HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Me rastin e 90 vjetorit tė datėlindjes sė Akademikut tonė tė nderuar Idriz Ajeti, urojnė edhe bashkatdhetarėt e Medvegjės, Preshevės, Bujanocit, Kosovės dhe e gjithė shqiptarisė

Akademik Idriz Ajeti - njė jetė tė tėrė kushtuar gjuhės

-- nga Dashnim HEBIBI, Zürich, 26 qershor

Dashnim HEBIBI Bashkatdhetarėt e Kosovės Lindore, e konkretisht tė Medvegjės qė jetojnė dhe veprojnė nė Zvicėr, nė pjesėn e kantonit Valis, ku njihet edhe fshati Fuly, si Medvegja e dytė, (numri mė i madh i medvegjasve gjendet nė kėtė pjesė) me urimet mė tė pėrzemėrta urojnė Akademikun Idriz Ajeti pėr shėndet edhe mė tė mirė nė tė ardhmen dhe pėr shumė gėzime nė tė gjitha fushat e jetės. Medvegjasit, me kėtė rast, tė mbledhur rreth shoqatės humanitare "Medvegja" me seli nė Valis, pėrmes gazetės kombėtare "Bota Sot" dhe pėrmes agjencisė informative tė nderuar presheva.com, na njoftojnė, se sot kanė biseduar edhe drejpėrsėdrejti me telefon me Akademikun Idriz Ajetin dhe e kanė pėrgėzuar pėr kėtė pėrvjetor tė madh dhe i kanė shprehur urimet mė tė pėrzemėrta tė tė gjithė bashkatdhetarėve nga Medvegja, Presheva, Bujanoci, Drenica, Peja, Ulqini, Tirana e mė gjerė.

Kryetari i shoqatės humanitare "Medvegja" Zenel Neziri, na konfirmoi lajmin, se me tė marrur nė tel Akademik Idriz Ajetin, e ka pėrgėzuar pėr kėtė pėrvjetor dhe i ka pėrcjellur edhe urimet e tė gjithė bashkatdhetarėve qė jetojnė dhe veprojnė nė Zvicėr, ndėrsa Akademik Idriz Ajeti, i ka falėnderuar pėrzemėrsisht tė gjithė bashkatdhetarėt kudo qė ndodhen dhe i ka pėrgėzuar pėr punėn qė kanė bėrė dhe po bėjnė pėr tė mirėn e Kosovės dhe njėherit ka uruar qė shumė shpejt ta festojmė sė bashku edhe Kosovėn e pavarur, ku pėr kėtė liri dhe pavarėsi ka kontribuar me tė madhe edhe pjesa e mėrgatės sonė.

Ndėrsa veprimtari Zenel Neziri, i cili me anėtarėt tjerė tė kryesisė, kanė nė plan nė agjendėn e tyre, qė shumė shpejt edhe ta takojnė nė Prishtinė Akademikun Idriz Ajeti dhe ta ftojnė nė Zvicėr musafir dhe tė dėgjojnė tė paktėn disa fjalė njė numėr i madh i bashkatdhetarėve tė Medvegjės dhe e gjithė shqiptarisė qė jetojnė nė Zvicėr. Siē tha edhe vetė z. Neziri, pėr ne do tė ishte njė nder i jashtėzakonshėm, sikur ta kemi musafir Akademikun tonė Idriz Ajeti. E kuptojmėm se pėr nga mosha ėshtė i thyer, por zemra dhe vullneti i Akademikut tonė nuk do tė thehet pėrasnjėherė.Jemi shumė krenar qė e kemi njė Akademik nga Medvgja, nga kjo pjesė e Peonis Dardane, e cila fatkeqėsisht dita ditės po mbetet jetimė, por me pavarėsinė e Kosovės edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, do tė frymojnė lirshėm, ashtu siē frymonė vendalia. Por, kemi bindjen, se Medvegja, do ta kthejė bukurinė e vet si e ka pasur dhe si e meriton.

Akademik Idriz Ajeti, siē e dimė tė gjithė, u lind me 26 qershor 1917 nė fshatin Tupallė tė Medvegjės. Shkollen fillore e kreu nė vendlindje, Tupallė-Sjarinė dhe nė Banjė tė Sjarinės. Pas pėrfundimit tė shkollės fillore, mėsimet i vazhdoi nė Medresen e Shkupit. Studimet i filloi nė Zagreb tė Kroacisė pėr ti vazhduar pastaj nė Itali pėr dy vjet me radhė, ndėrkaq diplomoi nė Beograd nė degėn e Albanologjis. Pasi i pėrfundoi studimet, punoi nė Prishtinė pėr dy vjet nė Gjimnazin "Sami Frashėri" si profesor.

Me themelimin e Universitetit tė Prishtinės, nė vitin 1960 Akademik Idriz Ajeti emėrohet profesor nė degėn e Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe. Nė vitin 1962 pas themelimit tė Fakultetit Filologjik, themeloi revistėn e njohur tashmė shkencore me "Gjurmime Albanologjike". Akademik Idriz Ajeti, nuk iu ndal punės sė madhe drejt dijės. Kėshtu nė vitet 1970-1971 emėrohet dekan i Fakultetit Filozofik, siē quhej nė atė kohė, ndėrsa nga vitet 1973-1975, Idriz Ajetin e gjejmė si Rektor i Universitetit tė Prishtinės. Njė kohė tė gjatė Idriz Ajeti punoi edhe nė Institutin Albanologjik tė Kosovės, ku pėr dy herė me radhė ishte zgjedhur edhe drejtor i kėtij Instituti tė nderuar.Nga viti 1994 nė Akademin e Arteve dhe Shkencave tė Kosovės ėshtė kryeredaktor i revistės shkencore "STUDIMI".

Akademik Idriz Ajeti kontribuoi shumė nė drejtimin e Albanologjisė, duke botuar disa tituj shkencor, si:
- Historia e Gjuhės - fonetikė historike
- Ēėshtja e prejardhjes sė Gjuhės, si dhe libra tė tjerė, ku nuk mundemi t'i pėrmendim tė gjitha:
- Studime gjuhėsore nė fushė tė shqipes 1,2,3,4,5.
- Shqiptarėt dhe Gjuha e tyre.

Me rastin e 90-vjetorit tė lindjes, Akademik Idriz Ajeti, ėshtė dekoruar para pak ditėsh edhe nga presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, me Ēmimin Presidencial pėr Studiuesin, pėr rezultate tė larta nė fushėn e studimeve albanistike. Ceremonia e dhėnies sė ēmimit ishte organizuar nė Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Pranimin e dekoratės, Akademik Ajeti, e ka ndarė me veprimtarėt e tjerė tė brezit tė tij, tė cilėt sipas tij kanė kontribuuar njėsoj nė fushėn e gjuhėsisė dhe tė kulturės. Studime tė rėndėsishme mbi gjuhėn shqipe janė bėrė nga gjuhėtarė nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, ku janė botuar njė numėr i konsiderueshėm veprash mbi historinė e gjuhės shqipe, fonetikėn, gramatikėn, leksikun etj.

Prof. Idriz Ajeti shquhet pėr kontributin e veēantė qė ka dhėnė nė kėtė fushė tė gjuhės. Ėshtė e pamundur qė tė pėrshkruhet njė historik i madh, i ēmuar nė fushėn e studimeve, qė ka bėrė Akademik Idriz Ajeti. Akademik Idriz Ajeti, do tė jetė krenari e gjithė shqiptarisė, padyshim se fshati Topallė dhe e tėrė Medvegja, do ta kujtojnė kėtė ditė, si ditė tė madhe, ditė feste, ditė gėzimi. Pėr kėtė ditė, nė Valis e me rrethinė, bashkatdhetarėt e Kosovės Lindore, do tė urojnė sė bashku, nė dolli, pėr shėndet dhe jetė tė gjatė Akademikun tonė Idriz Ajeti. Me disa fjalė tė qėndisura nga shpirti, si e gjithė shqiptaria nė atdhe, ashtu edhe diaspora, pėrgėzojnė kėtė pėrvjetor dhe presin edhe studime tjera nga Akademik Idriz Ajeti dhe sėbashku tė festojmė edhe pavarėsinė e Kosovės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara