HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova, sfidė mes SHBA-sė dhe Rusisė

-- nga Arben ĒOKAJ, shtator 2007

Arben Ēokaj Nė pėrpjekjen e saj pėr pavarėsi, Kosova po kalon njė rrugė tė vėshtirė. Politikanėt dhe analistėt shqiptarė nuk kanė pse tė entuziazmohen apo dėshpėrohen nga ngjarjet qė shoqėrojnė kėtė rrugėtim tė Kosovės drejt pavarėsisė. Aktorėt shqiptarė, tė pėrfshirė drejtpėrdrejtė nė kėtė proces, qė njihen edhe si Grupi i Unitetit, sidoqoftė, po tregojnė maturi dhe konsistencė nė kėrkesat dhe argumentet e tyre, nė mbrojtje tė interesave tė Kosovės dhe popullit tė saj, pavarėsisht se vėmė re edhe kritika pėr punėn e tyre, si dhe ndonjė analizė pesimiste, sikur ndonjė diplomat i huaj e paska nė dorė ta ndajė Kosovėn, apo tė vendosė mbi fatin e saj. Askush nuk mund tė vendosė pėr Kosovėn kokė mė vete!

As trojka e krijuar pėr tė kryer njė seancė suplementare bisedimesh prej 120 ditėsh, nuk i merr vendimet me kokėn e tyre. Diplomatėt pėrfaqėsues, ai amerikan, evropian dhe ai rus, secili nė vete, ruan interesat politike tė vendit apo vendeve qė ai pėrfaqėson, pėrsa i pėrket mendimit tė shprehur pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Nė gjithė kėtė lojė nervash tė njė diplomacie tė nivelit tė lartė, duhet tė kuptojmė njė rregull themelor tė diplomacisė dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare: rregullin tėrhiq dhe lėsho, ose thėnė ndryshe tėrhiq e mos e kėput. Vendet e perėndimit, si vendet mė tė zhvilluara ekonomikisht dhe politikisht do tė triumfojnė nė fund me vullnetin e tyre pėr statusin final tė Kosovės. Rusėt si engjėlli mbrojtės i Serbisė nė Ballkan, kanė shtruar dhe shtrojnė nė kėtė proces kėrkesa nga mė tė paarsyeshmet, vetėm qė tė marrin sa mė shumė prej Kosovės, tė fitojnė kohė, siē edhe kanė bėrė, por nuk do mund ta ndalin kėtė shtet tė ri, qė po vjen dita-ditės duke u formėsuar nė Evropė.

Ėshtė e arsyeshme qė disa politikanė e analistė shqiptarė tė frikėsohen nga pretendimet e Rusisė. Nuk duhet tė frikėsohemi, por duhet tė tregojmė kujdes maksimal dhe tė qėndrojmė fort nė kėrkesat tona. Rusia ėshtė njė vend i madh dhe ne nuk mund ta injorojmė rolin e saj nė politikat ndėrkombėtare. Interesat e vendeve tė mėdha i injorojnė shpeshherė interesat e vendeve tė vogla - kėtu e ka bazėn frika dhe mosbesimi. Por ne nuk duhet tė harrojmė se Kosova ėshtė pjesė e njė interesi perėndimor! Presioni qė ka bėrė dhe po bėn Rusia, e ka dhėnė tashmė ndikimin e saj negativ, qoftė me lėshimet e mėdha para pakicės serbe nė planin Ahtisari, qoftė edhe me vonesėn relative nė pėrcaktimin e statusit tė Kosovės. Nė diplomaci njihet mjaft mirė koncepti i fitimit nė kohė. Serbėt, tė mbėshtetur nga rusėt, e kanė aplikuar edhe nė kėtė rast kėtė strategji, por duhet tė kemi parasysh se edhe politika perėndimore ka si strategji tė veten, qė ta arrijė suksesin gradualisht, duke u imponuar me butėsi dhe jo me agresivitet.

Sa herė qė Kosova vlerėsohet se po merr mbėshtetje pėr pavarėsi, ku shtete tė rėndėsishme si Italia psh. mbėshtesin hapur planin Ahtisari, del njė Koshtunicė, njė ministėr i jashtėm rus, apo ndonjė president rumun, dhe skėrmisin dhėmbėt, duke kėrcėnuar pėrkundėr vullnetit politik tė dy milion kosovarėve, dhe pėrkundėr interesave strategjike tė njė paqeje afatgjatė, qė SHBA-tė dhe vendet e BE-sė dėshirojnė tė arrijnė me statusin e Kosovės. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme dhe qė populli e politikanėt tanė nuk duhet ta harrojnė, sido qė tė jetė mbėshtetja e perėndimorėve, e fortė apo e butė, duhet tė ndjehemi me fat, qė Kosova ėshtė bėrė pjesė e interesit perėndimor dhe duhet tė sillemi politikisht dhe ekonomikisht nė ruajtje tė kėtyre interesave, tė cilat pėr herė tė parė nė histori, na kanė bėrė pjesė tė tyre.

Konotacioni fetar qė serbėt janė munduar tė pėrdorin sa herė ka ardhur ēėshtja e Kosovės nė shqyrtim, ėshtė njė histori e vjetruar. Tė gjitha strukturat e vendosjes, e dinė tashmė se problemi fetar nuk ėshtė njė ēėshtje qė ka ndikim themelor nė Kosovė - ajo qė ka ndikim ėshtė pikėrisht ēėshtja nacionale. Diplomacia ruse e ka vėnė re se SHBA-tė kanė interesa strategjike nė Kosovė dhe po mundohen sistematikisht qė tė marrin diēka, nėse detyrohen tė japin diēka. Meqė Rusia nuk mund ta mbajė mė Kosovėn nėn Serbi, diplomatėt e Dumės ruse thonė: pse tė mos pėrfitojmė edhe ne nga kjo kundėrshti? Ėshtė njė logjikė e thjeshtė, nuk ka pse tė tregohemi emocionalė. Edhe ne po tė jemi nė vendin e tyre, kėshtu do tė kishim bėrė - dhe ne si shqiptarė, nėse nuk e kemi bėrė kėtė gjė siē duhet nė histori, kjo ka ardhur mė shumė nga fakti se kemi qenė tė vegjėl, apatikė dhe tė paorganizuar siē duhet. Prej kėsaj kemi humbur shumė territore. Por ka mė shumė se kaq nė gjithė kėtė histori...

Ndikimi osman nė shoqėrinė shqiptare i la shqiptarėt jashtė interesit strategjik tė perėndimit dhe me njė mentalitet tribal e fisnor, qė ėshtė trashėguar ndjeshėm edhe nė ditėt e sotme. Tė tjerėt, sidomos perėndimorėt, nuk tė pranojnė lehtė, nėse nuk je si ata. Sot gjėrat zhvillohen nė njė kohė tjetėr. Shoqėria njerėzore ėshtė bėrė mė e zgjuar. Roli fetar ka kaluar nė plan tė dytė - mė tepėr rėndėsi kanė tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat ndėrkombėtare, qoftė ato humanitare etj. Koncepte kėto, qė nė fillim tė shekullit tė kaluar kishin njė rėndėsi tė dorės sė dytė, apo sapo kishin filluar tė formėsoheshin.

Politikanėt e mėdhenj tė fillim-shekullit tė kaluar, si Uillson, Klemanso, Llojd Xhorxh apo Orlando nuk ishin tė ēliruar nga paragjykimet e kohės sė tyre. Ata bėnė njė punė kolosale nė konferencėn e paqes, pėr pėrcaktimin e kufijve tė shteteve, duke dėmtuar njėkohėsisht jo vetėm tokat qė banoheshin me shqiptarė, por edhe kombe tė tjera. Por sot, ne duhet tė rikujtojmė se askush nuk na e ka fajin mė shumė se vetvetja, qė nuk ditėm tė ngrinim zėrin e pėrbashkėt pėr tė mbrojtur interesat tona. Edhe sot nė racėn shqiptare vėren defekte trashanike tė njė trashėgimie kokėshkretė, gjė qė pėrēohet edhe nė politikėn dhe diplomacinė qė ne luajmė. Ėshtė normale tek ne tė ndodhė, qė tė vlerėsojmė kinezin, turkun apo njė tė huaj tjetėr, mė shumė se fqinjin tonė shqiptar, i cili mund tė ketė bindje tė ndryshme nga ne. Kjo ėshtė fatale dhe vazhdon tė na kushtojė shtrenjtė. Sa mė parė ta kuptojmė kėtė, aq mė mirė pėr ne.

Por duhet thėnė gjithashtu se sot, drejtuesit politikė tė Kosovės paraqiten mė unikė. Dikush ėshtė mėsuar qė unicitetin ta shohė si nė kohėn e komunizmit, me njė kokė. Nė demokraci ky rregull nuk funksionon. Politikanė me bindje tė ndryshme dhe nga parti tė ndryshme duhet tė veprojnė bashkė pėr interesa tė pėrbashkėta. Kėtė po bėn edhe Grupi i Unitetit nė Kosovė. Pra bashkimi i disa njerėzve me pikėpamje tė ndryshme por me interesa tė pėrbashkėta, ėshtė sot mė rezultativ, se sa dalja me njė kokė tė vetme, shpeshherė tė ideologjizuar - karakteristikė e monizmit.

Pėr tė faktorizuar veten nė skenėn ndėrkombėtare, Rusia po luan lojėn e njė djali plang-prishės. Dhe kjo ndodh jo vetėm nė rastin e Kosovės. Punėt duhen parė me maturi dhe jo me folklorizėm patriotik e patetizėm. Edhe pse lėvizja pėr vetėvendosje bėn pėrpjekje pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės kokė mė vete nga vetė kosovarėt, duhet tė kemi parasysh se kjo punė nuk ėshtė aq e lehtė dhe mund tė pėrbėjė njė tejkalim tė atyre normave dhe rregullave ndėrkombėtare, qė rregullojnė marrėdhėniet ndėrmjet kombeve. Shpallja unilaterale e pavarėsisė nga Kosova - njė pretendim i lėvizjes "vetėvendosja", dhe njohja mė pas e saj nga SHBA-tė dhe vendet e BE-sė, i jep Rusisė tė drejtėn pėr tė shkelur mė pas disa rregulla ndėrkombėtare, nė lidhje me disa nga ish-republikat ruse. Pėr tė mos humbur terren nė planin ndėrkombėtar, amerikanėt dhe evropianėt po lėshojnė pe nė trajtimin e ēėshtjes sė Kosovės dhe gjetjen e zgjidhjes duke kėnaqur shqiptarėt e serbėt, nė mėnyrė qė ata tė merren vesh me njėri-tjetrin, pavarėsisht se kjo ngjan me njė misioni tė pamundur.

Pastaj se ēfarė plani do ndiqet pėr ta bėrė Kosovėn njė shtet tė pavarur, kjo mbetet pėr t'u parė. Por jo tė gjitha mundėsitė janė ezauruar. Ajo qė ne duhet tė besojmė ėshtė se Kosova, me ose pa dėshirėn ruse, me ose pa dėshirėn serbe, do tė bėhet shumė shpejt njė shtet i pavarur. Rruga qė do ndiqet drejt pavarėsisė pretendohet tė jetė sa mė e arsyeshme dhe e pranueshme. Shtetet perėndimore nuk kanė se si ta humbin kėtė betejė! Ne jemi sot pjesė e lojės sė tyre. Dhe tė mos ua lėmė pasivisht tė gjitha punėt nė dorė atyre. Pjesa mė e madhe e punės na takon ne. Se sa do tė jemi ne nė gjendje ta mbajmė mbi shpatullat tona kėtė pėrgjegjėsi, kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Duhet tė fillojmė tė mendojmė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara