HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Investimi nė politikė

-- nga Arben ĒOKAJ, 24.07.2007

Arben Ēokaj Nė traditėn politike shqiptare, rrjeta e pėrzgjedhjes sė njerėzve qė drejtojnė vendin, nuk ka vėnė gjithmonė nė krye njerėzit e aftė, tė cilėt e kanė merituar postin qė kanė marrė. Njė psikologji e servilit me shefin dhe e arrogantit/prepotentit me vartėsit, na shoqėron fatkeqėsisht edhe nė kėto kohė. Nėse pretendon tė sillesh ndryshe, nuk je i suksesshėm nė kėtė vend. Mungesa e diskutimeve tė hapura pėr tė gjetur zgjidhjet mė tė mira, paaftėsia e organizimit harmonik politik, mungesa e demokracisė sė brendshme nė njė strukture politike etj., siē ndodh nė politikėn moderne, vazhdon ta dėmtojė rėndė imazhin e Shqipėrisė dhe zhvillimin e saj. Mossuksesi politik dhe ekonomik i Shqipėrisė ka ardhur mė tepėr pėr dy arsye historike themelore: pushtimi i tejzgjatur turk dhe nga regjimi komunist, qė u instalua pėr gjysėm shekulli. Tė dy kėto regjime despotike e mpinė iniciativėn e lirė tė shqiptarėve pėr njė kohė tė gjatė dhe lanė pėr pasojė njė psikologji tė shėmtuar nė kulturėn tonė drejtuese dhe shtet-formuese.

Mekanizmi i pėrzgjedhjes sė drejtuesve nė Shqipėri duhet tė jetė mė demokratik dhe me respekt pėr qytetarėt dhe votėn e tyre. Pėrndryshe nuk ka sukses. Abuzimi me tė drejtėn e qytetarėve, manipulimi i votės sė lirė, mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave tė pėrbashkėta, mosruajtja e parasė publike, lėnia hapur e mundėsisė pėr ndikime nga agjenturat e huaja nė dėm tė vendit, etj., bėn qė shteti shqiptar tė humbasė pikė para qytetarėve tė vet dhe zhvillimi tė ecė me ritme tė ngadalta. Nė strukturat tona shtetėrore vėren shpesh njė hallakatje apatike dhe mungesė tė theksuar serioziteti e rregulli tė drejtuesve dhe vartėsve tė tyre, qė na dėmton rėndė edhe nė marrėdhėnie me tė huajt.

Kjo besoj nuk ka arsye gjenetike, por ėshtė mė tepėr njė trashėgimi zakonore shqiptare, si rezultat i izolimit, mbylljes nė vetvete dhe paaftėsisė pėr tė kuptuar, eksploruar dhe konsideruar realisht dhe siē duhet mundėsitė qė na ofrohen. Mungesa e pėrvojės politike dhe demokratike, ka sjellė shumė fatkeqėsi pėr kėtė vend dhe popull, por duket se investimi nė politikė ka filluar tė japė rezultate premtuese dhe kjo u pa me zgjedhjen e presidentit tė ri.

Zgjedhja e presidentit
Ata qė e kuptojnė nga brenda mekanizmin politik, e kishin tė qartė se nė procesin e zgjedhjes sė presidentit nuk ishte e sigurtė se kush do ta fitonte kėtė garė, dhe nėse do tė kishte garė apo jo. E shumta qė mund tė bėje, ishte ndikimi pasiv, qė mund t'i jepje kėtij procesi me anė tė deduksionit logjik. Bamir Topi fitoi sepse diti t'i shfrytėzojė mirė rrethanat dhe mbėshtetjen qė gėzonte. Ai dhe mbėshtetėsit e tij bėnė njė lojė tė bukur politike. Zgjedhja e presidentit ishte mėse kushtetuese! Kandidati konsensual qė pretendohej nga opozita, mund tė ishte njė person anonim nė krahasim me Topin, dhe pa identitetin e duhur politik, qė duhet pėr tė garantuar funksionimin e rolit tė njė presidenti mbi palėt. Me Moisiun kemi shembullin e qartė tė njė presidenti babaxhan, qė nuk kishte nuhatjen e duhur politike. Ėshtė mė demokratike dhe kushtetuese qė presidenti tė zgjidhet nga njė numėr i caktuar deputetėsh, siē parashikon kushtetuta, sesa nga njė konsensus i arritur mes palėsh nė njė tryezė partish.

Reforma zgjedhore dhe ndryshimet nė kushtetutė, si premisė e njė kuptueshmėrie mė tė gjerė pėr nevojat e vendit, duhet tė bėhen nė kohėn e duhur, nė mėnyrė qė ligji elektoral tė jetė mė i pėrshtatshėm dhe zgjedhja e presidentit herėn tjetėr tė bėhet drejtpėrdrejt nga populli. Nė vendet me demokraci tė zhvilluar, referendumet popullore shfrytėzohen shpeshherė, pavarėsisht kostos ekonomike, pėr tė arritur njė vendim, i cili bėhet i pakontestueshėm. Edhe palėt politike nė Shqipėri duhet tė tregohen mė tė kujdesshme kur shprehen, sepse jo ēdo gjė duhet tė bėhet koment publik, kur ėshtė vetėm hipotezė. Psh. zgjedhja e presidentit Topi, e cila ishte nė pėrputhje me kėrkesat kushtetuese, u komentua pa tė drejtė nga krerėt e PS-sė si turp - si blerje e votės. Mossuksesi i Ramės nė idetė e tij revanshiste nuk ka pse tė marrė ngjyra tė tjera veē atyre qė janė vėrtetė dėshtimi i tij.

Politika e PD-sė fiton mbi PS-nė
Berisha, nga njėra anė, por edhe zonja Topalli, nga ana tjetėr, u pėrgatitėn gradualisht qė tė lėshonin paksa nga pushteti i tyre pėr nėnkryetarin e PD-sė, Bamir Topi. Kjo mund tė konsiderohet fisnikėri, pėrkundėr atij egoizmi meskin dhe konkurrence banale brenda llojit, qė jemi mėsuar tė shohim nė politikėn shqiptare. Partia Demokratike tregoi emancipim nė kėtė proces zgjedhor, prandaj edhe u shpėrblye me rezultatin qė mori. Por edhe Topi e tregoi veten tė "padėmshėm", madje mjaft tė dobishėm, qoftė pėr krerėt e PD-sė, por edhe pėr opozitėn shqiptare. Natyra e tij e qetė dhe jo konfliktuale, bėri qė gjėrat tė kalojnė mė lehtė se ē'parashikoheshin, dhe vendi mori njė president, qė pėr momentin gėzonte mbėshtetjen mė tė madhe publike dhe politike.

Si do tė ishte gjendja politike me njė Nano president? Padyshim qė do tė kishim njė ndarje, nė mos faktike, nė heshtje tė PD-sė. Kjo do tė ishte shumė e dėmshme pėr tė djathtėn shqiptare. Kujtdo qė i pati shkuar nė mendje mė parė, se Berisha mbėshteste Nanon pėr president, mund tė thuhet se ky ishte njė mendim i guximshėm. Mund tė thuhet po, qė Berisha nuk ishte i sigurtė se kandidatura e Topit, e propozuar prej tij, do tė zgjidhej aq lehtė president, pasi parashikohej njė obstruksion dhe mosbindje kushtetuese e opozitės, siē edhe ndodhi nė tre votimet e para, me mospjesėmarrjen e tyre nė kuvend. Zgjedhja e Topit pėrkundėr Nanos e hodhi krizėn mbi PS-nė dhe tė majtėn shqiptare.

PD doli e fituar nė kėtė proces, ndėrsa kriza nė PS vjen duke u thelluar. Edi Rama i dėshtuar ka filluar pėrjashtimet brenda radhėve, pėr ta ēuar partinė njė ditė, nėse e lėnė nė krye tė saj, nė njė parti tė tipit bolshevik, qė nuk njeh rregulla e ligje, por vetėm vendimet momentale e spontane, tė pastudiuara mirė, tė kryetarit Rama. Pėrkundėr interesave tė vendit, tė Kosovės dhe kundėr dėshirės sė ndėrkombėtarėve qė monitorojnė Shqipėrinė, Edi Rama ndezi motorėt e zgjedhjeve tė parakohshme, tė cilėt u fikėn para se tė gjėmonin. Nė sondazhet e bėra ato ditė, PD fitonte mė shumė vota se PS. Kjo tregon njėherazi se qeverisja e sotme e PD-sė, pavarėsisht defekteve, ėshtė mė e suksesshme se ēdo qeverisje tjetėr e mėparshme nė Shqipėri. Lufta pa ngjyrė kundėr korrupsionit do ta bėjė mė tė pasur arkėn e shtetit shqiptar dhe ēdo qeveri qė ka para, ėshtė vėshtirė tė rrėzohet.

Qeverisje mė e pėrgjegjshme
Si nė ēdo fushė tjetėr, edhe nė politikė, ka njė varėsi tė drejtpėrdrejtė nė mes asaj qė investohet dhe pėrfitimit qė merr prej investimit tė bėrė. Tė gjithė e dinė se kryeministri Berisha nuk ka orar nė punėn e tij. Ai e harron veten nė punė, me tė shtuna e tė diela, ndonėse ėshtė mjek dhe e di mjaft mirė, qė ky pasion kaq i madh mund t'i dėmtojė shėndetin. Por ndjehet mirė ashtu, dhe duke qenė se ka investuar nė politikė me tė gjithė aftėsitė e tij, ai e sheh se ka korrur edhe rezultatet e duhura politike.

Nė qeverisjen e drejtuar prej tij kėto dy vjet kemi vėrejtur njė pėrgjegjshmėri mė tė madhe politike, njė elasticitet mė tė madh si kryeministėr, dhe njė dėgjueshmėri mė tė mirė pėr interesat e vendit, krahasuar kjo me kohėn kur ishte president i vendit, deri nė vitin 1997. Politika e tij pėr tė afruar njerėz tė rinj dhe tė shkolluar jashtė vendit - si proces qė njihet me termin "kthimi i trurit" - duket se ka dhėnė efekt pozitiv, por qė kėrkon tė shtrihet edhe mė tej. Tendenca pėr tė vėnė nė krye njerėz tė aftė dhe qė dinė tė drejtojnė ėshtė njė tenencė e vazhdueshme, qė bėhet nė ēdo vend demokratik, i cili synon zhvillimin dhe progresin. Njerėz tė aftė, qė dinė tė drejtojnė, duhet tė vihen edhe nė strukturat drejtuese tė PD-sė, nė qendėr dhe nė rrethe, si dhe nė role drejtuese tė institucioneve mė tė rėndėsishme tė vendit, nė mėnyrė qė tė kemi njė qeverisje tė mirė dhe tė pėrgjegjshme, nė pėrshtatshmėri me kėrkesat konkurruese tė njė ekonomie globale tė tregut.

Tani kur tre pushtetet janė tė kontrolluara nga njerėz tė PD-sė, ėshtė pėrgjegjėsi e kėsaj partie, qė gjėrat tė shkojnė mirė. Drejtuesit e lartė tė PD-sė, dhe sidomos kryeministri Berisha, duhet tė tregohen tė kujdesshėm pėr tė ruajtur ekuilibrin politik nė drejtimin e vendit, nė mėnyrė qė qeverisja tė vijė gjithnjė duke u pėrmirėsuar. Njė paradigmė thotė se "kur i ke tė gjitha nuk ke asgjė". Ushtrimi i pushtetit nė mėnyrė ligjore dhe nė respekt me rregullat e pėrbashkėta, pa pasion hakmarrės politik, do ta bėjė qeverisjen e PD-sė tė dobishme pėr vendin dhe tė pranuar pėr tė gjithė.

Politika e re e Ramės
"Jemi gati" - njė parullė e Edi Ramės mė kujton kohėn e qoftėlargut "Parti-Enver, jemi gati kurdoherė". Kryetari i PS-sė, njė megaloman qė s'e ka shokun, i cili ka patur sukses nė zhdukjen e disa kioskave nė qendėr tė Tiranės, paraqitet sot si njė politikan i shashkave dhe jovizionar nė gjirin e familjes politike ku bėn pjesė. Kjo vjen pėr arsye se Edi Rama nuk zbaton rregulla - ai i shpik ato, nė interes personal tė tij. Dhe si ēdo lojė pa rregulla, mund tė jetė efektive nė fillim, por nuk ka jetėgjatėsi, pasi ēdo gjė duhet tė improvizohet. Ēdo politikan modern ėshtė i detyruar ta drejtojė vendin nė pėrputhje me disa ligje e rregulla, qė janė miratuar nga njė pjesė e madhe e pėrfaqėsuesve politikė, dhe ta imponojė ndryshimin nė mėnyrė tė studiuar e jo spontane.

Nė njė shkrim timin nė dhjetor 2006, Edi Ramėn e cilėsoja si diversionist brenda PS-sė, qė ka ardhur nė PS pėr ta shkatėrruar atė. Nuk ishte ndonjė profeci, por ishte njė argument i nxjerrė nga analiza e cilėsive personale tė z. Rama, gjendja reale e PS-sė pas dėshtimit elektoral, korrupsioni i brendshėm i njerėzve tė kėsaj partie dhe lufta e brendshme qė bėhet nė PS pėr kofshėn e luanit. Duke njohur karakterin politik dhe konfliktual tė z. Rama, i cili tall e pėrqesh ēdo mendim qė nuk shkon pėrkrah tij, ishte e qartė se deputetėt e PS-sė, themeluesit e saj, dhe figura qė kanė bėrė emėr nė PS, nuk janė fėmijė kopshti, qė tė dėgjojnė edukatorin shterpė Rama. Ata do tė binin nė konflikt me kryetarin e tyre, i cili e zuri atė post me zarfe tė shpėrndarė gjatė natės... Edhe prirja e z. Rama pėr tė afruar gra nė PS, apo nė administratėn e tij, nuk bėhet pėr barazi gjinore, por bėhet pėr shkak tė komplekseve tė tij seksuale. Ai e sheh veten tė kundėrshtuar nga meshkujt, pėr broēkullat qė lėshon herė pas here, ndėrsa gratė janė mė tė dėgjueshme. Rama vuan pėr t'u dėgjuar, se jo gjithmonė thotė gjėra tė zgjuara...

Politika e re e Ramės, ėshtė njė vizion abstrakt nė krye tė partisė mė tė madhe opozitare nė Shqipėri, e cila edhe pas dy vjetėsh nė opozitė, nuk ka asnjė vizion tė qartė se si do ta drejtojė vendin nesėr, nėse vjen nė pushtet. Kjo parti me z. Rama nė krye nuk do tė ketė asnjė vizion as pas 4 vjetėsh, as pas 40 vjetėsh... Nuk mund t'i lihet shteti nė dorė kujtdo Rame, qė nuk di se ēfarė ofron nė qeverisje, vetėm se thotė, thatė "ne qeverisim mė mirė, ndizni motorėt..." Shteti nuk mund tė drejtohet me dėshira infantile tė njė fėmije tė rritur, qė e ka emrin Edvin! Edhe Partisė Demokratike, njė opozitė pa vizion nuk i shėrben. PD nė qeverisje ka nevojė pėr kritika konstruktive qoftė brenda saj, qoftė edhe nga njė opozitė, qė nuk zgjedh bojkotin para ēdo vėshtirėsie, por zgjedh luftėn politike dhe argumentin e shėndoshė, nė interes tė zgjedhėsve tė vet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara