HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Edhe njė eveniment i rėndėsishėm sa kulturor edhe historik, qė do tė mbahet prej 2-5 korrik nė Romė tė Italisė

Mr. Nusret Pllana pėrfaqėson Kosovėn nė Festivalin Ndėrkombėtar Mesdhetar MEDITERRANEA

-- nga Dashnim HEBIBI, Zürich, 27 qershor

Dashnim HEBIBI Festivali Ndėrkombėtar i Mediteranit, si quhet zyrtarisht, tė cilin e udhėheq Profesor Filippo Bettini, ėshtė Festival Ndėrkombėtar i fotografisė, poezisė dhe artit.

Nusret Pllana Jemi mėsuar kėto ditė qė nėpėr mediat tona, si nė ato tė shkruara dhe elektronike, tė lexojmė dhe tė shohim, gjithnjė kronika, analiza dhe fjalime tė shumta e pa pėrjashtuar edhe komente e intervista me personalitete tė ndryshme tė vendit dhe ndėrkombėtarė pėr statusin e Kosovės. Vėrtetė, si lajme aktuale nėpėr mediat tona janė ngjarjet qė ndodhin rreth statusit tė Kosovės, por edhe ngjarjet tjera qė kanė tė bėjnė nė ēėshtje teknike apo drejtime, qė kanė tė bėjnė poashtu edhe me prezentimin e shtetit tė Kosovės nė arena europiane me ngjarje tė mėdha, nuk duhet tė lihen si lajme dytėsore pėr opinionin. Edhe pėrmes artit dhe sportit, bashkėkombasit tanė, si nė atdhe ashtu edhe nė diasporė, po mundohen qė Kosova tė prezentohet nė arenėn ndėrkombėtare, si shtet dhe kudo po kėndohet hymni kombėtar dhe po valvitet flamuri kombėtarė. Lobizmi, i lehtė apo profesionalisht, ėshtė bėrė dhe po bėhet edhe pėrmes ngjarjeve tė ndryshme artistike dhe sportive, ku pėr kėto ngjarje tė gjithė jemi tė informuar. Kėto ditė, nga Prishtina pėr nė Romė tė Italisė, do tė niset me njė udhėtim sa kulturor edhe historik nė mesin e dy poetėve edhe publicisti, gazetari, artisti i sė mirės nėpėr shumė aktivitete brenda trojeve shqiptare dhe jashtė saj, z.Nusret Pllana, por kėsaj here pak mė tė veēantė, duke prezentuar, duke ia rikujtuar gjithė opinionit europian dhe atij ndėrkombėtarė, se kėtu nė mes tė Europės Juglindore ėshtė populli shqiptar, i cili pėrjetoi shumė luftėra tė pabarabarta nė tė gjitha sferat e kohės pėr shfarosje, qė u munduan t'a fshijnė nga harta e Europės shqiptarinė, me tė vetmin "faj" se janė paqėsorė dhe janė dembabadem autokton nė trojet e veta.

Mr. Nusret Pllana, nuk e ka pasur tė lehtė tė mbledh tė gjitha kėto fakte dhe ti pėrpunojė dhe ti paraqes para opinionit ndėrkombėtar, por njė gjė ėshtė e qartė dhe reale, se kėto foto qė do tė ekspozohen janė origjinale, ashtu siē kanė ndodhur dhe ēdo pjesmarrės nė kėtė Festival do tė mbetet i shokuar dhe me no koment. Por, me butėsinė e tij shpirtėrore, me butėsinė morale, duke e lutur veten qė tė ndalet nėpėr situata tė ndryshme, nėpėr historinė e pėrgjithshme kombėtare dhe duke u ndalur me tė ardhmen e Kosovės, duke rikujtuar se gjaku i tė gjithė dėshmorėve, pa dallim fėmijė, pleq e gra shtatėzėna, qė u vranė dhe u torturuan nga urdhėri i regjimit tė Europės Juglindore, janė nė flamurin kombėtar, gjaku i tyre ėshtė ngjyra e kuqe, ndėrsa krenaria e tyre do tė jetė se Kosova njėherė e pėrgjithmonė ėshtė e lirė dhe e pavarur.Nė kėtė rast, lavdėratat mė tė mėdha do duhet ti jepeshin Mr.Nusret Pllanės, qė ka ruajtur kėto foto, ka punuar shumė kohė dhe se si e ka gjetur mundėsinė tė pasqyrojė nė kėtė Festival Ndėrkombėtar Mesdhetar, qė do tė mbahet nė Romė. Mr.Nusret Pllana edhe mė herėt me disa nga kėto foto ėshtė paraqitur nė disa shtete perendimore.

Se si e sheh kėtė eveniment kulturor qė do ta prezentojė Kosovėn, z.Pllana prononcohet me shumė modesti: " Nė Romė do prezentoj nė emėr tė Kosovės, si shteti mė i ri nė Ballkan e nė Evropė dhe ka rėndėsi tepėr tė madhe ekspozita nė fjalė, ku padyshim se do tė jetė edhe historike. Nė kėtė Festival marrim pjesė dy publicistė nga Kosova, unė dhe Ali Podrimja dhe katėr nga Shqipėria.Do mundohem qė tė prezentojė ashtu me fakte origjinale realitetin e ndodhur nė Kosovėn tonė martire. Nė kėtė aktivitet do tė marrin pjesė pėr pėrcjellje tė pėrgjithshme nė media edhe njė ekip i RTK-sė nga Kosova, gazetarja Majlinda Bregasi-Cimili.Festivali Ndėrkombėtar i Mediteranit, siē quhej zyrtarisht, tė cilin e udhėheq Profesor Filippo Bettini, ėshtė Festival Ndėrkombėtar i fotografisė, poezisė dhe artit. Festivali Ndėrkombėtar i Mediteranit ėshtė njė ngjarje madhore i kulturės sė fotografisė, i poezisė dhe i artit nė pėrgjithėsi.Pėrgatitja e ekspozitės, si dhe e botimit tė librit pėr gjenocidin e Serbisė mbi shqiptarėt, autor i tė cilave jam, ėshtė bėrė nėn pėrkujdesjen e njė redaksie profesionale, me redaktor z. Prof. Dr. Emin Kabashi. Pjesė tė kėsaj ekspozite janė mbajtur edhe nė Tiranė, nė Norvegji, nė Suedi dhe nė disa qendra nė Kosovė.Pėr ta pėrgatitur ekspozitėn si duhet, nė mėnyrė qė ajo tė arsyetojė edhe besimin e organizatorit, por edhe tė ketė njė paraqitje sa mė tė denjė e sa mė informuese pėr tė pranishmit, nė Romė udhėtohet njė ditė mė parė, pra mė 1 korrik 2007.Pėr pėrgatitjen ekspozitės, pėr shtypjen dhe bartjen e katalogėve tė ekspozitės, pėr komunikimin me opinionin qė e viziton Festivalin, pėr kontakte me tė interesuarit, pėr pjesėmarrjen nė disa konferenca shtypi, pėr paraqitjen sa mė tė plotė tė kėsaj ngjarje tė madhe, siē ėshtė ekspozita me temė nga Lufta e UĒK-sė, do ta nderojė edhe:Prof. dr. Emin Kabashi, redaktor,Z. Hasan Gashi, xhirues", ndėrsa ēėshtja materiale mbetet tė shihet kėto ditė. Mr.Nusret Pllana qė njėherit ėshtė edhe Shef i Arkivit tė Qeverisė sė Kosovės, do ta mbajė edhe njė fjalim para tė pranishmėve. Kėtė prezentim tė z.Pllana e siguruam dhe po e pasqyrojmė nė tėrėsi:Njė festival qė nderon procesin historik tė shqiptarėve i nderuar Prof.Filipo Bettini, kryetar dhe organizator i Festivalit Tradicional tė Mediteranit! Tė nderuar pjesėmarrės! Organizatorė tė nderuar! Nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės dhe nė emrin tim, Ju shpreh pėrgėzimet mė tė pėrzemėrta pėr mbajtjen e suksesshme tė kėtij Festivali! Po ashtu, Ju lutem pranoni falėnderimet tona miqėsore pėr mundėsinė qė na keni dhėnė pėr tė marrė pjesė dhe pėr tė shprehur ndjeshmėrinė tonė me fotografitė e njė teme krejt specifike, qė shpresojmė do ta pasurojė kėtė Festival, i cili ėshtė i njė rėndėsie tė madhe ndėrkombėtare. Vlerat kulturore qė paraqesim nė Festival, pėr kulturėn tonė, por edhe pėr proceset historike qė ka hapur Lufta Ēlirimtare, kanė rėndėsi tė madhe pėr shtetin mė tė ri nė Ballkan dhe nė Evropė, pėr Kosovėn.Tė nderuar tė pranishėm! E kaluara historike e popullit shqiptar ka qenė shumė e rėndė. Luftėrat ishin tė vazhdueshme dhe shkatėrrimtare, ndėr mė barbaret qė njeh historia e njerėzimit. Trashėgimia e kulturės materiale dhe shpirtėrore e shqiptarėve dėshmon lashtėsinė historike dhe autoktoninė shqiptare nė tėrė gjeografinė e tyre etnike, ku bėn pjesė edhe Kosova. Populli shqiptar, ndėr popujt mė tė vjetėr tė Ballkanit, duke mbrojtur tokėn dhe lirinė e vet, disa herė nė periudha tė ndryshme historike ėshtė pėrgjysmuar nga luftėrat, ėshtė viktimizuar, i ėshtė djegur pasuria materiale, i ėshtė rrėnmuar trashėgimia shpirtėrore, ėshtė vrarė dhe masakrua nga zjarrvėnėsit e Ballkanit - pushtuesit serbė. Pėr pushtimet dhe dhunėn serbe ndaj popullit shqiptar ka dėshmi tė shumta, qė i njeh, apo nuk i njeh Evropa e kulturuar dhe demokratike.Urrejtja antishqiptare ka shkuar aq larg, sa nėnave shqiptare u janė nxjerrė foshnjat nga barku. Kjo pėrmasė e urrejtjes ka ndodhur edhe nė luftėn e fundit ēlirimtare tė popullit shqiptar tė Kosovė, mė 1998 - 1999. Nė pushtimin e tokave shqiptare dhe nė dhunėn ndaj shqiptarėve, pėrveē organeve shtetėrore dhe ushtarake serbe, gjithmonė janė pėrfshirė edhe institucionet shkencore e kulturore serbe nga Akademia e Shkencave, Lidhja e shkrimtarėve, e deri te kisha ortodokse serbe, qė ishte bekuese dhe cytėse e masakrave mė tė tmerrshme qė ka parė Evropa e Shekullit qė po mbyllej. Tė nderuar dashamirė tė dėshmive dhe tė artit! Kjo Ekspozitė dokumentare ėshtė njė pjesė e dėshmive tė ngjarjeve qė kanė ndodhur nė tokėn e Kosovės nė fund tė shekullit njėzet, janė dėshmi pėr dhunėn dhe terrorin, janė dėshmi pėr krimin gjenocidial ndaj popullit shqiptar. Pra, janė dėshmi edhe tė rrėnimit tė artit, kulturės dhe trashėgimisė shpirtėrore e materiale tė tij. Edhe pse ish i burgosur politik i regjimit millosheviqian, ish ushtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe kronist i krimeve dhe masakrave serbe gjatė vitit 1998 - 1999, tė Luftės sė fundit ēlirimtare nė pėrmasė evropiane, nė fund shekullin qė e lamė pas, nuk ndjehem mirė qė duhet tė dalė para jush me njė ekspozitė tė kėtillė. Do tė dėshiroja shumė qė sot para jush tė promovoja njė ekspozitė ku do tė shiheshin fytyra tė buzėqeshura tė fėmijėve tanė, tė thosha ndonjė fakt pėr tė arriturat teknike e teknologjike tė Kosovės, por ja qė realiteti nuk mė mundėsojė realizimin e kėsaj dėshire. Megjithatė, dua tė shpresoj, porosia e ekspozitės para jush sot nuk shalon ndjesinė e hakmarrjes. Ajo shėrben si njė porosi e madhe dhe shumė e rėndėsishme pėr gjeneratat e reja, pėr brezat qė do tė vijnė, nė mėnyrė qė tė mos pėrsėritet kurrė mė as Toplica e shekullit nėntėmbėdhjetė, Prekazi, Likoshani, Reēaku, Dukagjini, Studimja e Epėrme, Makovci, pra tė mos pėrsėritet kurrė mė tragjedia e pėrmasave gjenocidiale e Kosovės! Uroj tė mos shqetėsoheni sė tepėrmi me tmerrin e pamjeve tė kėsaj ekspozite. Ju faleminderit pėr vėmendjen tuaj!Kėtu mund tė bėjmė njė krahasim dhe si e shohim Nusret Pllanėn: Por ē'mund tė thuhet pėr fotografinė e famshme "Azem dhe Shote Galica" nga Kel Marubi nė vitin 1920? Historianėt thonė se tė ndjekur nga forcat serbe dhe tė detyruar nga moti i ftohtė, kėta dy luftėtarė me ēetėn e tyre kishin zbritur atė dimėr nė Shkodėr dhe ndoshta rastėsisht u ndalėn pėrpara studios Marubi. Pėr asgjė nuk mund tė thuhet se ėshtė e sigurt, por duke parė fotografinė "Azem e Shote Galica" tė forcohet bindja se pa kėtė fiksim drite, fizionomia e kėtij ēifti luftėtarėsh pėr liri do tė ishte sot e panjohur dhe historia e tyre ndoshta do tė tregohej si ato legjendat e lashta qė jo gjithkush u beson. "Kjo ėshtė njė nga fotografitė mė tė arrira artistikisht" thotė historiografi Vrioni "ku shkrihen natyrshėm me njera-tjetrėn tema e luftės pėr liri me atė tė emancipimit tė familjes". Prandaj prezentimi i Nusret Pllanės nė Romė, ėshtė padyshim edhe njė trokitje paralajmėruese zgjimi nė ndėrgjegjen e gjithė europės dhe botės pėr tė kujtuar luftėn e tmerrshme qė pėrjetoi populli paqėdashės shqiptarė.

Letėrnjoftim i shkurtėr pėr Mr. Nusret Pllana
Ėshtė i lindur mė, 21 maj 1959, nė Arbnesh tė Prishtinės. Filloren e kreu nė vendlindje, kurse gjimnazin dhe Fakultetin Ekonomik nė Prishtinė. Jeton dhe punon nė Prishtinė. Njė kohė tė gjatė ėshtė marrė me veprimtari kulturore-artistike. Nė vitin 1984 themeloi Ansamblin Artistik ,”Hasan Prishtina” ,tė Prishtinės, tė cilin e udhėhoqi deri mė 1996.Derisa ndiqte studimet pasuniversitare nė Zagreb,me tė kthyer nė Kosovė, mė 1986, burgoset pėr veprimtari patriotike ilegale dhe dėnohet me gjashtė vjet burgim tė rėndė, nga tė cilat i vuan pesė. Pas daljes nga burgu themelon Ndėrmarrjen private pėr prodhimin e qilimave "Teuta". Ndėrkaq,mė 1994 burgoset pėr tė dytėn herė, por kėsaj radhe si anėtar i Kėshillit Drejtues tė Odės Ekonomike tė Kosovės. Ishte pjesmarrės i luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, dhe folėsi i parė i Radios” Kosova e lirė”. Pas kthimit nga lufta, ishte redaktor pėrgjegjės i Radios” Kosova e lirė” .

Ishte zėvendėsministėr dhe ministėr i kulturės i Qeverisė sė pėrkohshme tė Kosovės 1999-2000. Ka udhėhequr sektorin e Arkivit tė UĒK-sė nga viti 2002-2006. Aktualisht ėshtė shef i Arkivit tė Qeverisė sė Kosovės. Ka magiistruar nė Tiranė, nė vitin 2005, me temėn “Masakrat serbe nė Kosovė 1989-1997”. Tema e disertacionit tė tij ėshtė “Gjenocidi serb nė Kosovė 1998-1999”.

Deri tash ka realizuar kėto vepra:
Filmin dokumentar "Pėr TY" 1996
Filmin dok."Hajde vėlla se edhe vorret gėzohen pėr TY" 1998
Ekspozitėn me fotografi dokumentare “Rruga e Kosovės sė Lirė”, 1999
"Ditar lufte" - vepėr publicistike dokumentare, 1999
Film. dok. "Pas dymijė vjetėsh rrugėtim" 2000 (Fitues i ēmimit tė publikut nė Festiv. Ndėrkombėtar tė Filmave dokumentar, 2001)
Film. dok. "Medreseja Alauddin shtėpi e zotit dhe e kombit" 2001
"Rruga e lirisė" vepėr dokumentare, e pėrkthyer edhe nė gjuhėn angleze, 2000
"Hasan Prishtina" - vepėr publicistike, 2000
"Luftoi pėr tė jetuar tė tjerėt" - monografi, 2001
"Gjenocidi serb nė Kosovė 1840-1999" - ekspozitė dokumentare, 2001
Film dok. "Gjenocidi serb nė Kosovė - pa koment", 2001
"Terrori i Serbisė pushtuese mbi shqiptarėt 1844-1999" vepėr dokumentare nė tri gjuhė botėrore, anglisht, gjermanisht e frengjisht, 2001
“Qėndroi shqiptarisht – Selim Berisha”, monografi, 2001
“Krimet qė kėrkojnė drejtėsi” I, dokumentar, 2002
“Krimet qė kėrkojnė drejtėsi” II, dokumentar, 2002
“Dallgė nė jetė”(pėrgatitur sipas rrėfimit tė Haxhi Ēekut), 2002
Filmin dokumentar”Profesori qė u bė pjesė e Historisė, 2003
Filmin dokumentar “Kur masakrohen fėmijėt”(Masakra e Llashticės), 2003
Filmin dokumentar “Lajmėtaret e Lirisė”, 2004
Filmin dokumentar “4 Janar 1999”, 2004
Filmin dokumentar “Nga Arkivi i UĒK-sė”, 2004
Filmin dokumentar “Zėri i Lirisė”, 2004
Filmin dokumentar “Shpendi i UĒK-sė”, 2004
Ekspozitėn dokumentare “Batalioni ATLANTIKU I UĒK-sė”, 2004
Filmin dokumentar “Vetėm gjaku i dėshmorėve i ka hije lirisė”, 2005
Filmin dokumentar “Prof. Rifat Mėziu-luftėtar emblematik i UĒK-sė, 2005
Filmin dokumentar “Mehė Uka - simbol i bashkimit”, 2005
Dokumentarin “Viset qė nuk harrohen-rrėfim i Dr. Sabit Ukės”, 2006
Filmin dokumentar “Gjeneralėt e HARADINAJVE”, 2006 (fitues i ēmimit special nė Festiv.ndėrkombėtar tė filmave dokumentar, 2006)
Ekspozitėn dokumentare “MASKA LUFTE FYTYRA PAQEJE“, 2007
Edhe me kėto aktivitete, do japim vulėn e besimit dhe tė fakteve, se populli shqiptar, pas shumė vuajtjeve, meriton tė drejtėn natyrore, qė tė frymojė lirshėm, tė jetojė nė trojet e veta stėrgjyshore ashtu si duhet tė jetohet, ashtu siē jetojnė popujt tjerė tė planetit tokė. Paraqitja e Mr.Nusret Pllanės, padyshim se do mirėpritet mirė edhe nga pjesmarrėsit mėrgimtarė qė jetojnė nė Romė dhe nė gjithė Italinė, ndėrsa fotot, do tė mbeten edhe njėra nga dėshmitė e vėrteta qė pėrjetoi Kosova nė kėtė milenium tė ri nga njė regjim i paparė nė planetin tokė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara