HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bisedė me ish luftėtarin e UēK-sė Bedri Kukalaj (invalid i luftės), i cili ishte pėr operimin e tij tė tretė nė Zvicėr

Bedri Kukalaj: "Tė mos harrojmė invalidėt e luftės dhe familjet e dėshmorėve..."

-- nga Dashnim HEBIBI, Zürich, 04 korrik

Dashnim HEBIBI Gjendja e luftėtarėve, fėmijėve jetimė, qė dhanė prindėrit e tyre pėr kėtė Kosovė tė lirė, ėshtė e rėndė, edhe ate shumė e rėndė. Duhet tė pėrkujdeseni mė shumė pėr kėtė kategori. T'ju them tė drejtėn, me gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe sociale. Siē po mė shihni jam invalid dhe e kam tė caktuar edhe nga mjeku me 70 % dhe marr pension 95 Euro. Tani shtrohet pyetja, si tė jetojmė me kėtė pagė, si tė shėrohem etj.

Ėshtė e vėshtirė tė konkurrosh me ata qė shkruajnė pėr kėngėtare, pėr politikė, biznes etj, do dėshiroja tė shprehja kėtu atė qė na duhejt t'na shqetėsojė tė gjithėve, tė shkruajmė dhe tė ndihmojmė invalidėt e luftės dhe familjet e dėshmorėve. Sa mirė do ishte qė tė shohim edhe mė shumė portrete tė herpashershme nėpėr disa media pėrshkrime tė invalidėve tė luftės, fėmijėve jetimė, qė janė nė gjendje shumė tė rėndė sociale, me pak pėrkrahje.Pa fjalėn e lirė, as kėnga nuk mundej tė kėndohej, do tė ishte e burgosur, e kemi provuar kėtė gjė pėr shumė dekada me radhė, prandaj baballarėt e kėtyre jetimave dhe vrapimi me pushkė pas lirisė i luftėtarėve, qė sot janė shumė invalidė dhe me situatė tė rėndė sociale, kanė luftuar pėr kėtė liri qė e gėzojmė sot tė gjithė.Vetėm mbi tė vėrtetėn, e cila pėrfaqėsohet nga media, mund tė themelohet demokracia.

Nė ēfarė situate janė invalidėt e luftės? Se si po i mbijetojnė jetės sė rėndė sociale edhe ate me dhimbje tė shumta? Bashkatdhetarėt, si gjithnjė edhe sot e kėsaj dite, nuk po ndalen sė vepruari nė tė mirė tė atdheut. Kėshtu, edhe sot e kėsaj dite, bashkatdhetarėt me mėnyra tė ndryshme kontribuojnė drejt atdheut me bashkėpunim edhe me miqė zviceranė, si bie fjala me zonjėn Analiza Shnelller, e cila sė bashku me zonjėn Shukrie Ramadanin bashkėshortja e dėshmorit Agim Ramadani, si dhe me zonjėn Valdete Hoti, po vrapojnė pas spitaleve tė ndryshme me mė zė nė Zvicėr, qė tė jenė pėrballė luftėtarėve tė lirisė, qė sot disa prej tyre janė me gjendje tė rėndė sociale dhe shėndetėsore, ose mė mirė me thėnė luftojnė me jetė a vdekje.

Para pak ditėsh nė Zvicėr, erdhi pėr njė vizitė mjekėsore edhe luftėtari i lirisė Bedri Kukalaj i lindur mė 03.01.1978 nė fshatin Prejlep tė Deēanit, ish ushtar i UēK-sė nė Dukagjin, i plagosur nė Voksh mė 27 prill 1998, ku pas pesė orė lufte tė pabarabartė me forcat pramilitare serbe, luftėtarėt e UēK-sė siē dihet dėmtuan shumė kėto forca duke i zbrapsur, por edhe Bedri Kukalaj plagoset nė katėr vende tė ndryshme nėpėr trup.Ishte edhe nė burgun e Dubravės, ku forcat serbe e kishin qitur nė pushkatim dhe pas 38 orėve e kanė gjetur tė gjallė, por nė gjendje tė rėndė sociale nga plagėt qė i ka marrur. Me njė fjalė Bedriu e ka parė vdekjen me sy. Nė Burgun e Dubravės siē dihet ishin rreshtuar 180 shqiptarė pėr pushkatim.

Ėshtė baba i njė vajzes tre vjeēe dhe pret edhe fėmiun e dytė shumė shpejt. Tė ndalemi nė gjithė ate histori ėshtė e gjatė, kėshtu qė po i kthehemi situatės nė tė cilėn ėshtė sot ky luftėtar, invalid i luftės 70% dhe merr njė pension prej 95 Eurove. Pas disa operacioneve qė i ka pasur mė herėt dhe tani tė bėrė nė Zvicėr, nė spitalin e Bazelit dhe tė Argaut, Bedriu i shoqėruar me dy miqtė e tij veprimtarė tė dalluar tė kauzės kombėtare Bajram Mulaj dhe Xhemal Selimi, tė gėzuar pėr shėndetin qė e ka Bediru mė tė mirė kishin dalur ti falėnderojnė nga zemra zonjėn zvicerane Analiza Shneller, zonjėn Shukrie Ramadani zonjėn Valdete Hoti, bashkatdhetarė tė shumtė qė kanė ndihmuar, si dhe mjekun Dr.Hammer. Bedriu i emocionuar qė i ka shpėtuar mė sė keqes, ashtu me modesti flet pėr ndihmėn qė iu ka bėrė nė Zvicėr. Tė kujtojmė njė pjesė tė asaj qė ka pėrjetuar edhe personazhi i shkrimit tonė.

Duke parė krimet monstruoze tė orgjive serbe tė kryera mbi popullatėn civile shqiptare, pa kursyer gratė, pleqtė e fėmijėt, nė fundshkurtin dhe fillimmarsin e vitit 1998, nė rajonin e Drenicės, si nė Prekaz, Likoshan, Qirez e gjetiu, edhe popullsia e Rrafshit tė Dukagjinit, sikurse e mbarė Kosovės, u bind se vetėm me organizimin e njė lufte efektive mbrojtėse mund t’u shpėtonte vrasjeve e masakrimeve masive, tė cilat populli i kėtyre trevave i kishte pėrjetuar nė kurrizin e vet shumė herė gjatė historisė nga regjimet e ndryshme serbosllave. Prandaj, duke parė koncentrimin e madh tė forcave policore e ushtarake serbe, edhe nė Rrafshin e Dukagjinit, qė nė ditėt e dimrit, ishte e qartė pėr secilin se i njėjti skenar sikurse nė Drenicė do tė pėrsėritej shpejt edhe nė kėtė rajon.

Dhuna, maltretimet e keqtrajtimet e qytetarėve shqiptarė ishin shtuar tej mase. Njė shembull tė kėtillė tė luftės qėndresės heroike, luftėtarėt e lirisė e dhanė edhe nė kundėrpėrgjigje tė sulmit tė forcave tė shumta ushtarako-policore paramilitare serbe, mė 24 mars 1998, kur u sulmua familja Haradinaj dhe fshati Gllogjan pėrgjithėsisht. Nė kėtė betejė, qė zgjati mė se dhjetė orė, u vranė tre pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Gazmend Hysen Mehmetaj (20)Himė Rasim Haradinaj (16) dhe Agron Nimon Mehmetaj (19)tė tre nga Gllogjani, ndėrsa u plagos rėndė edhe vetė komandanti Ramush Haradinaj. Nė kėtė sulm, forcat serbe, tė pėrbėra nga njėsitė policore tė MUP-it tė Deēanit, tė Gjakovės tė Pejės, njėsitė paramilitare dhe njėsitė ushtarake tė Korpusit Ushtarak tė Gjakovės, pėrdorėn gjithė makinerinė blinduar, arma-timin e rėndė dhe helikopterėt.

Pa dyshim, vija e frontit nė fshatin Prejlep tė Deēanit, ishte njėra ndėr pozicionet mė tė pathyeshme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e cila asnjėherė gjatė luftės nuk u thye nga forcat armike, edhe pse sulmet ndaj kėtyre pikave ishin tė pėrditshme. Prejlepasit, duke e parė tė vetmin shpėtim tek armėt e lirisė, pa asnjė hezitim qė nė fillim tė muajit prill ’98, njėzėri iu pėrgjigjėn kushtrimit tė luftės pėr liri. Mė 20 prill 1998, rreth shtatėdhjetė (70) prejlepas nisen drejt Shqipėrisė pėr tė marrė armė. Mirėpo nė tė kthyer pėr nė Kosovė, mė 27 prill, nė vendin e quajtur “Sergun”, jo larg Vokshit, bien nė pritėn e forcave ushtarako-policore serbe, ku pėr mė se gjashtė orė radhazi zhvillohen luftime tė rrepta.

Nė Sergun tė Vokshit u zunė rob nga forcat serbe Fadil Dabiēaj, Hysen Latifaj, Bedri Kukalaj dhe Armend Mazrekaj tė cilėt dėnuan me dėnime drakonike prej 8-17 vjet burgim, dhe pėrjetuan ferrin nėpėr kazamatet serbe qė nga Nishi, Dubrava, Burgu Qendror (CZ) Beogradit, Mitrovica Sremit e gjetiu ku u torturuan ēnjerėzisht edhe nga mjekėt, pėr t’u liruar nė muajin mars 2002, tė dėrrmuar nga torturat. Ndėrkaq, akti mė barbar i kėsaj dite ėshtė vrasja Bilall (Idriz) Mazrekajt (26) nga Drenoci. Atė policia serbe pasi zbriti nga traktori kur po kthehej nga varrimi kushe-rinjve tė Prejlepit, te rruga qė shpie pėr nė Drenoc, ekzekutoi para syve tė nėnės sė tij dhe mbi pesėmbėdhjetė grave tė tjera. Ne zhvilluam edhe njė bisedė rasti nė Zürich me kėtė luftätarė dhe ja se ēfarė na tha ndėr tė tjera:"

Ju falėnderoj edhe Juve pėr interesin qė po tregoni jo vetėm ndaj meje, por pėr tė gjithė invalidėt e luftės. Do respektohen pėrgjithmonė ata qė ndihmojnė jetimat dhe invalidėt e luftės. Nė Zvicėr pėr herė tė parė kam ardhur nga heroi pėr sė gjalli i Kosovės Z. Ramush Haradinaj dhe kontaktova me zonjėn Shukrie Ramadani dhe mė pastaj nga Analiza Shneller, Valdete Hoti dhe tė tjerė, pra inicator qė tė jem mė mirė ėshtė Z. Haradinaj. U jam mirėnjohės pėr jetė ish komandantit Ramush Haradinaj, qė mė bėri tė mundur tė jem sot gjallė, tė jem afėr fėmijėve tė mijė, familjes sime dhe miqėve tė mijė. Bashkatdhetarėt kishin mbledhur 56.000 sfr pėr operimin tim dhe nga zemra i falėnderoj tė gjithė ata qė kanė dhėnė ndihmė pėr shėndetin tim.Nė Zvicėr pėr herė tė parė erdha mė 6 maj 2002 dhe u operova nė Bazel. Pas njėzetė dite pushimi nė spital, menjėherė u operova pėrsė dyti herė. Operimi im ka qenė nė kokė nė anėn e djathtė dhe i suksesshėm.

Bota sot: Sa ka zgjatur operimi?

Bedri Kukalaj: Po, e di se mė kanė treguar, se operimi ka zgjatur prej orės 07.00-20.00.

Bota sot: Prej vitit 2002 keni pasur kontrollime tjera?

Bedri Kukalaj: Nė vitin 2005 isha nė njė kontroll dhe pastaj nė vitin 2006. Por, gjendja ime filloi tė shqetėsohej prap dhe mu desht tė vija nė Zvicėr dhe tė operohem ose dorėzohem nga jeta. Gjendja e rėndė sociale, nuk tė mundėson qė t'ia dalėsh vetė me tė holla, qė ta luftosh vdekjen, por sėmundja nuk bahet. Vėrtetė janė situata tė rėnda.

Bota sot: Jeni operuar mė 17 mars 2007 nė Arau tė Zvicrės dhe prej kėtij operacioni si ndjeheni dhe kush e ka mbėshtetur kėtė operacion financiarisht?

Bedri Kukalaj: T'ju them tė drejtėn, siē e pėrmenda edhe mė lartė zonjėn zvicerane Shneller, zonjėn Ramadani dhe Hoti, mė pastaj ndihmėn e bashkatdhetarėve tė tė gjitha trojeve etnike shqiptare edhe Ministria e Shėndetėsisė e Kosovės nė kėtė rast ėshtė pėr tė pėrshėndetur dhe pėr tė falėnderuar, sepse mė ka ndihmuar me 41.000 sfr.Ky operacion ka zgjatur nga ora 08.00-13.30 dhe gjithė kohėn kanė qėndruar nė pritje tė lajmit tė mirė edhe miqtė e mijė Bajrami dhe Xhemali.

Bota sot: Vizita Juaj nė Zvicėr ishte pėr kontroll mjekėsore pas operacionit dhe cila ishte gjendja shėndetėsore?

Bedri Kukalaj: Sot i bėra pesė ditė nga dita e ardhjes sime nė Zvicėr, i bėra tė gjitha kontrollimet qė ėshtė dashur ti kem dhe mjeku Dr.Hammer mė tha se je mė mirė dhe do tė bėsh edhe mė mirė. Pas njė viti do tė kem edhe vizitėn tjetėr, e si do tė ecė shėndeti im do tė shohim nė tė ardhmen. Kurrė nuk kam qenė pesimist, gjithmonė jam optimist, prandaj po them se jam mirė dhe mirė do tė jem.

Bota sot: Po cila ėshtė gjendja e invalidėve tė luftės nė Kosovė?

Bedri Kukalaj: Gjendja e luftėtarėve, fėmijėve jetimė, qė dhanė prindėrit e tyre pėr kėtė Kosovė tė lirė, ėshtė e rėndė, edhe ate shumė e rėndė. Duhet tė pėrkujdeseni mė shumė pėr kėtė kategori. T'ju them tė drejtėn, me gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe sociale. Siē po mė shihni jam invalid dhe e kam tė caktuar edhe nga mjeku me 79 % dhe marr pension 95 Euro. Tani shtrohet pyetja, si tė jetojmė me kėtė pagė, si tė shėrohem etj.Por, jam krenar qė kam kontribuar me bashkėluftėtarėt tjerė pėr kėtė Kosovė tė lirė dhe kurrėn e kurrės nuk jam pishman edhe pse jam invalidė edhe pse pjesėn e djathtė tė kokės e kam plastikė nga shumė operacione qė i kam pėrjetuar deri mė tani 10 operacione.

Kam shumė miqė qė janė invalidė tė luftės nė Kosovė dhe nė trojet tjera shqiptare, nuk kanė proteza, nuk kanė as karroca tė invalidėve, as shkopinj mbajtės e tė mos flas pėr gjėra tjera. Duhet tė trajtohemi mė ndryshe. Gjendja e invalidėve tė luftės ėshtė e mjerė, por na mbanė shpresa se Kosova do tė lulėzojė nė tė ardhmen, Kosova do tė bėhet edhe mė e fortė dhe do pėrkujdeset mė shumė. Nuk mundem tė flas pėrmes pak minutave gjithė vėshtirėsitė qė i kanė invalidėt e luftės dhe familjet e dėshmorėve.

Bota sot: Po si e sheh Kosovėn njė ish luftėtar lirie?

Bedri Kukalaj: Kosova e lirė, Kosova e pavarur. Tė punojmė mė shumė dhe tė mos rrahim gjokse.Tė mos shikojmė tė pėrēahemi, tė mos e harxhojmė as njė minutė kotė. Tė jemi mė tė bashkuar dhe suksesi do tė vijė padyshim. Tė mos harohen dėshmorėt e lirisė, familjet e dėshmorėve.

Pėrgatiti: Dashnim HEBIBI
Legjenda: Nga e djatha Bajram Mulaj, nė mes Bedri Kukalaj dhe Xhemal Selimi

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara