HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tiranėn zyrtare e vizitoi xhaxhai i dėshmorit Mitat Musliut, z. Fazli Musliu, ku realizoi shumė takime tė rėndėsishme

Ata qė kanė dhėnė jetėn pėr atdhe, nuk kanė vdekur, ata do tė jenė pėrgjithmonė gjallė

-- nga Dashnim HEBIBI, Valis, 09 korrik

Dashnim HEBIBI "Dėshmorėt e Kosovės Lindore, e kanė vendin e vet tė sigurtė nė shqiponjėn krenare. Jemi me shpirt edhe nė Kosovėn Lindore, nė Malci e ēamėri. Asesi nuk i harrojmė. Jemi shumė afėr me kilometra me Preshevėn, Tėrnocin, Konēulin, e Medvegjėn, prandaj, tė kisha mundėsi, do tė vija shumė shpesh dhe do t'i veja lule tė freskėta nė varret e dėshmorėve. Por, mundėsitė nuk qėndrojnė pėr shkaqe tė njohura, por ju them sinqerisht, e kujtoj nė ēdo kohė ate pozitė strategjike tė levėrdishme." - theksoi ish eprori i UēK-sė Spiro Butka.

Fazli Musliu me gjeneral Spiro Butka

Tiranė, Zyrih 07 gusht - Situata nė tė cilėn po kalon Kosova, ku nė ēdo masmedium kombėtar dhe ndėrkombėtar po pėrmendet statusi i Kosovės, problemi i shqiptarėve tė shpėrndarė nė disa shtete, nuk ėshtė temė ndėr hije e zyrtarėve tė Shqipėrisė mėmė. Edhe Presheva, Bujanoci, Medvegja, Malcia e ēamėria, pėrmenden dhe respektohen me nderimet mė tė larta nga shteti shqiptarė. Nė kėto ditė tė nxehta tė fund korrikut dhe fillim gushtit, ku kaloi nė Tiranė temperatura 43'C, xhaxhai i dėshmorit Mitat Musliu z.Fazli Musliu, njėherit edhe arkatar i Shoqatės sė pavarur humanitare "Lugina e Preshevės" me seli nė Gossau tė Zvicrės, vizitoi Tiranėn, ku me kėtė rast realizoi disa takime tė rėndėsishme dhe mori pėrkrahje tė madhe nga shteti shqiptar, qė invalidėt e luftės, familjet e dėshmorėve dhe fėmijėt jetimė nuk duhen tė harrohen, por tė kujtohen dhe tė ndihmohen dhe pėrshėndetėn punėn e madhe dhe modeste qė ėshtė duke bėrė kjo shoqatė, duke ndihmuar kėto kategori familjesh edhe me ndihma, por edhe me ngushėllime tė herpashershme, ku kuptohet pėr kėto familje ėshtė njė freskim edhe nderim mė i madh.

Fazli Musliu me poetin Agim Doēi

Shoqata "Lugina e Preshevės, pėr tė gjithė tashmė ėshtė e njohur, e cila po vepron nė Zvicėr dhe qė ėshtė shtrirė edhe nė Belgjikė, e qė mendohet tė shtrihet edhe nė disa shtete tjera ku ka bashkatdhetarė, si nė Gjermani, Holandė, e Francė, pse jo edhe nė SHBA. Gjatė vizitės dy ditėshe nė Tiranė, z.Fazliu, u takua me z. Flamur Gashin, drejtor i Institutit Kombėtar tė Diasporės pranė Ministrisė sė Punėve Jashtme tė Shqipėrisė, njėherit kėshilltar i Ministrit tė Jashtėm Shqiptar z.Lulzim Bashės, mė pastaj me z. Agim Doēi drejtor Informimi nė Ministrinė e Mbrojtjes sė Shqipėrisė, njėherit edhe poet i mirėnjohur, qė ka shkruar shumė kėngė qė njihen nė opinion e gjerė, si Marshi i UēK-sė, kėngėn e Eurovizionit tė kėnduar nga Anjeza Shahini etj, ish eprorin e lartė nė shtabin e TMK-sė, Spiro Butka me nofkėn Vigan Gradica, njėherit ish shef i shtatmadhorisė sė Ushtrisė shqiptare, me poetin e mirėnjohur Xhevahir Spahiun, publicistin Ylli Popovina, kompozitorin e mirėnjohur Edmon Zhulalin, artistin e kėngės sė bukur shqipe Arif Vladin, drejtues tė PD si dhe PR. Takimi pėrkoi me rastin e betimit tė presidentit tė shtetit shqiptar z.Bamir Topit, ku edhe i dėrguan urime edhe kryeministrit shqiptar z.Sali Berisha, ku kryeministri i ktheu pėrgjigje mirėnjohėse dhe ndėr tė tjera thotė se ky president ėshtė zgjedhja mė e mirė qė do tė bėnte shteti shqiptar.

Fazli Musliu me Flamur Gashin

Gjatė gjithė takimeve, z.Musliu mori pėrshtypjet mė tė mira tė shtetit shqiptar, se njė ditė edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, do tė frymojnė mė lirshėm dhe amaneti i dėshmorėve padyshim se do tė shkojė nė vend. Vizita me z.Flamur Gashin nė Ministrin e Jashtme, ishte e paharruar, ku njėherit z.Gashi ėshtė edhe drejtor i Institutit Kombėtar tė Diasporės, ku gjatė bisedės miqėsore qė zgjati gjysėm ore, z.Fazliu mori shumė urime pėr punėn qė ėshtė duke bėrė Shoqata e pavarur humanitare "Lugina e Preshevės" dhe njėherit z.Gashi premtoi se edhe nė tė ardhmen bashkatdhetarėt nuk do tė harrohen, por do tė ndihmohen nė mėnyra tė ndryshme. Ndėr tė tjera z.Gashi ēmoi edhe kontributin e madh qė ka bėrė dhe ėshtė duke bėrė pjesa e mėrgatės nė shumė zhvillime nėpėr tokat shqiptare. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, mė shumė se kurrė duhet tė jenė edhe mė tė bashkuar, tė shikojnė dhe tė pėrcjellin me vėmendje zhvillimet e fundit nė Kosovė dhe tė angazhohen edhe mė shumė pėr bashkėpunim me Kosovėn dhe shtetin shqiptar, nė kėtė kohė qė po kalon Kosova para statusit.

Kėto tre qytete janė pjesė e Dardanisė sė lashtė. Ndėrsa pėr familjet e dėshmorėve, invalidėt e luftės dhe fėmijėt jetimė, tha se ata qė mendojnė dhe veprojnė me ndihma tė ndryshme kėtyre kategorive, ėshtė mė se i respektuar. Dihet se dėshmorėt, do tė pėrkujtohen pėrgjithmonė, ata janė lule qė nuk vyshken asnjėherė, ata do tė rikujtohen dhe do tė jenė aty ku ėshtė edhe flamuri kombėtar, aty ku edhe kėndohet hymni kombėtar.

Fazli Musliu me Flamur Gashin

Instituti Kombėtar i Diasporės e ka si njė ndėr objektivat e veta mė tė rėndėsishme identifikimin e shqiptarėve kudo nė botė. Nė kėtė kuadėr ne jemi pėrpjekur tė gjejmė numrin e pėrafėrt tė bashkėkombasve tanė qė jetojnė e punojnė nė shtete tė ndryshme.Tanimė nė arkivin e Institutit Kombėtar tė Diasporės kemi njė dokumentacion relativisht tė plotėsuar pėr shtrirjen dhe organizimin e diasporės shqiptare.Strategjia Kombėtare pėr Emigracionin, e miratuar tashmė nga Qeveria Shqiptare, ka si pėrparėsi edhe regjistrimin e plotė, tė detajuar dhe me kritere shkencore tė kontigjentit tė shqiptarėve, pėr tė krijuar njė Regjistėr Kombėtar tė Shqiptarėve jashtė vendit. Nė fund tė kėtij takimi miqėsor, qė ishte prezent edhe publicisti i mirėnjohur shqiptar Ylli Pollovina, z.Musliu i uroi njė libėr publicistik tė tijin nė lidhje me luftėn e fundit nė Kosovė dhe falėnderuan z.Fazli Musliun pėr kėtė vizitė vėllazėrore, ku edhe z.Musliu pėrshėndeti punėn qė ėshtė duke bėrė edhe z.Gashi, ku njėherit ishte drejtues i mediave kryesor pėr palėn shqiptare i vizitės sė presidentit tė SHBA-ve George W Bush qė e realizoi nė muajin qershor.

Edhe me ish-shefin i shtatmadhorisė sė Ushtrisė shqiptare Spiro Butka, z.Musliu u njoftua drejpėdrejtė me gjithė situatėn e tanishme nė tokat shqiptare. Z.Spiro Butka me fjalė miradije, falėnderoi z.Musliu pėr kėtė vizitė, njėherit ia bėri me dije se Kosova Lindore, nuk do tė harrohet pėrasnjėherė edhe nga shteti shqiptar. Atyre qė nuk iu kujtohet Spiro Butka, ju njoftojmė se ishte vjeshta e vitit 1998 , kur si rezultat i operacionit famėkeq "Patkoi", tė filluar nga ushtria serbe ndaj popullit tė Kosovės, kėta tė fundit erdhėn masivisht nė Shqipėri. Nė atė periudhė si tė gjithė edhe Spiro Butka pat takim me shumė shqiptarė nga Kosova qė kishin arritur deri nė Tiranė pėr t'u strehuar. Aty iu forcua dėshira e lindur prej kohėsh pėr tė luftuar ndaj atyre qė po digjnin tė gjallė gra dhe fėmijė tė pambrojtur. Vazhdon mė tej z.Spiro njė evokim kujtimi: "Isha nė Drejtorinė e Politikės sė Mbrojtjes. Pastaj, nė fund tė dhjetorit tė vitit 1999, kur u shpėrbė Qeveria e Pėrkohshme e Kosovės, kalova nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Trupave Mbrojtėse tė saj, ku ndenja deri nė korrik tė vitit 2002.

Aty, deri nė vitin 2001, drejtova Departamentin Operativ, dhe nga viti 2001 deri nė korrikun e 2002-shit u komandova nė detyrėn e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Kosovės, ku zėvendėsova Agim Ēekun, i cili u emėrua Komandant i Trupave Mbrojtėse. Nė korrik tė 2002-shit, me vendim tė KFOR-it, unė u shkarkova dhe kėshtu erdha nė Shqipėri, ku rri tashmė dhe krenar qė kam kontribuar sado pak pėr atdheun tim". z.Spiro Butka konkretisht ka qenė ndėr drejtuesit mė kryesorė tė operacionit mė tė madh disamujor tė ndėrmarrė nė shkallė vendi nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, i quajtur "Shigjeta". Gjatė bisedės miqėsore z. Butka tha se: "Kanė marrė pjesė nė luftėn e Kosovės, nė formacionet e UēK-sė, mė shumė se 100 shqiptarė nga Shqipėria. Disa prej tyre kanė qenė edhe nė postet drejtuese nė Shtabin e Pėrgjithshėm, apo dhe nė krye tė njėsive e reparteve. Nga lista e publikuar nga UĒK, rezulton se 28 shqiptarė janė dėshmorė tė rėnė nė krye tė detyrės nė luftė me serbėt. Dėshmorėt janė nga Tropoja, Hasi, Kukėsi, por edhe nga Tirana, Pogradeci, Kavaja, Berati e Vlora.

1- Arjan Brahimi nga Shkodra. Rėnė mė 18 korrik 1998 nė Rahovec
2- Fatmir Doēi nga Tropoja. Rėnė mė gusht 1998 nė Smolnicė (Dreēan)
3- Hazir Malaj mjek nga Tropoja. Rėnė mė 8 maj 1998 nė Qafė Mali
4- Indrit Cara nga Kavaja. Rėnė mė 31 mars 1999 nė mal tė Gallushės, Pagarushė
5- Halil Coka nga Kukėsi, banues nė Bathore, Tiranė. Rėnė mė 3 prill 1999 nė Ratishė, Dreēan
6- Artan Kovaēi nga Vlana, Krumė. Rėnė nė maj 1999 nė Pashtrik
7- Ramė Geca nga Kruma. Rėnė nė maj 1999 nė Pashtrik
8- Astrit Suli nga Lumasi, Berat. Rėnė mė 27 maj 1999 nė Gorozhup
9- Xhem Bardhoshi nga Letaj, Krumė. Rėnė mė 15 maj 1999 nė Majėn e Zezė, Pashtik
10- B. Breēani nga Markaj, Tropojė. Rėnė mė 25 maj 1999 nė Shkozė, Koshare
11- Qazim Dautaj nga Tropoja. Rėnė nė maj 1999 nė Shkozė, Koshare
12- Arif Dautaj nga Tropoja. Rėnė nė qershor 1999 nė Koshare
13- Besnik Brati nga Golaj, Krumė. Rėnė mė 26 gusht 1998 nė afėrsi tė Godenit
14- Naim Cema nga Kruma. Rėnė mė 26 gusht 1998 nė afėrsi tė Godenit
15- Astrit Prushi nga Qarri, Krumė. Rėnė mė 26 gusht 1998 nė afėrsi tė Godenit
16- Dine Koleci nga Kishaj, Krumė. Rėnė mė 2 qershor 1998 nė afėrsi tė Godenit
17- Agim Muja nga Kruma
18- Hamdi Mula nga Dobruna e Hasit
19- Xheladin Dautaj nga Golaj, Krumė
20- Muharrem Dauti nga Zahrishta e Hasit
21- Adem Mazreku nga Vranishti i Hasit
22- Xhevat Lleshi nga Kishaj i Hasit
23- Isa Malaj nga Peraj i Hasit
24- Enver Vila (nuk dihet nga ėshtė). Rėnė nė vitin 1999
25- Lefter Bica nga Berati. Rėnė nė qershor 2001 nė Shkup
26- Skerdilaid Llagami nga Tirana. Rėnė mė 1 korrik 2001 nė Bogovinė, Maqedoni
27- Ndriēim (mbiemri nuk dihet) nga Pogradeci. Rėnė nė qershor 2001 nė Shkup
28- Gusel (mbiemri nuk dihet) nga Vlora. Rėnė nė qershor 2001 nė Shkup

Problemet e pa zgjidhura e tė ngelura pezull tė Shqiptarve, duke filluar qė nga fillimet e shekullit tė kaluar e deri nė ditėt e sotme, janė bėrė burim e objekt diskutimesh nė kancelaritė perėndimore, pėr politikanėt e tyre dhe analistėt e fushave tė ndryshme. Kėto, jo pėr rrjedhojė e pasojė tė Shqiptarve, por nga qė nė gadishullin "e zjarrtė", pėr vetė epitetin e vėnė qėllimisht, nga ata qė e kanė lėnė nė gjėndje tė tillė, Shqiptarėt janė quajtur dhe vazhdojnė tė etiketohen si zjarrvėnės tė Ballkanit. Zanafilla e tė gjitha kėtyre enigmave, rrjedh nga padrejtėsia e ndodhur nė Londėr mė 1913, ku Shqipėrinė dhe Shqiptarėt, pa pyetur pėr dėshirat dhe aspiratat e tyre, i copėtuan nė pesė pjesė, duke ushtruar dhunė dhe gjakderdhje masive. Historia e kėtyre ngjarjeve ėshtė shumė e hidhur, por pėr mė tepėr, ajo ėshtė mjaft e njohur dhe aktuale, sepse pėrpjekjet e vazhdushme tė Shqiptarve pėr liri e bashkim kombėtar, jo vetėm qė nuk u ndalėn, por nė tė kundėrtė, ato mbetėn tė gjalla deri nė ditėt e sotme, nisur nga shpresa e dėshira e mirė pėr vetvendosje dhe realizimin pėrfundimtar tė aspiratave mbarė kombėtare.

Ranė fli nė altarin e lirisė 2017 dėshmorė tė kombit. Nė luftė e sipėr u plagosėn dhe ngelėn invalidė pėr gjith jetėn 2340 trima tė atij populli liridashės. Forcat e errėta nacionaliste Serbe vranė, prenė, masakruan dhe zhdukėn rreth 30.000 viktima, 3000 prej tė cilėve akoma nuk u gjėndet as dhe njė gjurmė. Mizoria e tyre shkoi dhe mė tej, duke pėrdhunuar mbi 20.000 femra tė moshave tė reja, ku shumica e rasteve tė orgjive Serbe, u kryen nė sy tė tė afėrmėve tė viktimave. Nė funksion tė politikės makabre, forcat ushtarake Serbe, dogjėn dhe shkatėrruan mbi 120.000 shtėpi. Nuk u mjaftuan vetėm me kėto barbarizma, por nė zbatim tė teorisė nacionaliste ēubrolloviēiane tė tokės sė shkrumbuar, u dėbuan me dhunė nga trualli i tyre etnik stėrgjyshnor mbi njė milion banor, duke zhdukur tė gjitha dokumentat e tyre tė identifikimit. Bota e quajti dhe i vuri emrin luftė, por ajo ishte dhe ėshtė mė tėpėr se ai term i urryer pėr ēdo njeri qė ka llogjikė dhe arsye njerzore.

Lufta jonė e ka patur dhe ka njė Porgram Kombėtar i cili ėshtė hartuar nė Kuvendin e Lidhjesė sė Prizirenit te vitit 1878 me qėllim tė qartė dhe bashkohor - njė komb njė shtet!Lufta e Shqiptarve tė trojeve etnike veri-lindore, nuk ėshtė vetėm kjo e kėtyre kohėrave moderne. Ajo ėshtė e herėshme sa dhe vetė qėnia e tyre nė kėto troje etnike. Pėr tė mos shkuar shumė larg realiteteve konkrete, historia e pėrbashkėt e kėtij kontinenti, nė ballafaqim me zhvillimet e kohėrave tė shtetformimeve Evropiane, tregon se Shqiptarėt ashtu si dhe popujt e tjerė tė Ballkanit, nėpėrmjet qeverisė sė Lidhjes sė Prizrenit, hodhėn themelet e para pėr bashkimin e vendit tė tyre, nė njė shtet tė vetėm Shqiptar, brėnda kufijve tė tyre etnik arbėror. Por pazaret e kurdisura nga diplomat tė shitur e tė blerė brėnda tregut politikė Evropian, mbytėn me gjak, jo vetėm pėrfaqėsinė e shtetit Shqiptar tė dalė nga gjiri popullit tė vet, por me ushtritė e tyre ata shkuan mė larg dhe vranė e shkrumbuan me dhunė njė komb tė tėrė, duke e copėtuar atė nė pesė pjesė, rast ky i vetėm, unikal e i paparė si asnjėherė nė historinė e zhvillimit njerzor".

Ndėrsa pėr Kosovėn Lindore u ndal me disa fjalė tė shkurtėrta, duke theksuar se: "Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, kanė qenė shqiptare dhe herėdokurė, do t'i kthehen hartės natyrore kombėtare. Dėshmorėt e Kosovės Lindore, gjithsesi do tė rikujtohen, invalidėt e luftės duhet tė trajtohen mė mirė, ti sigurohen kushte mė tė mira ekonomike, tė presin para sporteleve tė marrin njė pagė tė vogėl as 100 euroshe edhe ate duke pritur e fėmijėt jetimė tė mos kenė as ēanta dhe tė shkojnė nė shkolla tė shkyer dhe tė nėnēmohen. Tek shqiptarėt gjithmonė ka qenė humaniteti, prandaj pėrgėzoj kėtė punė tė madhe qė ėshtė duke bėrė diaspora jonė shqiptare, e nė kėtė rast edhe Shoqata e pavarur humanitare "Lugina e Preshevės". Nė kėtė kohė, duhet tė mos kemi gjumin e ariut, por tė rrimė sy ēelė dhe tė shikojmė e tė punojmė, tė duhemi dhe tė mos pėrgėnjeshtrojmė, tė mos fusim vėllavrasje, por tė jemi ashtu si na ka hije.

Familja Musliu e Strezocės ėshtė e nderuar dhe shumė familje tjera tė kėsaj pjese tė artė tė atdheut tonė. Dėshmorėt e Kosovės Lindore, e kanė vendin e vet tė sigurtė nė shqiponjėn krenare dy krenore. Jemi me shpirt edhe nė Kosovėn Lindore, nė Malci e ēamėri. Asesi nuk i harrojmė. Ata qė kanė dhėnė jetėn pėr atdhe nuk kanė vdekur ata do tė jenė pėrgjithmonė gjallė. Jemi shumė afėr me kilometra me Preshevėn, Tėrnocin, Konēulin, e Medvegjėn, prandaj, tė kisha mundėsi, do tė vija shumė shpesh dhe do t'i veja lule tė freskėta nė varret e dėshmorėve. Por, mundėsitė nuk qėndrojnė pėr shkaqe tė njohura, por ju them sinqerisht, e kujtoj nė ēdo kohė ate pozitė strategjike tė levėrdishme". Edhe z.Musliu, e njoftoi z.Butka, me aktivitetet e mėrgatės nė Zvicėr e konkretisht tė shoqatės, qė mbledhin ndihma me ndihmėn e bashkatdhetarėve dhe pėrcillen nė familjet e nevojtarėve.

Njėherit e njoftoi edhe me pėrkrahjen e madhe qė po ua jep edhe shteti shqiptar me Ambasadorin e nderuar Prof. Mehmet Elezi nė Zvicėr, i cili pėrshėndet shumė takime qė mbahen nė tė mirė tė historisė kombėtare, Akademive tė ndryshme pėrkujtimore, festave shkollore etj. Ndėrsa takimi me shkrimtarin e mirėnjohur Xhevahir Spahiu, kompozitorin Edmond Zhulalin ishin tė karakterit artistik, nė lidhje me organizimet e mėrgatės nė spektrin kulturo-artistik. Takim i paharruar ishte edhe me drejtorin e informimit nė Ministrinė e Mbrojtjes, njėherit poetin e madh z.Agim Doēin, me tė cilin diskutuan gjerė e gjatė pėr shumė tema. Z.Agim Doēi, siguroi z.Musliun, se asnjė shqiptar kudo qė gjendet, nuk e harron Preshevėn, Bujanocin dhe Medvegjėn. Ndėr tė tjera z.Doēi theksoi, se o sot o kurrė, duhet tė jeni tė bashkuar, tė qėndroni nė vatrat tua dhe tė mos shisni pronat. Aktivisti nga Strezoca e Preshevės, xhaxhai i dėshmorit Mitat Musliu z.Fazli Musliu, gjatė tė gjitha kėtyre takimeve miqėsore mėsoi qartė pėr sė afėrmi, se shteti shqiptar nuk ėshtė duarkryq krahas situatave qė po pėrjetojmė dhe do pėrjetojmė dhe u kthye nė Preshevė dhe Zvicėr me pėrshtypjet mė tė mira pėr tė gjitha angazhimet e qeverisė shqiptare drejtuar Kosovės Lindore.

Pėrgatiti: Dashnim HEBIBI
Legjenda: Disa foto nga takimet qė i zhvilloi xhaxhai i dėshmorit Mitat Musliu nė Tiranėn zyrtare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara