HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mė 03.06.2007, hapet Biblioteka e parė shqiptare nė Zvicėr

-- nga Dashnim HEBIBI

Dashnim HEBIBI Nė kėtė aktivitet marrin pjesė shumė personalitete nga atdheu dhe diaspora, si Drejtori i Depertamentit tė ēėshtjeve jo rezidente Mr.Naim Dedushaj, Ambasadori i shtetit amė Shqipėrisė nė Bern Prof.Mehmet Elezi, Akademik Esat Stavileci, Drejtori i Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare Prof.Dr.Sali Bashota, Shkrimtari Jonuz Fetahaj,aktori ēun Lajēi, Lule Elezi pianiste e mirėnjohur, intelektualė zvicerian dhe disa media zviceriane, etj.

Njoftojmė tė gjithė bashkatdhetarėt kudo qė ndodhen nė katėr anėt e Zvicrės dhe nga katėr anėt e atdheut, se me datė 03.06.2007, do tė hapet Biblioteka e parė shqiptare nė Zvicėr. Pas njė pune disa vjeēare mė nė fund do tė promovohet kjo Bibliotekė, ku ka marrė pėrkrahje nga tė gjitha institucionet tona kombėtare nga atdheu, me kėtė rast prezenca Juaj do na madhėshtoj kėtė eveniment tė rėndėsishėm.

Gjatė kėtij promovimi do marrin pjesė personalitete shqiptare, si tė politikės, Ministrive pėrkatėse ashtu edhe intelektual qė veprojnė nė Zvicėr.Nė program ėshtė paraparė, qė tė bėhet hapja solemne e Bibliotekės dhe prezentimi i programit, kokteji, hapje ekspozite tė pikturave tė piktorit Akademik Nexhemdin Jonuzit, promovim libri tė Akademik Esat Stavileci, program argėtues, konferencė pėr shtyp dhe darka pėr musafirėt e ardhur nga atdheu. I gjithė ky aktivitet do tė mbahet mė 03.06.2007 nė Karstlernstrasse 14 Zürich, duke filluar nga ora 14.30.

Ndėrsa programi i dytė rreth promovimit tė Bibliotekės pjesa artistike, do tė vazhdoj nė restaurant "Rozafa" nga ora 17.00 nė Embrach, me njė program tė pasur kulturo artistik. Nė kėtė promovim marrin pjesė edhe mediat shqiptare, si gazeta Kombėtare "Bota sot", "Zėri", "Fakti", TV DIASPORA nė RTK, RTK, TV21, TVM, TV Aldi etj. Edhe aktori i meritave tė veēanta ēun Lajēi, me njė program enkas kushtuar kėsaj date tė rėndėishme pėr mėrgatėn tonė, ka pėrgatitur njė pjesė artistike, mė pastaj shkolla e muzikės "Jehona" Roschah St.Gallen me mėsuesin Murat Avdiu, do tė prezenetohet me njė program tė shkurtėr kulturo artistik, i gjithė ky program do qė mbahet nė Restaurant "Rozafa" nė Embrach.

Ju mirėpret me zemėr dhe respekt tė lartė drejtori i Bibliotekės Prof.Skender Rexhepi dhe personeli i kėsaj iniciative. Pėr info: 079-6347314 dhe 076-3843232 dhe 0444800351. Ju mirėpresim nė kėtė eveniment tė rėndėsishėm kulturo-arsimor.

Pėr kėshillin organizativ, Dashnim Hebibi


Nė mėnyrėn mė solemne u hap Biblioteka e parė shqiptare nė Zvicėr

Karstlernstrasse 14 nė Zürich do kujtohet si udha e shkronjave shqipe

Zürich, qershor - E diela dhe e hėna e tre dhe katėr qershorit, do tė mbeten si ditė tė shėnuara e tė paharruara nė jetėn e mėrgimtarit.Ishte ora 15.05 minuta, kur edhe zyrtarisht, u hap nė mėnyrėn solemne nė rrugėn Karstlernstrasse 14 nė Zürich, Biblioteka e parė shqiptare nė Zvicėr, e pėrkrahur dhe e mbėshtetur nga institucionet mė tė larta tė Shqipėrisė dhe Kosovės.

Tre qershori, do tė kujtohet dhe do tė mbetet nė pjesėn e historisė mė tė re tė mėrgatės dhe do tė shėrbejė si shembull i gjithė diasporės, se tani nė kėtė kohė tė pakohė, kur faktori parazit ėshtė i pėrzier kudo, kur edhe marrėzirat vlerėsohen, kur nė kėtė kohė qė libri pak lexohet, kur libri ndėrrohet nga vetė autorėt, na sinjalizon qė tė mos vonohemi mė shumė, qė tė luftojmė pėr librin edhe mė seriozisht, sepse libri ėshtė ushqim i vetėm i dijes sonė. Tre qershori, po nga kjo rrugė e shkronjave, trumbeton lehtas, ėmbėlsisht, se tash e tutje, nė Zvicėr ėshtė njė Bibliotekė e mbėshtetur pėrpos nga instucionet shtetėrore tė atdheut edhe nga Akademia e Shkencave tė Kosovės, nga poetė dhe dashamirės tė librit.

Rreth sofrės sė dijes shumė larg atdheut, ishin mbledhur pėr ta mbėshtetur edhe shpirtėrisht me pjesmarrjen e tyre edhe shumė personalitete, si: Ambasadori i shtetit shqiptar nė Bern, publicisti Mehmet Elezi, Pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Kulturės, sporteve dhe ēėshtjeve Jorezidente z.Veli Bytyqi, Drejtori i Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės Prof. Dr. Sali Bashota, Drejtori i Depertamentit tė ēėshtjeve Jorezidente tė Kosovės Mr. Naim Dedushaj, Akademik Esat Stavileci, Anėtari i realizimit tė projektit tė Bibliotekės Shqiptare nė Zvicėr Mr. Nehat Hyseni, shkrimtari Jonuz Fetahaj, Pianistja e mirėnjohur Lule Elezi, aktori i merituar ēun Lajqi, veprimtari i dalluar Astril Lekaj, shkrimtari ēerkin Bytyqi, publicisti Muharrem Blakaj, mėsues, intelektualė tė profileve tė ndryshme, si nga atdheu ashtu edhe nga e mbarė Zvicra, Gjermania dhe Franca, si dhe mediat e shkruar dhe ato elektronike nga Kosova dhe diaspora, si TV Diaspora, gazeta kombėtare "Bota Sot", RTK, TV 21, presheva com dhe TV Aldi.

Nga tė pranishmit e shumtė, u vlerėsua se pas Skulpturės sė Gjergj Kastriot Skėnderbeut qė e kemi nė Gjenevė, pas varrit tė tė madhit babait tė filmit botėror Aleksandėr Moisiut dhe bashkėshortes sė saj nė pjesėn italiane, qė i kemi nė kėtė shtet mik tė kombit tonė, tash do ta kemi me Bibliotekėn kombėtare shqiptare nė Zvicėr, e pėrkrahur nga Institucionet e Kosovės, Shqipėrisė, Maqedonisė, Kosovės Lindore dhe intelektualėve tė varur e tė pavarur nga atdheu dhe diaspora. Drejtori i kėsaj Biblioteke, njėherit edhe donatori kryesor i gjithė kėtij evenimenti tė rėndėsishėm nė Zvicėr z. Skender Rexhepi, ishte i entuziazmuar me prezencėn e njė numri tė madh tė bashkatdhetarėve qė morėn pjesė nė kėtė ngjarje tė madhe tė tė gjithė diasporės e nė veēanti tė mėrgimtarėve nė Zvicėr.

Edhe pse, nuk iu dha aq shumė jehonė kėsaj ngjarjeje nga mediat tona tė shkruara dhe elektronike, pra kėsaj veprimtarie sa shumė tė nevojshme aq edhe historike pėr diasporėn e re, ky lajm i vonuar nga vetė bashkėinicuesi i kėtij projekti dhe njėri nga organizotorėt e mbarėvajtjes sė programit tė pėrgjithshėm D.H., do tė njoftojė tė gjithė bashkatdhetarėt, se Biblioteka ėshtė hapaur dhe ėshtė nė shėrbim tė mėrgimtarėve pa dallim nga cili qytet i atdheut vjenė.

Se si ka ecur e gjithė veprimtaria e hapjes solemne tė Bibliotekės, se cilat ishin opinionet e intelektualėve tė ardhur nga Kosova dhe intelektualėve qė jetojnė dhe veprojnė nė diasporė, do tė mėsojmė nė ditėt qė do vijnė nė vazhdim, me njė fotoreportazh nga burimet ekskluzive. Biblioteka me 137 metra katrorė, por e mbushur me libra, e mbushur me xhevahirėt mė tė pėrsosur tė dijes, do tė jetė nė shėrbim tė lexuesve dhe na kujton edhe njėherė moton e njohur, se: Tė hapesh njė shkollė apo bibliotekė, do tė mbyllėsh njė burg dhe do tė hapėsh freski ushqimi tė dijes.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara