HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHEKULLI NĖ MES INICIALEVE "V. ZH."

-- nga Shefqet DIBRANI

Shefqet Dibrani

(Miqėsisht Visar Zhitit me rastin e vizitės nė shtėpinė time)

I.
Jeta ėshtė prolog, miku im,
ti ke njė si biletė pėr hyrje nė njė si kinosallė,
ku tregohen ndodhitė, po mė shumė zymtėsitė e tyre.

Jeta ėshtė prolog me mure,
me labirinte dhe katakombe, ku tė pėrcjellin
fantazma tė gjallėsh. Me vuajtje shkruhet tejjeta e njeriut
nė Kujtesėn e Ajrit, mbase testament origjinal i mėkatit
qė pėrshkonte tejpėrtej varrit
ndanė dashurisė dhe ferrit mortar
hijet mbeten vazhdimisht, shtriganė jetėnxirės,
qė shtojnė vuajtjen e njeriut, bile edhe nė Jetėn e fundme
edhe nė Ferrin e Ēarė, po sidomos nė
Funeralin e Pafundmė
qė vjen rrotull botės pėr tė marrė mirėsinė tonė,
aq sa ka mbetur.

Nė mijėvjeēarin e ardhshėm kurthet janė
lėngata mbi jetėn e njeriut
se dikush ėshtė i interesuar t'ia vėrė kujėn poetit
ta gozhdojė metaforėn e lirisė nė njė derė tė kalbur,
ardhmėrinė ta lėrė pa kah... ah...

Nė mijėvjeēarin e ri metaforat e dashurisė
do tė shkruhen pėr kofshėt e mavijosura tė muzave
tė cilat para se tė prostituojnė nė shtėpitė publike
i prostituoi Pushteti Popullor nė fundparajsėn mortare
nė burgjet e Qafė Barit a tė Spaēit
qė murmuritej se s'janė, nuk ekzistojnė si Ferri,
po ato janė dhe mbeten Ferri

Provinca jonė krijuese u mbulua me bunkerė
mburojė pėr shkrimtarėt kooperativistė
kanalet mes nesh i lidhnin si ura lėkundėse pabesitė,
tė marrė ishim dhe kishim afėr, ndanė pragut,
dyer pėrgjuese komshinjsh, kobe,
madje mund tė spiunonte
te brigadieri edhe gruaja qė flinte me ne nė njė shtrat

Tragjedia e komedisė sonė u luajt nė Burrel e Ballsh
nė kufij, nė zyra policie, kukuvajka qėndronte mbi
kulmin e shtėpive tė Parlamentit Popullor
leninka e rendit tė ri botėror kukaste ku-kunė e saj
deri nė ditėt tona

Shemra pėrcolli eksodet e reja biblike pėrmes Adriatikut
mė '90 e '97 dhe tokės Dardane mė '99
kėshtu braktisėm mijėvjeēarin e trullosur
nga ploja e absurdi.
Atė mijėvjeēarin qė pllakosi trurin modern tė njeriut
se filli i saj ėshtė nisur dymijė vjet mė parė
se dymijė vjetėt qė dimė,
atėherė kur njeriu qe shndėrruar nė majmun
dhe majmuni nuk u bė kurrė njeri
ato qė thotė shkenca e biologjisė nuk ėshtė shkencė,
ėshtė hakmarrje, ngėrē, le ta themi: pėrrallė moderne
pėr emancipimin njerėzor, e dimė se njeriu
nuk u emancipua kurrė, ai mbetet shtaza mė e tėrbuar
nė gjithė planetin tokėsor, u zhvillua teknika,
qė tė jemi sa mė inteligjentė nė luftė
dhe tė kemi sa mė shumė paqe mashtruese,
ke tė drejtė, kur mė thua kėshtu, miku im, Visar,
po ta mėrmėris emrin, se ndjehem mė i pasur nė shpirt,
po shemrat vazhdimisht u bėnė peng i dashurisė hyjnore
i mrekullive qė nuk zbritėn mbi truallin tonė

Ishin lidhur nyjshėm magjitė si tel me gjemba
nė kohėt moderne tė krimit barbar, kur kujdestaronin
eprorėt e SIGURIMIT qė siguruan Fermėn e Zezė
pėr tė tharė trurin njerėzor edhe pėr njė shekull mė vonė

II.
Shekulli qė shkoi ishte vdekja, ringjallja juaj.
Ngjallen profetėt, miku im, e di, tė shoh ty, ju ishit
profeti vetė, ju gozhduan si Jezuin, por shpirti mbijetoi,
urna nuk digjet, por jo vetėm ajo. Digjej mes inicialeve
poezia. Shoh si vallėzojnė flakėt.

Njeriu krijoi kohėn, thua ti, e koha punoi
pėr shenjtėrinė e njeriut, unė e besoj, se je ti,
qė e mbylle Ferrin
pasi ja pe fundin, sado qė mendohej se s'ka fund,
po njė fund i pafund erdhi, e sollėt ju nga pusi
nė ditėgėzimet tona
erdhi si vetė profeti qė shkoi nė qiell
pėr t'i vėzhguar krimet rituale qė bėheshin nė tokė...

Si gjethi nė degė lėkundej trupi juaj,
dallditė ngriheshin si dallgėt e detit,
(me pasione pėr njė varg si guxove qė u flijove?!)
vdekja s'ėshtė mė e madhe se jeta, thua ti,
megjithėse jeta nuk mjafton, vdekja jo dhe jo,
kurse ti jeton nė atė qė shkruan
dhe ajo qė shkruan jeton duke shkuar te tė gjithė
dhe te ata qė s'janė,
i the dhe ato qė jetojnė pėrtej vdekjes
pėrtej ferrit - poezitė.
Se ferr deshėn tė ta bėjnė jetėn dyndje e mizori barbare,
egoistėt, harraqėt e ligj, qė prore i hodhėn shpirtrat nė ēatinė
e shtėpisė sate, kurse ti ėndėrroje qiellin e hapur
pėrplot dashuri, me yje qė binin si shi i ėndėrrt
dhe njė lot si kristali tė rėndonte nė qepallėn e syrit
lėkundej bota nė atė pikė loti...

Koha duhej tė ishte e jona, e njeriut dhe ti e krijove atė
pėrsėri jo pėr ta jetuar vetėm si Kronos, as pėr ta gėzuar
mes dhembjes sė tė tjerėve, por pėr ta tejjetuar, thellė, jetė
brenda jetės, qoftė me vargun poetik
do t'i lėmė mėnjanė poezitė e hapura
tani sa jemi nė kėmbė tė hapim dritaret
le tė hyjė nė shtėpinė tonė pranvera e kėtij shekulli
qė sapo ka nisur

Vlerėsimi zakonisht bėhet
kur tė biem nė pozitėn horizontale
atėherė kur t'ia zgurdullojmė sytė tavanit tė zbrazėt
por miku ime prania jote i pengon mėkatarėt
tė shfajėsohen
ata mund tė derdhin lot (tė tė tjerėve) pėr profetizmin e
poetit, atėherė kur heshtja do tė pllakosė gjithėsinė
bashkė me planetin tonė tė kaltėr dhe tė turbullt
vetėm atėherė ne bėhemi tė nevojshėm
vetėm atėherė kur mė nuk jetojmė

Vitet e mė pastajme janė tė mykura si vet krimi
bėhen lėvdata mortare e kundėrlėvdata
nė ēastin e kalimit matanė, por poezia vetėm tė kthen
nė tryezėn e bisedave dhe tė bėn tė pranishėm vazhdimisht
do tė jesh pėrherė nė mesin e njerėzve
prandaj lum poeti qė s'ėshtė marrė me cikėrrima,
qė i merr uji.

Pėr t'u bėrė sovran i pa prekshėm, i pa arritshėm
duhet qeshur pėr tė gjithė, por sidomos duhet qarė pėr tė
gjithė, tani ata qė pėrkėdhelnin mungesėn tėnde,
i xhelozon zilia, s'e durojnė kafen me ty,
edhe pse i duronin prangat
nė duart e tua...

I vyer je miku im vetėm
atėherė kur nuk je nė mesin tonė
a kur tė kalosh nė amshimin tėnd, tė tjerė
gėzueshėm mortojnė, madje do tė ngritin dhe dolli
sepse sado qė mbolle pemėn e dashurisė
hija jote pengonte rrezatimin e sė keqes

Vetėm vdekja, miku im, tė bėn tė afrueshėm
dhe shumėfish tė pranueshėm

I gjallė mos prit kėtė bekim perėndie
as Zoti nuk bekon njeriun mėkatar
prandaj duhet zgjedhur njėra rrugė miku im
tė vdesėsh pėr t'u bėrė i pranueshėm
apo tė gjallėrosh pėr tė tė urryer edhe ata pak miq
qė shtiren se kanė mbetur

Lodhur shkon jeta dhe ti pranove tė jetosh
sigurisht e dije se i kishe vargjet pėr tė shkruar
ishin gjėma, dėnesje a kėngė kishtare
dukeshin si ngazėllime hyjnore, ishin dashuri e madhe,
e ē'rėndėsi ka, fryma po, ishte e njeriut, djersa e burgut
si djersa e vdekjes, vitet e mykura, qė ti i pastroje
si kockat e jetės.

Vdekja miku im ėshtė takimi me ēlodhjen,
Unė varrit s'i frikohem, ėshtė vendi i pushimeve tė gjata

Vdekja pėrtej vdekjes ėshtė e dhembshme
por ju shėnuat tejjetesen e mundimshme
njė vetėdijesim tė zi pėr tė nxjerrė nė pah
artin e mosrespektimit pėr tė gjallėt
por fama, miku im fama ėshtė urtėsia e konvertuar
qė do tė bėjė ushtimė
se tė gjithė meteorėt nga qielli bien po nė qiell,
edhe nė tokė bien, kur s'kanė kohė digjen.

Nė mes tė inicialeve tė emėr mbiemrit tuaj
ėshtė luajtur tragjedia, kjo s'ka dyshim,
shekulli ėshtė plakur, ajri ka kujtesė, thua ti,
shkronja prej ere, po kur ėshtė nisur shekulli,
i bardhė ishte si bora mbi male,
u pėrgjak, nga dielli yt i dytė, qė e plagosėn rėndė,
por dhe u nxi, jo nga tymtarėt, por nga egoizmi prej bishash.

III.
Fati i Poetit ėshtė poezia, tė gjithė kėtė e dinė
tė vuash pėr poezinė si ai,
sakrifikon jetėn pėr tė dhe jeton prej saj,
pasi mbyllet dhe kapitulli i fundit i jetės
ēfarė rėndėsie kanė fama dhe pasuria qė vjen prej saj?

Kujtuan se tė dėnuan pse shkrove poezi,
po ti i dėnove tė gjithė me poezinė tėnde,
kemi frikė tė tė lexojmė, se jemi mėkatarė,
edhe nė burg poezia tė ushqeu shpirtin,
ajo, lavirja magjepse, qė tė pėrkėdhelte vazhdimisht
ēonit dashuri bashkė edhe nė praninė e gardianėve,
por ata nuk shikonin, dashuria nuk shikon,
na shikon dashuria.

Tė flijosh gjithēka pėr dashurinė e poezinė
kurse poezia ta rriti famėn si njeri
dhe dashuria t'i zmadhoi flatrat

Tė vdesėsh pėrditė nga pak pėr t'u rritur fama
apo tė jetosh thjeshtė pėr ta rritur famėn, ē'tė zgjedhim?

Durohet burgu i punės? Shtėpia?
Si rrinin profetėt? Si tė burgosurit nė birucat e Burrelit?
Dil shėtitu i vetmuar si nė shėtitoren e burgut
i pėrgjuar pa guxuar tė shkosh mė tej, ėshtė e ndaluar,
ku ėshtė liria, vėllai im, po edhe smira si njė tjetėr burg...

Tė mos jetosh pėr shkak tė poezisė
dhe poezia tė tė mbajė gjallė - ē'kontradiktė!

Ndruajtshem shėtitej poeti nė oborrin e burgut
natyrisht kishte ndrojtje nga rojat e burgut
dhe shėtit tani nė paqe, ndruajtshem pėrsėri,
nė hapėsirėn e pafundme
po edhe burgu ka druajtje nga ty...

Pse?!... As unė nuk e di, ti vendose tė jesh poet
A tė zgjodhi fati?!

CH - Rorschacherberg, shkurt 2006.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara