HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


REQUIEM PĖR USHTARĖT PAQĖSORĖ

-- nga Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani Bratislavė, 20 janar 2006 - Nga rrėzimi i aeroplanit ushtarak sllovak AN-24 mbi njė vend malor nė verilindje tė Hungarisė humbėn jetėn edhe 28 ushtarakė, qė po ktheheshin nga misioni i tyre paqėsor nė Kosovė.

U ndjeva keq kur ushtarėt sllovakė qė shėrbyen nė vendin tim, nė udhėn pėr nė shtėpi tė tyre, u vranė. Jo, ata nuk kanė vdekur, por kaluan atje ku nuk flitet mė. Ē'dėshpėrim! Ata nuk do t'u rrėfejnė tė afėrmve, tė dashurave, as vetvetes, pėr bukuritė e Kosovės, pėr pritjen, pėr bujarinė e popullit tim. Oh, sa paqėsisht u kujdesen pėr vendin tim. Dhe tani ata nuk do tė jetojnė, nuk do tė flasin mė. Nė Sllovakinė e bekuar prej Zoti valėvitet njė shenjė zie nga shkaku i Kosovės time tė dėnesshme.

Ata ishin tė rinj, me fytyra njomėshtake. Ishin ushtarė shembullorė, qė donin dhe lirinė time dhe qetėsinė e familjes sime aq sa tė tyren. Dhe u flijuan. Pėr paqen dhe idealin e shenjtė. Kėshtu i kishin edukuar Nėnat dhe Baballarėt e tyre sllovakė, shenjtėt e tyre. Tani ninullat e fėmijėrisė ēelin lule nė kurorat mortore. Ah, nė aeroport ushtarėt sllovakė i kanė pritur tė dashurat e tyre, nėnat dhe tė dashurit tjerė. Po retė a zbritėn nga qielli tė tregojnė? Pėr ndonjė dashuri kosovare apo kaluan qerėsisht matanė atje ku nuk flitet mė...

Po, po Ata ranė nė pėrpjekje pėr t'u falur tė tjerėve dashurinė, nė kohėn kur tė vetat i prenė pėrgjysmė. Nė shtėpitė e tyre, madje nė tėrė Sllovakinė ka rėnė kumti e zia pėr Kosovėn time tė pėrvuajtėshme. Por edhe Kosova u mbulua me zi pėr ushtarėt e vrarė. Kosova, ah, Kosova do ta ruajė kujtimin, veprėn e ushtarėve sllovakė, toka e tė cilėve tashmė do tė ketė varre pėr ta, por qielli ynė do tė mbajė imazhin e tyre nėpėr vetėtimat tona...

Paqe pėr ju, ushtarė sllovak, e pėr popullin qė ju nxori. Shkuat nė luftė pėr tė mos patur luftė dhe ju vrau rruga e kthimit nė paqe! Ushtarė tė pėrjetshėm tė saj!

Zvicėr, janar 2006

Marrė nga pėrmbledhja nė botim: "ĖNDĖRR E NJĖJTĖ, TOKĖ TJETĖR"

© All Rights reserved: [email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara