HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė Reineck tė St. Margareten-Zvicėr, u pėrkujtuan dėshmorėt e UĒPMB-sė tė rėnė nė altarin e lirisė pėr Kosovėn Lindore

Ta kryejmė borxhin ndaj dėshmorėve...

-- nga Dashnim HEBIBI, Reineck, 13 maj 2007

Dashnim HEBIBI Dita e Dėshmorėve ėshtė ditė kur pėrkujtojmė me krenari jetėn e atyre qė e flijuan pėr atdhe, pėrgjatė udhėtimit tonė tė shenjtė pėr liri dhe bashkim. Ky udhėtim ėshtė i gjatė dhe shumė historik dhe triumfues. Dėshmorėt, do tė pėrkujtohen pėrgjithmonė dhe ata janė krushqit e lirisė, ata janė nė ngjyrėn e kuqe-gjaku tė flamurit tonė kombėtar me shqiponjėn dykrenore.

Si asnjėherė mė tė bashkuar, se kėsaj here, bashkatdhetarėt e Kosovės Lindore, qė jetojnė dhe veprojnė nė Zvicėr, ishin bashkuar sėbashku pėr tė pėrkujtuar dėshmorėt e rėnė pėr Kosovėn Lindore. Them si asnjėherė mė parė, sepse ishin mbledhur nga katėr anėt e Zvicrės, edhe ate duke udhėtuar me orė tė tėra nga Gjeneva, Lozana, Neuchateli, Solothurni, Zürichu dhe Ticino, anėtarė tė shoqatave tė Kosovės Lindore, si ajo Kosova Lindore, pastaj Shoqata humanitare e Luginės sė Preshevės dhe bashkėvendas. Pra sėbashku rreth njė qėllimi, rreth njė ideali, nderime dėshmorėve, aktivistė tė kahmotshėm tė kauzės kombėtare, intelektualė dhe veprimtarė tė ndryshėm. Reinecki pėr kėtė vit, ishte qendra kryesore, apo sofra e bashkimit, sofra e kujtimit, sofra e betimit, qė tė punohet edhe mė shumė, tė duhemi mė shumė mes veti, tė mendojmė mė shumė, tė pėrkulemi para veprės heroike tė dėshmorėve.

Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė
Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė

Para fillimit tė kėsaj Akademie pėrkujtimore, nga nostalgjia e profesionit tim, mundoja tė gjurmoja ndonjė lajm mė tė freskėt se vitin qė shkoi nga organizatorėt, kur u organizua Akademia pėrkujtimore dhe mė la pėrshtypje lajmi, se shpejt pritet qė tė bashkohen edhe shoqatat tona humanitare tė Kosovės Lindore qė veprojnė nė Zvicėr, me moton tė bashkuar do bėjmė mė shumė, do ecim mė drejtė, do jemi mė tė fortė dhe do jemi ata qė nuk do tė dorėzohemi. Pra, kjo Akademi pėrkujtimore, ky pėrkujtim shpirtėror, emocional, do tė jetė formula e bashkimit.

Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė
Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė

Bashkatdhetarėt, sėbashku me familjarėt e dėshmorėve tė rėnė pėr Kosovėn Lindore, me krenari bisedonin, komunikonin pėr tė ardhmen e tyre, pėrkujtonin ndonjė rast tė bisedės qė kanė pasur me vėllaun, nipin, xhaxhain apo dajėn dėshmorė tė rėnė pėr Kosovė Lindore.Salla ishte e pėrmbushur me bashkatdhetarė, tė gjithė prisnin qė tė fillojė edhe Akademia pėrkujtimore. Pėrveē familjeve tė dėshmorėve qė morėn pjesė, si ajo e Komandant Ridvan Qazimit me nofkėn Lleshi, komandant Artan Abazit, komandant Njėsitit Mitat Musliu etj, ishin edhe aktivistėt e kahtmoshėm, si Prof.Fehmi Kelmendi, Prof. Skender Rexhepi - njėherit edhe sponzor gjenaral i kėsaj Akademie dhe drejtor i Bibliotekės shqiptare nė Zvicėr, Komandant Shefket Hasani, qė krisi pushkėn i pari nė Dobrosin tė Bujanocit, inxh. Ahmet Hasani, Prof.Murat Avdiu, redaktori i Diasporės nė kombėtaren "Bota sot", D. Hebibi, Ekipi realizues i TV Diaspora nė bashkėpunim me RTK, producent z. Esat Husaj, kameraman Besnik Strezoca dhe gazetar D.Hebibi, kryetari i fondit Kosova Lindore z. Xhim Presheva (Xhelali), kryetari i Shoqatės Humanitare Lugina e Preshevės z. Shaip Bajrami, kryetarit i bashkėsisė lokale tė fshatit Strezoc, aktivist z. Xhelil Xhelili etj.

Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė
Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė

Me njė skenografi emocionuese dhe domethėniese, mėsuesi Murat Avdiu, qė njihet nė kėtė anė, si kontribues i veēantė nė programe tė ndryshme festive, qė bėnė me nxėnėsit e vet tė shkollės sė muzikės "Jehona" me seli nė Roschah tė St.Gallenit, me njė pėlhurė tė madhe, tė shkruar Ilirida dhe harta e Europės dhe duke i dridhur nga stuhija e vullkanit politik, ku shihej se Ilirida po vlon, u pėrkujtua, se e gjithė Shqipėria Etnike, ka ndjerė ēdo luftė qė ėshtė zhvilluar nė pjesėt e saja qė aktualisht janė tė ndara nėpėr shumė shtete.

Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė
Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė

Nga tė gjithė tė pranishmit u duartrokit kjo pjesė artistike pėrmes pėlhurės me hartėn e Europės.Pas kėsaj pike artistike qė nuk shiheshin nxėnėsit e kėsaj shkolle tė muzikės "Jehona", nė skenė doli mėsuesi Murat Avdiu, qė njėherit ėshtė edhe anėtar i kėshillit organizativ tė Akademive pėrkujtimore qė zhvillohen nė Zvicėr, pasi pėrshėndeti tė pranishmit, e nė veēanti familjarėt e dėshmorėve dhe mediat gazetėn kombėtare "Bota sot", TV Diaspora nė kuadėr tė RTK-sė si dhe presheva com, qė po kontribuojnė nė tė mirė tė bashkatdhetarėve, e hapi kėtė Akademi pėrkujtimore me shumė emocione dhe me njė modesti profesionale.

Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė
Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė

Pas hmynit kombėtar dhe tė njė kėngė, pse jemi tė ndarė, tė pėrkatitur nga mėsuesi Murat Avdiu, nxėnėsit e kėsaj shkolle, ishin personazhėt kryesorė tė kėsaj Akademie pėrkujtimore me njė kostumografi profesionale me flamur kombėtar dhe veshje ushtarake. Pas hymnit dhe kėngės, me njė minutė heshtje u nderuan tė gjithė dėshmorėt e rėnė pėr tė mirėn e atdheut. Prof.Fehmi Kelmendi, me disa fjalė pėrshėndeti familjarėt e dėshmorėve, organizatorėt dhe bashkatdhetarėt e shumtė qė kishin ardhur pėr freskim dhimbjesh familjarėve tė dėshmorėve, u ndalė sė veēuari disa nga pikat mė kryesore tė luftės sė UēPMB-sė dhe pėrmendi edhe krismėn e parė tė lirisė nga komandant Shefket Hasani, i cili ishte i pranishėm nė kėtė pėrkujtimore.

Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė
Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė

Nė vzahdim tha ndėr tė tjera Prof.Kelmendi, se dėshmorėt do tė pėrkujtohen pėrgjithmonė, ata janė tė pavdekshėm, ata janė krenaria e kombit, ku do krenohemi pėrgjithmonė me trimėrinė, moralin dhe energjinė qė kishin tė luftojnė me regjimin e atėhershėm tė egėr serb. Me disa fjalė, u lexuan edhe biografitė e dėshmorėve, nga publiciti Dashnim Hebibi, ku pėr disa minuta me radhė, u lexua jeta e dėshmorit veē e veē dhe me shumė respekt nga tė pranishmit deri nė minutat e fundit u mirėprit biografia e dėshmorėve dhe me disa fjalė nė fund z.Hebibi tha se: Me kėtė akademi po nderojmė tė gjithė dėshmorėt. Kosova ėshtė gjithnjė e mė afėr ditės sė pavarėsisė pėr tė cilėn dhanė jetėn ata qė po pėrkujtojmė; dhe, sa mė shumė po i afrohemi kėsaj dite aq mė e lavdishme dhe mė madhėshtore bėhet sakrifica e tyre.

Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė
Akademi pėrkujtimore pėr luftėtarėt e UĒPMB-sė

Kjo pavarėsi do tė jetė sovrane sepse sovrane e bėri gjaku i atyre qė u flijuan pėr tė. Dita e Dėshmorėve ėshtė ditė kur pėrkujtojmė me krenari jetėn e atyre qė u flijuan pėr atdhe pėrgjatė udhėtimit tonė tė shenjtė pėr liri dhe pavarėsi. Ky udhėtim ėshtė i gjatė dhe shumė historik dhe triumfues. Dėshmorėt, do tė pėrkujtohen pėrgjithmonė dhe ata janė krushqit e lirisė, ata janė nė ngjyrėn e kuqe-gjaku tė flamurit tonė kombėtar.Lavdi dėshmorėve, zoti e bekoftė popullin shqiptar, qė ky mijėvjeēar do tė jetė i yni.

Komandant Shefket Hasani, ashtu si gjithmonė trim, ashtu si gjithmonė sy patrembur, me plisin nė bardhė doli para tė pranishmėve, pėrshėndeti tė gjithė qė ishin prezent dhe nė brez kishte tė vendosur njė pushkė tė vjetėr (improvizim) dhe tha ndėr tė tjera: "Me pas ndu kėtė pushkė para luftės, kishit me thėnė, ei tash po mundohet me u tregu tri, por tash po e ndojė prapė edhe pse nuk ėshtė e vėrtetė, se e kam krisė pushkėn i pari dhe nuk do pajtohem me shtypje tė armikut deri nė vdekje. Pavarėsia e Kosovės ėshtė nė ditėt e fundit dhe kėsaj pavarėsie do ti gėzohemi tė gjithė, por shpresojmė se Kosova Lindore, nuk do tė mbetet jetimė, amaneti i dėshmorėve padyshim se do tė shkojė nė vend.Lavdi dėshmorėve, Rroftė Kosova, Shqipėria, Ilirida, ēamėria, e Kosova Lindore.

Nė kėtė ditė tė shėnuar u kėndua, u recitua, kėngė pėr Gjergj Kastriot Skėnderbeun, Adem Jasharin, komandant Lleshin etj, iu kėndua Drenicės, Arbėrisė e ēamėrisė, nga nxėnėsit e shkollės sė muzikės "Jehona" Roscha-St.Gallen dhe nga vėllezėrit Rexhepi, tė pėrcjellura nga artisti i mirėfilltė i kėngės sė bukur burimore-folklorike shqipe z.Hekuran Rexhepi, i cili me veshjet kombėtare dhe me qifteli, bashkoi edhe njėherė pėrmes artit tokat shqiptare qė u coptuan mė 1912 nė Londėr.Marshi i UēK-sė, tregoi edhe fundit e kėsaj Akademi modeste pėrkujtimore, tė organizuar nga kėshilli organizativ sėbashku me Shoqatėn Lugina e Preshevės-Zvicėr, tė ndihmuar dhe mbėshtetur nga familjarėt e dėshmorėve tė UēPMB-sė dhe humanisti Prof.Skender Rexhepi.Nė qėndrimin ndaj dėshmorėve tė kombit, ndaj luftės sė saj ēlirimtare, dėshmohet diēka mė e rėndėsishme se interesat e ndryshme tė pėrtashme politike: dėshmohet botėkuptimi liridashės, karakteri dhe dinjiteti historik i populli shqiptar.

Kur kapėn armėt, ata nuk bėnė llogari, kurrfarė llogarie, as politike, as jopolitike. Ata nuk menduan siē menduan shumė tė tjerė qė nuk u nisėn nė rrugėn e tyre. Ata nuk menduan: do tė shpėtoj a do tė vritem! Do tė mė dalė mė mirė kėshtu a ndryshe! Do tė kryej a s’do tė kryej fakultet! Do tė bėhem a s’do tė bėhem profesor! Do tė krijoj a s’do tė krijoj karrierė para luftės a pas luftės! Ata e morėn njė vendim: tė luftojnė pėr Kosovėn dhe, nė qoftė se lirinė dhe pavarėsinė e saj nuk do tė presin t’i gėzojnė, do tė ketė kush t’i gėzojė: do t’i gėzojė populli qė ua dha jetėn. Tė gjitha luftėrat ēlirimtare i kanė dėshmorėt dhe historianėt e tyre. Kėshtu tha ndėr tė tjera pėr gazetėn tonė xhaxhai i dėshmorit Mitat Musliu nė pėrfundim tė kėsaj Akademie. Nga organizatorėt, u premtua, qė edhe nė tė ardhmen do tė pėrkujtohen dėshmorėt e rėnė, ata do tė pėrkujtohen gjersa tė jemi gjallė edhe pse me mijėra kilometra jemi larg varreve tė tyre, por me zemėr dhe shpirt, pėrkulemi para trimėrisė sė tyre. Lavdi dėshmorėve.

Foto: Besnik Strezoca
Legjendae fotove: Pamje nga pjesmarrėsit e Akademis pėkujtimore nė Zvicėr

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara