HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Demonstratė kundėr shtypjes malazeze

- Protestė nė Washington
- Diaspora denoncon
-- nga Beqir Sina

10 shtator 2007
nė Washington DC
nga ora 8 AM

Ftoheni t'i bashkėngjiteni komunitetit Shqiptaro-Amerikan nė kėtė protestė kundėr qeverisė malazeze dhe keqpėrdorimit tė tė drejtave sociale, politike, ekonomike dhe kulturore tė shqiptarėve nė Mal tė Zi.

Kjo protestė i kundėrvihet brutalitetit primitiv malazes ndaj tė burgosurve politikė shqiptarė.
Diaspora shqiptare ėshtė nė proces ri-organizimi pėr tė denoncuar shtypjen shtetėrore malazeze.

Demonstratė nė Washington

Ju lutem merrni pjesė nė kėtė demonstratė masive!

Vendi: Pranė Shtėpisė sė Bardhė dhe do tė vazhdohet pėrpara ambasadės sė Malit tė Zi.

Pėr mė shumė informacion:
Luk Juncaj (248) 808-00008
Ruzhdi Gjokaj (248) 842-3746
Gjok Martini (586) 709-0694
Enver Jusufi (810) 241-5456

Pėr rezervimin e vendeve nė autobus, kontaktoni:
Gjergj Dedvukaj (718) 933-4141
Prelė Sinishtaj (917) 945-6700
Nikollė Juncaj (646) 242-7134
Kolė Cacaj (917) 667-7471
Lekė Gjolaj (212) 666-8051

Autobusėt do tė nisen ditėn e hėnė (me 10 Shtator) nė mėngjes nė ora 1 AM, prej Arthur Ave (Bronx) te Restoranti "Giovanni's", nė adresėn 2443 Arthur Ave.
Pėr udhėtarėt me autobus rezervimet duhet tė bėhen deri ditėn e enjte pasdite.


Protesta e shqiptarėve para Shtėpisė sė Bardhė dhe ambasadės malazeze nė Uashington

-- nga BEQIR SINA, Nju Jork

Diplomatėt malaizes nė Uashington u "struken" pėr disa orė para protestuesve

WASHINGTON D.C: Ndėrkohė qė ende mbahen tė burgosur dhe po keqėtrajtohen sistematikisht nga brutaliteti i pėrdorur prej policisė dhe agjentėve tė sigurimit malajzese nė Podgoricė, kanė qė rreth 700-800 shqiptaro amerikanė, kanė marrė pjesė dje paradite, nė njė protestė paqėsore kundėr qeverisė Malazeze dhe keqpėrdorimeve tė, tė drejtave sociale, politike, dhe kulturore tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Kjo, protestė qė pėrkon me njė vjetorin e arrestimit tė 14 shqiptarėve pėr komplot kundra qeverisė sė Podogoricės, kėrkojė qė me anė tė mjeteve demokratike, t'i kundėrvihet brutalitetit primitiv malaizes pėrdorur pėr 12 muaj burgim ndaj tė 14 tė burgosurve politik shqiptarė, mes tyre 3 me shtetėsi amerikane. Me kėtė protestė, protestuesit kanė shėnuar edhe fillimin e njė procesi qė Diaspora shqiptare nė Amerikė, ka filluar tė ri-organizohet pėrsėri, pėr tė denancuar me ēdo formė opresionin shtetėror malazes, kundra shqiptarėve. Protesta u mbajtė njė ditė mė parė se tė nisė nė Podgoricė, procesi Gjyqėsor pėr tė 14 akuzuarit, e operacionit tė policisė "Fluturimi i Shqiponjės".

Rreth 700-800 shqiptarėt, kane protestuar pėr rreth 5 - 6 orė nė fillim para kangjellave tė Shtėpisė sė Bardhė, nė parkun Lafayet dhe rrugėn Pensilvenia, dhe mė pasė kanė vijuar duke marshuar rrugėve tė Washingtonit, deri sa kanė mbrritur para ndėrtesės sė Ambasadės sė Malit tė Zi nė kryeqytetin e SHBA-s, Washington D.C, ku edhe dorzuan njė peticion. Ata kanė kėrkuar prej qeverisė amerikane qė tė angazhohet edhe mė shumė pėr tė ndikuar tek qeveria malezeze pėr lirimin e shtetasve tė saj: Rrok dhe Kolė Dedvukaj, tė arrestuar bashkė me grupin e shqiptarėve nga Malėsia e Madhe nė aksionin e njohur si "Fluturimi i shqiponjės". Rreth 18 shqiptarė u arrestuan mė 9 shtator tė vitit 2006 nė mesin e tė cilėve tre me shtetėsi amerikane nė akuzėn se po pėrgatisnin sulme terroriste nė Mal tė Zi.

Nė protestė morėn pjesė grupe tė ndryshme shqiptarėsh nga shtetet federale nė pjesėn e bregut lindor tė oqeanit Atlantik, Nju Jorku, Nju Jersi, Pensilvenia, Miēingani, Karolina e Veriut,Virxhinia, Washingtoni, kryesishtė shqiptarėt e Malit tė Zi, qė jetojnė nė SHBA-ės. Ata protestuan paqėsisht nė Washington duke hedhur parrulla kundėr mėnyrės sė qeverisjes sė Podgoricės, e cila sipas tyre shkel nė mėnyrė flagrante tė drejtat e shqiptarėve.

Demonstrata para Shtėpisė sė Bardhė, dhe para ndėrtesės sė sė Ambasadės sė Malit tė Zi nė kryeqytetin e SHBA-s, Washington D.C, u organizua nga Shoqata Malesia e Madhe me qėndėr nė Miēigan. Qėllimi i tyre ėshtė pėr tė tėrhequr vemendjen e zyrtarėve amerikanė rreth gjendjes sė tė drejtave politike, shoqėrore dhe ekonomike tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Demonstruesit e ardhur nga disa shtete tė Amerikės, kryesisht nga Miēigani, mbanin flamujė shqiptarė e amerikanė si dhe pankarta ku protestohej vazhdimi i mbajtjes nė burg nė Mal tė Zi tė 14 shqiptarėve pėrfshi 3 shqiptaro amertikanė tė akuzuar nga Podgorica zyrtare pėr futje armėsh pėr qėllime terroriste nė mal tė Zi. Veprimtari i komunitetit shqiptar Bahri Ramadani - kryetar i komunitetit shqiptaro - amerikan ne Karolinin e Veriut dhe Virxhinise, thote se , thotė :" Protesta ishte paqėsore dhe i a arriti qėllimit. Pasi zgjojė jashtėzakonishtė vemendjen e opinionit tė kryeqytetit amerikanė". Kur , protestuesit arritėn para ambasadės, diplomatėt malazes nė Uashington "struken" pėr disa orė para protestuesve, tha zoti Ramadani.

Pjesmarrėsit nė demonstratė i bėjnė thirrje qeverisė malazeze qė tė heqė dorė plotėsisht nga praktika diskriminuese ndaj shqiptarėve dhe tė lejojė respektimin e tė drejtave tė njeriut. Ata u bėjnė thirrje demokracive evropiane dhe Shteteve tė Bashkuara qė t’i kėrkojnė Malit tė Zi qė tė zbatojė ligjet ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e pakicave.Organizatorėt e protestės thonė se shqiptarėt e Amerikės do tė vazhdojnė tė kėrkojnė mbrojtjen me ligj tė tė drejave tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, zbatimin e tyre dhe pėrfshirjen e tyre nė strukturat politike, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė gėzojnė tė drejta tė barabarta me popullsinė sllave qė pėrbėn shumicėn nė Mal tė zi.


Diaspora denoncon fuqishėm aksionin policor tė 9 Shtatorit 2006, "Fluturimi i Shqiponjės"

-- nga BEQIR SINA, Nju Jork

Diten e hene ne Washington plote me diell, mot i nxehte, diaspora shqiptare pran Shtepise se bardhe, u mblodh ne oren 8 te te mengjesit per te dinoncuar akcionin teper agresiv te policise se Malit te Zi, kunder malsorve te Malesise vitin e shkuar.

Pas afer dy oreve aty, turma u nis tek ambasada e Malit et Zi, ku me thirrje te nji pas njishme, detyruan sekretarin e ambasades se MZ te dal dhe te bisedoj per kerkesen e protestuesve. Poashtu z. Scepanovic pranoj Memorandumin qe ju dorezue, kuptohet ne pranine e sigurise amerikane.

Ne demostrate moren pjese me se 1000 veta te bashkuar ketu nga ane e mbane Amerikes, per te ngrite zerin ne mborjte te vllezerve tone qe po dergjen ne burgjet malazeze tash me shumė se nje vit.

Demostraten e pershendeti edhe kryetari i stafit te kongresistit Eliot Engel, ku ai tha se me ne fund administata amerikane po e kupton djallezine e malalzezeve dhe se e kan te qarte qe akuzat e bera kunder te pandehurve nuk jan te sakta ashtu qe ne fillim u eshte thene atyre nga administrata malazeze.

Ai tha se zyra e tij po angazhohet per zbardhjen e fakteve dhe kerkon drjetesi te plote.
Poashtu delegacioni i Detroitit beri nji takim me ambasadorin e Shqiperise ne Washington, ku mori premtimet se shteti eme po inkuadrohet per lirimin e te arretsuemve dhe se ka me punuar ma me perkushtim ne drejtim te kesaj ceshtjeje.

Demonstrata kaloi shumė mirė si gjithomė pa kurrfare incidenti, megjithe se per cdo rast, ndodhej nje numer i mire i policise, e sidomos kur turma erdhi prane ambasades se Malit te Zi.
Ja edhe disa fotografi per ilustrim te ngjarjes.

Komisioni organizativ

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara