HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Liga Qytetare Shqiptare Amerikane:
Hon. Joseph J. DioGuardi, President &
Shirley A. Cloyes, Kėshilltarja e Ēėshtjeve tė Ballkanit

SENATORI XHOE BIDEN (JOE BIDEN) FTON MALIN E ZI QĖ MENJĖHERĖ T’I NGREJĖ AKUZAT OSE T’I LIROJĖ 14 SHQIPTARĖT E TORTURUAR DHE TĖ ARRESTUAR NĖ MUAJIN SHTATOR

Nju-Jork, 21 nėntor, 2006

Joseph J. DioGuardi Duke e vazhduar punėn e saj nė Uashington dhe nė Evropė pėr ta ndihmuar lirimin e katėrmbėdhjetė shqiptarėve tė torturuar dhe tė burgosur nė Mal tė Zi, tre prej tė cilėve qytetarė amerikanė, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane po e shpėrndan deklaratėn e senatorit Xhozef Baiden (Joseph Biden) anėtar i lartė dhe sė shpejti kryetar i Komitetit tė Senatit pėr Marrėdhėnie me Jashtė.

Nėpėrmjet kėsaj deklaratė, senatori i nderuar fton qeverinė malazeze qė tė veprojė menjėherė nė mėnyrė qė tė arrestuarit shqiptarė, tė cilėt u torturuan dhe burgosėn nga policia e Malit tė Zi nė fillim tė muajit shtator dhe tre prej tė cilėve janė shtetas amerikanė, ose tė lirohen ose kundėr tyre tė ngrihet aktakuza gjegjėse pėr veprat qė pretendohet t’i kenė bėrė.

Senatori Baiden (Biden) thekson se dėshtimi i qeverisė malazeze qė tė ngre paditė gjegjėse kundėr kėtyre personave edhe pas njė kohe kaq tė gjatė tė mbajtjes nė gjendje paraburgimi e ka shqetėsuar tej mase. Mė tej senatori i bėn thirrje kryeministrit tė zgjedhur rishtas nė Mal tė Zi, Zhelko Shturanoviq qė “akuzat shqetėsuese pėr brutalitetin e policisė tė hetohen plotėsisht dhe tė gjithė zyrtarėt qeveritarė pėr tė cilėt vėrtetohen fajėsia pėr veprime kundėrligjore tė shpallen pėrgjegjės dhe tė marrin dėnimin e merituar”.

Kėshilltarja e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi ka deklaruar se “Lidhjen Qytetare e shqetėson tėrė ajo pėr tė cilėn flet senatori Baiden (Biden) lidhur me mbajtjen nė burg tė katėrmbėdhjetė shqiptarėve pa asnjė akuzė konkrete tė ngritur kundėr tyre. Shprehim vlerėsimet tona tė larta pėr ndėrhyrjen e senatorit Baiden (Biden) nė emėr tė tyre dhe ndaj kėmbėnguljes sė tij qė Mali i Zi, si vendi mė i ri i Evropės t’i pėrmbahet sundimit tė ligjit dhe t’i mbrojė tė drejtat e njeriut”. Mė poshtė po japim letrėn e Senatorit Xhozef Baiden. (Joseph Biden)

BIDEN: “SHPREH SHQETĖSIMIN TIM TĖ THELLĖ PĖR ARRESTIMIN DHE TORTURIMIN E 14 SHQIPTARĖVE NGA POLICIA MALAZEZE”

Shkėlqesisė sė tij Zheljko Shturanovi, kryeministėr i Republikės sė Malit tė Zi, Podgoricė

I nderuar kryeministėr:

Ju lutem t’i pranoni urimet e mia tė ngrohta pėr fushatėn e suksesshme tė Malit tė Zi pėr pavarėsi dhe pėr zgjedhjen tuaj tė kohėve tė fundit si kryeministėr. Mali i Zi e ka potencialin tė bėhet njė shembull me rėndėsi i demokracisė dhe stabilitetit nė Evropėn juglindore. Unė mirėpres rastin e bashkėpunimit me ju dhe me qeverinė tuaj nė rrugėn tuaj drejt njė prosperiteti mė tė madh dhe drejt njė roli tė zgjeruar nė institucionet euroatlantike.

Falė kėtij besimi tim tė lartė nė Malin e Zi dua t’i shpreh pikėpamjet dhe shqetėsimin tim tė thellė lidhur me arrestimin nga ana e qeverisė tuaj nė fillim tė muajit shtator tė katėrmbėdhjetė shqiptarėve, tre prej te cilėve shqiptarė me shtetėsi amerikane dhe mė pas mbajtjen e tyre nė gjendje paraburgimi. Grupe tė respektuara pėr aktivitetin e tyre nė fushėn e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut ju kanė akuzuar se disa prej kėtyre personave i janė nėnshtruar torturės dhe abuzimit fizik nė duart e autoriteteve malazeze. Veē kėsaj, mė ka shqetėsuar shumė edhe mosgatishmėria e qeverisė malazeze pėr t’i ngritur akuzat kundėr kėtyre personave edhe pas mbajtjes sė tyre kaq tė gjatė nė paraburgim.

Si vendi mė i ri nė Evropė dhe vend qė aspiron tė fitojė anėtarėsimin nė disa institucione tė rėndėsishme multilaterale, Mali i Zi ka obligimin e rėndėsishėm pėr tė demonstruar dhe dėshmuar pėrkushtimin e tij nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe nė sundimin e ligjit. Ndaj nė pėrputhje me kėtė, shpresoj qė vendi juaj do tė veprojė menjėherė nė mėnyrė qė kundėr tė arrestuarve ose t’i ngre akuzat gjegjėse ose ata t’i lirojė njė nga njė sipas rastit tė secilit person nė fjalė. Mbajtja e tyre e vazhdueshme nė gjendje paraburgimi nė mungesė tė ēfarėdo akuze penale mund ta dėmtojė reputacionin e Malit tė Zi si vend qė respekton proceset ligjore dhe u pėrmbahet standardeve ndėrkombėtare.

Veē kėsaj, u bėj thirrje qė akuzat shqetėsuese pėr brutalitetin e forcave policore ndaj tė arrestuarve nė fjalė tė hetohen plotėsisht dhe nė hollėsi dhe tė gjithė zyrtarėt qeveritarė tė japin pėrgjegjėsinė ligjore pėr fajin e bėrė apo shkeljet e ndryshme tė ligjit nga ana e tyre.

Z. kryeministėr po e cek sėrish se besoj qė Mali i zi ka njė tė ardhme premtuese si partner i ShBA-ve dhe vend anėtar dinamik i njė komuniteti mė tė madh euroatlantik. Shpresoj qė ju do tė veproni shpejt pėr tė pamundėsuar kėshtu dėmtimin e progresit tė Malit tė Zi nga problemet e pėrmendura mė sipėr tė shfaqura gjatė kohėve tė fundit.

Juaji sinqerisht, Joseph R. Biden, Jr.

(Pėrktheu: Musli Bazhdaraj; Pėrg. pėr botim Elida Buēpapaj)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara