ky 'shenjt' i serbėve, paska kaq ndikim mbi kombin e tij, saqė i bėn tė festojnė pėr humbjen e njė beteje, atėherė le tė shpresojmė se edhe car Lazaristėt e propagandės serbe tė kėtyre ditėve, do e kuptojnė mesazhin festues tė carirt tė tyre shpirtėror, pėr ta pranuar humbjen e Kosovės, po me njė festė tė madhe.

Kanė ardhur ditėt e Kosovės. Njė shtet i ri po lind nė Ballkan - jo njė komb i ri. Krijimi i Kosovės sė Pavarur (e cila ėshtė mirė tė ndryshojė emrin e saj nė Dardani, sapo tė marrė pavarėsinė, nė mėnyrė qė tė shkėputet nga e kaluara e saj e hidhur), krijon premisat pėr njė rajon mė tė qetė dhe mė nė ekuilibėr forcash se kurrė. Problemet nė Ballkan janė shkaktuar gjithmonė nga sllavėt - sidomos serbėt e pagdhendur. Vetėm duke vėnė sanksione mbi Serbinė, duke kontrolluar agresivitetin e saj shpėrthyes dhe dėmtues pėr fqinjėt, egoizmin dhe egocentrizmin e saj, do tė jemi nė gjendje tė jetojmė nė paqe e zhvillim nė Ballkan, ashtu si edhe pjesa tjetėr e Evropės perėndimore.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara