HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


RILEXIM:

GJEKĖ MARINAJ ĖSHTĖ SHEMBULLI
MĖ NATYRAL I POETIT TOKĖSOR

-- nga Shefqet DIBRANI

Shefqet Dibrani

Adnan Mehmeti - "GJEKĖ MARINAJ, MĖ SHUMĖ SE POET", Shtėpia Botuese "ADRIATIK PRESS", London/New York 2007.
ISBN 0-9728531-4-1, faqe 216.

PARANTEZA E KRIJIMIT:
Rileximi i librit "GJEKĖ MARINAJ, mė shumė se poet" tė Adnan Mehmetit, pėr mua si recensent ishte kėnaqėsi. Vlerat e kėtij evenimenti kulturor tani shihen nė njė dritė tė re, mundėsi kjo pėr t'u rikthyer nė kohėn kur autori mendonte tė sajonte njė libėr tė kėsaj natyre. Gjithsesi krijimi i njė libri pėr njė krijues i cili ishte nė fazėn e konsolidimit krijues, veēmas pėr mua qė i njihja tė dytė ishte kėnaqėsi e veēantė. Gjekė Marinaj kishte marrė hov letrar, madje edhe primatin e njohėsit tė pėrkushtuar tė letėrsisė, ndėrsa mėsimdhėnien si profesor universitar nė kolegjet amerikane e kishte nisur edhe pak kohė mė pėrpara, ndoshta ishin kėto arsye qė Adnan Mehmeti kishte vendosur pėr tė bėrė njė libėr tė kėsaj natyre, ndoshta kanė qenė motive krejt tė tjera.
A.Mehmeti - Gjekė Marinaj, mė shumė se poet Nė anėn tjetėr, edhe hezitimi i protagonistit pėr tė cilin bėhej fjalė, ishte mbase i arsyeshėm, ngase secili autor, njė gjė tė tillė mė lehtė dhe mė me dėshirė do ta pranonte nė fund tė karrierės sė tij se sa qysh nė fillimet e saj. Megjithatė edhe autori edhe protagonisti i veprės kanė pasur tė drejt. I pari pėr tė bėrė njė vepėr, pėr krijuesin, ndasht pse nė njė moshė relativisht tė re, por edhe mė shumė ndasht pse nė fillim tė karrierės sė tij letrare. Kurse protagonisti ndoshta kishte arsye tė mos bėnte hop pa e kaluar vaun. Nė rastin konkret, autori ishte i vendosur nė sprovėn e tij letrare, ishte edhe i sigurt nė sendėrtimin e saj, sigurisht ai dinte ēfarė brumi pėrmbante lėnda e tij, me tė cilin synonte tė bėnte njė vepėr kaq modeste.

Kjo gjė pozitive sikur atakon smirėn dhe xhelozin, e cila si kudo nė botė ka zėnė vend edhe nė shpirtin e racės sė shkrimtarėve. Mposhtja e kėsaj dukurie duket si njė proces nė ndėrtim e sipėr, por ajo duhet tė kultivohet brendapėrbrenda kėsaj race, nėse me tė vėrtetė dėshirojmė qė letėrsia dhe arti i mirė tė ecėn pėrpara.

STRUKTURA E NDĖRTIMIT:
Libri "Gjekė Marinaj, mė shumė se poet" ndahet nė tre kapituj, apo siē na ka ėnda tė krahasojmė me paradigmat gjuhėsore tė cilat merren me tėrėsinė e trajtave gramatikore gjatė zgjedhimit tė foljeve tė caktuara, ngjashėm na duken paradigmat dhe format e trajtimit qė kanė strukturuar kėtė libėr.
Autori nė kapitullin e parė ka bėrė njė shėnim nė formė studimi pėr jetėn dhe krijimtarinė poetike tė Gjekė Marinajt, e cila pėrshkohet me ndjenja frymėzimi, duke qit nė pah jo vetėm prirjen, por ka dėshmuar edhe njohjen qė ka autori nė kėtė fushė letrare.

Nė pjesėn e dytė po me ato ndjenja pėrkushtimi ka zhvilluar njė bisedė tė drejtpėrdrejt me protagonistin e veprės e cila ėshtė prezantuar si njė lloj dialogu qė i sforcon idetė dhe mendimet e autorit tė thėna nė kapitullin prezantues, gjė qė e fut nė funksion real "idenė e rrėfimit" nė tė cilėn protagonisti i veprės mjaft kujdesshėm rrėfen, por duke iu shmangur mėnyrės sė vetėlavdėrimit e cila po tė ndodhte sigurisht do t'ia kishte ulur vlerėn dialogut si njėsi, e nė veēanti librit si tėrėsi.
Ndėrsa nė kapitullin e tretė janė pėrfshirė disa nga shkrimet e shumta qė kanė shkruar e komentuar poezinė e Gjekė Marinajt, jetėn e tij dhe arritjet nė fushėn letrare dhe pedagogjike.

Struktura e librit ėshtė ndėrtuar mbi kėto tri shtylla tė cilat mbajnė pezull jo vetėm projektin nė fjalė, por pėrshkruajnė tėrė jetėn e kryepersonazhit tė kėsaj vepre letrare, qė ėshtė realizuar me pėrkushtim, kurse autorin e bėnė mė tė besueshėm nė fushėn e librit, dhe pa fije dyshimi themi se ky libėr ėshtė mė i realizuari qė ky autor ia afron botės letrare.

PARADIGMA E PARĖ:
Nė kėtė paradigmė letrare Adnan Mehmeti ka folur me mjaftė profesionalizėm pėr "Universin poetik tė Gjekė Marinajt" tė cilin e konsideron si njė "trokitje drejt majave". Autori si njė bletė punėtore ka mbledhur e sistemuar mendime pėr ta bėrė vlerėsimin mė bindės, mė tė besueshėm dhe mė tė qėndrueshėm. Ai nuk le pa u rrekur dhe pa shoshitur edhe aspekte tė tjera tė jetės, punės dhe angazhimit profesional, gjė qė vepra ėshtė rrjedhojė, kurse ngjarja e lidh ngjarjen si nė njė triko mėndafshi nė duart e njė qėndistareje tė pasionuar.

"Gjekė Marinaj - nuk ishte as gjeneral, nuk ishte as shkrimtar i madh nė kohėn e largimit nga Shqipėria. Nuk kishte pasuri, nuk kishte famė. Kishte vetėm njė ideal, kishte vetėm tė ardhmen. I besonte vetvetes. I besonte unit tė tij poetik. I besonte lirisė, qė nuk e gėzonte dot nė vendin e groposjes sė idealeve njerėzore", faqe 35. Por brenga e autorit dhe e protagonistit tė librit se mos kanė bėrė mėkat qė kanė ikur nga Shqipėria, sikur ėshtė bėrė njė sinopsis i temės dhe motivit tė materies sė trajtuar, megjithatė autori mendon se "tė japėsh kontribut, ndihmė, nė njė situatė tė caktuar, nė tė mirė tė njerėzve dhe tė vendit ėshtė menēuri, ėshtė zgjuarsi, ėshtė humanizėm i papėrsėritshėm...", faqe 37.

Ky venerim (let. vrojtim), duket mė shumė si njė justifikim ngushėllues qė i bėhet ikjes, arratisjes sė poetit nga Atdheu, mendim ky qė pėrafėrsisht pėrputhet edhe me qėndrimin e Kadaresė se: "Ikja e tij nga Shqipėria pėr fat tė mirė nuk ka qenė njė shkėputje nga Atdheu, por ka qen thjesht njė shkėputje nga regjimi komunist, dhe kjo ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm tė rrugėtimit si shkrimtar", por poeti e ka kuptuar mirė misionin e tij do tė shton Kadareja: "Gjekė Marinaj e ka kuptuar mirė se shkrimtari duhet tė qėndrojė mbi pasionet pėrēarėse tė politikės. Pėr tė, si shkrimtar, ka njė Atdhe qė ėshtė Letėrsia, e Shqipėria e cila qėndron mbi tė gjitha parimet patriotike", po aty faqe 46.

Gjithsesi emocionuese janė evokimet e mėsuesve: Llesh Rrusha e Hektor Mala. Ky i fundit nė njė letėr qė ka nisur nga Fieri pėr autorin e librit do tė shprehet: "Gjekė Marinaj ka qenė student imi nė kursin e gazetarisė tė cilin e mbikėqyrte gazeta "Luftėtari". Gjeka ishte ushtar, por jo si tė tjerėt, ishte student, por jo si tė tjerėt, ishte njeri por jo si tė tjerėt. Merre prej meje, gjithkund e gjithēka ishte shumė mė shumė se tė tjerėt". Mė pas ky mėsimdhėnės i Gjekės pasi kryen misionin e vlerėsimit pėr personalitetin e ish nxėnėsit tė tij, flet edhe pėr njė shkrim tė Gjekės nė tė cilin si student i kėtij kursi tė gazetarisė ka pėrshkruar pėrvojėn e tij "njė ditė pranė detit nė Porto Palermo" ku kishte vėnė nė sarkazėm "jo vetėm ushtrinė, por tėrė sistemin komunist shqiptar, duke marrė si ide tre peshkaqenė, tre ushtarė, tre oficer dhe tri nėndetėse qė sė bashku po i afroheshin tunelit me porta tė hekurta tė Porto Palermos".

Pasi prof. Hektor Mala ka pėrshkruar nė hollėsi peripecitė e depėrtimit tė shkrimit nė gazetė, tashti ai zbulon njė shqetėsim qė paska pasur nė atė kohė, tė cilin qysh atėherė ia paska thėnė Dhimitėr Gjokės se: "nė mos e pushkatofshin njė ditė kėtė malėsor, Gjekė Marinaj do tė jetė njė nga gazetarėt mė tė jashtėzakonshėm qė kemi nxjerrė nga puna jonė". Fati tragjik qė si hije e pėrcillte autorin do tė kthehet nė fat tė mirė qė e detyroi tė ikte, pėrndryshe po tė mbetej nė Shqipėri, (edhe po tė mos burgosej), shkėlqimi i tij do tė mbytej nga injoranca dhe egoizmi intelektual qė do ta rrethonte. Kurse tani nuk do ta kishim njė intelektual qė "shkėlqen?!" edhe si gazetar edhe si poet siē ka profetizuar profesori i tij Hektor Mala. Ndėrsa profesori i lėndės sė anglishtes nė Brookhawen ka theksuar se Gjeka ėshtė "Njė nga dashuruesit mė tė sinqertė tė letėrsisė, ai ėshtė shembull natyral i poetit tokėsor", gjė qė pėr ata qė e njohin dhe e kanė pėrcjell poezinė e Gjekė Marinajt ky konstatim do t'ua sforcoj edhe mė shumė bindjet pėr anėt pozitive qė i kanė menduar, apo i kanė potencuar rreth artit poetik qė krijon ky autor.

Misionin e tij prej njė intelektuali, qoftė gazetar, poet apo mėsimdhėnės Gjekė Marinaj do ta arsyeton nė ēdo plan tė jetės, tamam ashtu siē shprehet edhe autori i librit Adnan Mehmeti se "Gjekė Marinaj ėshtė njė emėr i pėrvetshėm ndėr krijuesit e poezisė shqipe", dhe "njė pėrfaqėsues i diplomacisė letrare".
Gjekė Marinaj, shprehet i sigurt autori, ndėrton me studentėt amerikanė ēdo ditė "Rozafėn shqiptare" nė kohėn qė gjithė natėn e errėt e tė gjatė "tė tjerė" rrėmojnė imazhin e saj, faqe 51.

PARADIGMA E DYTĖ:
Nė kėtė paradigmė letrare Adnan Mehmeti ka zhvilluar njė bisedė tė cilėn e ka cilėsuar si "Dialog me Gjekė Marinėn". Ky dialog tashmė nuk zhvillohet si rrėfim i autorit pėr protagonistin e veprės sė tij siē e kemi ndeshur nė kapitullin - paradigmėn e parė, tė kėsaj vepre letrare. Tashmė janė ndėrruar vendet, protagonisti ėshtė detyruar tė rrėfehet, pėrkatėsisht tė flas pėr shumė gjėra me interes qė i ka shtruar autori i librit Adnan Mehmeti.

Sado qė ky lloj dialogimi e vė nė pozitė tė papėrshtatshme rrėfyesin, pėrkatėsisht protagonistin e veprės, ai, pra Gjeka ka arritur t'iu shmanget vetėlavdėrimeve. Edhe nė gjėra konkrete ai do tė pėrgjigjet sikurse vėzhgues pa qenė vetė i involvuar nė ngjarje, pėrkatėsisht ai do t'i shikon gjėrat duke i kundruar nga prizmi i vrojtuesit, gjithmonė duke qenė i kujdesshėm nga vetėlavdėrimi i cili zakonisht e vė me shpatulla pėr muri secilin rrėfimtarė qė nis rrėfimin e tij pėr jetėn, bėmat dhe proceset nėpėr tė cilat kalon ai dhe shoqėria njerėzore. Gjekė Marinaj, nė kėtė paradigmė, edhe gjėrat intime, ato mė personale do t'i shtron dhe trajton njerėzisht, nė mėnyrė qė pėrgjigjja tė jetė sa mė shumė nė shėrbim tė lexuesve, pse jo edhe nė shėrbim tė emancipimit njerėzor.

Edhe nė kėtė pjesė si temė sensuale do tė mbetet "arratisja", por tashmė rrėfimi ėshtė mė i ndjeshėm mė trishtues. Procesi i ikjes - pėr t'u kthyer, si njė krijues letrar, si njė shkollar ėshtė evident. Nga e gjithė jeta e njohur e gjertanishme e Gjekė Marinaj dhe nga ajo qė e gjejmė brenda kėtij libri do tė venerojmė se ikja, pėr kohėn ishte zgjidhja mė e mirė. Peripecitė tjera janė ngjizje artistike pėr jetėn dhe idealin e tij.

Mėnyra e qasjes dhe formulimit ėshtė dukuri tjetėr mė vete e kėsaj paradigme. Kėto elemente pozitive me njė peshė tė rėndėsishme do t'i gjejmė kur shprehet pėr personalitetin e gruas tė cilėn e vlerėson lartė, jo vetėm si njeri por si ndikues i pashmangshėm nė konceptin dhe procesin e tij krijues e intelektual. Po me tė njėjtin pėrkushtim i rreket trajtimit tė gjuhės letrare, rėndėsisė sė unifikimit tė saj, qė e ka bashkuar kombin nė njė pikė tė vetme.

Ka edhe shumė tema e ēėshtje qė nuk po arrijmė t'i pėrmendim e t'i pėrfshijmė nė kėtė shėnim, por njė gjė esenciale tek Gjekė Marinaj ėshtė gjuha e komunikimit me lexuesin. Ai, edhe kur qorton, edhe kur i bėnė qasje ndonjė fenomeni, por edhe kur kritikon ndonjė dukuri, ai vazhdimisht ėshtė i kujdesshėm, si me thėnė i peshon fjalėt, duke gjetur mėnyrėn mė tė pėrsosur pėr ta thėnė e shprehur mendimin e tij, qė del aq butėsisht, pėr tė arritur efekte sa mė tė suksesshėm nė shėrbim tė lexuesit.

PARADIGMA E TRETĖ:
Kjo paradigmė ėshtė pėrbėrė me shkrime e materiale tė shumta, qė pėr autor kanė krijues tė fushave tė ndryshme ndėr tė cilėt po veēojmė: Agron Tufa, Anton Ēefa, Arben Ēokaj, Dashamir Cacaj, Dashnor Kaloēi, Ilir Seci, Luigj Ēekaj, Mikel Gojani, Prend Buzhala, Rudolf Marku, Sami Milloshi, Skifter Kėlliqi e ndonjė tjetėr tė cilėt kush nga njė e kush nga prizmi tjetėr iu kanė rrekur, iu kanė kthyer, e rikthyer veprės poetike tė Gjekė Marinajt, madje janė pėrfshirė edhe disa ese qė kanė trajtuar vetėm ndonjė poezi tė kėtij autori.

Por pėr shijen time do tė veēoja shkrimin e Arben Ēokajt "Turner - njė kthesė pėr nė vendlindje", reportazh ky nga njė takim poetėsh qė ėshtė mbajtur nė Tiranė ku kanė asistuar Marinaj, Turner e shumė tė tjerė. Pėr mua shkrimet emocionale tė kėsaj natyre mė duken mė tė sinqertė, pavarėsisht se nė raste tė caktuara ka vlerėsime e madje glorifikime, por autori i shkrimit ka dhėnė gjithēka nė shėrbim tė njeriut qė e njeh dhe e adhuron, prandaj themi se ky tip i shkrimit ka ngrohtėsi, ka afri njerėzore me kondita humane. Po me njė ndjenjė sinqeriteti mė duket edhe intervista e Mirjeta Selimit, njė gazetare nga Prishtina e cila falė teknologjisė sė internetit ka realizuar njė synim tė saj.

Si zakonisht, autori nė fund tė librit ka dhėnė shėnimin pėr burimet dhe literaturėn e pėrdorur, dhe diku tjetėr nuk kishte harruar tė ju kėrkon falje tė gjithė atyre autorėve, shkrimet e tė cilėve nuk kishte arritur t'i prezantonte nė kėtė libėr.
E mbyll kėtė shėnim me konstatimin se ky libėr duket tamam si njė "esencė e vogėl" siē ka pohuar vet autori, por ka nxjerr nė pah "vlerėsime tė larta", qė janė justifikuar me mjaft sukses.

Zvicėr, gusht 2007.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara